Motra dhe vëllezër,
Ne anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Diasporë, dëshirojmë të bëjmë një sqarim publik me të cilin do të kërkojnë nga të gjitha faktorët shqiptar në Maqedoni, që të jenë në nivelin e përgjegjësisë.
Vota shqiptare nuk është për çdo pavër, nuk është për me ja çue qejfin dikujt, por është votë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve me ligj.
Që 26 vjet asgjë nuk është bë. Të gjithë janë në thirr në emër të popullit dhe kanë punuar veç për vete, janë marrë me punë ma të liga, ma të poshtra dhe ma të ndyta.
I njoftojmë të gjithë shqiptarët se mos të bien pre e provokimeve të partive VMRO, BDI dhe PDSH sepse lufta ka përfunduar në vitin 2001 me fitoren e lavdishme të UÇK-së. Na ka mbet me bë paqen.
I bëjmë apel të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që t`ua kthejnë shpinën të gjitha partive (PPD, BDI dhe PDSh), të cilat gjatë gjithë kohës në pushtet përveç punëve të zeza asgjë nuk i kanë sjellë popullit. Pas këtyre poshtërsive, krimeve, skandaleve të jesh anëtar i këtyre partive është sikurse të bëhesh anëtar i VMRO-DPMNE. Prandaj i ftoj të gjithë njerëzit e ndershëm të dalin prej këtyre dyerve.
I bëhet thirrje partive opozitare shqiptare Lëvizjes Besa, Lëvizjes për reforma, RDK-së dhe Unitetit që deri më 15. Prill 2016 të bëhen bashkë me qëllim që vota shqiptare të bashkohet dhe të gjitha sëbashku të pozicionohen në realizimin e kërkesave të popullit shqiptar dhe jo të ndjekin rrugën e partive të deritanishme të cilat dëshmuan të kundërtën.
Mosbashkimi i subjekteve opozitare shqiptare për interesa personale flet tradhti kombëtare.
Zürich, Kopenhag, Leverkusen
30. 03. 2016.
Anëtar i Kryesisë Qendrore
Sefer Abazi
|