Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ich stimme! Unë miratoj!
Publikuar më 05 maj, 2016 në orën 01:23 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të jetosh në Vjenë është përgjegjësi, një rregull i ndërtuar shekujve. Një Majin nuk mund ta presësh ulur, as në pishinë apo bibliotekë, gjithmonë të thërret zëri i qytetit madhështor të jesh pjesë e tij e kërkesave për jetën e tij, për nesër.

Unaza e qytetit gumëzhinë, kërkesa, vërejtje, kundërshtime. Dhe, miratimi: Ich stimme! Unë miratoj, E zgjodha këtë, këtu dhe miku im Kemal,Soyglu.
Mbi kokë e ngrita lart maje gishtave, Ich stimme! Unë miratoj, një Vjenë me kualitet jete të parë në botë.
Unë miratoj! Aty dhe shkenca, ku dhjetëra profesorë nga vendi im gjeten hapur portat e prosperitetit, rrugën në ndihmë njerëzores, Vjenës, vetë jetës. Aty Karl Ritter Gega me kompasin e tij fuqi malesh, luginash, lumenj deri në epje.
Unë miratoj! Arti kulmor në Vjenën e Aleksandër Moisiut, aktrimi e zëri që jeton monument kohe, kohë sprove para furtunës hijezezë. Qindra salla teatrore e Opera, ku flasin Mocarti, Bahu, Shopeni, Shekspiri, Kafka, Götte, Tolstoi, Ygo, Servantesi me gjuhën e botës, njerëzores.
Ich stimme! Unë miratoj! Të shkëlqejnë me gjuhën e moteve qindra muze me 960 salla. Aty dhe pjesa jona, Iliricumi, arti ilir i murosur kështjellave vetëm shtatëdhjetë hapa tutje. Aty përkrenarja dhe shpata e Kryeheroit Legjendar –Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, Kalorës Krishti në mbrojtje të Gadishullit Ilirik, dhe Vjenës nga Gjysmëhëna Aziatike.
Unë miratoj! Aty dhe Kalorsi Gjergj Basta, emër simbol fuqie i një ushtrie, një kryeqyteti, një perandorie. Nuk do e harrojmë Bastrën buzë Jonit, thanë! Tre shekuj pas nga këtu Karroca e Pavarësisë drejtoj rrotat për në cakun e etur lirie. Aty dhe Dom Nikollë Kacorri e Ismail Qemali me bekimin e Të Fortit,
Ich stimme! Aty dhe Albert Rohan, me firmën e tij: Kosova e pavarur, s’ka zgjidhje tjetër. Kjo tani merr formë, rrugëtues dhe Allois Mok, për në Heldenplatz më 17 Shkurt.
Unë miratoj! Një Vjenë ku ngritën dy ambasada shqiptare me krenarinë e miqësisë shekujve mes dy kombeve. Aty ku miqësia është e lashtë sa vetë njohja.

Vjena, e para ne bote per kualitet jete
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 646 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi