Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bardhyl Mahmuti: SQARIM
Publikuar më 02 maj, 2016 në orën 03:08 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para disa ditësh më ka kontaktuar në Facebook një person me emrin Ajshe Kashtanjeva Lalinovci.
Duke dëgjuar akuza se paskam përvetësuar fotografinë e babait të saj të demonstratave mendova se persona anonim tentojnë të tallen më këtë çështje. Për këtë arsye e kam ndërprerë komunikimin dhe ia kam bllokuar mundësinë të komunikojë me mua përmes Facebook-ut. Por, meqenëse portali Agjencia INA, Botoa Sot dhe media të tjera publikuan letrën e familjes Kashtanjeva dhe shtruan dilemën se "Kush është ky person në protestat studentore?" u detyrova të sqaroj me sa vijon:

Fotografia më sipër për të cilën pretendojnë se nuk jam unë është njëra nga 16 fotot që kanë qenë si prova materiale kundër meje kur jam arrestuar dhe dënuar më 17 nëntor të vitit 1981 me dënim prej 7 vjet burg.
Fotografia nuk është e demonstratave Ferizajit të marsit të vitit 1989, siç pretendon Familja Kashtanjeva, por e prillit 1981 në Prishtinë.
Fotografia është e demonstratave të vitit 1981 dhe është bërë nga agjentët e UDB-së në udhëkryqin kur del nga Fakulteti Juridik dhe Ekonomik për të shkuar drejt Mensës së Studentëve. Aty ku u përleshëm me forcat policore. Në foto shihen qartë barrierat metalike në afërsi të shitores që në atë kohë kishte emrin "UZOR" e kohëve të fundit ka qenë "Restorant Pizzeria LARISTA" (Flitet se pas renovimit që është duke iu bërë ky lokal do të ketë emrin AURORA).
Fotografia është marrë nga dosja ime penale e vitit 1981 e përgatitur nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës që ndodhet në Arkivin e Kosovës.
Të gjithë ata që më kanë njohur në ato vite të rinisë dhe të gjitha ata që kanë qenë me mua në burgun e Prishtinës, Smrekovnicës, Mitrovicës, Pozhrevacit, Shabacit dhe Zajeçarit e dinë fare mirë që në këtë foto jam unë.
Nëse Hagj Kashtanjevës i pëlqen të identifikohet me këtë fotografi ai mund ta zmadhojë dhe ta mbajë në kornizë te shtëpia e vet.
Ata mund të bëjnë “analystikën” e fotografisë siç theksojnë në reagimin e tyre dhe ta njoftojnë publikun me rezultate. Nëse rezultatet dalin se në atë foto nuk jam unë (Bardhyl Mahmuti) është mirë që të m’i dërgojnë rezultatet që ta padis shtetin se më kanë dënuar gabimisht në vend të një personi tjetër.
Me respekt për lexuesit

Bardhyl Mahmuti

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 822 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi