Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EH, OJ KOSOVA IME!...ENDE MUNDOHEN ME TË FUTË “THIKA” NË ASHT…!!!
Publikuar më 31 mars, 2016 në orën 01:55 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…ATA, ISH-SPIUNËT E ASAJ ISH JUGOSLLAVIJE SERBO-SLLAVE!... NË NJË ANË, TITISTËT JANË NGJALLUR SI VAMPIRA…NË NJË ANË RUGOVISTËT, PASARDHËSIT E TITIZMIT…NË NJË ANË TJETËR BERISHISTËT…!?
EH, SA DITË TË VËSHTIRA PËR TY,O TOKA IME!!!
…POR EDHE MJAFT PREJ ATYRE, QË I MENDUAM SE, ISHIN ATDHETARË E PATRIOTË, QË VUAJTËN NËPER BURGJET E ISH-JUGOSLLAVISË TITISTE!? E BESA, DISA EDHE NGA ATA, QË ISHIN LUFTËTARË TË UÇK-së SË LAVDISHME!?...

…E EDHE SHUMË PREJ ATYRE QË, PËR 17 VITE JANË NËPËR DETYRA E POZITA SHTETËRORE E QEVERITARE, JANË KTHYER KUNDËR TEJE , OJ KOSOVË!!!..JANË BËRË NJËSH ME ATA, QË DERI DJE ISHIN NË SHËRBIM TË ARMIKUT… JANË BËRË KRAH TYRE OJ KOSOVA IME SHQIPTARE!
PARA DISA DITËSH, ISHTE SALI BERISHA, KRYEFASHISTI I SHQIPTARISË, I CILI FLISTE SIKUR TË ISHTE NË ODËN E BABËS SË VET, RAMËS!? POR Ç’KA MUND TË PRESËSH NGA AI KOKËRR ANTISHQIPTARI, QË GJATË LUFTËS NË KOSOVË, I NDIQTE DJEMTË TANË, LUFTËTARËT MË TRIMA E MË TË SPIKATUR, TË UÇK-së!!!
PO, PO! KY SALË ISHTE AI, QË I FURNIZONTE ARMIQTË TANË SLLAVO FASHISTË ME NAFTË. I KAM PARË VETË ME KËTA SY, SË BASHKU ME SHOKËT E MI MAUNET, QË KALONIN NËPËR LAÇ, LEZHË, SHKODËR DHE THENIN QAFËN NË MAL TË ZI…KURRË KY NJERI NUK MENDOI PËR KOSOVËN SHQIPTARE QË, ME LUMEJ GJAKU ËSHTË ÇLIRUAR NGA HORDHITË SERBOSLLAVE!
PO NA TREGONTE PËRRALLA…HARROI ZOTNIA E TIJ SE, NË ATO VITE, DJEMTË TANË, QË USHTRONIN NË SHQIPËRI, E KISHIN SHUMË TË VËSHTIRË TË ECNIN LIRSHËM NËPËR TIRANË SE, NDIQESHIN NGA POLICIA E SALI BERISHËS!!! KY FARË FASHISTI I KOMBIT TË VET, E BËNTE KËTË, SIÇ PO E BËJNË SOT ISOVIQI ME HASHIMOVIQIN E VIÇAT E TJERË NDAJ VV-SJES DHE OPOZITËS!!!
Sot, në ballë të oxhakut, vendin e kanë ata, që janë treguar me kohë se, janë të pamëshirshëm e antishqiptarë !? Kjo, hapur po vërehet edhe nga mediat e TV, ku drejtuesit e këtyre TV-ve i ftojnë këta antishqiptarë, për të vjellë vrerë nëpër intervistat e tyre kundër shqiptarëve…!? Dhe vetëkënaqen, duke qeshur nga vreri i atyre mysafirëve, që flasin më shumë kundër vetvetes e aspak kundër armikut...

Në 22 mars 2016, në gazetën “BOTA SOT” lexova shkrimin e Sabri Novosellës me titulli: “ Si i organizojë Serbija Demonstratat e vitit 1981”
Bota Sot 22.03.2016 10:37 Sabri Maxhuni (Novosella)

Shkrimi i Sabriut, me një përmbajtje të tillë, më preku thellë në shpirt gjë, që e besoj se, edhe shumë shqiptarë i ka prekur, por në veçanti ata, të cilët kanë vepruar edhe në mërgatë, krahas Jusuf Gërvallës! Për ta fituar lirinë e atdheut, duhej shumë punë, mund e sakrifica dhe veprimtari të pandërprerë. E njëri nga ata, veprimtarët e shumtë, jam edhe unë Faridin Tafallari, që pata fatin të isha bashkëveprimtari i ngushtë i të madhit JUSUF GËRVALLA! Kjo për mua është gjë e madhe, një fat i jetës sime që, jam shoqëruar dhe njëherit edhe jam betuar bashkë me JUSUF GËRVALLËN që, do ta luftojmë armikun shkja së bashku me të gjitha mundësitë, bile pa kursyer as edhe jetën!!!
Këtë rrugë unë e zgjodha vullnetarisht e me plot dëshirë dhe veprova me kënaqësi të madhe pranë Jusufit, pa ju ndarë e papërtuar në asnjë moment, duke mos kursyer asgjë!... Për Sabriun, edhe pse nuk e kam parë sa ishte gjallë Jusufi… e kam njohur nëpërmes Jusufit… dhe sidomos pasi më kanë rënë në dorë letrat e correspondences, pra të komunikimit mes Jusufit me Sabriun!? Kështu, pas njohjes me Sabriun, nuk po habitem!?!... Sepse, për sjelljet e tij, aspak shoqërore dhe as pak njerëzore, ku ai, brenda pak kohe, edhe pse po i takonte për herë të parë shokët e Jusufit, ia filloi me një arrogancë të paparë, duke na përçarë e na bëri pikë e pesë, ne, shokët e Jusufit!? Unë kam shkruar edhe në librat e mi, për këto, sjelljet e tij dhe kryesisht në librin me titull "Terror Dhimbje Qëndresë" Tiranë 1997!? Ndaj, po e përsëris që, s’ke pse habitesh, për këto dokrra që shkruan ky njeri si i pamend!!! I pamend se, si mundet të shkruajë që, Serbija na i paska organizu demonstratat e 81??! Po për këtë Pranverë të Kuqe, të marsit 81, kishin punuar me dekada patriotët dhe rinia atdhetare e Kosovës Shqiptare! Si mundet që Serbija të organizonte demonstratat në Kosovë, ku kërkohej “KOSOVA REPUBLIKË”??!! A e “harrove” gjithë atë veprimtari patriotike e atdhetare, që u bë mes shtypit ilegal, mes atyre shpërndarjeve, si jashtë ashtu edhe brenda vendit, akoma pa filluar demonstratat e Pranverës së Kuqe të marsit 81??! A nuk ishin këto një parapërgatitje për demonstrata…e besa edhe për luftë të armatosur, që bëhej nga Jusuf Gërvalla me shokët e tij bashkëveprimtarë??! A nuk të kujtohen ndonjë herë ata shokë, që , duke e futur shtypin ilegal rrezikuan me vite të tëra burgimi, edhe me tortura deri në vdekje, siç është rasti i heroit Zijah Shemsiu, në Burgun Qensror të Beogradit, maj 1985??!...
Eu, po si ore, ajo Serbija jote, na i paska organizuar demonstratat për ne shqiptarët, që të çlirohemi!?!...
A THUA VALLË QË, EDHE KJO PO NDODHKA…QË, VETË ARMIKU me të organizuar që, të ngrihesh për të kërkuar të drejtat, që t’i ka rrëmbyer!!!???. A e “harrove” gjithë atë punë të lodhëshme, pavënë gjumë në sy të Jusufit të Madh??! S’di a tu kujtua, apo e ke harruar vrasjen makabre të Jusufit, Kadriut, Bardhoshit në atë 17 janar të kobshëm të vitit 1982, në Untergruppenbach,..??! Po ata shokë e bashkëveprimtarë, që me Jusufin në ballë, brenda disa muajve i organizuan tetë demonstrata??! Por qe JUSUF GËRVALLA AI, qe ia tundi themelet Jugsllavisë titiste, qe AI, ylli i shqiptarisë JUSUF GERVALLA!!! Pse po e mohon këtë madhështi të Jusufit ??! E kush ti, që ty JUSUF GËRVALLA të ka nderuar e respektuar ku e ku më shumë se të tjerët!? PSE pra O Sabri Novosella??? A nuk tu kujtuan edhe shumë dëshmorë të rënë në altarin e lirisë…??! Jo! Me siguri jo se, ti pos lekut sot nuk po njeh tjetër.......!!!
Me këtë shkrim Sabri Bosi, nuk don ta dijë fare se, si erdhi deri te çlirimi i këtij vendi, të shkelur nga po ajo çizme e shkjaut okupator! Po mirë e ke, sepse, ti o zotni, rrije i strehuar herë në Stamboll, herë në Ankara e Adapazar, dhe as nëpërmes televizorit nuk i ke parë gjithë atë katrahurë në trojet shqiptare me tym e zjarr, me gjak e masakra të pa para!...
Më ka bërë të mendoj mirë se, ç’është në pyetje me këtë të ashtuquajturin “kreu” i "Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në ish-Jugosllavi"!?? Thotë një fjalë populli që, …”mos e vet se, të tregon vetë”.., pra po besoj bindshëm se, me këtë shkrim Sabri Magjuni – Novosella, e ka vulosur vetë se, ky njeri kurrë nuk ka qenë as në krye e as në bisht të "Lëvizjes së Jusuf Gërvallës...".!!!
E kam të dëgjuar se, ky ka pasur një dyqan rrobaqepsie në Prishtinë.. dhe paska qepur flamuj kombëtarë…Dhe këtë e besoj… dhe për këtë i qoftë hallal, por dua të them se, edhe këtë e ka bërë për interesa kapitali për veten e vet….
Sabri Magjuni, pos që i ka mbajtur disa vite nëpër burgjet jugosllave (i ka mbajtur kot… bashkë me disa të tjerë) dhe sa i përket veprimtarisë së tij, kurrë dhe asgjë nuk ka bërë, as ka qenë nëpër tubime, nuk është marrë me shtypin ilegal, nuk ka qenë as nëpër demostratat e organizuara jashtë vendit, nëpër qytetet më të njohura të Perëndimit, të organizuara nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe shokët e tyre !!! Jusuf Gërvalla me shokët e tij të idealit, kudo e kanë ngritur zërin nëpër demonstratat e mbajtura në Perëndim “Kosova- Republikë”, shtet në vete, deri në bashkim me shtetin amë Shqipërinë!!!
Me siguri që ti je pro "Zajednicës", siç është Isoviqi dhe Hashoviqi që po i thonë Serbisë eja urdhëro, përderisa je kundra VV-SJES e Opozitës, që po luftojnë me mish e me shpirt, duke ngulur këmbë, JO KURRË "Zajednica" në Kosovë!!! Po për ty s’ka ndryshe, derisa shkruan të tilla shkarime!
E për atdhetarët e vërtetë Kosova është shqiptare…e në Kosovë vetëm SHQIPËRIA PO!...!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 810 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi