Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MARRËZIA ME BRIRË E NJË “OPINIONISTI”
Publikuar më 26 prill, 2016 në orën 22:39 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Një miku im, më dërgoi një mesazh në mos e njohja autorin e një shkrimi skandaloz. Nuk iu përgjigja dhe të nesërmen u takova me të. Pimë nga dy kafe. Miku i im, ishte bërë vetë i dyzeti, ndërsa, unë, pasi e lexova shkrimin, u bëra veti i dyqindti.

Shkrimi, kishte një titull skandaloz: Platformë për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Kosovë. Kishte përmbajtje bizare. E kishte botuar gazeta “patriotike” Kosova sot. Autori, Isa Mulaj, e kishte bërë marrëzinë e radhës, marrëzinë që s’ia falë asnjë kohë shqiptare dhe asnje shqiptar i vetëm, që i thotë vetes shqiptar. Po, a bëhet “platformë” me sharje e me fyerje të pacipa e të skajshme, me krahasime banale, që mëse paku i shkojnë një shqiptari që i thotë vetes shqiptar. Po, t’i shante shqiptaro-titistët udbasho-kosistë, pisi, nuk do ta kisha fare për brengë!...

Ç‘është e vërteta, shkrimet e mëhershme të këtij autori kanë qenë, aq sa kam pasur rastin t’i lexojë, goxha konstruktive, por, ku kishte shkelur e ku “rrëshqitur” këtë herë Isa Mulaj, se, dhe, kaq rëndë?! Është çështje më vete dhe është punë për të. Por, mendja më shkon: Mos ka rrëshqitur, i shkreti, në ndonjë lëvore bananeje që ka lënë pas vetes Zekeria Cana, historiani i Titos?!... Nejse, punë për autorin e kësaj marrëzie me njëmbëdhjetë brirë, secili më i zi se tjetri, secili më antishqiptar se tjetri!…

Gafat e rënda që kishte bërë autori në shkrimin e tij skandaloz, ua kalojnë edhe antishqiptarëve më të mëdhenj dhe shkrimeve më antishqiptare të çdo kohe. Ani, kur ato bëhen nga një “shqiptar” si Isaja!...

Shkojmë radhazi.

Në pikën e parë, do duhej të thuhej ndryshe dhe jo ashtu siç ka thënë autori. Do duhej të nxjerrej dhe zbatohej një ligj për ata që e shanë dhe e shantazhuan luftën e UÇK-së dhe për familjarët e tyre, duke ndërmarrë masa rigoroze ndaj tyre, për punët e liga që i kanë bërë atdheut dhe UÇK-së.

Krimin, korrupsionin, nepotizmin, kapjen e shtetit, uzurpimet, detyrimin e shpërnguljes së shqiptarëve dhe të pamira të tjera antishqiptare kanë kurdisur shqiptaro-titistët LDK-istë, UDB-asho - KOS-istët, të cilët janë përgjegjësit kryesorë dhe fajtorët kujdestarë për mashtrim, shantazhim, joshje dhe abuzim me vlerat e luftës, me veteranët dhe me familjet e tyre.

Nuk ka dhe nuk mund të këtë njollë dhe poshtërim më të madh për ata që e kanë sharë dhe e shajnë UÇK-në dhe luftën e shqiptarëve për liri e për bashkim kombëtar. Nuk mund të ketë njollë dhe poshtërim më të madh sesa kur i thuhet dikujt; “ti nuk ke qenë në UÇK, ti nuk ke pasë asnjë njeri familjar në UÇK, e sot jeni bërë veteranë të saj”, “ti je i biri a e bija e filanit që nuk e ke pasë babën, vëllanë dhe askë tjetër në UÇK”, po, sot, çka po kërkon? Të bëhesh veteran? Të të njihen “vlerat e luftës”, statuti i veteranit, i invalidit, i dëshmorit(!)… Hej! Kujtoni vetëm një herë se ka vdekur Titoja, antishqiptari më i rafinuar, politikat antishqiptare të të cilit i ndjekin dhe zbatojnë edhe sot kundër shqiptarëve shqiptaro-titistët LDK-istë&Co!...

Duhet të bëhet ndalimi me ligj i zmadhimit të veprimtarive tradhëtare (antishqiptare) të shqiptaro-titistëve, sidomos, i veprës tradhtare të Ibrahim Rugovës dhe pasardhësve të tij “shqiptarë”! Po, a e di ti, more hajvan Isaje, se nuk shkojnë bashkë Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, ata, dallojnë mesvete si dita e nata! Adem Jashari nuk është “një bujk analfabet nga Drenica” more analfabeti me dipolmë dhelpre evropiane a jugondërkombëtare, antishqiptare!... Populli shqiptar, në trojet e veta, të pushtuara e të copëtuara, është në hall të madh prej analfabetëve me shkolla të mëdha, me diploma e me tituj të mëdhenj “shkencorë” të Titos e të Ibrahim Titos!... A e di dallimin mes shkollës shqiptare dhe asaj jugosllave të shqiptaro-titistëve?...

Të bëhet hetim i hollësishëm dhe t’u hiqet statuti i veteranit, invalidit dhe dëshmorit të UÇK-së të gjithë atyre që nuk ishin në radhët e saj ose edhe të atyre që kishin hyrë “në radhët e saj” për përfitime e për ta prerë në fyt, siç e paska prerë, këtë herë, Isa Mulaj UÇK-në!...

More baloshi i Ibrahim Titos, po të mos ishte UÇK-ja e lavdishme e Adem Jasharit, nuk do të ishte as NATO-ja në Kosovën e trepushtuar shqiptare, se, edhe pas luftës së UÇK-së, Kosova shqiptare është pushtuar serbo-kosovaro-ndërkombëtarisht, sepse, Ibrahim Rugova e ka vënë në jetë projektin antishqiptar të Titos për copëtimin e Shqipërisë, prandaj, e shpalli “Republikën e Kosovës”, që është dhe mbetët projekti më i rafinuar antishqiptar dhe shërben për t’i mbajtur në pushtet tradhtarët e popullit shqiptar dhe aleatët e tyre. Nuk bëhet historia me antihistori, siç nuk bëhen dot tradhtarët patriotë!... Po harxhoni kohë kot së koti.

Shihni çfarë thotë e shkruan aifarë trumhelli, citojmë: “Kosova nuk duhet të ketë asnjë veteran të luftës, sepse UÇK-ja jo vetëm që nuk e ka çliruar asnjë milimetër katror…. Kosovën e ka çliruar NATO-ja jo vetëm nga Serbia, por edhe nga UÇK-ja përkohësisht.” Pikësëpari, këto më tepër janë deklarata të Serbisë e JugoSerbisë, që mëse lehti thuhen me gojën e një “shqiptari”, për vetë faktin se edhe bota “demokratike” dhe Evropa proserbe do t’u besojë më shumë deklaratave e shkrimeve të “shqiptarëve” si Isa Mulaj!...

Nuk krahasohen kroatët që e kanë çliruar vetë Kroacinë, me “shqiptarët” e Ibrahim Rugovës, që i kanë dhënë erë të keqe jo vetëm shqiptarisë, po, edhe Evropës, duke ikur kah u kanë parë sytë dhe kah i kanë çuar këmbët më parë! Kroatët i kanë vënë në pozita të mira ata që kanë luftuar për çlirimin e Kroacisë, ndërsa, shqiptarët që kanë luftuar për liri e bashkim kombëtar po ndjeken alla shqiptaro-titistçe dhe veteranët e vërtetë nuk gëzojnë asnjë të drejtë e privilegj dhe as kanë të punësuar familjarë të tyre, falë politikave “patriotike” e “kombëtare” të shqiptaro-titistëve udbasho-kosistë, konkretisht, falë politikave antishqiptare të shqiptaro-titistit Ibrahim Rugova&Co.

Madje, aifarë trumhelli rekomandon se si duhet të bëhet dhe çfarë duhet të mësojnë shqiptarët në shkollat e tyre, duke ju thënë me gojë e me shkrim shqiptaro-titistësh udbasho-kosistë, se “Gjeneratave të ardhme duhet t’u tregohet se UÇK-ja nuk ka çliruar asnjë milimetër katrorë.(Sic!) Jo, more! Kosovën e paska “çliruar” LDK-ja e Ibrahim Rugovës, duke ndenjur me këmbë përpjetë nëpër hotele të Evropës, para serbëve, rusëve dhe amerikanëve!...

Madje, thotë edhe kështu, qoftë larg gojës sime dhe larg gojës së çdo shqiptari: “Këtyre “çlirimtarëve” të Kosovës duhet t’u bëhet me dije se ata janë okupatorët më të ndyrë të Kosovës.” Mos, vallë, paska menduar e po mendoka Isa Mulaj se më mirë paska qenë që tokat e pushtuara shqiptare nga ish-Jugosllavia t’i lëmë ende nën pushtimin serbo-jugosllav e shqiptaro-titist të komunistëve të Titos?(!)…

A e di ai autor, që nuk është fusha as loja ajo që përcakton fitimtarin, sado e madhe të jetë fushabeteja, por, fundi i lojës, sipas rregullave të lojës, vetësjellja, do ta tregojë vlerën dhe “vlerat” e secilit e, edhe kush cili është, dhe, ti, Isa Mulaj, nuk pate asnjë nevojë të sharrosh kaq thellë, nëse nuk e ke pas Serbinë dhe Rusinë që të të nxjerrin nga ai hendek, ose Evropën dhe Amerikën proserbe!...

Madje, nga njëmbëdhjetë brirët (pikat) e tij dalin edhe gomarllëqe të sojit të vet antishqiptar, kur rekomandon se duhet të ndodhë “Spastrimi i institucioneve nga çdo element i UÇK-së. UÇK-ja në fakt nuk ka ekzistuar. Ishin kryesisht banda hajdutësh e kriminelësh.”

E, pse të mos i thotë ai “burrë” dhe shumë të tjerë si ai këto që sot po thuhen për UÇK-në, për komandantët dhe për veteranët e saj, kur fajtori kryesor është SHP i UÇK-së, pse lejoi të degradojë gjendja deri në këto përmasa antiUÇK, antiluftë dhe antishqiptare, kur do duhej të ishte krejt ndryshe dhe gjithçka në binarët e vet shqiptar. Biles, pak po ua bëjnë!...

Parë publikisht njëmbëdhjetë brirët e tij të “Platformës”, me të cilët e kishte marrë në brirë UÇK-në, veteranët dhe komandantin e saj, Legjendarin Adem Jashari, autori, mohon të jetë shqiptar dhe ta shohë realitetin me sy. Madje, ai autor “harron” se ato që i thotë, para tij i ka inicuar, thënë e lansuar Shtabi i LDK-së antishqiptare me në krye Dr. Ibrahim Rugovën! Ai, thotë se: “E vërteta është se Amerika e ka shpallur organizatë terroriste, ka ndërhyrë në Kosovë për ta çliruar atë edhe nga UÇK-ja, çka dëshmohet edhe me faktin se e ka çarmatosur dhe shuar menjëherë UÇK-në, e mban ende Listën e Zezë të disa “komandantëve”, dhe tash do të fillojë ofensiva e madhe nëpërmjet Gjykatës Speciale.”

Çudi, se! Si paska “harruar” autori se para SHBA, UÇK-në e ka shpallur terroriste Dr. Ibrahim Rugova me LDK-në e tij dhe satelitët e saj, pastaj Millosheviçi, e, krejt në fund, edhe Amerika? Po, po! Se, Ibrahim Rugova kërkoi që të ndërpriteshin edhe bombardimet e NATO-s ndaj makinerisë së Millosheviçit që vriste e masakronte popullatën civile shqiptare dhe e formoi një “Shtab të LDK-së”, me në krye (K)Eqën, për fajësimin dhe ndjekjen e UÇK-së, për “krime lufte”…! Mos kujton autori se shqiptarët i hanë të gjitha “teoritë” dhe “platformat” që qarkullojnë nëpër mediat shqiptaro-titiste të UDB-asho – KOS-istëve të Prishtinës “patriotike” dhe “shqiptare” të LDK-së jugosllave, të regjistruar në Beograd? Autori, po ashtu, duhet ta dijë se të gjitha deklaratave të Amerikës dhe jo vetëm të saj, u ka (para)prirë “Shtabi i LDK-së” proserbe dhe projugosllave i Dr. Ibrahim Rugovës, e, edhe asaj për “Listën e Zezë”, edhe asaj për shuarjen e UÇK-së dhe për çarmatosjen e saj, për konfiskimin e armëve, etj.!... Për këto kemi shkruar shumë herë (menjëherë pas luftës) dhe s’është nevoja që t’i përsërisim e t’i rithemi për opinionin e gjerë shqiptar.

Duhet thënë, në këtë reagim, edhe faktin se “Platformën” e Isa Mulajt s’e hanë as qentë, e, lëre më shqiptarët, dhe, para së gjithash, Tirana shqiptare. Po, çfarë (k)”analisti” pretendon të jeshë, kur pohon, edhe njëzet vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kur dihet Betimi i UÇK-së, se, citojmë: “Kosova nuk ka nevojë për bashkim kombëtar.” Mos dashka autori që Kosovën e trepushtuar shqiptare t’ia bashkangjes sërish Serbisë fashiste të Nikoliçit?(Bah!)... Po, ku janë Nishi, Sanxhaku, Presheva, Maqedonia dhe Mali i Zi shqiptar?...

Madje, autori Isa Mulaj, shkon edhe më tej, citojmë: “Bashkimi kombëtar në këto rrethana do të thotë vetëm centralizim i hajdutëve, të cilët më lehtë do ta tradhtonin vendin dhe popullin ose në mënyrë të centralizuar.” Po, a pak po të duket tradhëtia që i është bërë Betimit të UÇK-së, ë? Po, a pak po të duket gjithçka që po u bëhet pas shpine veteranëve, luftëtarëve, dhe komandantëve të vërtetë të UÇK-së, se, për “veteranë, luftëtarë dhe komandantë të hoteleve e të Bllacës”, që, shumica i takojnë LDK-së dhe simotrave të saj, nuk po e kemi gjithaq dert!...

Dhe, ajo që më çudit mua, autorin e këtij reagimi, është fakti pse autori Isa Mulaj e shihka “qimen” mbi kokë të UÇK-së dhe s’e shihka “trarin” mbi kokë të LDK-së shqiptaro-titiste dhe udbasho-kosiste të Dr. Ibrahim Rugovës?... Edhe çka qenka dashur të bëjë UÇK-ja dhe veteranët e saj për popullin dhe për atdheun e përbashkët shqiptar?... Ore i marrë kreje, dua të ta them publikisht se me “shqiptarë” si ti dhe si Ibrahim Rugova&Co e tij shqiptaro-titiste, as nevojtore nuk kisha nisur (se le më luftën për Shqipëri e për bashkim kombëtar), se nuk del nevojtore, por, del vetëm MUT si ti me shokë e me shoqe, që ke plot e përplot dhe po i shohim përditë në televizione e media “patriotike” e “kombëtare”, vizive e të shkruara, si “Kosova sot”!...

Dije, Isa Mulaj, se me këtë “Platformën” tënde si me “platformat” dhe “filozofinë politike” të Ibrahim Rugovës&Co, njeriu shqiptar, nëse provon ta fshijë, e ndynë edhe prapanicën e vet, se lëre më, të bëjë diçka më shumë!...

Gjithmonë, LKJ-istët shqiptaro-titistë kanë bërë me gisht kundër shqiptarëve, siç po bëjnë tash e dy dekada e tepër LDK-istët shqiptaro-titistë e udbasho-kosistë kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, kundër vlerave shqiptare, se, asnjë ndryshim nuk ka ndodhur as pritet të ndodhë, sepse, LKJ-istët shqiptaro-titistë u konvertuan mbrenda nate në LDK-istë shqiptaro-titistë&Co, prandaj, marrëzia e jote “platformiste”, me njëmbëdhjetë brirë, po del njësoj “shqiptare” si “filozofia politike” e paci(t)fistit Ibrahim Rugova&Co e tij edhe të të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Është koha e fundit ta themi të vërtetën dhe ta shohim në sy sikurse është, pa fasada e zbukurime “patriotike” e “kombëtare”, sidomos, kundër atyre me shkolla të mëdha, me diploma e tituj të mëdhenj “shkencorë”, sepse, ata janë fajtorët kujdestarë të tradhëtisë që i është bërë e po i bëhet Betimit të UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për liri, atdhe e bashkim kombëtar.

Vetëm:

Një gjuhë!
Një gjak!
Një shtet!
Një flamur!...

I shpëton shqiptarët dhe Shqipërinë shqiptare!

Brojë, më 25 prill 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 73 vizitorë
Lexuar: 516 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi