Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
OVL - REAGIM PUBLIK
Publikuar më 20 prill, 2016 në orën 00:33 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Organizata e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Skënderaj, duke mos e drejtuar gishtin kah një, dy apo edhe disa individ shpirtlig, sepse në këtë kohë të pa kohë janë bërë shumë, lëshon këtë:

REAGIM PUBLIK

OVL e UCK-së në Skënderaj është kundër çdo përpjekje, të cilitdo individ, grup, formacion apo subjekti politik që tenton të shkel mbi vlerat kombëtare duke e shtrembëruar të vërtetën e duke rehabilituar tradhtarët e tradhtinë, madje edhe duke iu ngritur përmendore siç është rasti i fundit për shërbëtorin e titos e jugonostalgjikun Fadil Hoxha.

Kështu thotë kujtesa e popullit dhe historia e vërtet:

Ata që ishin kundër kombit e atdheut e që shtireshin se janë duke punuar për kauzën kombëtare, derisa në të vërtet ishin në shërbim të interesave të shtetit jugosllav, emrat e tyre duhet shkruar si tradhtarë të kombit e jo si heronj, sepse kështu e shtrembërojmë të vërtetën.

Pse kështu?

- Jugonostalgjiket gjakovar, komitetlinjët e dikurshëm dhe grupi mediatik Koha po duan ta rehabilitojnë kriminelin me damkë, shërbëtorin e Titos dhe të Rankoviçit Fadil Hoxhën, i cili ishte më serb se serbët, më jugosllav se jugosllavet, kriminel dhe komandant i bandave gjakatare partizane titiste dhe që ka gisht në masakrën e Tivarit dhe në shtypjen e Kryengritjes gjithëpopullore të udhëhequr nga tribuni Shaban Palluzha.

-Fadil Hoxha tradhtoi Bujanin dhe terrorizoi Drenicën tradhtisht në vitin 1945 dhe arkitekt i planit për eliminimin e Shaban Palluzhës si dhe mijëra luftëtarëve në Drenicë.

-Ishte dhe mbeti deri në fund jetë kundër i aktivistëve të ilegales, duke dalur haptas edhe kundër demonstratave studentore, madje duke i quajtur demonstruesit “pleh Kosove” e duke ua treguar edhe “birën e minit”, tregoi qartë se cili në të vërtet ishte jugosllavi Fadil Hoxha dhe shpura e tij gjakatare.

-Fadil Hoxhën disa po tentojnë të na shesin për hero, por hero nuk mund jetë hero edhe Ahmet Zogolli edhe Hasan Prishtina, ashtu siç nuk mund të jetë hero edhe Fadil jugosllavi edhe Tribuni Shaban Polluzha! kjo nuk ndodh askund në botë sepse me këtë sjellje, këta jugonostalgjik (për fat të keq flasin shqip), dëshmojnë së më shumë e donë tradhtinë, të keqen dhe antivlerën sesa vlerën...

Nënshkruar e miratuar nga:
Hysni Gucati, kryetar
Emin Lati, sekretar
Dibran Fylli, anëtar

Skënderaj, 19. 04. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 668 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi