Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A PO TË KËNDOHET KËNGA E STAMBOLLIT-ANDAOLLIT....!
Publikuar më 20 prill, 2016 në orën 00:44 ( ) Mustafë Krasniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Asimilimi i heshtur po ndodhë....

Dikur, pleqëria e odave na mësonte për trishtimin historik të popullit shqiptar, konkretisht për rrugën e ikjes, marrjen në sy botën dhe vërshimin e Stambollit, sipas konventës serbo-turke.

Ky rrugëtim i trishtuar, drejt Stambollit, shihej si një rrugë e pafundme, andaj pleqërohej nëpër oda dhe në mënyra të ndryshme propagandohet nga veprimtarët e kohës që të mos merrej kjo rrugë e ferrit, nga që përpos shfrytëzimit mbi këtë shtresë të pafajshme të popullatës shqiptare ushtrohej dhe dhunë klasike. Kjo dhunë klasike shtrihej deri në asimilimin e tërësishëm të identitetit të tyre, madje edhe mbiemrat deformoheshin, sikur që ende këto deformime i shohim te shqiptarët ( që janë shumicë diku mbi 47% e popullsisë shqiptare, përkundër të ashtuquajturve maqedon, që në fakt janë mbeturina bullgare, si dhe ata që shqiptar që jenojnë ende nën pushtimin serb e malazez) nën juridiksionin serbo-maqedon e mos të flasim për ata të shpërngulurit për në Turqi.

Kur flasim për të shpërngulurit e dhunshëm të shqiptarëve për Turqi, sikur shpesh na prekin në shpirte lotët e të parëve, në rrëfime se si kanë ikur nga dhuna e shkaut, familje të tëra për në Anadoll. Ajo që ishte më e prekshme, djegëse e shpirtin ishin lotët e atyre që ishim shpërngulur para 60-70 viteve e më tepër, kur i dëgjonin nipërit dhe mbesat duke belbëzuar, apo fare nuk e flisnin gjuhën e tyre të bukur shqipen.

Tërë kjo histori sikur në memorien tonë është mbetur e harruar, nga fakti që dy qeveritë tona të papërgjegjshme, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës nuk merren me këtë shtresë të popullit të saj që ka mbetur, me vetëdije apo pa të vetëdije, rrugëve të botës si mërgimtar i harruar, e shpesh në rrugën e asimilimit dhe në humbjen e identitetit të tij.

Si shkrues i këtij shkrimi i bëjë me dije popullit, dy qeverive shqiptare, se mërgata po harrohej, dhe në harrës po ia dhuron dhuratë asimilimin e gjuhës, identitetin fëmijës së tij. Konkretisht fëmijët e mërgimtarëve edhe sot jo vetëm që kanë filluar ta belbëzojnë gjuhën shqipe, po në fakte e kanë harruar edhe në tërësi, e në disa familje mërgimtare gjuha shqipe jo vetëm që është e mjerueshme po është edhe e injoruar deri në paskajshmëri nga mërgimtarit ynë. Andaj sikur po na ndjek mallkimi i rrugëve të Anadollit, e fatkeqësisht diku më shumë se 98,5% e fëmijëve të mërgatës shqiptare që jetojnë në gjermani nuk e vijojnë shkollimin, me mësimin në gjuhën shqipe, ndërsa në Bawari, konkretisht në Rosenheim diku më tepër se 99,3% nuk e vijojnë mësimin në gjuhë shqipe, apo me përkthyer në shifra del se në Rosenheim me rrethin nga shifra e mërgatës shqiptare që kalon diku mbi 5000 veta vijojnë mësimin 53 nxënës nga 158 sa janë regjistruar me vullnet.

Mërgata në Rosenhiem të Gjermanisë

Dua të ndalem vetëm në një segment të një realiteti të hidhur, duke e ilustruar vetëm në njërin nga qytetet e Rosenheimit- qytet i Gjermanisë, ku jeta kulturo-organizative e mërgatës në këtë qytet me rrethinë është më tepër se e mjerë, në pak ato përpjekje individuale. Kjo, jeta kulturo-organizative edhe pas 16 viteve është mbet në vullnetin e pareshtur të individëve, që shpesh sakrifikohen dhe kurrë nuk gjejnë përkrahjen e duhur, po sikur injorohen, vetëm në raste të veçanta marrin lëvdata dhe jo përkrahje, atëherë kur bëjnë organizime kulturore për nderë të festave kombëtare.

Në këtë qytet tepër kërkues, krahasues me komunitetet tjera, si përshembull krahasohen me komunitetin e turqve, me thënien:- “Pse Turqit kanë shoqata, jetë organizative, pikëtakime të tyre, po ashtu edhe komunitetet tjera, kurse ne shqiptarët nuk kemi asgjë, ku përafërsisht jemi komuniteti i dytë pas turqve me popullatë?”. Realisht kjo pyetje e komunitetit shqiptar qëndron dhe është mese e vërtetë, ku në çdo takim të tyre me të madhe përsëritet kjo thënie.

Lind pyetja pse ndodhë kjo te komuniteti ynë, të mos jetë i organizuar?

Së pari do të adresoja adresën tek qeveritë tona kombëtare dhe tek konsullatat tona shqiptare të cilat thua se janë kukulla vetëm sa për të ua siguruar zyrtarëve të tyre një pagë të majme, kurse për jetën kulturore të mërgatës dhe për vetë mërgatën as që e vrasin mendjen, apo flasin, mbajnë ndonjë takim me karakter të vetëdijesimit të tyre për rrezikun e asimilimit dhe humbjen e gjuhës shqipe. Ndërsa në anën tjetër, me apo pa vetëdije, mërgata ka filluar ta injoro edhe vetveten, konkretisht kur bëjmë fjalë për mërgimtarët që jetojnë Rosenheim me rrethinë, nga që është nxitës dhe të kurajën për të vepruar tutje për interesin e përgjithshme, e në fakt, çuditërisht përpos përkrahjes morale nuk gjen përkrahje tjetër.

Në këtë Qytet veprojnë tri shoqata të cilat mbijetojnë në saje individëve, anëtarëve të paktë të tyre vetëm sa për të ekzistuar, e këto shoqata janë: “Iliria”, që synimi i saj është sporti, ndërsa shoqata “Drita” është e drejtuar vetëm në aspektin fetar-Xhamia, kurse BKAS “Shqiponja” është e përcaktuar për shkollën në gjuhën shqipe dhe jetën kulturo-artistike. Ndër këto shoqata Xhamia-“Drita” thua se numëron më shumë anëtar, ka një lokal, me qira, për t’i kryer ritet e saj fetare, për këto rite fetare sjellë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria imam, hoxhë, për t’u përkujdesur për Xhami. Po ashtu shoqata “Iliria”, që merret kryesisht me sport kanë krijuar një rreth vet financues, anëtar e sportistë, pa pasur ndihma tjera. Ndërsa BKAS “Shqiponja” është kryesisht në mbështetje të shkollës shqipe, që me iniciativën e tyre dhe të mësuesit të kësaj shkolle u hap shkolla në gjuhën shqipe, më 16 shtator të vitit 2015, ku të regjistruar ishin 158 nxënës, prej tyre vazhduan mësimin deri në dhjetor të këtij viti diku mbi 80 nxënës, tashmë janë afro 50 nxënës, ku brenda kësaj periudhe, nxënësit e kësaj shkolle, në bashkëpunim me mësuesin arritën të japin një program kulturo-artistik shumë të suksesshëm me recitale, skeçet humoristike thumbuese.

Sqarim për lexuesin, pse ky numër prej 80 nxënës nuk vijuan mësimin tutje...?

Mu në atë kohë kur kryesia e BKAS “Shqiponja” i shpërndau ftesat për të bërë pagesën për fëmijët që vijon mësimin në gjuhën shqipe, me që paga e mësimdhënësit është e varur kryesisht nga bashkëkombësit, nga prindërit e nxënësve ( shuma për një fëmijë është 15 ero, kurse për dy fëmijë është 20 ero në muaj). Sikur paga u bë shkak i më se 30 nxënësve të mos e vijojnë mësimin, gjë që

kjo pagë është simbolike, sa një pako e gjysmë e cigares. Ndërsa për ta lehtësuar prindërit e nxënësit nga kjo shumë simbolike, BKAS “Shqiponja” bënë përpjekje që të përfshinë anëtarësi sa më shumë (duke u përfshirë një pjesë e bashkëkombësve shuma do të ishte 5-10 ero në muaj për të mbuluar shpenzimet për mësimdhënësit dhe nevojat tjera të shkollës), me qëllim që të lirohen prindërit nga paga dhe të jetë një fond i i sigurt për mësimdhënësit dhe procesin mësimor.

Për këtë BKAS “Shqiponja” është angazhuar dhe ka kërkuar që të jenë të bashkuar të gjitha shoqatat dhe komuniteti i mërgatës shqiptare rreth shkollës, nga që shkolla nuk i përket vetëm një shoqatës, por i gjithë mërgatës shqiptare dhe për këtë është mirë që të gjendet një gjuhë e përbashkët, por kjo sikur nuk ngjau edhe pse kishte ftuar bashkëkombësit dhe diku mbi 83 biznesmen. Kjo mbeti ashtu siç ishte e pa përkrahur deri më sot. Për çudi as kjo sikur nuk e ndërgjegjësoj bashkëkombësit tonë, ku për fat të keq shumë nga këta bashkëkombës sikur me qëllim po e injorojnë gjuhën shqipe me arsyetimin se gjoja na qenka pengesë për mësim në gjuhën gjermane, aq më keq shkojnë deri në cinizëm, sa trumbetojnë se gjuha shqipe nuk i duhet fëmiut të tyre.

Kjo e hidhur po ngjet me tërë mërgatën shqiptare, por ajo që është edhe më tronditëse dhe e tmerrshme kemi shtresa të mërgimtarëve që dhe kanë qenë mësimdhënës të dikurshëm në Kosovë, Shqipëri e në troje tjera shqiptare, sot sikur janë verbuar, jo vetëm që nuk e ndihmojnë, po sikur edhe hedhin prush e i bashkohen atyre shtresave që pohojnë se gjuha shqipe është e tepërt. Andaj, kjo shtresa, që e quajnë vetën “intelektual” e mësimdhënës të dikurshëm, në fakt një pjesë e saj kurrë nuk ka marr asnjë obligimi moral e atdhetar, të paktën t’ia rikthej atdheut mundin që e rriti dhe e shkolloi me të gjitha ato kushte të vështira. Këta tipa sikur kanë hipur në kulltuqet e larta qiellore dhe fare nuk e rikthejnë mendjen te atdheu i tyre, në fakt po t’i premtohet dhe të dijë se do të fitoj lekë të majme, kush para tyre nuk do të kishte pasur mundësi të bëhet pjesë e mësimdhënies, me arsyetimin se unë jam i diplomuar për këtë, kjo jo vetëm që po ngjet, por kemi të tillë që edhe pas 7 muaj të hapjes së shkollës kurrë njëherë nuk kanë pasur atë ndërgjegje të paktën të përgëzojnë hapjen e shkollës, e lere më ta ndihmojnë moralisht apo përmes këshillave të tyre, të paktën as që kanë qenë në ndonjë rast të marrin pjesë në një organizim festues që i bënë vetë nxënësit e kësaj shkolle, për të thënë të drejtën një pjesë e këtyre “Intelektualëve” sikur ju vije turp të jenë shqiptar.

Për këtë situatë të asimilimit në heshtje të fëmijëve tanë mërgimtar ftoj tërë spektrin politikë, qeveritë e dy vendeve tona, të Tiranës dhe të Prishtinës, të mos e ironizoni mërgatën, siç kanë vepruar deri më tani, se po na sillet mallkimi i Anadollit, po humbet identiteti i tyre shqiptar. Të paktën të vlerësohej djersa e mërgimtarit që ishte dhe mbeti shtylla kryesore e kombit në të gjitha kohërat, ta merrni si pjesë e domosdoshme e popullit, fundja e fundit janë shqiptar.

Qeveritë tona kanë atë mundësi ta ndërgjegjësojnë atë pjesë të mërgatën që ka humbur nga vlerat e çmuara të atdheut, me apo pa vetëdije po e asimilojnë fëmijët e tyre në heshtje, për këtë edhe një përgjegjësi më tepër duhet ta mbajnë edhe Ambasadat, e konsullatat shqiptare që funksionojnë në ato vende ku ka bashkëkombës, e mos të sillen sikur nuk kanë njohuri se asimilimi i heshtur po ndodhë para syve të tyre, të fëmijëve mërgimtar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 759 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi