Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZHVENDOSJA SPEKTAKOLARE E DALLIMEVE MIDIS POZITËS DHE OPOZITËS TE DALLIMET BRENDA OPOZITËS
Publikuar më 31 mars, 2016 në orën 01:57 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ky eshte suksesi spektakolar-saltomortal i opozites!!)
Dallimet-mosmarreveshjet midis opozites dhe pozites u thelluan si asnjehere me pare ne kete vend pas marreveshjeve te Brukselit dhe pas marreveshjes per vijen kufitare me Malin e Zi... E gjithe Kosova shqiptare, i gjithe kombi shqiptar dhe, ne mase te konsiderueshme edhe opinioni boteror, ishte bere sy e vesh per keto mosmarreveshje qe po thelloheshin ne Kosove... Kundershtimi i opozites se bashkuar (keshtu nisi te quhej edhe nga populli...) ne Kuvendin e Republikes dhe ne rruge e ne sheshe ishte i papare ne Kosove e rajon. E drejta ishte ne anen e opozites, ne anen e atyre qe kundershtonin marreveshjet qe kishte arritur qeveria antikushtetuese-kusilinge e Isa Mustafes (koalicionit te Rashkes). Kjo e drejte iu dha opozites edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila shpalli se marreveshjet e Brukselit ishin ne kundershtim me kushtetuten...

Opozita e bashkuar fitoi edhe simpatine dhe mbeshtetjen e shumices absolute te qytetareve-shqiptareve te Republikes... Protesta e 9 janarit dhe ajo e 17 shkurtit ishin me masivet qe kishte pare ndonjehere Prishtina-Kosova. Kjo mbeshtetje dhe kjo perkrahje e popullit duket qe ndikoi ne rritjen e ambicjeve te ndonjeri nga kryetaret ose drejtuese te caktuar te subjekteve opozitare!! Ndoshta i zuri mesyshi ose i pa syri i keq, sic thuhet nga populli!!
Njezetekater ore ne Kosove (bukur shume edhe ne rajon) flitej e shkruheje vec per dallimet dhe mosmarreveshjet e opozites me poziten, per krizen politike qe po thelloheje dhe per zgjidhjen e mundshme te saj... Zbatimi i marreveshjeve antishqiptare u pezullua per kohe te pacaktuar... Ky ishte nje sukses spektakolar i opozites dhe i popullit shqiptar ne Kosove. Per t'u anuluar marreveshjet teper te demshme per Kosoven opozita do te duheje te rriste unifikimin brenda saj dhe me popullin qe e perkrahte. Madje, do te duheje t'i fitonte edhe zgjedhjet per t'i anuluar ato marreveshje... Mirepo, ne vend te kesaj ndodhi ajo qe nuk e deshironte askush ne Kosove, pervec koalicionit te Rashkes: nisen te shperfaqeshin dallimet dhe mospajtimet midis subjekteve opozitare edhe ne medie dhe ne publik!! Kryetaret e subjekteve opozitare nisen t'i nxirrnin ne medie zyrtaret e dores se dyte e te dores se trete per te treguar se nuk pajtoheshin me perdorimin e gasit ne Kuvend, se do te dilnin nga Kuvendi, se nuk pajtoheshin me disa forma dhe mjete te kundershtimit, etj, etj, "nuanca" e dallime, qe nuk vonoi te shnderroheshin ne mospajtime e mosmarreveshje!! Kapaku iu vu me "shtyrjen" e protestes se 26 marsit nje dite para se ajo te mbaheje!! Vemendja e opinionit publik dhe e medies (por edhe e qarqeve politike e diplomatike) ne menyre SPEKTAKOLARE-SALTOMORTALE u zhvendose te dallimet dhe mospajtimet (dikush po i thote edhe percarje!) midis subjekteve opozitare!! U "harruan" dallimet dhe mosmarreveshjet opozite-pozite!! Anetaresia, veprimtaret dhe drejtuesit e strukturave dhe niveleve te ndryshme nisen te ndjehen te zhgenjyer, te deshpruar dhe te tradhtuar nga kryetaret e tyre te papergjegjshem... Askush nuk mund ta kuptonte kete vrap dhe kete nxitim per te shkuar ne medie dhe per t'i reklamuar dallimet e mospajtimet, qe ishin krejtesisht te kapercyeshme! Ne medie dhe ne publik dilet per te treguar per cka u pajtuame ose per cka u pajtuan partneret e bashkuar e jo per cka nuk u pajtuame ose nuk u pajtuan! Mospajtimet, dallimet dhe mosmarreveshjet sheshohen-harmonizohen ne tavolinen e perbashket e jo ne medie dhe permes zyrtareve te degjueshem (servile) qe mbajne afer tyre zakonisht kryetaret joserioze!! Dallimet, mospajtimet dhe mosmarreveshjet "shpallen" ne medie pas takimit me kundershtaret ose me armiqte, qe deri dje ishe ne lufte e jo me ata qe ke hyre ne nje projekt te perbashket! Keshtu behet dhe keshtu sillen vetem ata qe jane "lodhur" nga bashkepunim e bashkimi dhe kerkojne dere per te dalur dhe, ata qe kerkojne dere per te dalur do te dalin, por, jam i sigurt qe do te dalin te lagur... Prandaj, mblidhni mendjen dhe (ri)bashkohuni nese vertet ishit bashkuar per Kosoven dhe interesate e saj e jo per qellime tjera neveritese-tugitese..

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 371 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi