Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NISMA PËR KOSOVËN PO SILLET SI STRUCI
Publikuar më 03 maj, 2016 në orën 00:53 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Njeriu qenka i detyruar të sqarohet gjithë jetën!)

Iniciativa NISMA për Kosovën ishte rezultat i një fraksioni të PDK-së. U themelua me qëllimin më të mirë për t’i kundërshtuar politikat, qëndrimet dhe angazhimet-veprimet e dëmshme të krerëve të PDK-së, që nuk pysnin për programin, parimet, statutin, rregullat dhe normat e PDK-së, e cila ishte themeluar si parti që do të angazhohejë për pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia, për një perspektivë shqiptare të Kosovës, për një shtet të drejtë dhe të qëndrueshëm, që do të garantonte liritë dhe të drejtatë e popullit të tij, zhvillim ekonomik, barazi ekonomike e sociale për të gjithë, etj.

Ardhja në pushtet e PDK-së dhe koalicionet e saj joparimore dëshmuan se kjo parti dhe qeveria që drejtohejë nga ajo po rrëshqiste drejt “normalizimit”-bashkëpunimit me Serbinë në dëm të Kosovës, se kjo parti dhe qeveria që drejtohejë prej saj (nga Hashimi) po thellonte varfërinë, pabarazinë, pasigurinë politike, ekonomike dhe sociale si kurrë më parë!! Korrupcioni dhe krimi i organizuar në vend se të luftoheshin morën krah dhe po ia zinin frymën Kosovës dhe popullit të saj!! Kreu i PDK-së (grupi që kishte kapur Partinë) dhe i qeverisë (dy mandate) ngjalli pakënaqësi dhe zhgënjim të madh në radhët e kësaj Partie!!
Prandaj, u poq ideja për themelimin e një iniciative politike që do të mblidhte disa nga emrat e PDK-së dhe do t’i ndalte turrin grupit që kishte kapur Partinë. Mirëpo, duket që me ne ishte bashkuar edhe njëfarë “kallauzi” që luante lojë të dyfishtë!! Kjo bëri që projekti NISMA për Kosovën të mos ketë jetë të gjatë. Që në fillim u pa se kjo do të ishte një iniciativë komunale! Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme e vërtetoi katërcipërisht! Në fund të fundit iniciativat përgjithësisht themelohen për një palë zgjedhje. NISMA për Kosovën ishte më me fat! Duke u bërë pjesë e Opozitës së Bashkuar kishte mundësi të mbijetonte dhe të bëhejë pjesë e rëndësishme e ndryshimeve në të mirë të Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar. E humbi këtë mundësi dhe hyri në theqafje, duke u lidhur me AAK-në me qëllim që të përfundojë në prehrin e vjetër, në PDK!! Kjo u bë prapa krahve të organeve të përkohshme dhe prapa krahve të degëve dhe të anëtarëve të kësaj iniciative për ta prishur opozitarizmin e bashkuar, kundërshtimin e dy marrëveshjeve të dëmshme dhe mundësinë për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe shumicën e komunave!! Iku kjo punë! Po kthehem te qëllimi pse e nisa këtë shkrim.
Nga NISMA për Kosovën, për fajin e Jakup Krsaniqit dhe të Fatmir Limës, që dëgjonin “kallauzin” e jo organet dhe degët, nisën të iknin një e nga një kryetarët e degëve dhe themeluesit e saj! Në fillim fare ikën dy themeluesë: H. Hyseni dhe Xh. Morina (menjëherë pas themelimit). Pastaj ikën Fitim Selimi (themelues, kryetar Degës në Lipjan, anëtar i Kryesisë dhe sekretar organizativ) dhe Imri Ilazi (themelues, kryetar i Degës së Ferizajt dhe anëtar i Kryesisë). Nuk vonoi shumë dhe ikën edhe tre kryetarë degësh: Ramadan Krasniqi (kryetar i Degës së Klinës), Nehat Maxhuni (kryetar i Degës së Vushtrrisë) dhe Sadik Krasniqi (kryetar i Degës së Rahovecit). Iku edhe kryetari i rinisë dhe shumë të rinj tjerë! Dy kryetarët e përkohshëm të NISMA-s (J. Krasniqi dhe F. Lima) vazhdonin të silleshin si struci! Në shumë komuna nuk kishim fare këshilla themeluese dhe as kryetar të NISMA-s, ndërsa “krerët” e përkohshëm të NISMA-s kënaqeshin nga kopallat që dëgjonin nga “kallauzi” i tyre në zyratë e NISMA-s në Prishtinë! Kaluan pragun (hynë në Kuvend), siguruan pak buxhet dhe më s’u interesonte se çfarë do të bëhej më tej! Kishin fituar aq sa për të hyrë në pazare me subjektet opozitare ose me ato në pushtet! Kaq u mjaftonte! Propozova shumëherë që të bisedohet në Kryesi për punën e këtyre njerëzve që po iknin dhe për arsyet, por kjo shtyhejë nga mbledhja në mbledhje! Aty-këtu improvizonin ndonjë takim ose kuvend grash a të rinjësh për efekt medial dhe nuk largoheshin nga ekrani i televizorit ditën e natën sikur të ishin forca më e madhe në Kosovë (përfitonin nga kriza që shkaktoi opozita në Kuvend dhe nga protestatë e demonstratatë e mëdha që u bënë)! Erdhi një ditë që NISMA dhe AAK-ja u dorëzuan para trysnisë, shantazhit apo s’ di për cilat arsye dhe u morën vesh që ta prishnin-thyenin opozitën e bashkuar dhe bashkë me të edhe shpresën dhe besimin që ishte ngjallur për ndalimin e zbatimit të marrëveshjeve me Serbinë dhe me Malin e Zi! Kjo sigurisht që e rriti pakënaqësinë edhe më shumë dhe po ia bënë varrin NISMA-s! Pas kësaj marrëveshjeje për koalicion me AAK-n u larguan edhe dy themeluesë tjerë të saj: Izet Ibrahimi dhe Xhevat Bislimi bashkë me degët e tyre. U largua edhe Dega e Ferizajt bashkë me kryetarin e saj Valon Ramadanin! U largua në heshtje edhe themeluesi tjetër, doktori i nderuar, Sejdulla Hoxha (anëtar i Kryesisë dhe, ishte kryetar i NISMA-s në Prizren). Megjithatë, për Jakup Krasniqin nuk ka ndodhur asgjë! Kush mbeti nga themeluesit në NISMA dhe sa degë ka sot ajo? U kam thënë edhe në mbledhje të Kryesisë se në gjithë Kosovën NISMA nuk i ka 30 nëndegë (jo degë!). Prandaj, në këto kushte nuk mund të mbahet kuvend zgjedhor. Por, ata thonë se “do ta mbajnë kuvendin qoftë edhe me pesë veta”! Shumë mirë! Le ta mbajnë! Edhe në këto rrethana alarmante për një subjekt normal Jakupi vazhdon të sillet si struci dhe të shkojë nga një television në tjetrin për t’i dhënë porositë e “kallauzit” se “NISMA është më e fortë se kurrë”, se “janë larguar vetëm disa individë”, e broçkulla të ngjashme!! Dhe ia merr mendja se ne jemi individë, kurse ai është vetë Kosova dhe vetë populli që po flet nga ekrani ose që po shkruan në facebuk!!
Kjo sjellje prej struci e NISMA-s së mbetur është pak e çuditshme! Sot, NISMA paska lëshuar një kumtesë për medie dhe na paska “siguruar” se “NISMA në Drenas, Ferizaj e Viti nuk është shuar. Janë larguar vetëm ca individë”, ndërsa në Viti edhe zyratë e NISMA-s nuk ekzistojnë më. Janë dorëzuar (mbyllur) para një muaji e ca. Po, themi ne, u larguan ca inidvidë, që ishin themeluesë dhe drejtuesë të NISMA-s. U shuan dëgët e NISMA-s në Drenas, Ferizaj dhe Viti. Kjo është shumë e vërtetë! Asgjë s’kemi thënë më shumë. Ju mund t’i rithemeloni përsëri degët në këto komuna (s’e besoj fare me këto mend që keni!) me njerëz të rinj ose me ndonjë që është “lagur” dhe do të niset pas dy vitesh. Pse jo? Por, nuk mund të rithemelojnë degë ata që kanë futur kokën në rërë si struci dhe po thonë se nuk ka ndodhur asgjë në NISMA!! Nuk mund të rithemelojnë degë ata që qëllim kanë shkatërrimin e NISMA-s. E keqja NISMA-s dhe as opozitës së bashkuar nuk i erdhi nga këta që u larguan dhe as nga anëtarësia e AAK-së dhe NISMA-s, por nga krerët e papërgjegjshëm të NISMA-s dhe të AAK-së! Koha do të tregojë (nuk do të presim gjatë…) edhe gjëra tjera. Koha do të tregojë më së miri kush kend e mashtroi: NISMA AAK-në, AAK-ja NISMA-n apo të dyja njëra-tjetrën (“krerët” e tyre)!! Për NISMA-n e di saktë që do të dalë edhe e “lagur” edhe e humbur… Kjo ishte “zgjedhja” e “krerëve” të saj të përkohshëm! Por, veprimtarët dhe anëtarët e NISMA-s dhe të AAK-së (edhe ata që u dhanë dorëheqje dhe u larguan) nuk duhet të bien në grackën e atyre që duan mjegull! Nuk i ka hije një njeriu të edukuar, të ditur dhe të përfshirë në jetën politike të vendit të thotë e të shkruaj cka t’i vjen në gojë! Askujt nuk i ka hije dhe nuk i lejohet që ta zhvendosë (me e pa vetëdije) debatin nga thelbi i çështjes te gjëra krejt anësore! Kosova dhe populli i saj kanë përpara sfida të mëdha… Me këto sfida do të duhej të përballeshim bashkë, pavarësisht kush ku ishte dje dhe kush ku është sot. Ata politikanë dhe njerëz që për interest e tyre të ngushta, për privilegjet dhe pasuritë e tyre të fituara në rrugë të paligjshme (kushdo qofshin ata dhe të cilësdo parti) shpikin dhe krijojnë sherre e përçarje e mira është të “izolohe” dhe të mos e kenë përkrahjen e njerëzve të ndershëm që e duan këtë vend e këtë popull.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 545 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi