Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pushtetari a do të vuan në Ferr?!
Publikuar më 03 maj, 2016 në orën 00:49 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas pikëpamjeve të librave të shenjtë, ato na tregojnë se Djalli është një qenie e padukshme që sillet egërsisht dhe pamëshirshëm në planetin TOKË, njëkohësisht bënë vepra të liga? Por sipas studiusve të kohëve tona thonë se Djalli nuk ekziston, porse ai është vetëm pjellë e imagjinatës njerëzore.

Njerëzit me të drejtë pyesin nga erdhi kjo qenie kaq e ligë? Djalli nuk është emri që ju vu atij kur u krijua. Ky është një emër përshkrues, që do tëthotë: - shpifës, mashtrues, kundërshtar i së mires, armik i Perëndisë e njerëzimit.
Natyrisht se një kriminel përpiqet që në vendin e krimit të mos lërë asfarë gjurme. Por organet e rendit policor posa paraqiten në vendin e krimit ku është kryer një krim, ata kuptojnë se duhet të ekzistij edhe një kriminel. Gjithnji sipas pikpamjeve te librave të shenjtë kanë identifikuar si kryekriminel Djallin që ka sjellë gjithë këtë botë të korruptuar.
- Pasojat e sundimit të tij përfshijnë hipokrizinë, gënjeshtrat, luftrat, torturat, shkatrrimet, si dhe krimet, lakminë e hajninë, që tash po e quajnë, “korrupsion”.
Ndaj dhe Përëndia e kishte flakur Djallin nga mbretëria qiellore në botën e errët të mbretërisë së Hadit, për ta vuajtur dënimin në Ferr.
Pra Djalli ishte mishërimi i së gabuarës, i së ligës, i së keqës, i asaj që më së shumti urrehet nga njerëzimi, e ai është mëkati e krimi. Në pëfytyrimin e njerëzve Ferri konsiderohet si vendqëndrim i të vdekurve që në tokë kishin bërë të liga, të këqia dhe krime.
Sipas mitologjisë: - Shpirtërat e të vdekurve i sillte në mbretërin e Hadit në ferr Hermësi, ky përcjellës i shpirtrave, i dergonte atje në Ferr që të vuanin për krimet që kishin bërë në tokë.
Pa shihni këtë kalbjen politike si dhe hipokrizin e disa prej politikanëve tanë në mbarë hapsirat shqiptare!
Ç’dreq hipokritë janë këta?
Sillën sikur të jenë sundimtarët tanë që duhet adhuruar si Perëndi?!
Ndërsa në realitet punët dhe veprat e tyre janë të ngjashme me ato të Djallit.
Në zemrën e tyre sikur ka zënë rrënjë ambicia egoiste që gjithçka nga pasuria e atdheut duan ta rrëmbejnë, ta zhvatin vetëm për vetën e tyre, për të afërmit, për familjet e tyre, për militantët e tyre partiak, që t’i kënaqin dëshirat e tyre për të jetuar në lukse të tepruara.
- Kështu ata po e sfidojnë të drejtën e popullit të varfër për të jetuar dinjitetshëm. Êshtë jetësore të punojë e bashkuar e gjithë shtresa popullore e të varfërfërve, e të paknaqurve, për t’ju kundërvu këtyre politikanëve mashtrues e të korruptuar në mbarë hapsirat shqiptare që ndodhën si në pozit poashtu edhe në opozit, për ta marrur me mjete politike e paqësore populli në dorë fatin e tij, që të marrë në dorë anën e drejtësisë.
- Deri kur të durohen mashtrimet e tyre, ata na paraqesin çdo ditë sikur Atdheu ynë po përparon e po lulëzon, e në anën tjetër populli po e shehë se gjithçka e vlershme kombëtare sikur po përmbyset nga antivlera dhe nga antikombëtarët, sikur po humbet në këtë proces ndryshimi demokratik.
Ku është tani Atdheu?
Ku mbetën doket dhe zakonet e mira mbi të cilën kishte ndërtuar jetën populli shqiptar, sikur po humbasin?!
Pse duhet të ndihen krenar të varfërit e të paknaqurit në atdheun e tyre, kur janë të detyruar të punojnë shumë e të fitojnë pakë në Ndërmarrjet e ndryshme të pronarëve privat, me vështirësi e jetojnë jetën, ndërsa tjetri që ka afërsi me pushtetarin jeton me salltanetet e tepruara?!
Ata, ato skamnorë dhe skamnore, ajo armata e të papunëve, ajo armata e pensionistëve, e njohin mire trishtimin që fshihet në shpirtin e keq të pushtetarit të korruptuar, e të djallosur, të gjithë këta zonja e zotërinjë ndjehen si të papërshtatshëm në atdheun e tyre, e çfarë zonja e zotërinjë janë këta njerëz kur nuk gëzojnë jetë të dinjitetshme, kur shohin para syve lumturi të rreme, lumturi të shtirrur, shumica e këtyre njerëzve dëshirojnë të jetë e vërtetë ajo që thonë pushtetarët gënjështarë?
Nën dritën e këtyre të vërtetave, pyesin të vuajturit, pyesin skamnorët, pyesin të papunët, a’thua ky pushtetari shpir-tiran e shpirt djallosur, - a do të vuaj, a do të shkoj në Ferr?
Unë mendoj, se problemi është që të kuptojmë dobinë e vërtet të ndryshimit politik në të ardhmen.

Më 27. 04. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 277 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi