“Të rinjtë sot duan dhe kanë nevojë për modele, jo kritika”- John Wooden
Një shembull i qartë i një figure të pastër politike do të shërbente si një indikator nxitës ndaj dëshirës së tyre për pjesmarrje në sferen politike. Nuk mund të mohohet se vitet e fundit është rritur ndjeshem numri i të rinjve në parti politike, por pyetja që vjen natyrshëm është se sa efektive ka rezultuar kjo perfshirje??
Sigurisht që për një pjese të mire te te rinjeve pjemarrja në proceset dhe partite politike shihet si e vetmja rruge për tja dale mbane & për të përmbushur aspiratat dhe ambiciet e tyre per te ardhmen. Gjithashtu ka edhe plot raste të tjera kur te rinjte ndihen te perdorur, të frustruar nga partite politike te cilat kujtohen per to vetem ne kohe fushatash elektorale.
Cilat janë problematikat?
Një ndër problemet themelore ka te beje me mungesen e besimit & pergjegjesisve ndaj kesaj grupmoshe. Tashme lideret me shume eksperience nuk jane te gatshem qe të delegojne autoritetin e tyre tek figurat e reja, duke dyshuar gjithnje e me shume ne frymen per risi dhe inovacion qe mund te sjelle një i ri.
Një problematike tjeter është mungesa e ekperiences ne fushën perkatëse dhe njohja e terrenit. Për sa kohe që nuk do të kene perkrahjen e duhur nuk do të kene akses që te ndikojne ne vendimarrje dhe do vazhdojne qe te mbeten ende “nën hijen e me te medhenjve”
Krahasuar me vendet e tjera në Evrope dhe Amerike në vendin tonë rezultojnë shifrat më të larta të kësaj grupmoshe te perfshire ne politike *(citizen voting age population tournaout rates by age ne amerike arrin maksimumin e saj ne 2008 me 48 % e te rinjve që votojne)
Studimet tregojne se vendet me te varfra & problematikat me te medha i kushtojne me shume rendesi pjesmarrjes ne procese te tilla, pasi nuk kane alternative te tjera.
Sot në vendin tone figurta te cilat ofrojne mbeshtetje & motivim per te rinjte janë të pakta.
Në bazë të monitorimeve te kryera neper forumet rinore apo partite politike rezulton si shembull pozitiv dhe vlen të përmendet rasti i LSI ng ku 30% e kuotave te anetareve te keshillit bashkiak jane te rinj, gjithashtu dhe konferencat & samitet & eksperienca te cilat perfshijne te rinje nga te gjithe vendet e ballkanit. Rezulton si një ndër forcat politike e cila bazën kryesore dhe vemendjen e saj e ka tek te rinjte. Nisma te tilla jane per tu pergezuar dhe per tu perkrahur fuqishem pasi te rinjte jane pjesa em vitale dhe e ardhmja nje vendi. Per kete arsye e gjithe vemendja dhe energjite ju duhen kushtuar atyre pasi jane indikator nxites ne mobilizimin e shoqerise për të perkrahur progresin.
Jolanda Ymeri
|