Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Orë letrare në Javën e Integrimit në Vjenë, Austri
Publikuar më 18 maj, 2016 në orën 06:30 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu“ organizoi një orë letrare në kuader të Javës së Integrimit në Vjenë, e cila mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Landit të Vjenës Dr. Michael Höupl. Prania me krijimtarinë e tyre e shkrimtarëve në gjuhën shqipe, gjermani, keniane, çerkeze, polake dhe turke tregon dhe një herë për seriozitetin dhe vlerën ndërkulturore të këtij manifestimi orës letrare. Salla e bukur e bashkisë së nëntë të kryeqytetit austriak priste dhe më shumë dashamirë të fjalës letrare e poetike.

Mjerisht, edhe pse ishin të ftuar radhas në disa manifestime, munguan përfaqësuesit e shoqatave simotra, mes tyre Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, duke dështuar prapë në detyrën e tij të koordinimit sipas statutit dhe programit ku aderon dhe organizatori i këtij aktiviteti.
Anton Marku, kryetar i Lidhjes i hapi punimet duke përshëndetur të pranishmit në emër të nikoqirit. Më pas ai falënderoi përfaqësuesit e bashkisë së 9-të të Vjenës dhe personalisht znj. Martina Malyar, kryetare. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e subjektit që drejton për sponsorët dhe të gjithë ata që ndihmuan organizimin e orës letrare. Ai foli edhe për historikun pesëvjeçar të Lidhes “Aleksandër Moisiu’’ dhe qëllimet dhe saj, duke theksuar se “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi 40 orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.
Programin e drejtoj me shije në të dy gjuhët Vlora Januzi, veprimtare dhe anëtare aktive e Lidhjes. Ajo i ftoi para publikut: ”Udhëtojmë nga Kenia, Turqia, Polonia me ftesë Kosove në Austri, bashkë vijnë pesë autorët e kësaj mbrëmjeje letrare. Të gjithë i bashkon letërsia. Nisur nga mendimi se çdo krijimtari artistike është produkt i biografisë së krijuesit, sonte kemi rastin t'i shijojmë frytet e pesë prej tyre”. E para që lexoi poezi, tregime dhe ese nga krijimtaria e saj ishte shkrimtarja dhe publiciste e njohur nga Kenia, Philo Ikonya, e përndjekur nga regjimi i korruptuar në vendin e saj, e cila tani jeton në Osllo dhe Vjenë. Nga krijimtaria e tij lexoi shkrimtari i mirënjohur austriak Peter Paul Wiplinger, anëtar nderi i Lidhjes. Ai deri tani ka të botuar 45 vepra letrare të përkthyera në 20 gjuhë dhe në gjuhën shqipe. Wiplinger u paraqit në mbi 350 lexime letrare në shumë shtete të botës, lexoi disa poezi e tregime nga veprat e tij të fundit. Shkrimtarja nga Polonia Marzanna Danek, lexoi poezi me motive të ndryshme. Ajo ka të botuar vepra në shumë shtete të botës, është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare me poezi, ese, tregime, etj. Huseyin Simsek, krijues në gjuhën turke i cili jeton në Vjenë lexoi nga krijimtaria e tij poezi me motive nga jeta në atdhe dhe mërgim.
Anton Marku lexoi poezi nga dy vëllimet e tij të fundit në gjermanisht dhe shqip. Ai është anëtar i PEN-Klubit në Austri dhe i përfaqësuar në antologjinë e krijuesve nga të ardhurit e kombeve të ndryshme në Austri. ‘‘Letërsia dhe muzika e frymëzojnë njëra tjetrën, këtë e plotësuan dy instrumente me harqe: violonçeli dhe violina, luajtur nga Anna Isabel Chan Flores dhe Venice Chan Flores. Ato vijnë nga Meksiko dhe ndërkohë janë bërë përcjellëse besnike të mbrëmjeve tona letrare”.
Në pjesën e dytë të orës letrare, me lexime u paraqitën edhe tre anëtarë të Lidhjes, Jeta Jashari, studente nga Tetova, e cila recitoi me shije poezi nga Ismail Kadare dhe Ali Podrimja, Mërgim Osmani, i cili u prezantua me poezi nga libri i tij i fundit dhe Hazir Mehmeti me një tregim të shkurtër.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli i shkëlqyer i prezantimit të krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe krahas atyre të kombeve tjera. Leximet letrare në shumë qytete të Austrisë, Hungarisë, Gjermanisë janë në shërbim të shkëmbimit ndërkulturor. Ora letrare e radhës mbahet më 28 maj 2016 në Lalish Theater, i njohur si vend i shijimit të artit letrar në shumë gjuhë të komuniteteve që jetojnë në Vjenë.

Vjenë, 11 maj 2016


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 311 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi