Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR SHOKUN TIM BASHKËVEPRIMTAR, TË PAHARRUARIN, SELIM KOCI !...
Publikuar më 20 prill, 2016 në orën 22:19 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
ME PIKËLLIM DHE ME NJË DHËMBJE TË THELLË MORRA LAJMIN E HIDHUR, SE ME 10 PRILL 2016, NDËRROJË JETË BACA SELIM KOCI, SHOKU IM DHE I SHUMË SHOKËVE TË TJERË, BASHKËVEPRTIMTARË TË "LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE TROJEVE SHQIPTARE NË ISH JUGOSLLAVI", LËVIZJES SË TË MADHIT JUSUF GËRVALLA, NË QYTETIN E SHTUTGARTIT ME RRETHINË.

…Në ato vite të stuhishme të veprimtarisë sonë atdhetare e patriotike, për çlirim e Bashkim Kombëtar, mërgata e Shtutgartit i vuri vetes detyrën e rëndësishme, që të organizohej, me qëllim që të bashkoheshin shqiptarët ngado që ishin, për tu njohur e për tu lidhur me njëri tjetrin dhe kështu të bashkuar, të gjithë, të kontribuonin, për çlirimin e atdheut!
Organizimi dhe bashkimi i mërgatës ishte i domosdoshëm sepse, ata, të shiturit te Jugosllavia e “shokut” Tito, që edhe sot, për fat të keq i kemi dhe i kemi nëpër vendet kyçe të qeverisë së bashku me kryeministrin Isoviçin dhe këlyshin e tij, presidentin e padëshiruar Hashimoviçin, në atë kohë bënin kërdinë ndër mërgimtarë, me propogandën e tyre tepër armiqësore, duke e çorientuar një pjesë të mirë të mërgimtarëve, me slloganet e tyre se, Jugosllavia ishte shtet i “Bashkim Vëllazërimit” se, Jugosllavia ishte shteti “ynë” etj.etj.!? Ndërsa në realitet shteti jugosllav ishte më fashist se fashizmi, për shqiptarët e trojeve etnike nën ish-Jugosllavi, të cilët ishin ndarë padrejtësisht e me dhunë nga trungu i tyre, Shqipëria mëmë!?!...
Edhe baca Selim Koci, ishte njëri nga të parët bashkatdhetar, i organizuar për çlirim e Bashkim Kombëtar, një bashkëluftëtar i palodhur dhe aktivist i dalluar, i inkuadruar që nga viti 1980 në Lëvizjen çlirimtare, ku dha një kontribut të vlefshëm në çdo aktivitet atdhetar, që organizohej në shtetet perëndimore, duke mos munguar asnjëherë nëpër tubime, demonstrata e veprimtari të ndryshme me karakter patriotik , kudo që e thërriste zëri i atdheut e i popullit të tij. Ai kurrë nuk përtoi dhe nuk e kurseu veten në asnjë moment, kur ishte në pyetje Kosova dhe kombi i tij, duke ndihmuar edhe me ndihma materiale e monetare etj.
Baca Selim ishte tepër i dashur dhe shumë i afërt me shokët, nga të cilët nuk u nda kurrë! Por edhe ne, shokët e tij, e kemi dashur, nderuar dhe respektuar shumë.
Baca Selim Koci, u bë anëtar i celulës "Jehona", që vepronte në " Lëvizjen e Jusuf Gërvallës", ku u betuam së bashku… Për fatin e mirë edhe sot e kësaj dite e ruaj në arkivin tim personal deklaratën e tij, në atë ditë të shënuar të betimit të tij, për idealin tonë, në qytetin e Nagoldit…

Unë, SELIM KOCA, i lindur në fshatin Polac, jam i martuar dhe kam katër fëmijë, babën e nënën. Rrjedh nga një familje PATRIOTIKE, që ka luftuar kundër armikut serbofashist, nuk kena anëtarë në lidhjen komuniste dhe socialiste, jena në shënjestër, si familje, që gjithmonë ka luftuar për të drejtat kombëtare. Babën e kam pasur të dënuar me tetë vjet burg, ku pesë vjet i ka mbajtur në burgun e Goliotokut. Babai ka luftuar për Bashkim Kombëtar.Unë, që i vogël kam pasur interesim dhe kam marrë pjesë në biseda, ku kam dëgjuar prej babës dhe shokëve të tij të luftës, për trimëritë dhe vetmohimin e tyre. Prandaj me dëshirë të madhe kam ndjekur dhe ndjek rrugën e babait që, të punoj e të luftoj për popullin tim. Dhe sidomos, pas ngjarjeve në Kosovë, unë e kam përkrah luftën e drejtë të studentëve dhe të mbarë popullit! Edhe unë këtu në botën e jashtme, kudo që ka qenë nevoja dhe thirrja e bashkatdhetarëve të mi, jam i gatshëm që t’i përgjigjem përherë, deri në fitoren e plotë!
BETOHEM se, do të mbroj interesin e popullit tim dhe nderin e familjes, sidomos të babait tim, që luftoi pa u lodhur dhe kurrë nuk ju nda shokëve...e mos të flas për tradhëti!?

2.12.83
Nagold


-Baca Selim Koci me plis të bardhë dhe me grushtin lart, i pari në mes të Bajraktarit Rustem Mahmutaj dhe Zymer Kryeziut. Demonstrata e organizuar nga LPRK, para selisë së OKB-së, në Gjenevë, viti 1986
Po të njëjtën dhimbje ndjeva, edhe kur morra lajmin e ndarjes nga jeta të bacit Jahir Jahiri, më 8 qershor të vitit 2014! Në ato ditë isha duke hedhur me shumë dashuri e përkushtim, kujtimet e mia shumë të shtrenjta për veprimtarinë time atdhetare si dhe për shokët e mi, bashkëveprimtarë... Edhe me bacën Jahë u bëmë shokë të pandarë, e zgjeruam shoqërinë dhe nuk u ndamë kurrë më nga rruga, që kishim nisur të dy deri edhe në vitet e pasluftës…. Ndaj për shokun tim bashkëveprimtar të idealit, bacin Jahir Jahiri shkruajta një homazh të sinqertë zemre, për atë njeri me shpirt të madh të një luftëtari atdhetar, homazh që e hodha në librin tim “ PËR KOHËN E ARTË”, të botuar tashmë …
”Nuk munda t’i mbaja lotët i përmalluar për Ty, o shoku im i orëve të para, të veprimtarisë sime në mërgim, më dalin si homazh për Ty, fjalët më të sinqerta, për atë se, çka ishe Ti për mua...Një burrë fisnik, një shok ideali besnik, një njeri babaxhan, me zemër të madhe, një atdhedashës, që nuk kurseve asgjë për KOSOVË e SHQIPTARI! Më fal o shoku im besnik që, nuk mund të vi e të të hedh një grusht dhe...Sëmundja dhe vitet mbi supe më kanë rënduar, por duhet ta dish se, përsëri do të jemi të pandarë dhe do të takohemi aty, në kujtimet e mia të pashlyera me Ty e do të bisedojmë si dikur, për hallet e Lokes Kosovë e të mbarë Shqiptarisë! Duhet ta dish o Baca Jahir se, do të kem nevojë përherë për fjalën tënde burrërore! Dhe të premtoj se, do ta ndëgjoj në heshtje përherë atë, FJALËN TËNDE TË MENÇUR!!!

Krah për krah me Bacën Jahë në Demonstratat tona në Perëndim. Gjenevë-qershor 1981


Për burra të tillë, të mençur dhe atdhetarë të devotshëm, si baca Selim Koci e baci Jahir Jahiri do të kemi nevojë përherë, sidomos sot, në këto ditë të vështira, që po kalon Kosova jonë. Në veçanti, ne, shokët bashkëveprimtarë, e ndjejmë shumë mungesën e tyre. Ndaj më erdhi shumë keq që, RTK, ky program televiziv dhe satelitor nuk jua kushtoi as 5 minuta kohë televizive këtyre veprimtarëve të palodhur, që gjithë jetën ja kushtuan Kosovës dhe Çështjes së madhe Mbarëkombtare!?
Por Kosova dhe shqiptaria do t’i kujtojë e nderojë përherë atdhetarët dhe luftëtarët e lirisë, të gjithë ata, që dhanë gjithçka për komb e atdhe!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 1,168 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi