Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ai mund të ishte fëmija yt!
Publikuar më 21 maj, 2016 në orën 04:06 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Fëmijët nuk do të mbajnë mend dhuratat materiale, por ndjenjat të cilat Ju , ju keni shkaktuar atyre” - R. Evans

E nisa ta shkruaj këtë reflektim me shprehjen e sipërcituar për të treguar se ajo çka ne ju ofrojmë fëmijëve sot, luan një rol thelbësor në atë çka ata do të behen neser. Si fillim dua tju kërkoj ndjese të gjithë fëmijeve që sot janë në situatë rruge apo në rezidenca sociale, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve nuk ju ofrojnë as kushtet më minimale. Gjithashtu ju kerkoj ndjesë edhe për arsye se ndihem e pafuqishme për t'ju ndihmuar, po ashtu e bindur se si une do të kete edhe shume të tjere.

Eshtë për të ardhur turp që brenda nje viti ne dëgjojmë për 4 raste ekstreme të dhunës që ushtrohet në jetimoret e vendit tonë. Përveç kalvarit të një sere vuajtjesh, braktisjes nga familja biologjike tanimë duhet të durojnë edhe dhunën fizike, psikologjike & seksuale të ushtruar ndaj tyre qoftë nga ana e edukatoreve apo edhe personave te tjere të jashtëm.
Po çfarë mund të ketë bere valle një 4 vjeçar që të keqtrajtohet në një mënyrë të tillë? (i referohem rastit të jetimores në Shkoder para pak muajsh) Po të miturit e shtëpisë së fëmijës në Sarandë çtë keqe kanë berë për ta merituar keqtrajtimin dhe dhunen e trajtuar ndaj tyre? Po vajzat e jetimores së Shkodrës që dhunohen seksualisht si pasoje e neglizhences se perfaqësuesve të institucionit?

Përse ndodhin të tilla raste ?
Shoqëria jonë po pjell monstra ne gjirin e saj, të cilët jo vetem që kanë probleme psiqike por cënojne edhe mirqënien e mbarë mjedisit social, dhe për pasoje grupet me te pambrojtuar janë shenjestra e tyre. Shoqëria shqiptare është në krize vlerash, morali, drejtesie, ndergjegjesimi, identiteti dhe ne nuk mund të vazhdojmë të rrijmë symbyllur përballë ketij fenomeni. Për sa kohë që edukatoret/ drejtoreshat e këtyre institucioneve nuk kanë njohuritë, eksperiencen dhe bagazhin e duhur për te tilla funksione sigurisht që do të ekzistojne raste të tilla. Gjithashtu deri në momentin që institucionet si Avokati I Popullit, ASHMDF(Agjensia per mbrojtjen e te drejtave te femijeve) e shumë institucione të tjera përgjegjese të rrijnë shurdhe dhe qorrë perballe te tilla fenomeneve do vazhdojnë te perseriten raste të tilla flagrante.

Cfarë ndodh më të dhunuarit?
Për të tilla situata eksperienca dhe rastet e studiuara kanë treguar së fëmijet e rritur në ambjente të dhunshme kanë dy drejtime. I pari i perket kategorisë së individëve të mbyllur në vetevete, tipa asocial, të ndrojtur që i tremben realitetit & botës perjashte 4 mureve. Kategoria e dytë janë personat të cilët e transmetojnë dhunen tek grupmoshat e tjera, janë të prirur për tu bere agresiv, me vetkontroll të ulet, si dhe kontigjent kundravajtjesh penale dhe sjelljesh devijante.
Aktualisht në vendin tonë numerohen rreth 2378 OJF nga ku 118 prej tyre kanë në fokus të drejtat e femijeve. Natyrshëm më lind pyetja: ku është sot advokacia & lobimi i tyre për misionin që mbartin? Edhe sa raste të tjera duhet të përseriten që të ndërgjegjesohemi dhe të reagojmë? Dhe sa fëmijë të tjerë duhet të keqtrajtohen & dhunohen që të ngreme zerin per te tilla shqetesime.
Fëmijet janë vazhdimi ynë, e ardhmja e vendit ndaj vemendja me e madhe duhet drejtuar ndaj tyre. Është momenti që ne të mos rrijmë të heshtur perballë problematikave të tilla. Reago sot, që të përmisosh cilësine e femijeve te tu neser.

Jolanda Ymeri

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 624 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi