Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇERKIN HAJDAR PECI
Publikuar më 24 prill, 2016 në orën 01:29 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Recension
NË SHËRBIM TË VIZIONIT DHE MISIONIT PËR NJË SHQIPËRI TË LIRË, TË BASHKUAR DHE DEMOKRATIKE

(Me rastin e botimit të dytë të librit: Ligjërime në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prishtinë, 2016)

Çerkin Hajdar Peci i takon brezit të atdhetarëve shqiptarë, të cilët të brumosur me idealin e Shqipërisë në mendje dhe në zemër, nuk kursyen asgjë për ta bërë ate, me hir o me pahir, me penë o me pushkë, me vuajtje e me sakrfica, me therorizime e me flijime.
Ai është pinjolli i një familjeje kombëtare, të shquar për ndjenjën e atdhetarisë e të nacionalizmës shqiptare, gjithmonë në luftë me pushtuesit shekullorë të tokave tona, por edhe me lakejtë e tyre, e veçmas me bandat gjakatare komuniste dhe me falangat e përbindshave që etjen për gjak e kanë trashëgim.
Çerkin Hajdar Peci u lind dhe u rrit në frymën e dashurisë për atdheun dhe të sakrificës për te, në frymën e urrejtjes ndaj pushtuesve dhe në frymën e dashurisë për lirinë dhe përparimin kombëtar e shoqëror.
Në personalitetin e tij intelektual e politik, la gjurmë të pashlyeshme, sa tradita kombëtare, po aq edhe ajo familjare. Ai u shkollua në rrethana të vështira ekonomike dhe politike, por ishin pikërisht këto rrethana që tek ai ngjallën ndjenjën kundër padrejtësive dhe shfrytëzimeve, kundër prapambeturisë dhe servilizmit të klikës pushtuese titisto - komuniste.
Çerkin Hajdar Peci është mësuesi i devotshëm dhe profesori atdhetar, militanti politik dhe nacionalisti i përbetuar, i gatshëm për veprime dhe për sakrifica, i pathyeshëm kundër linçimeve politike të liliputanëve komunistë të Komitetit Komunal të Mitrovicës - e edhe më gjërë, të cilët si gjarpërinj të gjakut zvarriteshin netëve tinëzare për ta kafshuar e për ta dënuar; i paepur përballë zvarrranikëve që e survejonin dhe e spiuonin, që e diferenconin, e shantazhonin, e anatemonin, e përjashtonin nga puna, e ndalonin të punonte, që ia përjashtonin djalin nga Gjimnazi i Mitrovicës (Dëshmorin e Atdheut e të Kombit, Ramadan Çerkin Pecin - Danin), ia burgosnin, i ngrenin kurthe e prita, i përgatitnin dosje me aktakuza, e kërcënonin me burgje të njëpasnjëshme nëpër kazamatet e Bastiljës së Beligradit, ia prenin rrogën e pandehnin se duke ia marrë kafshatën nga goja- sa atij po aq edhe familjes së tij, mund ta ndalnin, mund ta thyenin, mund ta mposhtnin apo edhe ta mundin.
Përkundrazi. Çerkin Hajdar Peci doli edhe më i fortë, edhe më i pathyer, edhe më i paepur. Lufta politike dhe ideologjike e tij prej militanti politik e ushtarak, ngjante me luftën e Samsonit me liliputanët: Çerkin Hajdar Peci e dinte se ku do të binte ora e madhe e Shqipërisë, dhe se koha i dha të drejtën që ai e kishte parashikuar në misionin dhe në vizionin e breznive orëmira, kur doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës: nën komandën e krye-komandantit dhe kryefatosit të historisë së re, Adem Jasharit.
Çerkin Hajdar Peci u vu me gjithë qenien e tij mendore dhe shpirtërore, në shërbim të kësaj lufte e në shërbim të idealeve të shenjta, të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë gjithëshqiptare. Në shkolla e në burgje, brenda dhe jashtë atdheut, në pajtimin e gjaqeve e në publicistikën e tij të mprehtë, ashtu si dhe në krjimet e tij poetike, ai u vu në shërbim të kombit, duke vepruar sipas parimeve demokratike dhe liridashëse të Rilindasve tanë, pa u ndikuar nga ideologjitë mashtruese, makiavelliste e të mallkuara të izmave nga më të përçudshmet, të cilat ndihmuan dhe ndihmojnë jo pak, që ta mbajnë nën lak e nën gjak, çështjen shqiptare.
Tek Çerkin Hajdar Peci vërehet re ndikmi i frymës politike dhe ideologjike të Rilindjes Kombëtare, besimi i patundur në forcat vetanake dhe në fuqitë organizative politike dhe ushtarake të kombit shqiptar, ndikimi i traditës familjare ku flijimi për atdhe ishte një krenari kombëtare e përmasave monumentale, si dhe ndikimi i filozofisë popullore në odat shqiptare - këto akademi të mendjes dhe të dijes së kombit, e ku shkëlqeu gjithmonë mendja e urtë e njeriut me shpirt fisnik dhe bujar, e Haxhi Hajdar Zhazhës, i cili edhe pas pushkatimit të vëllait Xhemë Smajl Zhazhës në shkurt të vitit 1947, nuk u dha.
Haxhi Hajdar Zhazha e deshti arsimin, dritën dhe diturinë, por mbi çdo gjë ai deshti Shqipërinë dhe lirinë e saj, ndjenja këto që mbolli tek të gjithë ne, dhe se pa çekanin dhe kudhrën e tij - me të cilët ai burrë trim, fisnik e i mençur - tipare dhe virtyte të cilat ia kishte falur Perëndia në bekimin e saj të shenjtë, asnjë nga ne: as do të rriteshim dhe as do të edukoheshim kështu.
Përmbi çdo gjë, pa çekanin dhe kudhrën e tij me të cilat duke gdhendur gurët, ai siguronte bukën e gojës, as Ali Xhemë Peci, e as Çerkin Hajdar Peci, nuk do të mund ta zhvillonin veprimtarinë e tyre politike e ideologjike për ta shembur perandorinë pansllaviste të Jugosllavisë titiste.
As njërit e as tjetrit, nuk i ka munguar kurrë as përkrahja morale e as përkrahja materiale e tribunit me emrin: Haxhi Hajdar Zhazha.
Çerkin Hajdar Peci në publicistikën e tij, e ka shprehur dashurinë për librin e për shkollën shqipe, e ka shpalosur ideologjinë e kulluar nacionaliste shqiptare, e ka analizuar hollësisht klimën historike dhe politike në të cilën është gjetur kombi shqiptar dje dhe sot, e ka kundërshtuar me vend dhe parimisht kultin e individit, e ka përkrahur - ashtu si në të gjitha fjalimet e tij, kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar hapur dhe me këmbëngulje përmirësimin e gabimeve historike të cilat Europa e vjetër dhe Fuqitë e Mëdha ia kanë bërë çështjes sonë.
Ai ua ka çjerrur keq maskat pretendimeve shoveniste e planeve ogurzeza të pansllavistëve që kanë synuar e do të synojnë gjithmonë shtrirjen në tokat tona, si dhe shkrirjen e mendjeve tona nga kujtesa në harresë, për të realziuar më lehtë qëllimet e tyre, përherë përmes veglave të tyre qorre.
Me shkrimet e tij analitike, me stilin e tij origjinal, me gjuhën e tij të pastër, të bukur e të rrjedhshme, Çerkin Hajdar Peci e ka dëshmuar qartë se e njeh jashtëzakonisht mirë realitetin politik në Ballkan, se i njeh shumë mirë konjukturat politike që veprojnë në qendrat e ndryshme të vendosjes strategjike, dhe se duke e njohur mirë historinë e së djeshmes, politikën e së sotmes, ai e ka projektuar qartë edhe vizionin e së nesërmes për një Shqipëri të bashkuar, të përparaur e demokratike, ku sovrani do të jetë populli, pra ku ligjin do ta bëjë sovrani.
E gjithë lufta politike, ushtarake dhe ideologjike e breznive orëmira, e edhe e Çerkin Hajdar Pecit, ka vetëm një emërues të përbashkët, të shkruar me gjakun më të kulluar të bijve dhe bijave të atdheut e të kombit:
Një shtet ligjor, dhe jo një shtet mizor.
Nuk është pra rastësi se duke u gjendur në kahjen e drejtë të historisë, Çerkin Hajdar Peci fshikullon pa mëshirë, sa armiqtë e jashtëm po aq edhe plangprishësit e brendshëm, sa barbarët po aq edhe lapërdharët, ata që e shtrembërojnë historinë dhe ata që me shëmtinë e tyre synojnë ta mbulojnë diellin e lavdisë së heronjve dhe dëshmorëve; ata që vjedhin dhe rjepin miletin në artin e tyre makiavelist, ata që e zhveshin kombin e shumëvuajtur nga e drejta që ia ka dhënë gjaku i derdhur lumë për mirëqenien kombëtare dhe sociale.
Çerkin Hajdar Peci është kundër kompromiseve që bëjnë kurrizdalët për interesat meskine e personale. Ai e do Kosovën dhe Shqipërinë, e edhe viset e tjera shqiptare, në të drejtën dhe me të drejtën e tyre historike e legjitime.
Ai e di dhe e shpalos hapur faktin se zgjidhja jo e drejtë e çështjes shqiptare, ka dhe do të ketë pasoja fatale për ne dhe për të ardhmen tonë, gjë që edhe po vërtetohet me zhvillimet aktuale politike në hapësirat shqiptare.
Pos si një politikan i cili politikën nuk e ka mësuar as në shkolla nate as në kurse partiake apo maiavelsitike (si fjala vjen vllasistët e marksisto-ljeninsitët me titositët), por në veprimtari praktike politike dhe nëpër burgjet e kazamatet e Bastiljave të Jugosllavisë titisto-komunsite, ai e ka dëshmuar se është një diplomat i shquar dhe një vizionar largpamës, për të cilin ka dhe do të ketë nevojë shteti i mirëfilltë kombëtar shqiptar, i cili do të vepronte - jo sipas korrupsionit dhe makiavelizmave të konjukturave të brishta e të prishta, por sipas parimeve kombëtare dhe principeve të forta të shtetit ligjor, në shembëllim të demokracive përparimtare perëndimore.
Mprehtësia e mendimit politik dhe qartësia e tij, përvoja dhe veprimtaria e gjatë politike, e ka shtyrë Çerkin Hajdar Pecin në konkluzionin e drejtë, sa të qartë po aq edhe histroik, për të mos ushqyer shumë iluzone tek të huajtë, që lirinë na e dhënë si lëmoshë, por tek forcat vetanake të popullit shqiptar, tek vetëdijësimi kombëtar e historik dhe tek përveshja e duarve, në qoftë se dëshirojmë që të jemi ne zotër të tokës sonë dhe të drejtës sonë.
Takti i veprimit të drejtë politik e ideologjik, dhe sensi për veprimtari kombëtare në kahje të qëlluar e në kohë të duhur, së bashku me prirje për të shkruar proza poetike (Dritë) apo edhe vjersha për mërgimtarët, për minatorët, për rininë studentore të Pranverës së Përgjakshme të Vitit 1981, për rrezet e lirisë nga Burgu i Dubravës, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit; ndjenja e shquar për drejtësi dhe barazi kombëtare e sociale, e dëshmon se sa dorëlirë është treguar natyra kur ia ka falur dhuntitë e tilla, të cilat padrejtësisht janë sfiduar nga egërsirat e kohës, por të cilat do të mbeten përgjithmonë si brezni orëliga, përmbi të cilat breznitë orëmira do ta ngrejnë Flamurin e Skëndërbeut si mbi Kështjellën e Rozafatit (ashtu siç i ka kërkuar Elena Gjika, Jeronim De Radës).
Çerkin Hjadar Peci, është atdhetari i cili i ka dhënë, dhe nuk i ka marrë asgjë atdheut.
Ai në themelet e Shqipërisë demokratike dhe të shtetit ligjor, ka Martirët e Familjes, e edhe Dëshmorin e Atdheut dhe të Kombit: Ramadan Çerkin Pecin-Danin.
As Çerkin Hajdar Peci, e as bashkudhëtarët dhe bashkëmendimtarët e tij, as kanë kërkuar dhe as kërkojnë kurrë shpërblime.
Madhështia e idealeve të mëdha dhe e idealistëve zemërzjarrtë, qëndron tek fakti se të drejtën e marrjes e kanë vetëm Perëndia dhe vetëm Shqipëria…
Ndjenja e misionit dhe e vizionit të mirëfilltë atdhetar, nuk e njeh dhe nuk do ta njeh kurrë, as lukuninë e zhvatjes e as të korrupsionit, dhe se shenjtëria e gjakut të breznive orëmira qëndron shumë më lart sesa kalbësia dhe babëzia e lakut që breznitë orëliga hedhin mbi lëkurën e popullit të përvuajtur, martir por atdhetar.
Në misionin dhe vizionin politik e ideologjik të Çerkin Hajdar Pecit, shpaloset qartë dhe zjarrtë, krenaria e të qenunit shqiptar e bir shqiptari, si dhe riafirmohet ideja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për Shqipërinë: si Zonjë në Gadishullin e Ilirisë.

Xhemail PECI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 891 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi