Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politika dhe mosha për politikë
Publikuar më 01 maj, 2016 në orën 00:24 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politikisht dëgjojmë përcaktimin e moshës kur duhen të merren me politik dhe kush mundët për të qenë më frytdhënës në institucionet. Këtë filozofi politike na e kanë pru ndërkombëtarët, ndërsa ne e kemi marrë kallëp këtë punë dhe shpesh kalkulojmë për hesape klanore e partiake, ndërsa kalkulimet e ndërkombëtarëve lidhen me rehatllëkun e tyre, duke luajtur me ne si macja me miun.

Mosha e re, përcaktuese e bërjes së politikës, përcaktuese e udhëheqjes institucionale, përcaktuese e mos prishjes së politikës ndërkombëtare, kryesisht asaj Evropiane, qoftë nga mos dija, nga mos pasja eksperiencë, nga pamundësia e përjetimit të kohëve, nëpër të cilat ka kaluar kombi.
Po qese i vërejmë kuadrot e shteteve me të cilat përballemi, na del një gjeneratë bukur e vjetër, e sidomos Senatin Amerikan, Steyt Departamentin Amerikan, Parlamentin Evropian, etj, do të shohim se ne e kemi kuptuar gabimisht këtë moto.
Kemi nga të moshuarit njerëz me të kaluar të shkëlqyer, njerëz me moral të fortë, njerëz me përvojë jetësore kombëtare dhe që në jetën e tyre asnjëherë nuk gjendet as një lloj kompromisi për çështjen kombëtare, pa marrë parasysh presionit fizik e psikik dhe kërcënimeve edhe në familjet e tyre.
Kjo moto bie ndesh edhe me të kaluarën tonë kombëtare, ndejën nëpër oda, që edhe e kemi quajt shkollë kombëtare, ndarje e drejtësisë (pleqërimi) dhe prijës të luftërave çlirimtare.
Kjo moto që artikulohet sot, duke u munduar ndërkombëtarët të shmangin nga jeta politike e institucionale, shkollën kombëtare, partitë politike, që si pikë nisje e kanë moshën e liderit të vet, ndërsa, kur vjen në pyetje për allishverishet të fshehta, asnjëra palë nuk e shmangin moshën e vjetër në politik, por varësisht nga interesi edhe kalkulojnë me ta, jashtë syrit të qytetarëve, e, politikave kundërshtuese.
Mosha e vjetër, ka përvojën e përpalljes me situata e personalitete të ndryshme, të të dyja ekstremeve dhe ata të cilët kanë qenë të suksesshëm janë meritor, e jo të anashkalohen. Ky anashkalim i kësaj kategorie për ndërkombëtarët është, më lehtë të depërtojë në institucione vendore dhe të bëhet më me influencë në masat e gjëra, sepse nuk u bie të përballën medialisht me vendorët. Politikanët, janë më të vëmendshëm, sepse nëse këtë kategori e ofrojnë, u duket se iu humbët forca politike, kur të dyja palët përballën me elektoratin.
Më me interes për liderët politik është njohja e gjuhës angleze, se sa njohja e problemeve politike të brendshme dhe ndërkombëtare, të dali në shesh dhe bashkëkombësi të përgatitet për përballje me lojërat politike që përgatitin ndërkombëtarët, sepse nëse Unë nuk i kuptojë ato, nuk i kupton askush dhe nuk më nevojiten tjerë për t’i zbërthyer problemet.
Ndoshta kjo ka lindur si rezultat i mos pasjes së pushtetit kombëtar në të kaluarën, por kjo nuk mund të arsyetohet, për të hedhur vallen e djallit dhe plotësimin e apetiteve të armiqve e ndërkombëtare kur në aeropagun vihen trojet shqiptare.
Sikur t’i hyjmë hulumtimit të literaturës shkencore, për të shikuar figura më të mëdha kombëtare, në bërjen e politikave, por edhe të shteteve veç e veç, do të na dalin mbi moshën e kërkuar sot nga ndërkombëtarët. Sepse ajo moshë ka shumë vlerë. Ka vlerën e përjetimit. Ka vlerën e hulumtimit shkencor. Ka vlerën e përballje me palët në konflikt. Ka vlerën e prezantimit të argumenteve. Këto vlera jashtë truallit tonë vlerësohen, ndërsa te ne përçmohen.
Duhet të mësohemi nga dështimet politike që i ka përjetuar kombi, nga nënskamcat që na i kanë vënë ndërkombëtarët në emër të “lirisë” që na prunë, në emër të ndihmës që na e dhanë për rimëkëmbje infrastrukturore të banimit. Kjo e ka amnistuar Serbinë në këndin e:
Dëmshpërblimit e dëmeve që i ka shkaktuar përmes motos “tokë e djegur”
Dëmshpërblimit me dhënie të territoreve
Dëmshpërblimit përmes Gjykatës së Hagës
Dëmshpërblimit me lojën që bënë për të pagjeturit
Shqiptarët kanë kuadro të forta për të bërë politik, për të ndërprerë të keqën në të gjitha planet e jetës, e jo të dëgjojmë ndërkombëtarët, të cilët gjithë garniturën politike e institucionale e kanë vënë në lojë të korrupsionit, mitos, bajraktarrllëkut, mu pse kanë qenë të rijë, pa përvojë, e pa i njohur problemet politike të brendshme e të jashtme.
Ky reformim i duhet politikës, përzierja e moshave dhe dhënia e mundësisë secilit për të kryer detyrat në bazë të aftësive. Se ky veprim i derisotëm është veprim i mjerë, e cila shihet edhe në gazetari e publicistik, për favorizim në moshë e tastierë partie. Kombi ka nevojë të merr frymë lirshëm, ka nevojë për kuadro të pjekura, ka nevojë për kuadro kundërshtuese përmes argumenteve, ka nevojë për kuadro të guximshme, hulumtuese, përkushtuese dhe këtë kategori mund ta gjeni edhe të kuadrot e anashkaluar për shkak moshe.

Prishtinë, 29.04.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 445 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi