Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROPAGANDA E SOJIT TË SURROJVE ME KOMANDANTËT E IMAGJINUAR KUNDËR LUFTËS SË UÇK-SË DHE KOMBIT SHQIPTAR PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Publikuar më 15 mars, 2016 në orën 01:07 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka dy javë që KTV-ja dhe "Koha Ditore" e surrojve dhe e sojit të tyre me të kaluar jugokosovare dhe kolaboracioniste i kanë (ri)ndezur motorat dhe po bëjnë propagandë të furishme kundër luftës së LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës!! Ringjallja e kësaj propagande të shëmtuar kundër përpjekjeve titanike dhe kundër luftës për liri (ri)nisi fill pas zgjedhjes së Hashim Thaçit (ashtu si u zgjodhë, për faqe të zezë...)! Sebeb për këtë u bë Rexhep Selimi, i cili i tha Hashimit se " të dua për kryetar Kosove aq sa të do Familja Jashari", etj.

Menjëherë, pa një, pa dy, reagoi Ramiz Lladroci, i cili "dëshmoi" se Rexhep Selimi nuk paska qenë i dëshiruar dhe mik i Adem Jasharit! Ndaj Ramizit reagoi Rexha dhe pas kësaj hyri në "polemikë" edhe Gani Geci, të cilit KTV-ja ia kushtoi më shumë se gjysmë ore pranë oxhakut!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe gazeta "Koha Ditore" këtë polemikë t'ia prezantonin opinionit si një "luftë midis komandantëve të UÇK-së"!! Kaq mjaftoi që KTV-ja dhe "Koha Ditore" të rinisnin ose të vazhdonin me furi propagandën e tyre kundër përpjekjeve dhe luftës së UÇK-së e të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës, duke "dëshmuar" se kjo ishte një luftë për përfitime e hesape të grupeve të caktuara, por jo për lirinë e Kosovës!! Prandaj, Lufta e LPK-UÇK-së dhe e kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës do të duhejë të mbrohejë me ligj, sepse në Kosovë ka akoma individë, familje dhe grupe të lidhura me të kaluarën e errët, me pushtuesit dhe forcat e tyre terroriste që mbillnin vdekjen kudo në Kosovë...
Këtu më poshtë po jap edhe komentin e sotëm te gazetes surrojane, "Koha Ditore" me titull: Lufta mes komandantëve, për t'u bindur sa spekulative dhe e pabazuar është kjo propagandë shoviniste ndaj UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për liri!! Dihet sakt, nuk është më fshehtësi, se kush ishin komandantë zonash të UÇK-së: Për Zonën e Drenicës ishte Sylejman Selimi dhe më vonë, pasi ky u emrua Komandant i Pergjithshem i UÇK-së në vend të Azem Sylës, Sami Lushtaku. Komandant i Zonës së Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj. Komandant i Zonës së Pashtrikut ishte Heroi i Kombit, Tahir Sinani. Komandant i Zonës së Shalës ishte Rrahman Rama, sot Komandant i FSK-së. Komandant i Zonës së Nerodimes ishte Shukri Buja dhe Komandnat i Zonës së Karadakut ishte Ahmet Isufi. Ka patur edhe komandnatë brigadash, bataljonesh e togjesh. Asnjëri nga këta nuk është përfshirë në "luftën e imagjnuar midis komandantëve të KTV-së dhe Kohës Ditore të suroojve dhe të sojit të tyre!! Rexhep Selimi ka qenë njëri nga themeltarët, shtyllat dhe krerët kryesor të UÇK-së, por nuk ishte komandant, siç po e prezantojnë soji i surrojve!! Ramiz Lladroci nuk ka qenë komandant (ishte pjesë e krahut politik të UÇK-së...). Ndërsa, kush ishte Gani Geci dihet. E ka thënë sa e sa herë edhe vetë! Atëherë, nga na doli kjo "luftë mes komandantësh të UÇK-së"?! FAMILJA Jashari dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari, e kanë përmbushur detyrimin e tyre ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar në mënyrën më shembullore të mundshme (si askush tjetër), prandaj kombi shqiptar ka vetëm një detyrim ndaj tyre: Të përulet me përkushtim të thellë para jetës, veprës, qëndresës, heroizmit. Luftës, rënies dhe flijimit të tyre, si dhe të ulë kokën, të mbyll gojën e të mendoj dhe të punojë natë e ditë për përmbushjen e POROSISË (amanetit) të tyre për çlirimin dhe (ri)bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!
Unë e kuptoj mllefin, inatin dhe urrejtjen që ka kjo shtresë jugokosovarësh edhe sot ndaj LPK-UÇK-së dhe përpjekjeve e luftës së popullit shqiptar për liri e (ri)bashkim kombëtar, por të bëhet një propagandë kaq shoviniste, kaq speculative, kaq antishqiptare dhe kaq e paturpshme është e pafalshme për një medie apo shtëpi botuese që pretendon se njeh dhe respekton etikën e gazetarisë! Propaganda e këtillë ka edhe nuanca fashiste (gebelsiane): fol, fol…, shkruaj, shkruaj… e thuaj, thuaj… se mbetet diçka! Turp!
Në fund të fundit Kosova kontrollohej qind për qind nga Serbia pushtuese dhe bashkëpunëtorët e saj. Ndërsa LDK-ja (parti politike legale(!) në kohën e pushtimit të egër dhe të luftës!!) jo që nuk angazhohejë dhe nuk vepronte kundër Serbisë pushtuese dhe terrorit të saj, por ishte aktive (sikur edhe surrojtë dhe soji i tyre) kundër çfarëdo përpjekjeje dhe veprimtarie çlirimtare-kundër Serbisë!! Në këto kushte dhe rrethana LPK-ja themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (krahun e saj të armatosur) dhe u përballë me makinerinë terroriste ushtarake e policore të Serbisë fashiste... Edhe armata si ato amerikane kanë bërë dhe po bëjnë më shumë "gabime" se që ka bërë UÇK-ja e themeluar dhe e drejtuar nga LPK-ja deri në kohën që u bë puçi me krijimin e një “drejtorie politike”!! Merreni luftën e Vietnamit, të Koresë, të Irakut, të Sirisë, të Libisë, të Jemenit (të gjitha pas Luftës së Dytë Botërore!) e shumë luftëra tjera që rezultuan me gabime, viktima civile, krime, dështime, humbje, shkatërrime të pallogaritshme... Ndërsa, i vetmi "krim" i LPK-UÇK-së dhe i luftës çlirimtare të kombit shqiptar është ÇLIRIMI i Kosovës nga Serbia!! Dhe, këtë "krim" nuk po ia falin lakejtë dhe bashkëpunëtorët e djeshëm e të sotëm të Serbisë, miqtë dhe mbështetësit e Serbisë (Rusia dhe aleatët e saj...)! Por, këtë e kemi ditur edhe atëherë, e dimë edhe sot e do ta dimë gjithmonë derisa sa Kosova të pavarësohet plotësisht nga Serbia dhe të ribashkohet me TRUNGUN e saj. Pra, asgje e re per ne shqiptarët...

(Autori është magjistër i diplomacisë, gazetar e publicist… Ka qenë njëri nga drejtuesit e LPK-UÇK-së, përfqësues politik i UÇK-së në Francë, anëtar i Këshillit Qendror të Fondit “Vendlindja Thërret”… Deputet në Kuvendin e Kosoës, etj.)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 463 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi