Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MAQEDONIA ME EMËR E PA EMËR!?
Publikuar më 24 prill, 2016 në orën 01:09 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
DERI KUR ME KËSO POLITIKË DENIGRUESE NË TRUNGUN E ORIGJINËS?!

Bisedimet dhe marrëveshjet në tavolinë në trevën ballkanike deri më sot nuk dhanë rezultate edhe pse shumë herë ishin prezent dhe garantues edhe faktori ndërkombëtarë. Sllavët asnjë herë nuk ka respektuar marrëveshjen në tavolinë, duke gjetur përkrahës edhe subjektin shqiptarë, por për fat të keq këta njohin dhe respektojnë vetëm forcën. Por para përdorimit të forcës si formë fundit për realizim e të drejtave dhe lirisë së plotë nacionale dhe qytetare, të protestohet duke bashkuar gjitha subjektet, politike e qytetare, me pjesëmarrje i madh e i vogël.

Ngecjet e thella që u bënë në zhvillime shoqërore si: politike, ekonomike, kulturore, arsimore e lëmit tjera, populli shqiptar u dëmtua e diskriminua deri në palcë bashkë me nacionalitet tjera josllave. Ndasitë ndërnacionale u thelluan nga koha në kohë, të gjitha qeveritë në këtë shtet u sollën keq e më keq, në forma më të egra të mundshme, ndaj nacionaliteteve jo sllave e sidomos ndaj nacionalitetit shqiptarë. Duke ditur se ky popull është autoktonë dhe qëllim i veçantë ishte dhe mbetej zhdukja dhe përbuzja e çdo gjëje që ka të bëjë me popullin shqiptar. Prandaj përfaqësuesit shqiptarë edhe pse ishin në pozitë, në fakt llogariteshin si opozitë, dhe me këtë luanin rolin dysh: pozitë për formalitet, opozitë për gjithëçka që ka të bëjë me nacionalitetin shqiptar, dhe si shpërblim për “pajtim-dëgjueshmëri” jepeshin, shpërblime të ndryshme individuale. Nga ky veprim i papërgjegjshëm, i pamoralshëm i qeveritarëve sllavë dhe shfrytëzuesit e këtyre “shpërblimeve” lejuan të përbuzet e të diskriminohet në forma më të zeza, duke i torturuar, duke i vrarë, duke i burgosur sipas tekeve të kohës. Populli shqiptar edhe pse popull autokton, kjo vlerë iu mohua në të gjitha format. Kështu me veprime të pa përgjegjshme, bënë dëme të pa krahasuara, denigruan e mashtruan me forma të llojit më të ndryshme, madje duke përdor marrëdhënie e forma më të ulëta, si: korrupsioni, nepotizmi, përulje morale ..., punësim pa kriter profesional dhe forma tjera të pa para ndonjëherë. Me këtë dëmtuan tej mase profesionalizmin si, kusht për një veprim e punë të suksesshme. dëmtuan shkollimin e mirëfilltë, dëmtuan vlerat nacionale, dëmtuan vlerat qytetare në përgjithësi. Bënë gjithçka pa kurrfarë kriteri të dijes e aftësisë dhe bënë një të veçantë “punësim”, pa vend pune, pra pagesë pa krijim faktik të marrëdhënies në punë. Ky farë lloj “punësimi” bëri dëme të pa krahasuar ndër qytetarë, sidomos në raport me nacionalitetin shqiptar.
Pra, të ngritën gjitha strukturat qytetare, pa dallim nacionaliteti, feje, e të mos rrihet duar kryq dhe të mos hezitoje askush, duke ndaluar përfundimisht këso qeverisje diskriminuese e nacionaliste dhe bërjen kujt si të i teket e si t`i pëlqejë vetëm disa individë.

Në mesin e mërgimtarëve shprehet shqetësimi për gjendjen e rëndë në trungun e origjinës!

Bashkohen në një vijë veprimi, të të gjitha subjektet politike, e qytetare, që nuk kanë hise në veprimet e dëmshme të deritashëm dhe që nuk pajtohen me këto përbuzje, me këto denigrime, me këto pakënaqësi e shumta, të bëra nga qeverisja e keqe e me hile, që u bënë dhe po i bëhen vazhdimit popullit autokton po edhe nacionaliteteve tjera jo sllave.
Atdhetarët e mirëfilltë kudo që jeni, intelektualë e punëtorë, të rinj e të vjetër, pra të gjitha strukturave, duke mos vërë vijë ndarëse partiake, religjioze, dhe as ndarjes nacionale, që frymon dhe jeton në këtë shtet dhe që ka hise në këtë shtet, të koordinohen veprimet politike e qytetare në një vijë veprimi për të dalë dhe ecë në hap me kohën. Të hiqen megalomanit e patriotizmat e rremë, po të punohet me përkushtim të vazhdueshëm deri në arritjen e aspiratave më të larta të vlerës njerëzore pa dallim feje apo nacionaliteti, për të mos shkuar edhe më tej drejt ndasive të kohës së perënduar deri në shpërbërje.
Prandaj veprimet e këtilla të deri sotme, krejtësisht të dëmshme e me interes të ngushta nacionale sllave dhe të individëve të nacionaliteteve tjera. Këso qeverisje nuk na shpien kurrë e kurrës, në përparim, në zhvillim dhe në jetë të qetë qytetare të kohës moderne. Sot shtetet moderne këtë brengë të diferencimit dhe ndasive nacionale e kanë të harruar dhe synim i këtyre shteteve. Sot është jeta sa më kualitative, sa më me vlerë dhe me një standardi sa më të lartë, duke zvogëluar sa më shumë papunësinë, varfërinë, korrupsionin, përuljen dhe dukurit e ndryshme negative, me motive tepër të ulëta, që sot i ka ky shtet me emër e pa emër: Maqedonia.
Popull, mos besoni se çfarë premtojnë gjatë diskutimeve në tavolinë dhe gjatë fushatës zgjedhore, ku për “24 h” ua bëjnë vendin dhe jetën parajsë”. Po, besoni vetëm veprës të cilën e bëjnë në terren. Subjektet sllave bashkë me shoqëruesit-renegatët shqiptarë bënë deri më sot çfarë ju tek. Nuk do të jetë pa arsye dhe pa interes nëse bëhet koalicion edhe me opozitën (momentale) sllave, por duke vërë në letër dhe në kontratë, gjitha kërkesat e poshtë shënuare

Si rezultat i qeverisjes neveritëse dhe pakënaqësive të shumta nacionale e qytetare sot:

Të hiqet qafe kjo qeveri e cila popullin shqiptar e ka vërë në pozitë poshtëruese e të ç‘veshur nga vlerat kombëtare. Të fillohet ndryshime rrënjësore si:
1. Kushtetutë të Re, që në preambulë të citohet se: populli shqiptar, si popull autokton, bashkë me popullin sllav në Maqedoni, të jenë bartëse dhe përgjegjëse e sovranitetit shtetëror!
2. Rregullimi me Kushtetutë dhe Ligj, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, si gjuhë autoktone dhe gjuhë zyrtare në tërë territorin dhe hapësirën shtetërore!
3. Gjyqësi me përfaqësues dy nacionale, te veprat penale të rënda me karaktere dyshimi ndërnacional për të mos prodhuar raste inekziste, raste false, raste montimi e të dyshimta dhe duke përbuzë vlerat fetare e nacionale si p.sh. rasti i Sopotit, Brodecit, Monstra, dhe Kumanova e majit 2015.
4. Ndarja e buxhetit shtetëror të bëhet sipas kontributit nacional dhe duke ndarë buxhet të veçantë për vendbanimeve me popullatë shqiptare të lëna krejtësisht pa kurrfarë infrastrukture.
5. Vota e përfaqësuesit të subjektit shqiptarë në parlament të jetë e barabartë me votën shumicë sipas parimit të Banditerit, për raste me interes nacional.
6. Të zbardhen vrasjet misterioze të luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
7. Flamuri Kombëtar Shqiptar, me dimensione të njëjta në raport me atë që përdoren në Maqedoni, si flamur i shtetit.
8. Zgjidhja përfundimtare e statusit të ushtarëve të UÇK-së, dëmshpërblimi jetësor e material në luftën e vitit 2001, dhe njohja pensionit invalidor të gjithë të lënduarve, të traumatizuarëve dhe dëmshpërblim, për të gjitha dëmet që u bënë në këtë periudhë.
9. Regjistrimi i popullatës rezidente dhe atyre që janë në mërgim, i cili u ndërpre pak ditë para mbarimit që është dëshmi për numrin e vogël të atyre të deklaruar si sllavo-maqedon!
10. Maqedonia me emër e pa emër të quhet: Republika e popullit: Shqiptar, sllav dhe e popujve tjerë në Maqedoni, ose Republika e popujve në Maqedonia, ose R. e Iliridës, apo të gjendet emërtim tjetër
Këto propozim-kushte të hynë në fuqi në momentin kur nënshkruhet nga palët kontraktuese, dhe si të tilla prodhojnë mbrojtje juridike e morale, të rregulluar me Kushtetutën e re.

Qemal Musliu
Cyrih – CH, 19. 04. 2016

P. S.
1. Pas zgjedhjeve të reja, pavarësisht se kush qeverisë dhe si formohet qeveria me cilët subjekte qeverisë në vijim, mos realizimi i vetëm njërës nga këto kushte të cekura më lartë popullit shqiptar nuk i mbetet rrugë e bashkëqeverisje e bashkëjetesës në këtë shtet kontestues në arenën ndërregjionale e ndërkombëtare si: nacionaliteti, emri, feja dhe ma në fund i kontestohen edhe vlerat historike të cilat i ka të marra të gjitha nga shtetet fqinje!
2. Formimi i strukturave paralele apo në vete për qeverisjen e popullin shqiptar: I L I R I D A!


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,174 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi