Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJERI NGA AKTIVISTET QE KONTRIBOI SHUME PER KOSOVEN
Publikuar më 08 maj, 2016 në orën 01:35 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Unë, Ali Sylejmani, jam i lindur me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbarova në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti, dhe isha nxënës shembullor. Studimet i fillova në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto Studime i mbarova në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik - dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5), gjë e cila më bëri që t´i takoja gjeneratës së bursistëve Universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala Agim Spahiu, etj.

Prof. Ali Sylejmani
Unë isha njëri ndër personat e parë të cilët në Mensën e studentëve filluan demonstratën e Marsit ´81. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1984, unë, fillova punën si arsimtarë në Gjimnazin e Vitisë. Ndërsa pas një viti, pushteti më detyroi të punoja vetëm me gjysmë norme, kështu që u detyrova të gjeja edhe një vend tjetër të punës, në shkollën fillore: “Aca Maroviç” në Fushë Kosovë, ku punova gjer në kalimin tim në Fakultet. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishe në Fushë Kosovë. Vlen të përmendi se edhe këtu isha anëtar i një bërthame shumë e fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, e këta ishim: unë, Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashri, e të tjerë, që ishin bërë arrë e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo vazhdoi deri në vitin 1989 kur unë kalova të punoja në Fakultet. Qysh si student, unë, isha i dalluar në sjellje dhe aftësi për t´i bashkuar njerëzit rreth qëllimit ton hyjnor, rreth Kauzës tonë kombëtare, dhe isha shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të mijë të punës, si p.sh. me: Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bajram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atë botë kisha kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Në atë kohë, unë, i regjistrova studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbarova ligjëratat në afatin e parashikuar si dhe i dhashë, tri nga pesë provimet e parapara, por, për shkak të situatës së krijuar, u detyrova t´i ndërpres studimet. Në ndërkohë, unë, u kisha rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e organeve të dhunshme në Fakultet, Dr. Borisav Vukoviç, Dekan i dhunshëm, me të cilin unë isha konfrontuar disa herë, andaj, për këtë arsye, në formë hakmarrjeje, më larguan nga puna në mesin e të parëve. Por, për mua ky ishte një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veproja edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdova të punoja, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestova gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, më përpunuan mirë dhe më vonë më liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohem çdo dit tek organet e sigurimit. Meqë nuk munda ta duroja më këtë gjendje të krijuar, unë, u detyrova ta lëshoj atdheun dhe të gjej një vend më të sigurt për jetë. Fati i jetës më përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë (Gjermaninë lindore). Në skenën e atëhershme politike, unë, isha themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Milloshevi¬çit. Dhe kështu, duke qenë se familja ime kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, unë, si kuadër i shkolluar, isha bërë ferrë në sytë e tyre. Në Gjermani erdha në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh fillova aktivitetin tim rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it., fillimisht me tubime shoqërore me karakter këshillues për të mos u sjellë keq, po të sillemi ashtu, që ne me sjelljen tonë ta fitojmë simpatinë e të tjerëve. Pastaj unë formova Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti im ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion. Dy muaj pas ardhjes time në Gjermani, mua m´u dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona). Unë, me këtë rast, diskutimet i bëja në gjuhën ruse, sepse gjuhën gjermane nuk e kisha përvetësuar akoma, mirëpo kjo gjendje shumë shpejt ndryshoi dhe përvetësimi i gjuhës gjermane sa vinte dhe po shtohej. Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, unë gjeta disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë unë u zgjodha anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. Por, mua, duke qenë se Kosova ishte në gjendje lufte, kryesisht më rrihte zemra për çështjen tonë kombëtare.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se pas dy vitesh pune kjo shoqatë, gjegjësisht kryetari i saj, prifti: Jens - Martin Lagner, dekorohet me “Bundesverdienstkreuz” (Kryqi Fereral për Merita) për punë humanitare. Në ndërkohë, në fund të vitit 94, mua më pranohet e drejta e azilit dhe marr lejen e qëndrimit në Gjermani. Menjëherë pas kësaj dërgohem në një kurs të detyruar për mësimin e gjuhës gjermane, në një afat prej 6 muajsh. Kurs, të cilin e mbarova me nota të shkëlqyeshme. Mirëpo në kohën kur unë, në baza vullnetare, po punoja në Shoqatën e lartpërmendur, mua m´u dha mundësia që të njihem me shumë njerëz dhe intelektual, nga skena politike dhe shoqërore gjermane, si p.sh.: Gjykatës, Avokat, Profesor, dhe disa Politikan të atij Landi, ku arrita të krijoj një reputacion shumë të mirë, si për vetën time gjithashtu edhe për Kosovën. Kështu që, pas pak kohe, arrita që agjendën e Kosovës ta fusja në çdo pore të jetës së atij Landi. Duke qenë se kursi im, për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995, unë, një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e dhashë betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbisht, kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohem në Kuvendin Komunal si Punëtor Social dhe dërgohem të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend, unë, punova 2 vite. Në ndërkohë ishte bërë shumë punë për ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, e unë isha edhe anëtar i dy shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna ime ishte e lidhur me refugjat, unë, kisha arritur të bëhem anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi. Falë kësaj, unë, arrita ta koordinoj shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova, unë, falë autoritetit që kisha krijuar, arrita ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit te ¬çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga unë, Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV BBC, kështu që opinioni botëror filloi t´i simpatizoj shumë këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, unë, në dhjetor të vitit 1996 kandidohem për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhem me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova, unë, jo vetëm në fjalë, por i angazhova edhe vëllezërit e mijë dhe disa miq gjerman dhe krijova Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,-- Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (artikulli Bota Sot) si dhe e bëra organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku unë personalisht isha përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje, s´ kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen Anhalt-it, më emërton mua si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e pata mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në ndërkohë Shoqata kishte organizuar një transport për në Shqipëri me ç´rast, kanali i televizionit ARD, ma jep një kamerë me vete dhe më autorizon mua që të raportoj nga vendi i ngjarjes, me këtë rast incizimin e bëra me sukses, por jo edhe raportimin, sepse duhesha të kthehesha për në Gjemani. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova, e Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjat, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”. Andaj, unë, isha ai i cili bëri këtë gjë. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. E tërë kjo do ti kushtonte Landit të përmendur më lartë të paktën, rreth 50.000,-- deri 60,000,-- mijë Marka gjermane. Me këtë rast, unë, Autoriteteve të Landit u pata shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e mia dhe u pata thënë gjithashtu: se unë si shqiptar dhe ne, si komb në përgjithësi, u jemi mirënjohës që po ua zgjatni dorën bashkatdhetarëve tanë, n# këto momente kritike. Kurse përkthimin për intervistat e refugjatëve ua ofruam ne falas. Përveç tjerash, pas vendosjes së tyre nëpër dhoma, që nga dita e dytë, e organizuam për ta edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët që kishin ardhur. Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet Humanitare të shkojnë drejt në Kosovë, unë, personalisht, arrita që ta bëjë organizmin dhe ta dërgoj transportin e parë në Komunën e Vitisë.
Fillimisht, unë, për shkak të nevojës së madhe, isha i angazhuar me përkthime për refugjat, gjer në nëntor të vitit 1999, kurse pastaj punësohem në “Shoqatën Gjermano Shqiptare”, si udhëheqës i Projektit për kthim vullnetar të shqiptarëve të Kosovës për në atdhe, në periudhën kohore, prej 20.11.1999 gjer me 19.11.2002. Të tëra këto aktivitete të miat, të cekura më lartë, lënë të kuptohet cilat janë aftësitë e mia organizativo-udhëheqëse. Lidhur me emrin tim personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar Gazeta të ndryshme Gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat më patën intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.
Me nderime dhe respekt të lartë: Mr. Ali Sylejmani

Per. Prof. Xhavit Dalloshi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,490 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi