Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kadare kërkon urgjentisht riaktualizimin dhe zyrtarizimin e kërkesës së ribashkimit!
Publikuar më 03 maj, 2016 në orën 01:00 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ismail Kadare: “Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash ndërkombëtare nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Evropës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer bashkimin e tyre.” (http://lajmpress.com/lexoni-cfare-shkruan-kadare-per-shqiperine-e-madhe/ 29/04/2016).

Pajtohem katërcipërisht me përmbajtjen e këtij konstatimi të saktë, mirëpo, shtrohet kjo pyetje, kur do të ndodhë një mrekulli e tillë, që Tirana zyrtare, t’i thotë Amerikës dhe Evropës se tanimë ka ardhur koha-momenti historik, që edhe kombit shqiptar, t’i njihej e drejta e ribashkimit, ashtu si kombeve të tjera të Evropës. – Kur, do të riaktulaziojë Tirana zyrtare këtë kërkesë të vonuar 100-vjeçare për debat në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika dhe Evropa)? – Edhe sa shekuj, dekada dhe vite u nevojiten shqiptarëve, që të përgatitën për të vërë në “rend dite” të ndonjë kongresi a konference ndërkombëtare kërkesën zyrtare të Shqipërisë?

Duke qenë se Evropës nuk i ngutet fare ngase në axhendën e saj integruese nuk figuron zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, atëherë, kush dhe kur, do t’i thoshte Evropës, ja kjo është kërkesa jonë që kërkon zgjidhje imediate dhe të drejtë historike, gjeopolitike, ligjore, demokratike dhe paqësore. – Akush tjetër, Tirana zyrtare është ajo, që, urgjentisht, duhet ta lëvizë “gurin” drejt qendrave dipomatike të vendosjes ndërkombëtare (Uashingtonit, Londrës, Brukselit, Berlinit, Parisit, Romës).

Prandaj, Tirana zyrtare nuk ka se çfarë ta mbajë ende nën “embargo” njëshekullore çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan, por, urgjentisht, duhet të marrin në konsideratë kërkesën historike të Ismail Kadares për ribashkimin kombëtar, ndryshe, do të kalbemi si robër vasalë të politikave kriminale dhe hegjemoniste të sllavëve të Ballkanit, sikurse këtu e 100 vjet më parë (1912-2016).
* * *
Me përkushtim e lexova këtë prononcim të Ismail Kadares për ribashkimin kombëtar. Dhashtë Zoti, që ky prononcim historik i Kadares, të jetë leksion për të gjithë akademikët dhe shkrimtarët e tjerë të njohur shqiptarë, e para së gjithash të arrijë në “veshët e shurdhër” të liderëve politikë shqiptarë-drejtuesve të qeverive në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët qe më se dy dekada, as që kanë denjuar të marrin në konsidertë kërkesën tonë të drejtë dhe të justifikushme për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Në vend se të formalizonin dhe të mbështetnin kërkesën tonë për ribashkim kombëtar, titullarët e politikës shqiptare e bënë dhe, po e bëjnë të kundërtën, duke e aanashkaluar dhe, duke e dënoncuar në opinion si “akt jashtëkohe” dhe si “akt të tejkaluar”, që i përket shekullit XX.

Mirëpo, tani, pas deklarimit të korifeut të letrave shqipe, akademikut Ismail Kadare se ribashkimi kombëtar është i drejtë dhe i domosdoshëm, shpresojmë se Tirana dhe Prishtina zyrtare, së shpejti, do të marrin vendim konkret hisoriko-politik dhe kombëtar, që zyrtarisht t’ia paraqesin Amerikës, BE-së dhe NATO-s për shqyrtim, me qëllim të organizimit të një konference ndërkombëtare për zgidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

Mirëpo, duke u bazuar në të kaluarën njëzetvjeçare, dyshohet se, edhe pas kësaj deklarate të Ismail Kadares, do të vazhdojnë “këngën e vjetër” në rolin e “gjuetarit” të dështuar, duke anatemuar dhe përtrollisur, edhe këtë kërkesë të Ismail Kadares.

Kadare, në formë protokollare, ta zgjojë nga gjumi 100-vjeçar Tiranën zyrtare!

Që të mos ndodhte një gjë e tillë si këtu e 25 vjet më parë, do të ishte shumë e vlefshme dhe shumë e rëndësishme që Ismail Kadare sikur këtë kërkesë t’ua dërgonte në adresat e tyre zyrtare: Presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, sepse ata ndryshe nuk marrin vesh.

Ky do të ishte testi më efektiv politik, i cili, do t’i vinte në sprovë drejtuesit e politikës dhe të shtetit të Shqipërisëa, sepse do t’i detyronte, që patjetër, t’i kthenin përgjigjen zyrtare Ismail Kadares.

-Jo vetëm Kadareja, por edhe akademiku ynë i mirënjohur Rexhep Qosja (i cili, qe më se 30 vjet rresht, me shkrime dhe me vepra konkrete e ka ngritur zërin e së vërtetës për ribashkim kombëtar), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia “Albshkenaca” e Nju-Jorkut, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Aleanca Kuqezi, Lista për Shqipërinë Natgyrale, Fronti për Bashkimin Kombëtar, nevojitet që kërkesat e tyre zyrtare, në rrugë zyrtare, t’ua dërgonin Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Kjo do të ishte forma më oportune dhe më e pranueshme për legalziimin e kërkesës zyrtare për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Ndryshe, ne mund të shkruajmë dhe ta “qortojmë” Evropën, edhe 100 vjet të tjera, të formojmë 1000 shoqata, partia, lëvizje e aleanca të tjera për ribashkimin, por ato s’ vlejnë asgjë derisa Qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk e ngrit kërkesën e saj zyrtare për ribashkimin kombëtar.

Pa “vizën” dhe pa lëvizjen motorike centrifugale të politikës dhe të diplomacisë së Tiranës zyrtare, ribashkimi do mbetet vetëm dëshirë, ëndërr dhe utopi, sikurse 100 vitet e shkuara!

Prandaj,
nuk kemi asnjë nevojë për të formuar partia, lëvizje, lidhje, aleanca dhe fronte të tjera për ribashkim kombëtar, por kemi nevojë për ndihmën konkrete zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, e cila në bazë të Kushtetutës së saj (1998) dhe të Platformës për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare (1998), si dhe të së drejtës historike, nevojitet që urgjentisht ta zyrtarizojë kërkesën e saj, dhe atë t’ua parashtrojë për zgjidhje Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).

Ky është potezi i parë, që duhet bërë qeveria shqiptare për riaktualizimin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes kombëtare në Ballkan.

Derisa qeveria e Shqipërisë nuk e mbështet zyrtarisht para botës ribashkimin kombëtar, lëvizjet, partitë, aleancat etj. jashtinstitucionale janë të kota, nuk kanë kurrfarë efekti politik, as juridik as në sfondin kombëtar e as në atë ndërkombëtar.
Ia vlen të theksojmë se në një kohë të largët shekullore, kur nuk figuronte shteti shqiptar, shoqatat, shoqëritë, lidhjet, lëvizjet dhe partitë politike kanë qenë ato që kanë inciuar dhe artikuluar kërkesat dhe problemet jetike të kombit shqiptar. Mirëpo, sot, një rol dhe mision të tillë kombëtar dhe shtetëror e luan shteti shqiptar. Pra, zgjidhja e problemit kombëtar shqiptar në Ballkan pritet të riaktualizohet dhe të zyrtarizohet nga Republika e Shqipërisë.

Për të ardhur në shprehje ndërkombëtarizimi i kërkesës së ribashkimit, Tirana zyrtare ka për detyrë, që të formalizojë këtë kërkesë legjitime dhe legale. Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë derisa partitë, lëvizjet, lidhjet, frontet politike nuk i drejtohen Qeverisë së Reublikës së Shqipërisë me kërkesat e tyre protokollare, duke kërkuar që Shqipëria urgjentisht ta artikulojë dhe ta riaktualizojë kërkesën e saj shtetërore përdebatimin e saj në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.

Me Kadaren, me Qosjen dhe me Tiranën zyrtare, jo me “fiqfiriq” injornatë dhe provokatorë!

(Koço Danaj me Lëvizjen e tij të Shqipërisë Natyrale, mund të hyjë në aleancë me Kreshnik Spahiun, me Albin Kurtin, me Avni Klinakun, por jo, asesi me fiqfiriq injorantë, që nuk dinë as nga “pëshurrë dhia”, e lere më të jenë liderucë të ndonjë subjekti politik të ribashkit kombëtar).

Pra, ta mbështesim dhe ta përqafojmë kërkesën e drejtë të Kadares, jo të fiqfiriqve që po e vulgarizojnë dhe po e baltojnë ribashkimin kombëtar, duke e gënjyer popullin se ata janë “arkitektët” dhe “shpëtimtarët” e ribashkimit kombëtar. Këtë janë duke e bërë vetëm për interesat e tyre të ngushta mafioze dhe për shkak të injorancës së tyre. Ata me sjelljet dhe me veprimet e tyre të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme po e gënjejnë popullin, duke cakuar edhe “data të sakta”, kur do bëhet ribashkimi kombëtar. Kjo propaganda gënjeshtare dhe papërgjegjësi, duhet të marrë fund sa më parë të jetë e mundur, aq më mirë për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar.

-Ismail Kadare me të drejtë po kërkon përshpejtimin dhe formalizimin zyrtar shtetëror të ngritjes së kërkesës së ligjshme të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë në Ballkan.

Ndaj, t’i bashkohemi kësaj kërkese historike të Ismail Kadares, duke iu drejtuar presidentit dhe qeverisë së Shqipërisë; presidentit dhe qeverisë së Kosovës, në mënyrë që sa më parë të jetë e mundur atë ta formalizojnë dhe t’ua drejtojnë Shteteve të Bashkaura të Amerikës dhe aleatëve të tyre evropianë perëndimorë (BE dhe NATO).

Partitë, lëvizjet, lidhjet dhe frontet për ribashkim kombëtar, të ushtrojnë trysni politike ndaj Tiranës për formalizimin e kërkesës së ribashkimit kombëtar!

Ky, do të duhej të ishte objektivi dhe imperative parësor i subjekteve të theksuara politike, në mënyrë që të lëvizin “gurin nga mexha” e vitit 1878, kur luftuam për ribashkimin e tokave dhe të kombit tonë.

Pra, t’i bashkohemi Ismail Kadares, jo “fiqfiriqve” mafiozë, të cilët për të fituar ndonjë lek a dallor për ndonjë biznes të tyre, përditë po formojnë gjoja “aleanca” në emër të ribashkimit kombëtar. Ai cirk akrobatik i tregtarëve të ndryshëm, duhet të marrë fund, sepse nuk shpie askund veçse në vulgarizimin, në shantazhimin, në provokimin, në dezavuimin dhe dhe në trivializimin e idesë dhe të përpjekjeve serioze etike, profesionale, kombëtare dhe atdhetare për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Nuk ka asnjë dilemë se ky është një lajm i gëzueshëm dhe i mirëpritur, që duhet përshëndetur dhe mbështetur pa asnjë rezervë mbarë kombi shqiptar, para së gjithash politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës, si dhe elita intelektuale akademike gjithëshqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Tani, vërtet, ky është një fat i madh për të gjithë ne, që edhe Ismail Kadare (bardi i letrave shqipe dhe nominuesi i “Çmimit Nobel” është bashkëmendimtar dhe pajtohet me Akademikun e shquar Rexhep Qosja, se kombi shqiptar dhe Shqipria e gëzojnë të drejtën e ribashkimit sikurse edhe popujt e tjerë të Evropës

Tanimë, nuk ka asnjë dyshim se, edhe ky vlerësim historik i shkrimtarit tonë me famë botërore Ismail Kadare i hedh poshtë, i përgënjeshtron dhe i varros të gjitha përpjekjet antishqiptare: gënjeshtrat, shpifjet, mashtrimet, manipulimet, tardhtitë, tezat eklektike filoserbe se gjoja ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar, “është e tejkaluar”, dhe se nuk është asgjë tjetër vetëm se “një sentiment”, të cilën “nuk e mbështet shumica dërrmuese” e shqiptarëve në hapësirat etnike të Shqipërisë, si dhe gjoja “nuk ka forca, as faktorë politikë që e mbështesin atë”!?

Pra, nuk janë të vërteta këto “përralla me tupan” dhe këto paçavure “exibicioniste” me “teh agjenturor” antishqiptar të “hokatarëve”, të matrapazëve dhe të hyzmeqarëve të ndryshëm (vardisës së politikave të vajtueshme ditore dhe, njëherazi puthadorë të llahtarshëm “mëditorë” të liderëve të ndryshëm në pushtet, që për ta lëpirë ndonjë asht të tyre ose për t’ua mundësuar hapjen e ndonjë burketoreje, qebaptoreje ose lejimin e ndonjë “tezge” në Pazar të blertë…etj., marrin guximin që të “lehin” si qenët ditë e natë pa pushuar kundër idesë shenjtë të ribashkimit kombëtar).

Mirëpo, Ismail Kadare me fakte të qëndrueshme krahasuese i varros konceptet dhe tezat armiqësore të ribshkimit kombëtar, duke ua zhbiruar tamthat sakat “rebelëve”, agjentëve dhe minuesve të antibashkimit se “populli shqiptar me aktin e bashkimit nuk synon asgjë të pazakontë, e nuk kërkon asgjë të veçantë: ai kërkon veç normalitetin e vet. Ky normalitet është dhunuar pa mëshirë e ai duhet të qortohet.”

Sa më sipër, sidomos në 30-të vitet e fundit Evropën e kemi “qortuar” me shkrime, me deklarata, me libra, me platforma, me memorandume, me këngë… etj., por nga kjo nuk doli asgjë e leverdishme për ribashkimin kombëtar, sepse të gjitha këto “vajtime” tona të dhimbshme vullnetare askush nuk i “vuri në pullë”, duke qenë se Tirana zyrtare nuk e mbështeti kërkesën tonë për ribashkimin kombëtar. Si rrjedhim, tanimë, “ koha e qortimit” ka kaluar, tash nevojitet vepruar në mënyrë pragmatike dhe konkrete, të ligjshme, kushtetuese, demokratike dhe paqësore, që kërkesa për ribashkim kombëtar t’u dorëzohet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë (Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit), jo, së PARI, qendrave të vendosjes diplomatike evropiane dhe ndërkombëtare, por presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të kuvendit Ilir Meta.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 519 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi