Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BASHKËFAJTORËT E DEMONKRACISË FEUDAL-KAPITALISTE!
Publikuar më 29 prill, 2016 në orën 06:15 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
"Ujku qimen e ndërron, por vesin se harron"!
(Populli)
Moj znj, e rëndë,Theresa May,-ti moj ministreshë e Anglisë!
http://www.gazetaexpress.com/…/ministrja-britanike-shqiper…/

-Ju, shtetet kapitaliste me politikat tuaja imperialiste ishit dhe jeni ata që e keni bërë Shqipërinë Jone të varfër, me krime me hajni,-që tash po i quani "korrupsion"!
Ju, jeni ato shtete feudaliste,-tash kinse “demokratike, që na keni copëtuar dikur trojet tona, por edhe tash po na pengoni, nuk po lejoni të ribashkohemi, sipas parimit të së drejtës së kombeve për VETËVENDOSJE;-madje, edhe tash, po provoni të na ricopëtoni; -bile, përkrah jush, nën të ashtuquajturin, "Flamurin e Kosovës" të harrën-laramanisë së imponuar të "shtetit multietnik", si dhuratë e dalë nga Paketa famëkeqe e Ahtisart, janë rreshtuar,"kolona e pestë","kosovare",-servilë-katilët shqipfolës, miqtë tuaj dhe të Serbisë, Malit të Zi e të shteteve të tjera okupatore, kjo nismë juaja goxha mirë të pranohet pa e pyetur, Shqipërinë as kombin shqiptar,-por ju, "o fatbardhë", nuk jeni duke ditur që, kjo për rajonin tonë dhe më gjerë,-këto aventura mund sjellin rreziqe të mëdha.
Ju, jeni fajtorë, që i keni lejuar,po i lejoni, keni bashkëpunuar dhe po bashkëpunoni me mafiozët politikë në pushtet, apo edhe në opozitë fiktive, në Kosovë-Shqipëri; me ide reaksionare djathtas e majtas,-por edhe me ata që qendrës e të thembrës, demonkratike,-duke përfituar prej tyre; ndërsa, populli ynë po përjeton katrahura të tmerrshme ekonomike, politike, ushtarake, kulturore,. shkencore e të tjera...
Ne, nuk harrojmë!...
-Por, as ju mos harroni se; për gati 50 vite, këto turre tuajat të pista, i madhi, Enver Shqipoja me PPSH-së, juve ua pat treguar, “vendin tek thana”,-bile për një kohë, ua pat ndaluar maskarallëqet, plaçkitjet me babëzitë dhe tradhtitë tuaja...
Ju, atëbotë nga RPSSH, nuk keni mundur të shfrytëzoni pasurinë e saj, jo milionat e miliardat, por asnjë kacidhe...
Ju, asaj ia keni vjedhur vetëm atëherë,-kur nuk keni pranuar me ia kthyer arin e luftës, kur një i pabesë i atmëmëdheut tonë, i ashtuquajturi, Ahmet Zogu e solli me hajni në bankat tuaja, për të mbrojtur lëkurën e tij dhe të soj sorollopit të vet!
-Shqipëria, mundi të jetojë pa ndihmat tuaja, në kohëra më të rënda pas luftës çlirimtare, prandaj edhe sot mundi të jetoj me krenari pa tutelat tuaja politike cinike euro-atlantike; për më tepër që ju duhet ta dini, e përsëris se, mundet përsëri me ia dalë për mrekulli, që ç´ke me të.
-Edhe sot kjo jetesë dinjitoze, mund të arrihet lehtë, bile edhe më lehtë se atëbotë, vetëm për vetëm, sikur ne shqiptarët dhe shqiptaret të mbledhim mendjet , t´u përvishemi punëve tona;-ta zotërojmë ekonominë tonë, begatitë e fushave, të maleve dhe të deteve tona, të shfrytëzojmë pasuritë e mëdha tokësore dhe nëntokësore që, bota na e ka lakmi dhe për klimën bregdetare dhe malore që e kemi.
Jo! Me asnjë çmim, të mos lejojmë të na trajtojnë askush: perëndimi as lindja.., vetëm si komb që kërkon mëshirë, për shtegdalje.., të na trajtojnë si shtet i mbushur lypsarë e lypsare...
Jo! Të mos lejojmë që, askush të na bëheni zot shtëpie në shtëpinë tonë, të quajtur, Shqipëri Etnike.
-Ribashkimi ynë kombëtar, do t´i vinte njëherë e mirë dhe përgjithmonë kapak kësaj kurore të larë me gjak e lot që, ju po na ofroni qe 25 vite mashtrimesh, turpesh, krimesh të demon-kracisë “sonë”, të imponuar cinike, anemike e cila nuk doli aspak e dobishme për kombin dhe shtetin tonë.
-Dhe, krejt në fund të këtij reagimi, ty znj, ministreshë dhe lexuesve, ua preferoj të lexoni librin e gjeniut, Enver Hoxha: "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë", aty me një mal faktesh, pasqyrohet qartë se, kush ishit ju,-tash, po e dimë edhe ne kush jeni;-poashtu edhe breznitë tona, do t´ju njohin me dhëmbë e dhëmballë, prej "ujqërish e dhelprash" edhe kur stiseni si miqtë tanë dhe paqësorë!...

26. Prill. 2016
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 391 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi