Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nga “Lamtumira e së keqes” e Ismail Kadaresë deri tek “….gjashtë objektivat e fshehta të Sërbisë” të Milazim Krasniqit
Publikuar më 03 maj, 2016 në orën 00:45 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke e lexuar një shkrim të Milazim Krasniqit me titull “ Cilat janë gjashtë objektivat e fshehta të Sërbisë?” (të botuar në të përditëshmen “ Epoka e Re” më 11 mars 2016) se si, menjëherë, mu kujtua një tregim i Kadaresë! Në momentin e parë nuk më kujtohej emri i tregimit të Kadaresë por e dija se ka në brendi të vetë diçka të ngjajshme me shkrimin e Milazim Krasniqit.

Rasti e deshti që atë tregimin e Ismail Kadaresë ta lexoja në Kanada, në shtatorin e vitit 2005, kur isha në vizitë tek vajza ime e cila jeton në Halifax të Kanadasë që nga maji i vitit 1999. Pas shkrimit të Milazim Krasniqit, tregimin e Kadaresë e rilexova edhe një herë, kurse shkrimin e Milazim Krasniqit ( pas një jave) e rilexova edhe dy-tri herë dhe mundehasha të gjeja fillin se pse mu kujtua tregimi i Ismail Kadaresë pas leximit te shkrimit të Milazimit. Mundohesha të gjeja emruesin e përbashkët të këtyre dy shkrimeve.
Tregimi i Ismail Kadaresë “Lamtumira e së keqes” e ka për temë sikletin e zyrtarëve të lartë të Perandorisë Osmane para pavarësimit të Shqipërisë nga perandoria. Pasi, sipas sulltanatit, Shqipëria do të pavarësohej gjithësesi pasi që Europa e krishterë donte që ta kthente në gjirin e vet Shqipërinë e krishterë. Zyrtarët osmane kishin për detyrim që të gjenin mundësinë që edhe në Shqipërinë e pavarur të kenë ndikim në rrjedhat e shtetit shqiptar dhe ky ndikim të ishte sa më i gjatë dhe sa më i thellë. Të pamundësohej zhvillimimi Shqipërisë si shtet dhe si shoqëri. Prandaj duhej që të gjenden njerëz që, edhe në Shqipërinë e pavarur , perandoria të kishte ndikimin e vet në rrjedhat e orientimit të shoqërisë shqiptare që të mos largoheshin shumë nga orjenti dhe nga islami, Mundoheshin, me gjithë qenjen e tyre, të gjenin njerëz me ndjenja pro-osmane e jo sikurse ishte shumë shekuj më parë një anti-turk që quhej Gjergj dhe që nuk e la perandorinë të shtrihet me ushtrinë e vet në tërë Europën e krishterë. Pra lypsej një anti-krishter për ta qeverisur Shqipërinë pas ndarjes së “përkohëshme” nga perandoria. Edhe nëse ky njeri nuk do të mundej që shpejt të riorientohej nga baba dovleti atëherë ai të punonte që pas disa dekadash në trojet shqiptare të ringjallet fryma osmano-turke.
E njejta gjë mund të thuhet se trajtohet edhe në analizën e Milazim Krasniqit “ Cilat janë gjashtë objektivat e fshehta të Sërbisë” por e thënë pak më ndryshe. Në të gjitha”….objektivat e fshehta të Sërbisë”, sipas Krasniqit, synohet që të pamundësohet zhvillim normal i shtetit të ri të Kosovës por tani nga brenda (nga kolona e pestë e instaluar nga Sërbia). Dhe ky objektiv është i arritshëm për Sëbinë duke patur parasysh se të njëqind vjetët e të jetuarit bashkë kanë lënë gjurmë dhe vrragë tek një pjesë e klasës politike në Kosovë e cila shumë shpejtë u përshtat në kushtet e reja të veprimit politik. Ajo klasë politike nuk e pësoj me asgjë nga veprimet e saja nga koha e sundimit sërbë mbi Kosovën. Bile u bë pjesë e elitës politike dhe vendimmarrëse në të gjitha forumet e vendosjes në nivel republike. Sërbia e ka patur pak më leht se sa perandoria Osmane sepse është fqinji i parë i yni me shekuj. Sërbisë nuk i është dashur që të çpikë asgjë të re. Është shërbyer nga përvjoja e perandorisë Turke, pjesë e së cilës ka qenë edhe vet. Edhe Sërbisë i ka levërdisë që ta gjejë një,ose më shumë, anti-krishterë e që assesi të mos ngjaj me Gjergjin tonë të shekullit të XV i cili u tradhtua nga Brankoviqi i Sërbisë dhe nga shumica e shteteve aleate të asaj kohe ,mu në prag të themelimit të një Pakti ushtarak ( të ngjajshëm me Paktin NATO të sotit-Koço Danaj) për Ballkan dhe Europë, i cili traktat do të pengonte depërtimin dhe shtrirjen e errësirës perandorake otomane dhe njëherit zhdukjen e kultures, traditës dhe besimit më të lashtë të popujve autokton të kontinentit të vjetër
Turqia, apo perandoria Osmane e asaj kohe, falë sundimit mbi katërqind vjeçar në trojet shqiptare kishte lënë gjurmë të thella në tradita, kulturë dhe zakone. Edhe feja kishte lënë vrragë të thella tek një shtresë e konsiderueshme e popullatës për shkak të mungesës së arsimimit në gjuhë amtare shqipe. Prandaj nuk është e rastit se që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe deri në ditët e sotme, kudo ndër shqiptarë, i kemi së paku dy rryma shumë kundërshtuese politike.Deri në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet kanë qenë me ndikim rryma autonomiste me Esat Pashën e deri tek Haxhi Qamili. Një përpjekje tinzare u bë edhe në shekullin e XXI. Anti-krishteri, atëbotë i kërkuar nga zyrtarët e Sulltanit, u gjend tani dhe deshi që Shqipërinë ta fuste në Konferencën Islamike pa të keqen e askujtë dhe në ditën me diell. E kush mund të thot se kjo situatë nuk i levërdiste Turqisë dhe Sërbisë bashkë. Në Kosovën e pasluftës çlirimtare, gati në të gjitha qeveritë ka patur ministra me prirje të theksuara fetare kur dihet botërisht se me kushtetutë Kosova është shtet laik. Nuk është, tashmë, fshehtësi se në të gjitha ndërmarrjet shoqërore ose publike shumica e punëtorëve dhe e drejtorëve të atyre ndërmarrjeve, ditën e premte, kolektivisht, shkojnë në xhami për të falur namazin e xhumasë në orarë të punës. Edhe Sërbia gjithmonë ne na ka paraqitë para opinionit botëror si përhapës të Islamizmit në Ballkan dhe Europë. Këtë e element e ka përdorë në mënyrë që të ketë lejen e perëndimorëve për zhdukjen e qenjes tonë në këto troje në të cilat ne ishim dhe mbetëm të parët me gjuhë me kulturë dhe me mbijetesë.
Edhe në Kosovën e pasluftës çlirimtare të UÇK-së u gjet një anti-Gjergj i cili, në Prizrenin e lashtë dhe heroik, i thot Erdoganit ( kryetarit të Turqisë) vlla kurse djalit të Kristaqit (kryeministrit të Shqipërisë) i thot mik. Dallimi mes vllaut dhe mikut është tepër i madh.Derisa vllaun e ke dhuratë nga prindërit ndërsa mik mund ta bësh kend do. Miku dhe armiku,si terma, janë shumë të afërm. Vetëm dy germa mund t'I heqësh ose t'I shtosh dhe e bënë sipas rastit dhe qejfit që ke.Si duket kemi humbë nëpër labirinthet e jetës dhe nuk po e dallojmë ende të mirën nga e keqja.Apo, ndoshta, janë këto pasojë e sundimit të gjatë mbi pesë shekuj dhe nga sundimtarë të cilët si synim kanë patur, jo vetëm sundimin mbi ne, por edhe zhdukjen tonë fizike.
Pasojat që i ka lënë sundimi mbi katërqindvjeçar osman ndër shqiptarë është, deridiku, i kuptueshëm.. Në atë perandori ka patur shumë kryeministra, ministra,guvernatorë, gjeneralë dhe ushtarakë (nga më të zotët në gjithë perandorinë) me prejardhje shqiptare të shpërndar në të gjitha shtetet apo vilajetet ku është shtrirë perandoria Osmane. Pastaj shumica e dërmuese e të arsimuarëve shqiptarë janë shkolluar në universitetë otomane. Mandej islamizimi me shumicë i shqiptare në të katër vilajetet patjetër se do të lë gjurmë të cilat vështirë se do të shlyhet ndikimi turk edhe pas shumë dekadash e bile edhe me shekuj. Dhe kur gjithë këtyre u shtohet edhe stimulimi i Sërbisë për përhapjen dhe kultivimin e islamizimit ndër shqiparë, në trojet shqiptare në ish-Jugosllavinë, padyshim se ndikimi turk në këto troje vështirë se mund të eliminohet leht dhe shpejt. Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet kishim një bindje se po humbet nostalgjia e kohës osmano-turke por sesi u ngjallë përsëri, kjo është për tu çuditur.
Kur të gjitha këto që u thanë deri tani për ndikimin osmano-turk, edhe pas më shumë se një shekulli, zyrtarëve turq nuk iu paska shkua mundi kot.Paskan lënë shumë fije të lidhura me anti- gjergja dhe anti-krishterë në të gjithë hapsirën shqiptare.
Thuhet se të gjithë të armiqët janë të njejtë, Për shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve turqit dhe sërbët kanë qenë plotësisht të njejtë. Bile për sa e kanë lënë mangut njera palë, për sjellje dhe shtypje brutale ndaj nesh, për aq e ka plotësua dhe tejkalua pala tjetër. Ashtu sikurse u mundua Turqia që të na e humb identitetin dhe të na çfaros nga faqja e dheut, edhe Sërbia nuk e lë asgjë mangut. Bëri edhe plane dhe projekte për asimilim,me ndrrim të fesë dhe me moslejim të shkollave shqipe, si dhe për çfarosje totale me dëbim nga trojet tona që nga sanxhaku i Nishit e deri tek shpërngulja me dhunë në fundshekullin e njëzet.Në kohën e Perandorisë Otomane i kishim të katër vilajetet shqiptare kompakte dhe të pandara kurse, pas ndrrimit të pushtuesit,edhe ato vilajete u ndanë dhe u pjestuan deri në nahi dhe nën sundimtarë të ndryshëm ( Sërbi, Mali i Zi, Maqedoni e Greqi). Prandaj ,njësoj sikurse Turqia, edhe Sërbia punoi shumë në gjetjen e plot anti-Gjergjëve, anti-Ukshinëve, anti –Demaçëve dhe anti-krishterëve për të pamundësua ecjen tonë normale drejt ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe pastaj të bashkimit me Shqipërinë dhe krejt ky si proçes normal i bashkimit të vëllezëve të një gjaku. Ideja ka qenë ( para demonstratave të prillit të vitit 1981) që të gjitha trojet shqiptare në ish-jugosllavi të formojnë një republikë dhe pastaj të bashkohen me mëmën Shqipëri, por se kush e ndryshoj këtë ide ,apo platformë, nuk dihet. Ka mundësi që ky ndryshim të jetë bërë nga ndonjë anti-Ukshin apo nga anti….. të tjerë me rradhë e të përpunuar në zyrat e SANU-së, Francuska-7, të kishës ortodokse sërbe, KOS-it, Kumrovcit, SUP-it, MUP-it e të tjera institucioneve të ngjajshme.
Nejse. Kjo është e shkuar dhe më vështirë se mund të kthehet.
Tani është me rëndësi se a jemi duke u munduar që të parandalojmë ndikimin e Sërbisë në rrjedhat politike dhe shoqërore në Kosovë përmes identifikimit dhe paralizimit të një ushtrie të tërë të anti-Gjergjëve dhe të anti-krishterëve në jetën tonë politike dhe shtetformuese Mendoj se nuk është për tu nënçmua sasia dhe cilësia e pjestarëve të .KOS-istëve, të UDB-ashëve, Kumrovc-istëve, oficerëve të shkolluar në frymën e patriotizmit jugosllav ( me përjashtime), pjestarëve të akcioneve vullnetarë për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave në tërë Jugosllavinë e deri tek bartësit “fatlum” të stafetave të Titos. Për këto mund të flasim më me përgjegjësi sepse jemi gjeneratë e cila i ka përjetua të gjitha këto ngjarje. Bile së paku nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar e deri sot, përkundër të bëmave të kohës së Turqisë të cilat i kemi të mësuara nga leximi i historisë.
Mendoj se këto “…..gjashtë objektivat e fshehta të Sërbisë” nuk janë ndonjë risi, e më së paku befasi, për opinionin gazetaresk, analitik, intelektual, politik,e aq më pak akademik për shqiptarët e Kosovës. Jam i sigurt se ka edhe plot objektiva dhe nënobjektiva që do të paraqiten në të ardhmën e afërt nëse qeveritarët tanë sillen dhe nënshtrohen sikurse po veprojnë tani në Bruksel. Nuk kemi nevojë që të presim informata nga miqët tanë dhe nga shtetet mike se çfarë sihariqe po na përgatit Sërbia dhe se çka do të ndodhë në Kosovë dhe rreth Kosovës në ditët në vijim sepse po mburremi me plot gojën se kemi pregatit kuadro: analistë, intelektualë, profesorë, politikanë, se kemi akademi shkencash ( e cila është futë thellë në gjumë, e kur është e zgjuar luan valle partiake), në çdo mëhallë nga një universitet, akademi diplomatike, akademi drejtësie e çfarë nuk kemi në letra?
Për habinë e autorit të shkrimit për “…..gjashtë objektivat e fshehta të Sërbisë” pata durimin dhe shkrimin në fjalë e lexova deri në fund. Bile disa herë. E lexova disa herë sepse nuk munda që ta kuptoja se kah e ka të orientuar tehun e shpatës: nga qeveria ( pushteti ) apo nga opozita. Me sa i kam përcjellë shtypin dhe televizionet, bisedat në Bruksel është duke i zhvilluar qeveria e jo opozita. Po them kështu se nga të gjitha çka lexova në shkrimin në fjalë më bëri përshtypjen kjo fjali: “ Me atë bashkësi, kur të formohet, e ka kartën e destabilizimit me anën e opozitës shqiptare destruktive, ndërsa pa atë bashkësi e ka kartën që ta destabilizojë vetë, si hakmarrje për prishjen e marrëveshjes së Brukselit”. Nga pjesa e fundit e fjalisë e kuptova se autori e porositë opozitën që të heq dorë nga kërkesa e sajë për prishjen e marrëveshjes së Brukselit në mënyrë që ajo ( pra opozita ) mos të jetë shkaktare e destabilizimit.Pra opozita të sillej më konstruktive ( e mos të mbetet destruktive siqë është tani ,se na bëri horë para Sërbisë dhe Brukselit) përballë Sërbisë E nuk është me rëndësi nëse Sërbia ulet këmbëkryq në vendimmarrjen në Kosovë, Me rëndësi është që mos ta zemrojmë Sërbinë sepse nuk i dihet …Nuk e kuptova se ku mbeti rroli i qeverisë së kaluar dhe të tashmes në këtë mes. Apo autori me qëllim i ka nëpërkëmbë qeveritë e Kosovës duke e parë qartë se ato( qeveritë) janë të zëna me punë të tjera edhe më të “rëndësishme”. Kështu thuhej edhe në vitet e nëntëdhjeta “… mos i jepni shkak për ndonjë masakër Sërbisë se…” dhe me këtë parullë u disciplinua dhe u vu në gjumë popullata për një kohë të gjatë. Dhe koha kalonte…
Një fjali tjetër që e veçova nga ky shkrim ishte edhe fjalia “Kjo frymë destabilizuese është shoqëruar edhe me shpërthimin e një vale antiamerikanizmi, me stimulim edhe të një partie politike parlamentare shqiptare”. Nga fjalia e fundit unë e mësova se ta duash veten tënde qenka antiamerikanizëm. Unë nuk merrem me filozofi, sociologji e as me ndonjë nga shkencat shoqërore por jam shumë kurreshtar që ta dij se ku mund të lexoj diçka të tillë. Nuk kisha me i thënë kurrën e kurrës një amerikani që e don veten e tij se qenka antishqiptar. Sikurse në vitet e nëntëdhjeta kur amerikanët thoshin se nuk bënë të shpërbëhet Jugosllavia, neve as ndërmend nuk ka shkua se amerikanët qenkan antishqiptar. Ky antiamerikanizëm, sikurse edhe islamizmi, gatuhen në Sërbi dhe shpërdahen nëpër të gjitha trojet shqiptare nëpërmjet sejmenëve të vet shqipfolës që i përmenda më herët ( KOS-istët, kumrovc-istët dhe një radhë e gjatë e -istëve të tjerë).
Kritikët letrarë, çfardo gjinie letrare që trajtojnë, thonë se vepra e shkrimtarit është e mirë dhe e ka çua porosinë në vend nëse ajo vepër i reziston kohës. Pra nëse vepra është aktuale edhe pas shumë dhjetëvjeçarëve, bile edhe pas shumë shekujve. Për fatin tonë të keq,tregimi i Ismail Kadaresë dhe shkrimi i Milazim Krasniqit do t'i mbijetojnë kohës. Fajin për këtë nuk mundemi që t'ua lëmë të tjerëve. Fajin duhet ta kërkojmë në mesin tone!

Sylejman Krasniqi
Prishtinë, 28 prill 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 521 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi