Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër publike z. Januesz Bugajski
Publikuar më 19 maj, 2016 në orën 02:57 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Emisioni për mision

Z. Bugajski ka kohë që ju përcjelli si analist politik, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vende e kombe tjera. Kam një ndjenjë se jeni ndër njohësit më të mirë rreth nesh e për ne dhe mu për këtë e kam mirëpritur emisionin e të martave për artikulimin e problemeve të Kosovës. Mirëpo, ky emision si duket ka synimin e një misioni, sepse gjithnjë i gjen me picetë analist e shkrimtar oborrtar, e rrallë edhe analist të pavarur, intelektual të mirëfilltë, të cilët dëshmojnë për dell sinqeriteti dhe pa ngarkesa se do të linçohen, japin mendimin e vet historiko shkencor.

Të intervistuarit që në fillim shihen se kanë respekt për Ju, sepse janë të disiplinuar, nuk janë nervozë, presin rendin e fjalës dhe ka të tillë që edhe belbëzojnë. Nuk di në Ju ka rënë në sy ky fenomen, sepse analistët oborrtar në emisionet shqip, të televizioneve tona, grindën, i ndërprenë bisedat, fyejnë intervistuesit rival, e shpesh herë udhëheqësit e debateve mbetën para aktit të kryer.
Jam analist dhe intervistat i kam për qejf, i anatemuar që nga viti 1976, për medie tona në Kosovë, por duke i falënderuar disa portale jashtë vendit, mundohem të jap mendimin tim “pa frik e zori” siç thotë një shkrimtari yni. Kam një përmbledhje intervistash të imagjinuara me bërësit e Historisë Kombëtare Shqiptare dhe e kam emëruar “Bëjeni Shqipërinë Shqipëri”, pra kanë misionin e caktuar për shqiptarët, prandaj duke i njohur që të dyja, edhe titullin e kësaj letre publike e emërova “Emisioni për mision”. Dihet se çdo intelektual ka misionin e vet, parandej edhe Ju keni tuajin.
Temat që Ju trajtoni dhe intervistuesit që Ju i ftoni në emision më kanë shtyrë që të Ju drejtohem publikisht, ngase secila temë është më e nxehtë se tjetra dhe po krijoni një bindje për qytetarët edhe jashtë trojeve shqiptare, se ne jemi kosmopolist, që sot me gjuhë më moderne quhet- globalist.
Nëse një komb me shekuj është përgjakur për liri dhe pavarësi, të cilën nuk e ka arritur ende, ai komb nuk mund t’i prijë në civilizimin global për të qenë globalis. Këta kombe mund të nxjerrin njerëz me ide civilizuese për njerëzimin, por në radhë të parë kanë misionin e vet, shteti kombëtar, të cilin e kanë të gjithë rreth nesh e kudo në botë. Të kërkosh nga shqiptarët, për të hequr dorë nga kombi, nuk është asgjë tjetër, pos vazhdues i misionit të Maltusit për zhdukjen e racave e kombeve dhe Orvelite, për të na shpërlarë trurin, prandaj nuk kam dëshirë të jesh misionar i tillë.
Këtë të marte, datë 17.05.2016, tejkaluat parametrat e pritur nga Ju, edhe pse kishte të marte tjera që nuk jam pajtuar me tema dhe bashkëbiseduesit e Juaj. Në emisionin e apostrofuar keni trajtuar problemin e kombit. Janë teori të shumta mbi kombin, por që asnjëra nuk e ka tejkaluar atë të Stalini. Ke edhe Gjergj Lukaqin, e Kardelin, por edhe teoritë e ekonomistëve, por se sa janë frytdhënëse për të zgjidhur probleme, atë e di vetëm tipi i analistit oborrtarë Halil Matoshi. Të gjithë qytetarët e globit dallohen për nga doket e zakonet, nga gjuha që flasin dhe simbolet që përdorin në një hapësirë të caktuar gjeografike. Këto elemente i kanë shqiptarët, mirëpo teoritë borgjeze, teoritë me qëllim të shkatërrimit të kombeve, kanë pjellë edhe diçka tjetër dhe një të tillë e ka shpikur Kardeli, që merr vetëm territorin apo religjionin. Kjo teori kardeljane, të cilën e përfaqësojnë Halili ma bashkëmendimtarët e vet, ndërsa pinjolli kësaj teorie është Nexhmedin Spahiu dhe vetëm këta e dinë se nga kush paguhen për të ngulitur në kokë e shqiptarëve, që të jemi komb Kosovar, sepse për serbet, romët, malazezët ashkalit, turqit, etj. është teori alkimike. Teoria kardeljane shpiku kombin musliman dhe jugosllav. Shqiptarët që vuanin të zitë e ullirit në sundimin serbo, malazezo, maqedonas, u përcaktuan për komb “musliman”, ndërsa elita politike përqafoi kombin “jugosllave” si Azem Vllasi, sot Halil Matoshi. Një “shkrimtar” në emisionin e Juaj kalimthi e tha, kombi Kosovar dhe Shqiptar, që e thotë haptas mendimin Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, e që na trajtonte si albanici dhe shiftari.
Përpjekjet e identitetit tonë kombëtar janë të hershme, ndoshta më të hershme se shumë kombe tjera, edhe para Bizmarkut e Garibaldit që krijuan shtetet kombe, por si një populli i pushtuar nga Perandoria Osmane dhe Ortodoksizmi greko sllav, nuk na kanë lënë që të mëkëmbemi. Kriza e Krimes, Paqja e Shën Stafani dhe Konferenca e Berlinit, bëri që të gjithë të janë kundër shqiptarëve dhe i nxorën trojet tona në aeropag dhe që atëherë na janë marr mbi 50.000 (pesëdhjetëmijë) kilometra katror, e cila praktikë edhe sot vazhdon me të njëjtin avaz dhe zyrtarisht, pas pavarësisë, trojet tona janë zvogëluar për rreth 11.000 (njëmbëdhjetëmijë) hektarësh, në kufijtë e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ndërsa Serbia mban të okupuar 25% të territorit tonë.
Nëse shqiptarët në të gjitha luftërat kanë përdor të njëjtin simbol, që nga Skënderbeu, të njëjtën gjuhë komanduese, atëherë kjo është dëshmia më e madhe për përpjekjet tona shtetëformues kombëtar. Kjo luftë e jona nuk ka përfunduar dhe këtë e dinë edhe armiqtë tanë, të cilët investojnë në “analist, shkrimtar, akademikë, politikanë dhe ekspert” shqipfolës, vrastar të kombit, për të na penguar në këtë rrugëtim tonin, për të pranuar një të drejtë burimore, vetëvendosjen e kombeve, të sanksionuar me konventa ndërkombëtare. Mu për këtë kanë gjetur argatë të mos vihet në Kushtetutë parimi i referendumit, sepse të gjithë, pa përjashtim, e dinë se ne do të përdorshim një të drejtë të tillë dhe do të fillonim të civilizonin edhe Evropën, e cila sot merret me persekutimin e kombeve të vegjël, duke anuar në blloqe ushtarake, kombe të cilat i kanë shpëtuar shfarosje e shpërlarjes së trurit, siç jemi ne. Për këtë vlen tua përkujtojë “Golgotën shqiptare” të Fondlih-t, botua në vitin 1913 dhe po të krahasosh politikën serbe dhe Evropiane, atëherë dhe sot, do të tmerrohesh z. Bugajski, me ngjashmëritë e dy epokave, për padrejtësitë që i bëhen kombit tim nga pushtuesit dhe ndërkombëtarët.
Nisur nga kjo, nuk kam dëshirë që një analist i rangut tënd të jetë misionar në misionin e krijimit të opinionit për komb kosovar, për mbështetje të institucioneve, për mbështetje të politikave antikombëtare shqiptare, përmes shqipfolësve e dështakëve politik, se ai që nuk e njeh kombin e vet, nuk do t’i vyej as armikut, por e ushqen deri sa ja ka nevojën.
Nuk mund të krijohen histori kombëtare të përcaktuara nga dëshirat e vasalëve e pushtuesve, për tetë vjet. Nuk mund të bëhet edhe për dëshirën e honxho bonxheve politik, të tipit Rugova e Thaçi, por historia krijohet me bëmat e veta të një kombi gjatë shekujve, herë në luftë e herë në paqe. Ne shqiptarët, për shumë arsye, që në këtë letër publike nuk e kam ndërmend t’i përmendi, gjatë gjithë historisë, pothuaj nuk ka kaluar vit që nuk jemi përgjakur me pushtues, të ndihmuar nga vasalët e tipit matoshjan. Ne nuk e kishin të drejtën e shkrim leximit, ku e mësuam këtë? Ne nuk e kishim të drejtën e mësimit të historisë, ku e mësuam këtë? Ne nuk kishim të drejtën e këndimit, ku e mësuam këtë? Të gjitha këto i kemi mësuar, fal konsolidimit të kombit tonë për të drejtën e vetëvendosjes, për të drejtën e lirisë dhe pos mos të ishte Ibrahim Rugova e Sali Berisha, me ndihmësin e tyre Arbër Xhaferin, ky shekull do të na gjente të bashkuar, e jo sot të luajnë me gjakun e dëshmorëve matoshët e spahinjtë bashkë me mumiet politike.
Mumiet dhe vasalët politik nuk i nevojiten askujt, as Juve dhe për tema të karakterit kombëtar, merrni analistët e dëshmuar, pa anime politike, sepse po qese vijnë në emisionin e Juaj edhe “shkencëtar” të historisë për Luftën e Dytë Botërore, e për Luftën çlirimtare të fundit, shqiptarët që i kushtuan gjithë çka lirisë kombëtare, do të dalin në taborin e tradhtisë, sepse nuk duruan fashizmin, nazizmin, sadizmin, maltusianizmin dhe “bashkëjetesën” nën thundrën zhbiruese të titizmit e milosheviqizmit, e tash të “botës moderne”, ku edhe sot po mundohen me kutin e Bizmarkut të ndajnë drejtësi në Ballkanin.
Shqiptarët do të mbesin luftëtar të së drejtës kombëtare, e përmes kësaj lufte do të qesin para qytetarëve në pah të menduarit dhe vepruarit borgjez, të cilët antivlerën e kanë shndërruar në vlerë dhe e kundërta, mirëpo kur ta kuptojmë të gjithë, se njeriu ka vlerë më të madhe se paraja, se paqja është më e madhe se lëvizja e mallrave, mendoj se njerëzimi nuk do të vuaj teket e pseudoshkencëtarëve, pseudopolitikanëve, pseudogjeneralëve, se vet qytetarët e asaj etnie, shteti, do t’i përmbysin.

Prishtinë, 18. 05. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 692 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi