Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ballkanin po e kërcënon Serbia dhe Rusia, jo kërkesa e shqiptarëve për ribashkim!
Publikuar më 06 maj, 2016 në orën 02:31 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Prof.Dr.Noel Malcolm: “Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta”.

*** Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell (përmes FB) : “Kosova ka kërkuar pavarësinë e saj. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur shtetësinë e Kosovës në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili përjashton bashkimin me Shqipërinë. Dhe të them të drejtën kur dëgjoj të thuhet se në Ballkan do të ketë stabilitet vetëm nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, tingëllon si kërcënim”, ka thënë O’Connell./Telegrafi/” (http://lajmpress.com/ambasadori-oconnell-e-konsideron-si-kercenim-bashkimin-e-kosoves-me-shqiperine/.

JO, Z. ambasador R. O’Connell, fare mos u shqetësoni nga kërkesa legjitime e shqiptarëve për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse ajo është parullë e vjetër politiko-propagandistike e simfonisë dhe kakofonisë së shtetit dhe e kishës serbe për t’i shfarosur, për t’i fajësuar dhe për t’i denoncuar shqiptarët para botës, se gjoja janë “element i huaj ardhacak në tokat serbe”! Ky është thelbi i problemit serbo-shqiptar në Ballkan, edhe pse shqiptarët që nga shekulli i dytë para erës së re janë autoktonë në territoret e tyre, kurse serbët janë ardhacakë nga Rusia, të shfaqur në Ballkan në shekullin VII, domethënë 5 shekuj pas shqiptarëve.

-Kërkesa e shqiptarëve për ribashkim nuk paraqet kurrfarë rreziku, as kërcënimi as për Ballkanin e as për Evropën, por kjo është një kërkesë e drejtë historike, e ligjshme, demokratike dhe paqësore, që thërret zërin e arsyes, që shqiptarëve në Ballakan t’u njihet e drejta e ribashkimit, ashtu sikurse popujve të tjerë fqinjë në rajon, ashtu edhe në Evropë.

Prandaj, në asnjë mënyrë, ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk e kërcënon, por e qetëson Ballkanin. Natyrisht, këtë ribashkim nuk e do Serbia dhe aleatët e saj, sepse ende shpresojnë se Kosovën, do ta rikthejnë nën Serbinë e dikurshme kolonialiste dhe gjenocidale, edhe pse NATO-ja dhe Amerika janë të pranishme në Kosovë. Ky është kërcënimi serioz për Kosovën dhe për paqen në Ballkan, sepse Serbia, gjithnjë po llogarit në ndihmën e Rusisë, duke mos e njohur Kosovën, si dhe duke e quajtur “kërcënuese” kërkesën e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në mënyrë që të mos e humbnin pëjetësisht koloninë e tyre të dikurshme (1912-1999).

Ismail Kadare, nuk do të ketë forcë, që do ta ndalë ribashkimin kombëtar!

Këtë e thotë edhe vlerësimi i ekulibruar i intelektualit dhe i shkrimtarit me famë botërore ( i nominuar për Çmimin Noble) , Ismail Kadare : “Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh apo organizmash ndërkombëtare nuk mund ta pengojë kombin shqiptar të kryejë atë që të gjithë kombet e tjerë të Evropës, plotësisht apo gati plotësisht e kanë kryer bashkimin e tyre. Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje për të larë përpara botës. Ndonëse ka dy mijë vjet që ekziston në këtë botë, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjellë doktrina për zhdukjen e të tjerëve. Si organizmi që kërkon jetën e vet natyrale, kombi shqiptar kërkon normalizimin e vet trupor e shpirtëror. Pengimi i tij është thjesht një krim. Ndihma që mund t’i jepet është detyrë humane dhe historike. Shprehjet e tilla si ‘Shqipëri e madhe” janë një tallje e një cinizëm I pashembullt në botën e sotme.”( (http://lajmpress.com/lexoni-cfare-shkruan-kadare-per-shqiperine-e-madhe/ 29/04/2016).

Ndaj, as ambasadori i nderuar z. Ruarii O’Connel, as Ballkani e as Evropa fare të mos ndjehen të kërcënuar e as të rrezikuar në asnjë aspekt nga kërkesa e shqiptarëve për ribashkimin kombëtar, sepse populli shqiptar është liridashës dhe paqëdashës, jo hegjemon, as agresor e as gjenocidal sikurse Serbia (1878-1999).

Edhe po të ribashkohej Kosova me Shqipërinë, nuk do të rrezikonte askë, por do të korrigjohej një padrejtësi e madhe historike, gjeopolitike dhe diplomatike shekullore, që Fuqitë e Mëdha të Evropës me vendimet e tyre të padrejta, të miratuara në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) ia shkaktuan kombit shqiptar dhe Shqipërisë, duke i copëtuar në disa shtete fqinje sllave të Ballkanit.

Rreziku dhe kërcënimi i Ballkanit dhe i Evropës ishte dhe është Serbia, jo Shqipëria e bashkuar, viktimë e gjenocidit serbosllav (1878-2016)!

Në një histori të largët, më 1914, Serbia ishte shkaktarja kryesore e Luftës së Parë Botërore, si rrjedhim i hegjemonizimit dhe i dominimit të elemntit sllav në Evropë dhe në Ballkan.

Po ashtu, në historinë më të re të Evropës (1989-199) Serbia ishte ajo, që për hir të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (1842-1999) zhvilloi tri agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Ajo Serbia e dikurshme dhe, kjo Serbia e re, asnjëherë, deri më sot nuk ka paguar faturën për agresionet, gjenocidet dhe pushtimet e saj në Ballkan.

Ky është rreziku për gjithë Ballkanin dhe gjithë Evropën, që duhet mbajtur parasysh se pikërisht amnestimi i gjenocideve të Serbisë, mund të ndikojë negetavisht për sigurimin e stabilitetit dhe të paqes në Ballkan. Ky rrezik është evident, sepse mund të ripërsëritet, kur kihet parasysh fakti se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, por e quan Serbi. Ky është rreziku dhe kërcënimi permanent, që e mban në “ethe lufte” Ballkanin, me gjithë dialogimin e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel gjoja për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Këtë e dëshmon edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së “Srpska zajednica”, që është MBI planin e Marti Ahtisarit dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sepse është në funksion të rikthimit gradual (me dialog dhe në mënyrë paqësore) të sovranitetit kolonial të saj në Kosovë (1912-1999).

Ky është kërcënimi virusoid dhe epidemik serbomadh, që dirket dhe indirekt po e rrezikon sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Ballkan, jo kërkesa historike e drejtë, e ligjshme dhe legjitime e shqiptarëve, që Kosova të ribashkohej me Shqipërinë.

Thejsht, ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë i frikësohet vetëm Serbia, sepse me ribashkimin e këtyre dy shteteve, që historikisht dhe ligjërisht i përkasin të njëjtit popull dhe të njëjtit territor indigjen, përfundimisht, do të varrosej ëndrra shekullore e rikthimit të Serbisë së madhe kolonialiste në Kosovë.
Ja, kjo është “arsyeja’ kryesore, pse diplomacia, politika, propaganda dhe Kisha Ortodokse Serbe, si dhe miqtë e tyre tradicionalë shekullorë e konsiderojnë të “rrezikshëm” dhe me “pasoja” kërkesën për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Edhe kërkesa “Kosova Republikë” ishte “kërcënim” për për Ballkanin!?

-Sipas gënjeshtrave dhe shpifjeve të Beogradit, por nuk doli ashtu, sot, Kosova është faktor stablizues i Ballkanit.

Ripërsërtija e tezave akuzuese dhe denoncuese propagandistike serbe, se ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do të “kërcënonte” Ballkanin, është identike sikurse kërkesa e dikurshme e shqiptarëve “Kosova Republikë”, ku serbomëdhenjtë patën vepruar, edhe gjatë gjithë periudhës së komunizmit serbo-jugosllav (1945-1990), duke i shtypur me tanke, me ushtri, me polici, me burgje të rënda dhe me arrestime e totrura ataviste shqiptarët e Kosovës, vetëm pse kërkonin të ishin të barabartë me kombet dhe me republikat e tjera të Jugosllavisë. Pra, kërkonin realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, e cila nuk përbënte kurrfarë rreziku, as këcënimi, por realitet dhe e drejtë, që të kishin Republikën e vet, sepse ishin komb, jo kurrfarë pakicë, ashtu si trajtoheshin me ligjet dhe me kushtetutat diskriminuese të Jugosllavisë dhe të Serbisë si qytetarë të “rendit të dytë” ngaqë kjo ishte forma e vetme sunduese për t’i mbajtur shqiptarët të varur, të shfrytëuar, të varfëruar dhe të kolonizuar nën “obrellën” serbo-jugosllave (1945-1999).

Ndaj, edhe sot, pas kapitullimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë (maras-qershor 1999) si rrjedhim i bombardimeve të NATO-s, Bogradi zyrtar me politikën, me diplomacinë dhe me propagandën e tij antishqiptare po helmon Ballkanin, Evropën dhe botën, se gjoja kërkesa e shqiptarëve për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë “po e rrezikon dhe po e kërcënon” rajonin ballkanik!?

Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e fabrikuar me shekuj nga “Piemonti” i sllavëve të Ballkanit, viktimë e të cilit ishte edhe Franc Ferdinand (Arkiduka) i Austro-Hungarisë, i cili vritet në Sarajevë, më 28 qershor 1914 nga “Dora e Zezë” terroriste serbe e Beogradit.

Prandaj, të mos frikësohemi kot nga kërkesa e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por nga rreziku i kthimit të Serbisë në Kosovë, e cila as de fakto e as de jure nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por ende po e konsideron “pjesë të pandashme të territorit të saj”. Këtë e thotë, edhe Kushtetuta e Serbisë në fuqi e vitit 2006. Kështu e thotë edhe lobimi ofensiv diplomatik i Serbisë në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine, që shtetet e këtyre kontinenteve, të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Kështu e thotë edhe VETO-ja e Rusisë në Këshillin e Sugurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 435 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi