Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Turqia në Afrikë
Publikuar më 19 mars, 2016 në orën 00:39 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fuqia kryesore në hapësirën afrikane sot njihet Turqia e cila pas mbisundimit ekonomik në Abixhan, Akra dhe Llagos, e mandej në Konakri ku presidenti Erdoğan përfundoi vizitën me 3 mars i shoqëruar nga më se dyqind ndërmarrës e investitorësh të shumë profileve, vjen duke u ngritur, pas Magrebit, në të gjitha vendet e kontinentit afrikan duke i përmbytur gradualisht Kinën, Rusinë dhe Brazilin të cilët vetëm para pak vitesh ishin kryesorët në fushën e investimeve, sidomos në pjesën jugore të Saharës.

Me një politikë të definuar mirë, si rritja e kontakteve diplomatike, humanitare, ekonomike si dhe miqësive ndërshtetërore, ajo arriti që për pak më shumë se dhjetë vjet të ris marrëdhëniet tregtare nga 5 miliardë dollarë (1993-2003/ në 23.4 miliardë dollarë gjatë periudhës 2004-2014.
Për këtë gjendje të volitshme të Turqisë në Afrikë, themelet janë të lashta, të vendosura që në shekujt XV/XVI kur otomanët me Sulltan Selimin e sidomos gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit, edhe pse si pushtues, arritën të ngrenë një miqësi me popujt afrikanë gjer në Çad, Nixher e Afrikë të Jugut. Ndikimi kulturor i perandorisë la shenjat e veta gjer në ditët e sodit. Një ndërprerje apo zvogëlim drastik i marrëdhënieve me këto vise u sajuan më vitin 1923, vit ky i krijimit të Republikës Turke.
Një ngecje domethënëse diplomatike ndodhi me rastin e votimit kundër pavarësisë së Algjerisë në OKB por në vijim Turqia u nxuer duke iu njohur sovranitetin të gjitha vendeve afrikane që dilnin nga zgjedha e robërisë së huaj.
Vitet 1970/90 nuk u shënua ndonjë sukses i dukshëm. Praktikisht një hap para u bë me planin e kryeministrit Yılmaz për rivendosje të rrugëve politiko-ekonomike me Afrikën e tërë. Megjithatë, hovi i vërtetë drejt suksesit të vërtetë nisi me ardhjen në pushtet të AKP (Adalet ve Kalkınma Partisi).
Në mars 2005, Recep Tayyip Erdoğan hyn në histori udhëheqës i parë turk që vizitoi një vend në jug të ekuatorit, moment nga i cili fillon ngritja drejt miqësisë turko-afrikane (Një muaj pas vizitës së Erdoğan-it, Turqia fiton statutin e vëzhguesit në Unionin Afrikan). Në vitin 2008 u vendosën marrëdhënie të fuqishme si fryt i politikës së mençur i palëve që solli edhe takimin e nivelit më të lartë në mes të Turqisë dhe Afrikës me pjesëmarrjen e 50 shteteve.

Utopia BE

Një ndër kandidatët më konstruktiv për hyrje në „Europë“, Turqia nuk u la të devalorizohet nga ana e disa shteteve anëtare armiqësisht të orientuara ndaj saj. Ajo diti në mënyrë më të favorshme të rrekej andej nga edhe e priste përparimi ekonomik dhe njohja e domethënëse në arenën ekonomike dhe politike botërore. Sipas të dhënave turke si dhe të shtypit botëror të specializuar për çështje diplomatike nga ku i kam nxjerrë disa të dhëna, Turqia gjer më vitin 2008 kishte 12 ambasada e nga ky vit vendosja e marrëdhënieve diplomatike arrin sot në 39 misione e ambasada në kontinent, gjegjësisht, 32 janë të hapura të shteteve afrikane (tash për tash) në Turqi. Në këtë kapitull suksesesh radhitet edhe mbështetja e shteteve aleate afrikane me rastin e fitimit: kandidate për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Shkëmbimet tregtare dhe investimet
Përderisa investimet turke në vitin 2008 arrinin shumën e 500 mln dollarëve, sot ato kapin jo më pak se 5 miliardë dollarë.
Eksporti nga 9.3% i mallrave të shitura në përgjithësi kaloi në 19% në mes të viteve 2007/13 për të arritur sot një përqindje superiore 20%-shit.
Vazhdimi i politikës humaniste
Pas pjesëmarrjes në misionin e OKB në Somali (1991) ku pas dy vitesh turku Çevik Birmorri udhëheqjen e Forcave Ndërkombëtare, gjë ngriti lart renomenë e luhatur gjer atëherë të Turqisë. Ndërtimi i spitaleve, urave, rrugëve vazhdon me ngulmë dhe kjo rritë vazhdimisht ndikimin politik e ekonomik në vendet e Afrikës në atë masë sa Turqia sot njihet si fuqi dominuese e kontinentit.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 427 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi