Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TRI FIRMAT E VETËVRASJES SË KOMBIT, NGA RAMIZ ALIA
Publikuar më 01 prill, 2016 në orën 22:31 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mora nxitje nga artikulli i Z. Mërgim Korça, që patriotin Kolë Bib Mirakaj, e quan shumë bukur: “SHARTIM TË SHPIRTIT TË MËSUESIT NË ZËMRAT E NXËNËSVE”, siç e kishte shartue At Gjergj Fishta, At Ambroz Marlaskaj, Mati Logoreci, Ndue Paluca, Gaspër Mikeli e të tjerë veteranë të arsimit shqiptar.

Ndaluni pak Z. Mërgim, se sot e mbrapa një çerek shekulli “Dmokracia e pjellë nga komunizmi është bërë më e tërbuar dhe e lidhur me fqinjët nëpërmjet të quajturit “internacionalizmi proletar”, që vazhdon qysh nga viti 1941, me krijimin e degës të PKJ nën drejtimin e të deleguarve të Titos dhe vendosën njeriun e tyre, diktatorin Enver Hoxha.”
Tani po marrim vazhduesin e Enverit, pas vdekjes së tij, Ramiz Alinë, i cili hodhi tri firma vetëvrasjeje të kombit shqiptar. Po të jetonte sot Kolë Bib Mirakaj, do të vinte duart në kokë për këto llahtara shkatërruese që i prek deri-diku autori i artikullit, Z. Mërgim Korça.
Po nënvizojmë të tri firmat e Ramiz Alisë:
1- Refuzoi lidhjen me Gjermaninë dhe firmosi lidhjen me Greqinë mjerane dhe armike shekullore e kombit tonë.
2. Hodhi firmën për pranimin e Kolonelit të Asfalisë greke, me veladon prifti.
3. Firmosi që prona të mos u njihej pronarëve.
Me këto tre firma vazhdojnë pasardhësit e zgjedhur prej ti, Sali Berisha, Fatos Nano dhe në vazhdim deri sot.

Eduard Zaloshnja thotë: “Në 22 vjetët që nga vizita e parë e familjes Shtraus, shansi për të realizuar një hop të madh për të ecur përpara e kanë pasur katër njerëz: Ramiz Alia, Ismail Kadare, Sali Berisha dhe Fatos Nano. Ky shans, iu dha në vitin 1985. Në atë vit, pas vdekjes së Enver Hoxhës, këta u ndodhën para udhëkryqit: “Ose të ndiqnin shembullin e Ten Siao Pinit, ose të vazhdonin rrugën e Enverit. Fatkeqësisht zgjodhën këtë të fundit.” (gazeta“ILLYRIA”, 21 dhjetor 2006, f. 12).
Agim Shehu thotë: “Me trokitjen e demokracisë në Evropë, Gjermania, mike historikisht e shqiptarëve, i ofroi ndihmë Shqipërisë para se këtë t’ia jepte Sllovenisë. Presidenti Ramiz Alia iu përgjigj të deleguarit të shquar gjerman, F.J. Shtraus: “Nuk na lejon kushtetuta të pranojmë ndihmë të huaj”! Miku i lartë u përgjigj me keqardhje e ironi: “Edhe kështjella më e mbyllur e ka një dalje për çdo rast. Po të duan të zotët e shtëpisë, këtë dalje e gjejnë”! Por të zotët atëherë, që komanduan dhe në demokraci, e kishin përcaktuar, se dalja në Evropë s’duhej të qe Gjermania, Italia etj, por Athina! Në atë udhë e donin Shqipërinë siç e bënë. (Gazeta “ILLYRIA”“Kushtetuta në gjykim…” 6-7-2006, f. 23.)
“Më 23 tetor1987 erdhi në Tiranë ministri i jashtëm Hans Deitrih Gensher, i cili tha: ”Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore, lëndë të para, që për ne janë të pazëvendësueshme, si për shembull, kromi. Ajo ka nevojë për prodhime industriale dhe për modernizimin e bujqësisë. Është më mirë të jemi të parët, e të mos themi që humbëm shansin”, tha Shtrausi atë ditë. (Gazeta “ILLYRIA”, 26-10-2007).
“F. J. Shtrausi i shtriu dorën qeverisë komuniste në Tiranë për një aleancë të mundshme në perspektivë, por oferta që u refuzua me stilin idiotesk klasik nga qeveritarët e padenjë të Shqipërisë, po në këtë kohë “Komsomolskaja Pravda” pati botuar një shkrim ku thuhej se, Shtrausi kishte refuzuar tri ftesa të njëpasnjëshme për të vizituar BRSS e për të investuar atje. Shkurt fjalët , atje e ftuan por, ai nuk deshi... Në Shqipëri erdhi vetë, por ne nuk e deshëm.(“ILLYRIA” 8-8-05, f. 11). Shtrausi, ky mbret i Bavarisë, shpresonte të shihte një ndryshim pozitiv në politikën e vendit të vogël Ballkanik, me synim për ta bërë një port të volitshëm në drejtim të lindjes dhe në drejtim të Afrikës Veriore, për ekspansionin ekonomik gjerman në këtë pellg. Përfitimet e Shqipërisë do të ishin të mëdha. Por Tirana zyrtare nuk diti dhe nuk deshi.”
Përfytyroni ku do të ishte Shqipëria sot, po të kishte bërë një afrim me SHBA dhe me Perëndimin në mesin e viteve ’70, kur Shqipëria kish dalë nga traktati i Varshavës në vitin 1968. Ky hap me një domethënie të mirëfilltë politike, mund të ishte kthyer në një shans për afrim me Perëndimin. Shqipëria në këto vite tranzicioni, jo vetëm ka humbur kohë duke prodhuar kriza të panevojshme, se kështu u intereson fqinjëve tanë, duke bërë “xhiro në boshllëk”, por ka humbur dhe shansin, se do të ishte qëkur antar i BE-së dhe i NATO-s. Dhe tani, “rruga kalon nga Athina”, thotë ministro J. Venixellosi.
Qeveria Shqiptare gjatë periudhës 1997-2005 bëri përpjekje të vakëta, nuk e mori seriozisht projektin e koridorit të 8, për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe mjerimi, se ishte një me qeverinë e Athines, që e kundërshtonte kategorikisht ndërtimin e këtij koridori. Qeveria e Fatos Nanos, për marrëdhënie të ngrohta me Greqin, nuk e vlerësoi fitimin që dotë kishte Shqipëria vetëm nga transporti i mallrave, rreth 450 milion dollarë, por nga ana tjetër e bënte Tiranën faktor të politikës ballkanike dhe evropiane njëherësh. Por qeveria greke kombinoi një sabotim të heshtur me qeverinë shqiptare të Fatos Nanos, për ta shqyrtuar pas vitit 2020 koridorin 8. Veprimtaria e koridorit të 8 nisi në vitin 1998 deri sot. Koridori 8 përmban një autostradë që detyrimisht duhet të kalojë: Durres – Tiranë – Elbasan – Qafë thanë – Shkup – Sofie – Varna, e shoqëruar me morinë e aksesorëve të domosdoshëm për të mbajtur në këmbë këtë strukturë gjigante, uzina prodhimi materlalesh inerte, fabrika tullash, betoni, magazina, hotele, motele, restorante, nyje furnizimi me karburant, mjedise çlodhjeje etj. Është një komplekes i tërë industrial në shërbim të korridorit të 8, që do të sjellë gjallëri të paparë në të gjithë vendin. Për mbi të gjitha, përfitimi ekonomik i të tri vendeve (Shqipëri, Maqedoni, Bullgari) do të jetë i jashtëzakonshëm. Për Shqipërinë emigracioni ekonomik do të kthehet në një fakt historik të së kaluarës, duke çliruar qeveritë e ardhshme Shqiptare… prej luanit të vogël grek. Pra, Ramiz Alia me pasardhësit, janë vetëvrasja e një kombi.

2. Janullatosi me firmën e presidentit Ramiz Alia u pranua në Shqipëri në Korrik të vitit 1991, duke deklaruar se vinte si misionar i përkohshëm në krye të kishës së rrënuar ortodokse në Shqipëri. Vendosja e Janullatosit në krye të KOASH-it, ishte më fatalja e veprave e antikombtare të kryera nga politikanët shqiptarë në këtë 100 vjet jetë të shtetit tonë. Tani pas 25 vjet, në vitin 2016, vëmë re mos mbajtje të fjalës, një sharlatanizëm pa rrugëdalje. Pse ndodh kështu: Prifti kolonel me veladon, anëtar i “Kupolës komuniste në Shqipëri, është i sinkronizuar me Panterën e zezë dhe me anëtarët e tjerë si, Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën etj, siç parashikohej, fjala e tij është e parë dhe e dëgjueshme në kupolë, përderisa në Shqipëri ai ka ngritur Shtetin grek brenda shtetit shqiptar. Kjo principatë greke e krijuar prej tij në Shqipëri vlerësohet realisht nga kryeministri grek Cipras, i cili shprehet hapur, se Janullatosi: “ka punuar mirë për Greqinë”. Dhe për këtë apendiks shtetëror të formuar me sukses prej tij, siç deklarohet nga Athina zyrtare, Janullatosit i ofruan vendin e presidentit të Greqisë. Por këtë detyrë, ai nuk e pranoi pasi. “Arsyetoi se fronti më i mirë për të, do të ishte vijimi i punës në dobi të Greqisë, brenda në Shqipëri. Ka krijuar sinodin e shenjtë me shumice greke. Meshimi nëpër kisha në gjuhen greke, miratimi i një statuti, ku nuk figuron Kombësia Shqiptare, ka zhvlerësuar klerikët e shquar shqiptarë si Fan Nolin, Visarion Zhuvanin, Kristofor Kisin etj.(Gazeta “55”, 4-2-2015 “kryeministri grek vlerëson Janullaosin”).

Historiani Grek Nikolas Stavros vlerëson: “Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” (Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Top Çannel 4-12-2004).
Për të greqizuar Jugun e Shqipërisë u ndërtuan shumë kisha për nder të Shën Kozmait në Aliko, Vrisera, Himarë, Çarçovë etj. Në vitin 2009 Janullatosi shoqëroi prefektin e Thesprotisë Vasili Gjogjakas, për t’i parë këto kulte me emrin e njeriut që punoi për greqizimin e shqiptarëve. (“DIELLI” 22-12-2013).
Nga Arben Llalla: Gjatë rrugës për në Butrint është ngritur një flamur gjigant i Greqisë me qëllim që turistët e huaj të mendojnë se këtu është territor grek. (20-8-2014). Afresku i ri ikonografik, te Katedralja ortodokse e Tiranës, paraqet Kryepeshkopin Anastas, tek zbret nga qielli si Jezu Krishti… të ikonizuar në murin brenda kishës. Kryepeshkopi zëvëndëson Krishtin në mendjen e besimtarëve, duke imituar pozitën gjysëm-hyjnore e gjysëm-njrëzore të Zotit Perëndi. (A. Llalla “DIELLI” 13-9-2015).
Janillatosi ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundra “Rilindjes kombëtare Shqiptare” (Prof. Dr. Eshref Ymeri).
Me urdhër të Edi Ramës më 28 tetor 2014 është thirrur bordi i Ministrisë së Arsimit në ilegalitet, ka miratuar pa asnjë transparencë dhe ka dërguar në shkolla një listë e re librash për bibliotekat shkollore ku janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe e “De Rada” dhe një listë me 385 tituj. (Ramiz Demaku, “Skandal”, “Bota Sot”, 5-11-2014. )
Po citojmë D. Agollin: “Në vendin tim, në vendin tënd / një kokë e çmendur po çmend një vend. (Ilir Levonja 25-12-2015).
Kryeministri Edi Rama me Ministrin e P. J. Ditmir Bushatin po propozojnë “Rilindësit” e rinj të diplomacisë, militant të PPSH, përfaqësues të denjë të baballarëve e gjyshërve të tyre, të cilët janë vetëm nomenklaturë e regjimit të kaluar stalinist. Me këto propozime Edi Rama gjen rrënjët dhe frymëzimin. (gazeta “55” 8-2-2015).
Ku janë të 300.000 vende pune?Po vjedhin e vjedhin pushtetarët pa pushim dhe korrupsioni nuk ka të ndaluar. Polarizimi i shoqërisë shqiptare, në njerëz që nuk dinë fundin e pasurisë dhe atyre që nuk kanë bukë për të ngrënë, është bërë një tragjedi kombëtare. Shqipëria , që afro gjysma e popullsisë ka lëshuar vendin e saj, po vuan nga një qeverisje e keqe, e mbrapshtë dhe kriminale. Kriminel nuk është vetëm ai që vret, kriminel është edhe ai që urdhëron për të vrarë. Profesor Petro Fundo thotë:“diktatorët si Enver Hoxha, vazhdojnë të sundojnë edhe pas vdekjes”. 3. Firma e tretë e tradhtisë së Ramiz Alisë: Katovica Shqiptare që është diskutuar top–sekret nga Ramiz Allia, të cilën ai e mori nga Gorbaçovi, thuhet kështu: “Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Në forma të ndryshme do t’i ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike të kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre: Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë vendit. Ata që pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tërë na përket ne. Se ne e bëmë”.
Erdhën vërdallë pasardhësit e Ramiz Alisë, duke folur dhe përfolur për pronat si Bufi, Nano, Berisha, Rama, këta kanë pranuar konventat ndërkombëtare, por konsumojnë prej 25 vjetësh shkeljen e një prej të drejtave themelore të njeriut, të drejtën e pronës. Shqipëria ka humbur të gjitha gjyqet me pronarët legjitim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Janë qindra vendime nga kjo Gjykatë, që kanë dënuar shtetin shqiptar për këtë shkelje të së drejtave të njeriut, duke shkaktuar një kosto qindra miliona ero buxhetit shtetit. (N. Çika, 6-12-2015).
Projekti i Alisë që po zbatohet nga politikanët aktualë, nuk shkon vetëm kundra pronarëve legjitimë, por në dëm të shumicës së shqiptarëve… idioti komunist nuk e ka parashikuar dot Gjykatën e Strasburgut apo me vetëdije ai dhe politika aktuale ja kanë ngecur popullit shqiptar faturën e grabitjes së pronave të tyre. Tani shumica e pronarëve legjitim po i drejtohen Strasburgut dhe pritet që vendimet kundrejt Shqipërisë të shtohen bashkë me ta edhe miliona ero që taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë, vetëm për faktin se qeveria nuk ka vullnetin te kthejë pronat tek pronarët dhe pushtetarët vazhdojnë të ngelen besnikë të projektit politik të Ramiz Alisë.

Rasim Bebo
Addison, Çikago IL. USA.
Mars, 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 540 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi