Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Promovohen dy libra të rinj të Besim Xhelilit
Publikuar më 18 prill, 2016 në orën 00:50 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Besa” përmbledhje poetike dhe “1803” në prozë. F.Ajeti:“Çdo promovim i autorëve në Austri është promovim i kulturës krijuese shqiptare...”

Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, u bë promovimi i dy librave të rinj të krijuesit tetovar i cili jeton në Vjenë, Besim Xhelili. Njëri me poezi “Besa” dhe në prozë “1803”.


Ishte i pranishëm Roland Bimo, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri. “Ka një ç’vendosje cilësore të aktivisteve shqiptare në diasporë, dalja e talenteve të rinj është produkt i ngritjes së gjithë diasporës shqiptare. Është e nevojshme zhvillimi i kritikës letrare e cila mëson si të lexohet vepra letrare.” Mysafir rasti ishin dhe Eqrem Zenelaj, Fate Velaj, Kamil Weiner, krijues shqiptar nga Sllovakia, Entrit Xhelili etj.
Anton Marku, kryetar i LSHKSH “Aleksandër Moisiu” foli rreth librit në prozë ku e vlerëson përpjekjen e parë të autorit në këtë gjini letrare.

Programin e drejtoj Faruk Ajeti, sekretar ambasade ku mes tjerash tha: ”Besim Xhelili tani i njohur me veprat e tij dhe Lidhja e Shkrimtarëve në Austri me sukses po promovojnë kulturën tonë krijuese në Austri krahas kombeve tjera”. Kurse në emër të organizatorit përshëndeti konsulli Imer Lladrovci. Të dy librat tematikë kanë dashurinë për të cilat foli krijuesi Ragip Dragusha, kurse fragmente nga librat lexuan Jeta Jashari dhe Osman Ademi.
Besim Xhelili falënderoj të pranishmit. ”Janë këto dy libra, njëri në poezi dhe romani im i parë. Shumica e identifikojnë personazhin kryesor me mua, nuk do thotë ashtu. Romani do ketë dhe dy pjesë tjera të cilat po thuaj janë gati” Ai dha një vështirim mbi krijimtarinë e tij deri tani dhe planet e tij në të ardhmen. Në fund u dha një koktej rasti nga organizatori.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 853 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi