Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AROMA E GJAKUT E OFSHAMA E NËNËS TUNDËN SHPIRTAT GJITHANDEJ
Publikuar më 26 prill, 2016 në orën 22:29 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me (23.04.2016)në Dyseldorf të Gjermanisë u bë promovimi i librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës: "TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844-1999"(botimi igjashtë i plotësuar, i sajuar në 8 gjuhë botërore)

Në praninë e qindra bashkatdhearëve, u bë promovimi i librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës: "TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844-1999"! Fillimisht, kjo mbëmje u shoqërua me disa valle të përgatitura nga Shkolla Shqipe në Dyseldorf, me arsimtarët Nexhmie e Rifat Hamiti, që u mirëpritën dhe u përshëndetën me duartokitje frenetike. Më pas, Takimin e hapi nikoqiri Z. Gani NUHA, mes së cilash, veç të pranishmëve përshëndeti Prof. Pllanën duke e falenderuar për punën shkencore që ka bërë, në nxjerrjen e botimit të VI-të, me materiale të reja.

Natyrisht, është libri i parë i këtij lloji i plotësuar dhe përkthyer në disa gjuhë botërore. Më pas, fjala iu dha autorit të këtij libri, Prof. Pllanës, i cili që në fillim falenderoi gadishmërinë e përkrahjen e botës mërgimtare shqiptare, që njihet si identifikimi dhe përfaqësimi i dy kulturave: shtetit amë dhe shtetit ku jetojnë e veprojnë. Kjo, ndryshe është intensifikimi dhe gërshetimi mes dy kulturave, gjegjsisht dy popujve. Megjithatë Prof. Pllana, nuk harroi të ndalet nëpër sfidat dhe përjetimet që kaloi, duke u ballafaquar me dhëmbjet e mishërimet e popullatës sonë të terrorizuar deri në shkallën e paparë ndonjëherë në historinë e njerzimit. Pjesë nga këto segmente, patëm rastin t'i përcjellim edhe përmes një filmi të metrazhit të shkurtër. Natyrisht shprehë habinë Profesor Pllana që akoma nuk janë ndaluar, gjykuar e denuar pjesa dërmuese e prototipëve që kryen masakrat, gjersa ende krijohen Gjykata Speciale kundër heronjëve të Lirisë, që ishin as më pak e as më shumë se ushtarë në vijën e mbrojtjes së vatrave stëgjyshore. Këtu, është i pakompromis autori, duke ngreh zërin e arsyes edhe ndaj klasës politike të të gjitha Qeverive të deritashme që me heshtjen dhe neglizhencën e tyre, u treguan të paaftë në Tryezat europiane, mbase si asnjëherë më parë tani kishin dëshmitë (pikërisht nga ky libër shkencor), që lere se nuk u përkrahën por as nuk u përfillën fare. Harruan se një pikë gjaku mund broshurat e tryezave "jeshile"...! Më pastaj, fjala ju dha autorit të këtij shkrimi, të paraqesë Kumtesën rreth librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës, "TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844-1999"! Ja edhe Kumtesa në tërësi:

KUMTESË
DEMISTIFIKIMI I KORBAVE TË GJAKUT DHE AKT-RIMI I (IN)SKENUAR


… mos e zgjo lotin e dhimbjes nëse vdekjen s‘e prek…!(H.Q.)
Laureta Ramiz Muharremi (është stundente që jeton në Bad Neuenahr të Gjermanisë):
Tema: “ KOSOVA“
Bëri prezantimin e Temës së Diplomës me Librin Prof. Dr. Nusret Pllanës „Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999“, që lidhej me Luftën e fundit të Kosovës. Komisioni ( jo vetëm e vlerësoi me notën më të lartë), sikur edhe të pranishmit jo se mbetën të habitur me prezantimin por e përcollën me lotë në sy, kur foli për masakrat e serbëve në Kosovë...?! (Autori H.Q.)
… Është hera e dytë që shkruaj KUMTESË,padyshim është privilegj, për Biblën e gjakut e të ashtit me aromë varri, nga Enciklopedia më e dhimbshme por edhe më e plotësuar e historisë sonë kombëtare që kaloi epoka gjakimi, pra librit të Prof. Dr.Nusret Pllanës „Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999“! Jo që s’ka materie, bile edhe prurje të reja e plotësime, me përshkrime faktografike, por se kam rrënqethje deri në palcë, sa herë i hedh syrin kësaj Enciklopedia (siç do ta quaja), … të dhimbshme, ku gjejmë skenografimet reale (të ngjarjeve përjetuese, ndoshta për herë të parë, kaq drejt për drejt, siç njihet ndryshe e vërteta e hidhur). Autori, pas përpjekjeve intenzive dhe punës hulumtuese shkencore voluminoze e profesionaliste nëpër Arkivat e Kosovës,më në fund arrinë t‘i grisë perdet e hekurta e të errëta, që na kishin prerë e hedhë para syve armiqët tanë shekullorë, ata që u përbetuan në shfarosjen tonë, qoftë edhe ekstradimit të dhunshëm, fundja, vetëm të na heqin nga faqja e Dheut, e të na etiketojnë njollosjen primitive, para botës së qytetëruar si kriminel, gjakpirës,… e deri te sintagma e njohur tani më, „njerzë me bishta“! Skenimet dhe inskenimet e ndyra e barbare, përpiloheshin në kuzhinat e Akademisë Serbe, me një shpërfillje të fijëzuar, gjithnjë me kompozimin e aparatit shtetëror serb. Kjo, vetëm e vetëm që gjeografia jonë kombëtare-shqiptare, të tkurret, të uzurpohet e të përvetësohet nga të tjerët e për apetite te të tjerëve, gjera që janë të njohura për ne përmes gjyshërve e stërgjyshërve tanë, mbase kaluan nëpër këta rrathë ferri nga regjimet vrasëtare. Investimi në Propogandë, që njihet si fuqi e tretë, nuk ndalej per asnje çaste dhe me asnjë kusht. Do përmend dy raste të njohura nga Arif Bellë Tmava, nga Lismiri dhe një nga Sadik Tafarshiku; të dy të ndjerë tani, (por ishin miq të ngushtë të Ilmi Zariqit, kur Tafarshiku e Zariqi edhe burgosen si „infobyroist“ (1947).

Rasti i parë i dëgjuar nga Arfi Bellë Tmava, Lismirë, afër Fushë Kosovës
1. Në kohën e „Krajlit, që njihej si Serbia e parë“, vendos një delagacion i huaj në përcjellje me ca këshilltarë të Krajlit të Serbisë, me vizitua Shkupin, pasi disa figura eminente të parisë shqiptare të asaj kohe, ju shkruajnë Parlamenteve Europiane se Shkupi dhe shumë qytete tjera janë të banuara me shumicë shqiptare, pra pjesa dërmuese janë shqiptarë e jo musliman! Serbët e Kosovës kishin njohuri rreth itinerarit të udhëtimit të këtij Delegacioni, që bëhej me tren nga Beogradi për në Shkup bashkë me të deleguarit e Europës…, mbase në Fushë Kosovë, këtij Delegacioni do t‘ i bashkangjiteshin edhe dy bashkëpuntorë apo këshilltarë (odbornik) nga Kosova, e që të dy ishin serb: njëri nga Bresja e Fushe Kosovës dhe tjetri nuk më kujtohet tani. Por nje gjë kujtoj, gjithnjë sipas rrefimit të Arif Bellë Tmavës, që (ky) përfaqesuesi i serbëve nga Bresja, ju thot bashkëfshatarëve të vet: „kallni (digjni) pleherat (mbeturinat), që i kishin mbledhë gjatë pastrimit të fushave, përkatsisht parapërgatitjeve për të mbjella“… Natyrisht, skenar i menduar mirë, që të bind Krajli më pas përfaqesuesit e jashtëm, se ja ç‘farë njerëzish ( të egër) janë shqiptarët, ç‘farë presioni e dhune ushtrojnë mbi serbët, duke ua djegë, veç tokë e bagëti, edhe shtëpitë e për t’i ndjekur prej "votrave të tyre…"! Dhe kjo ishte mjaftë bindëse për përfaqesuesit e Shtetve të jashtme…

Rasti i dytë, i dëgjuar nga disidenti Sadik Tafarshiku
2. Nazim Gafurri, e shet tërë pasurinë që të paguaj një Delegacion të Europës (si gjithnjë) për të vizituar dhe verifikuar gjendjen e shqiptarëve të Kosovës, përkatsisht Gallapit (Gollakut), pas masakrave që ushtroi Serbia (e vjetër) mbi qytetarët e këtyre fshatrave me rrethinë,… Shih për këtë, mos të zgjatem shumë, por natyrisht vendosin të vijnë… Dhe prap me tren, si zakonisht, nisen prej Beogradit… dhe ju flasin zi e terrë për shqiptarët: për veshjet që kanë, me tirqe, plisa të bardhë… etj., pra me shumë nënçmim, deri sa i definojnë si „njerzë të egër“! Por Nazim Gafurri, kishte mbledhë parinë e asaj ane dhe po presin në Prishtinë (sipas marrëveshjes paraprake)! Serbët, përgatisin skenar edhe më perfid, akoma më të përsosur përkasisht më të sofistikuar…! Kishin veshur disa serbë me tesha kombëtare shqiptare: tirqe, xhamadana, shoka e plisa të bardhë,…dhe sa e kalojnë Kralevën e hyjnë ne “vilajetin” e Kosovës (që ua bëjnë me dije përcjellësit e Krajlit Delagacionit që përcillnin, gjegjsisht të huajve),pa një pa dy ja mbrrijnë „bellakapcët“ me kmesa, kosa, thika te gjata, sopata, etj… dhe nisin t’i sulmojnë Delegacionin e ardhur, me pretekst se jeni veshë „allafranga“ e Zoti dhe besimi islam i identifikon të tillët si „kaurr“, që duhet zhdukë nga faqja e Dheut!!! Alarmohet Gjanaria përcjellëse…dhe me përcjellje të xhandarmërisë serbe , kthehen prapa (pasi, kinse ua shpëtuam kokat, ju thonë përcjellësit serb)…!
Mora si formë ilustrimi këto dy raste, që të prekim periudhën e luftës së fundit, e të lavdishme të UÇK-së në Kosovë, e të tërheqim një paralele këtu shumë interesante, kujtoj. Ndryshe, është me shumë interes kombëtar e pse jo edhe ndërkombetar. Krahasojmë rastin që mes shumë tjerash, e gjeta pikërisht në librin e Prof. Pllanës, ashtu siç e ceka edhe më lartë të faktuar e dëshmuar. Shikojmë rastin, që njihej si “ rasti Panda” në Pejë. Ta shpalosim ngjarjen tani! „Panda“ ishte nje lokal hotelerie (gastronomie), që frekuentohej kryesisht nga të rinjtë serb e malazez, pasi edhe pronari vinte nga ky nacionalitet, gjithësesi. Ky lokal, natën e 14 dhjetorit 1998 sulmohet me breshëri automatiku ku mbesin të vrarë gjashtë (6) të rinjë serb, ku vetëm njëri ishte mbi moshën 18 vjeçare. Vetëm njëri i kishte shpëtuar kësaj masakre. Si gjithnjë, alarmohet situata, vijnë ushtarë e gjandarë të panumërt dhe fillojnë torturat e rrahjet deri në alivanosje, pa përjashtuar edhe vrasjet, gjithnjë ndaj shqiptarëve. Sigurisht, që këta, pra serbët, ishin vet korbat gjakëpirës, por edhe për kobin e shqiptarëve. Qyteti i Pejës nën shtetërrethim të hekurt, gjersa lagjja filloi të bastiset, kinse për të kërkuar „kriminelet terroristë të fshehur shqiptarë“(siç i quanin ushtarët e UÇK-së)! Natyrisht, që ishte inskenimi më perfid. Rrahin, torturojnë, izolojnë, burgosin, … qindra shqiptarë të pafajshëm deri sa marrin arratin përkatsisht ekstradohen dhunshëm. Disa të arrestuar, humbën pa gjurmë e pa dokë, disa u kthyen në arkivole, e disa nga torturat fizike e psiqike, edhe kryen "vetvrasje ", ose pati edhe të atillë që ngelën me të meta mentale-psiqike. Këtë skenar, e gjeni edhe më të detajizuar ne faqet e këtij libri, te Prof. Pllanës…! Padyshim, është ndër të parët e më të zëshmit e arsyeshëm, që bëri ate që s'e bëri asnjë Qeveri e jona e pasluftës deri sot…! Zbardhjen e intrigave, inskenimeve, gënjeshtrave, trillimeve,…etj, te okupatorit serb mbi popullaten shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.
_ Shtrohet pyetje ku është morali efektiv mes dy rasteve të përmendura më lartë...!?
Është NJË, derisa rastet e sipërshënuara ishin të njohura për popullatën shqiptare, por jo të shkruara e argumentuara (u përcollën brez pas brezi vetëm gojarisht), u desht të pritet me dekada deri sa i publikoi, demaskoi dhe pershkroi Prof. Pllana, mbase për opinionin ndërkombëtar ishin fare të panjohura...!

Të dashurë pjesëmarrës, Zonja e Zotrinjë,
Do ndajë edhe ca skicime me shifra që pasqyron Prof. Pllana, ku më shumë se 1400 fëmijë shqiptarë janë vrarë (vetëm gjatë periudhes së viteve 1981-1999), e që janë të identifikuar me emra e mbiemra, të radhitur sipas Komunave në formë kronologjike, deri sa rezulton, se vetëm në Komunën e Artanës (ish Novo Bërdës) nuk ka pasë fëmijë të vrarë. Pse? Sepse ishte komunë me shumicë banorë serbe. Kjo është barometri më i mirë që tregon shkallën e egërsisë shtazarake të regjimeve barbare serbe mbi shqiptarët.
Pra, sot, kemi këtë Enciklopedi, që është shkruar me alfabetin e gjakut...
*Pofesori ynë i artit, në vitet e '70, kishte vizituar Mona Lizën në Luvër të Parisit. I impresinonuar nga madhështia e artit të Leonardo Da Vinçit, sa hyri në klasë na tregoi dhe shtroi pyetjen: E dini sa kushton piktura e Mona Lizës së Da Vinçit...(!? ), ...dhe vazhdoi shetitjen nëpër klasë (me cigare ndezur), i heshtur e i përmbajtur fare..., për 45 min të Orës mësimore,...deri sa ra zilja... për të përfunduar se: "Ajo nuk paguhet fare..."!!!
Profesor Pllanës i urojmë edhe shumë punë të ndritshe gjatë hulumtimeve shkencore rreth historisë tonë kombëtare, që i ka mbuluar bloza e politikës ditore apo bloza e harresës, e juve të pranishëm ju falenderoj për vëmendshmërinë tuaj…!
Koblenz-Düsseldorf, 23.04.2016 Hasan QYQALLA

Pas leximit të kësaj Kumtese, fjala i përcillet Z. Bajram HOTI, i cili u ndal në shtyllat kyqe të rasteve më të ndjeshme duke shprushë edhe hirin e karbonizimeve të kufomave etnike shqiptare nga pushtuesit serb, që nuk kursyen as moshë e as gjini. Shkoqiti Tmerrin e përjetuar në tabllo të veçanta, që u përcoll me shumë interesim nga të pranishmit. Z. Hoti, nxorri në pah vrojtimet episodike edhe si përsonazh aktiv i këtyre ngjarjeve gjatë betejave në zonat më të nxehta, ishte shumë i emocionuar. Z. Hoti ishte i vëmendshëm kur fliste për këto raste të ndjeshme për të pranishmit.
Në fund u shfaqën dy reportazhe filmike të metrazhit të shkurtër (pasi u kërkua largimi i fëmijëve nën moshën 18-vjeçari nga Prof. Pllana), mbase bëhej fjalë për skena rrënqethëse me dëshmitarët e mbijetuar nga këto masakra, ngjarje nga Krusha...!

Hasan QYQALLA

• Autori (H.Q.) është Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 244 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi