Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POEMË PËR DËSHMORIN BESNIK MUSË LAJÇI
Publikuar më 06 maj, 2016 në orën 02:45 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.





















(Në përvjetorin e rënies heroike)

‘Sos për mua e sos për ti,
Po për gjithë Shqipëri!’

(Këngë popullore)

Besnik Musë Lajçi: Ushtar i Atdheut, Dëshmor i Kombit
Gjithomonë të kam dashur për bardhësitë e tua atdhe
të kam dashur për shpresat që ke ushqyer tek ne
për ëndrrat dhe për idealet
për rrugëtimin tënd të gjatë me burrat si lisat
në furtunë e në tribunë
që shkëmbin kishin për shtrojë
fushën për mbulojë
e për supe kishin malet

Gjithmonë të kam dashur për horizontet e tua atdhe
për plisat si kreshtat e bardha
për nënat shamibardha

Gjithmonë të kam dashur Rugovë
për bjeshkët e larta për këngët tek vatra
për të bardhën e shallit bartur mbi kokë
për betimin e burrave me moshë të thyer
pasha qiell e pasha tokë
për sofrën e shtruar me besa-besë
me bukë me kripë dhe me zemër
për çdo votër e për çdo sofër
Çelë Shabanin e Sokol Çelën
Nure Kurtin e Kurt Asllanin
Rexhë Avdinë e Sadri Bardhin
Jashar Hoxhën e Ker Sadrinë
Kadri Bajrin e Zhuj Selmanin
Sak Faslinë e Bekë Hysenin
Kajë Galjen e Bege Maliqen
për çdo emër e për çdo zemër
që ngriti lart lavdinë dhe krenarinë tënde
që me gjakun e kulluar treguan të kujt janë këto vende
për çdo pushkë që nxore nga frëngjitë e kullave
për çdo këngë që nxore krojeve dhe gurrave
për çdo ninulë që nëna më thuri me shqipen mbi djep
për opingat e burrave që lëshonin kushtrimet
mbi çdo gurë e mbi çdo shkrep

Të kam dashur Rugovë ti shtizë prej gjaku
ti sofër dardane ti sopotare e kombit
ti kënga e lahutarëve me moshë plisash
ti rreze dielli në telat e çiftelisë
ti pushka top e Sak Faslisë
ti epika legjendare në dyvargëshin
e qëndisur për Zhuj Selmanin
kah len dielli e praron hana
Zhuj Selmanin s’e ban ma nana

Të kam dashur për lokemadhet që bartin shamitë e bardha mbi kokë
për lutjet e tyre drejtuar qiellit për bekimet dhe urimet e tyre mbi tokë
ku ti gjithmonë mbete më e dashura më zemërbardha e më e shtrenjta
e ku kënga e gjakut gjithmonë mbeti frymëzim brezash e më e shenjta

Gjithmonë kam dashur të eci gjurmëve të gjakut tënd atdhe
gjithmonë kam ëndërruar të eci nëpër shtigjet e bardha
të bardha si kreshtat e tua të bardha si legjendat e tua
të bardha si zemrat e nënave dhe si këngët e ninulave
si paja e nuseve arkave e si qëndismat e lirisë majave

Gjithmonë kam dashur të shkruajë për dashurinë tënde Rugovë
kam dashur të të falë dritë lirie në çdo kilometër katror
kam dashur të flas me ty mëngjeseve dhe muzgjeve
agimeve dhe mbrëmjeve shtigjeve dhe monopateve
kam dashur të përshëndes si ushtar në radhë të parë
gjithmonë zemrës të kam thënë se të kam nënë
dhe se gjithmonë më kë thënë të kam djalë
pastaj të kam puthur në sy dhe më ke puthur në ballë
sepse gjithmonë eshkën e mbajtur e ke ndezur strall
sepse gjithmonë bjeshkët i kemi pasur cak e hequr mall

E kur mbi tokën e stërgjyshit dhe votrën e gjyshit
u sul në lukuni llava e çartur e ujqërve të Ballkanit
kur lubi e kulçedra t’u sulën prapë me zjarr e me çelik
në damarët e zemrës toka bujare e gjakut më thirri vrik
e ndjeva përshpëritjen tënde dhe prushin e buzëve tua
e ndjeva ritmin e këngëve epike që të rrjedhin si krua
buzët të ishin bërë shkrumb nga zjarri që përvëlonte
e bjeshkët po bëheshin gati për flakën që do përcëllonte
ti na pe drejt në sy e ne forcë morëm prej truallit jetik
në një ligjërim lirik u hap një sfond i ri epik
dhe kur radha më erdhi mua ti zemrës më thirre

BESNIK

Gjithmonë të kam dashur të tillë Rugovë
brinjë e trupit tonë e digë e pathyer për Kosovë
veshur tirq e xhamadana plis mbi kokë e armë kreshnike
prushin tënd mbjellur në çdo zemër e zemrat troje etnike
gjithmonë një zog të shenjtë e mbajtëm në zemër Rugovë
e këngët e trimërisë të ngritën shqiponjë e qiellin tënd Kosovë

Sa herë kam dalur në Pepaj dhe sa herë që jam ndalur
kam folur me ty dhe me ato bukuritë e tua jam çmallur
sa herë kam soditur majat e bjeshkëve të larta e krenare
bjeshkët i kam pyetur për heshtjen e tyre që flet si dëshmitare
pastaj kam rrugëtuar nëpër shtigjet e tua kam folur me qiellin
me ëndrrat e tua kam folur dhe kam buzëqeshur tok me diellin

Të kam dashur atdhe edhe kur të quanin amfiteatër tragjik
jo më pak të kam dashur edhe ty Rugovë
kur shallin e bardhë e bartje si qefin mbi kokë
gjithmonë njëlloj të kam dashur Rugovë
për ecjen tënde krenare dhe madhështore
për besa-besën mos ma shkel barin mbi vorre
kur ecje si Laokonti mes gjarpërinjve
mes sprijave shëllirave e hijenave mes hijeve
rrethuar me thonjtë e shtrigave e nëperkave
si thonjtë e magjistricave në tragjeditë e Shkespirit
tek suleshin pas çdo konference përmbi vijat e kufirit
të kam dashur për perlat e tua për ujëvarat e bjeshkëve
për mitet dhe legjendat për këngët e lahutave
të kam dashur për zanat dhe shtojzovallet
të kam dashur për këngët dhe për vallet
për gjuhën e shpatave dhe të jataganëve
për sfidat ndaj shtatë krajlive e katallanëve

Gjithmonë të kam dashur për këngën e të gjitha këngëve atdhe
për qiellin që gjuan me rrufe për tokën që mbolli farën e plumbave
për pishtarët e dritës që ndezi babai në nderim të breznive orëmira
dhe për ninulat që këndoi nëna burrëreshë në fjalët me trëndafila
se kur i thanë Haso Topullit Çerçizi kishte ra asaj nuk iu pa loti
e as Nëna Ajshe për djemtë nuk qau bekim i bardhë që u fali Zoti

Në gurrë të frymëzimit gjithmonë kam dashur të ta falë lavdinë
sepse e kam ditur se në rrasë të harresës ka dhe asi që ta kanë zilinë
kam dashur të të thurja vargje me rima i pasionuar pas letërsisë
e në vend të tyre ta fala gjakun unë biri yt Besnik dëshmor i lirisë

Xhemail Peci

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 292 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi