Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR UNITETIN POLITIK TË VV-së ME PARTITË TJERA SHQIPTARE NË KOSOVË!
Publikuar më 14 maj, 2016 në orën 19:55 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
"Kush hyn në kaçak të pulave, dihet që e pickojnë pleshtat” (Populli)

VV, përkundër sakrificës se, hyrja në kolaicione të panatyrshme me disa parti shqiptare në Kosovë do të keqkuptohej nga populli, por edhe nga elektrorati i saj që e kishte votuar; udhëheqja e saj largpamëse dhe e guximshme e mori përgjegjësinë e krijimit të këtyre koalicioneve; pavarësisht se ishin edhe të pëkohëshme.
Mund të themi me bindje të plotë se, në këtë pikë aspak nuk ka gabuar, përkundrazi!

Pra, për hir të Kosovës dhe të çështjes shqiptare, VV me në krye me ish-kryetarin Albin Kurtin, por edhe tash me kryetarin, Visar Ymerin,-nuk u tregua sektariste, nuk u tregua përçarëse, nuk u tregua jo bashkëpunëtore, nuk u tregua organizatë, narciste, (siç akuzohet padrejtësisht nga disa...),–pra, nuk u dëshmua aq e ligë, mendjemadhe; ajo krahas veprimtarisë në praktike, të aksioneve të rezistencës paqësore aktive në rrugë; nga mekanizmat institucionale-opozitare, si kryenegociatore me faktorët e brendshëm dhe njëkohësisht refuzuese, të mos hynte pa kushte; në dialog me faktorët e jashtëm Serbi-Europë dhe më tej, ashtu siç vepruan partitë tjera, të cilat u bashkuan si në kor, për t´i bërë gjithë ato lëshime politike-diplomatike Serbisë fashiste, në dëm të Kosovës në Vjenë, Bruksel e gjetiu...

VV, u përpoq ta bashkojë elektoratin shqiptar, jo vetëm elektoratin e saj që e votoi, por edhe elektoratin e partive tjera ndonëse jo aq të merituara për bashkëpunim me VV;-sipas motos:
"Kur është acar i madh, rrinë bashkë dhe macja me miun"!...

-Mirëpo, bashkëpunimin me disa nga krerët e pabesë të partive të tjera; nuk duhet kuptuar si dobësi të udhëheqësve dhe të kësaj organizate përparimtare.
Këtë, nuk duhet keqkuptuar as si dobësi organizative të servilizmit të saj, sipas disave, kinse këto "lëshime" ideore dhe programore i paska bërë për pushtet, pse "harrohet" dhe nuk pranohet fakti që, pastaj edhe thyerja e unitetit (koalicioneve) me këto parti të papërgjegjshme para popullit tonë,-u bë për hir të mbrojtjes shtetit e jo të pushtetit,–në këtë pikë “neurologjike”, VV ishte dhe është e patolerueshme në mbrojtje të parimeve dhe të mbrojtjes së të drejtave të ligjshme për kombin shqiptar në Kosovë dhe më gjerë kudo në trojet të tjera shqiptare.

Fillimisht, thyerjen e unitetit e bëri Isë Mustafa, për arsye personale, duke u përpjekur t´u shpëtojë lëkurën e tij , prej atyre 70 dosjeve të shkeljes së "vijave të kuqe" për keqpërdorime kur ishte kryetar i Prishtinës e të tjera... Ai i maskara dhe i pabesë në politikë, iku nga VLAN,-sepse edhe Albini deklaroi: “Nëse dikush sot opozitë, nesër vjen edhe në pushet, pavarësisht kësaj, të gjithë do të jenë përgjegjës për hajni, (korrupsion) e të tjera..natyrisht, kjo tmerroi të parin e LDK-së së korrupsionit, Isën;duke e pasur “mizën pas veshit”!
-Për më tepër ai mori ikjen me vrap, kur akuzat ia përkujtoi dhe ish-ambasadorja amerikane, Xhekson, padyshim duke i premtuar atij se, tërheqja nga VLAN-i, do ta shpëtonte nga përgjegjësitë;-shkurt,-do ta shpëtonte nga burgu.
-Prandaj, ky i pacipë i papërgjegjshëm para popullit dhe historisë, ky shkelës i përdalë para ligjeve dhe Kushtetutës të shtetit të kapur, sikur të ishte viktimë e banditeve, në periferi,-gjer më tani dhe ia doli me sukses, falë "drejtësisë kosovare" e dirigjuar nga "drejtësia" ndërkombëtare.
-Pastaj, fill pas kësaj thyerje, ndodhi ripërsëritja e 2 Marrëveshje-tradhtive të mëdha, në Bruksel, nga klikat partiake të Isë Hashimit.

-Përsëri, VV, bëri përpjekje për bashkim forcash opozitare që t´u dalin të këqijave përballë,-t´i ndalojnë ato...
-Mendoj, përkundër faktit që, për arsye të ditura; opozita nuk ia doli të bashkohet në një forcë politike, “Alternativë”, –sipas propozimit të VV, as të bashkëjetojë më gjatë se 7 muaj,-megjithatë, është papjekuri politike, mohim i së vërtetës dhe cinizëm i njëanshëm të harrohet fakti i atyre sukseseve të përkohshme, sukseset e atyre aksioneve të përbashkëta në kuvend dhe në rrugët e Kosovës, të partive opozitare-shqiptare që, qeverinë, kuvendin e Kosovës,-por edhe faktorët e jashtëm miq të Serbisë dhe të Malit të Zi i vunë para bllokadave serioze,-të të bërit politik dhe diplomaci shkel e shko, pra, nuk mundën të kalonin lehtë ato nënshkrime tradhtie , “Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi ,-si të kalonin “dasmorët”, para varreve...
Opozita e bashkuar shqiptare në Kosovë, gjatë atyre muajve të qëndresës i tha qeverisë reaksionare të Isë Hashimit ; Kosova nuk është çifligu juaj, ju askujt nuk mund t´i jepni “peshqeshe” krejt të lira tokat tona.
Opozita e bashkuar shqiptare në Kosovë, i tha qartë, gjithashtu edhe botës se, ky vend ka zot!
Ju, bashkë me servilët shqipfolës /e, të shantazhuar dhe të etur për pushtet nuk mund të luani si të doni, pra, si-macet me minjtë!
-Mos të harrojmë se, për 7 muaj opozita e bashkuar VV, AAK dhe NISMA, gjatë kësaj kohe, me shumë peripeci të mëdha, ka arritur të mbrojë Kosovën nga rreziqet e "Zajednicës" dhe Demarkacionit.
-Pavarësisht që, kjo dikujt i pëlqen apo nuk i pëlqen,-kjo është një fakt i pamohuar në historinë e zhvillimeve të politikës dhe diplomacisë shqiptare në Kosovë.
-Pastaj, të mos harrohet dhe fakti tjetër që, përkundër që partitë opozitare AAK-Nisma tash po veprojnë të ndara nga VV,-megjithatë,mbetet shpresëdhënës fakti që, ato nuk po pajtohen me dy marrëveshjet tradhtare të liderucëve servilë, Isës dhe Hashimit dhe të partive të tyre, LDK, PDK.

Duke i parë zhvillimet e reja të zgjimeve dhe organizimeve, kudo në katunde dhe qytete të Kosovës dhe më gjerë , po shihet qartë se, VV i ka konsiliduar radhët fuqishëm,-VV do të marshojë përpara, për t´i arritur objektivat e saj politike kombëtare dhe shtetërore.
Në rrugë të mbarë është dhe krahu tjetër opozitar,-prandaj, pse të jemi aq idhnakë dhe skeptikë/e,-të mos shpresojmë që në këtë rrugë duke marshuar përpara, nuk do të takohet përkrah,-"ndanë një rruge vertikale" apo gjetiu...,-edhe me AAK-NISMËN.
Urojmë të na prijë e të na përcjellë e mbara!...
Uroj, të kemi më shumë pika që na bashkojnë,-sesa pika që na ndajnë,-kur dihet që, ende shumë,-shumë kemi për të bërë për këtë të uruar, Kosovë e Shqipërisë!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!

11. Maj. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 346 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi