Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sporti, krenari kombëtare; ndërsa politika turp dhe tradhëti
Publikuar më 21 maj, 2016 në orën 04:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ajo që më ka shtyrë për të shkruar këto shënime analitike për memorien historike, të këtyre ngjarjeve të mëdha sportive të njëpasnjëshme dhe që po ja dërgoj edhe kete Redaksisë së Gazetës Tuaj për botim, është fakti i rëndësisë shumë të madhe që kanë sportet, paraqitjet dhe rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare për lartësimin e dinjitetit, të prestigjit , të imazhit, të krenarisë për përkatësinë tonë kombëtare gjithëshqiptare, ku së pari duhet t’i shpreh urimet më të përzëmërta të gjithë atyre sportistëve, trajnerëve dhe të tjerëve që kontribuan aq shumë për antarësimin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA dhe t’i urojmë suksese FFK-së, Kryetarit të saj F.Vokrri dhe gjithë futbollistëve të Kosovës, për rezultate të larta dhe për ta përfaqësuar denjësisht kombin në sportin më të rëndësishëm botëror, që është futbolli.

Sporti është krenari kombëtare, dhe aktualisht ai e meriton për ta paraqitur edhe media këtë fakt si mirenjohje dhe respekt për të, pasi politika shqiptare, si aktiviteti që është më i domosdoshmi dhe më i pashmangshmi për shoqërinë, në të vërtetë, me korrupsionin, krimin dhe tradhëtinë e saj është bërë e urryer, dhe politika është shndërruar në një turp kombëtar, tradhtare e interesave publike, pa pandjesi sociale dhe pa sens kombetar që na ka dëmtuar shumë imazhin nëpër botë dhe ua ka bërë qytetarëve jetën të bajatshme dhe të pakëndshme e stresuese, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë kombëtare që ka sporti, pasi shikoni se edhe SHBA, faktori kryesor për çlirimin dhe të Pavarësisë të Kosovës, dhe aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve, me anë të ambasadorit të saj në OKB, Pressman, përderisa edhe ai në fjalimin e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmendi Antarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, dhe sidomos pjesmarrjen e xhudistes së Kosovës, M.Kelmendi, në garat botërore në Rusi që u zhvilluan në Prill 2016, fitorja e së cilës i detyroi rusët të njohin e të respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës, kur një gjë të tillë Rusinë nuk e kanë detyruar deri më tani as 108 shtetet e botës që e kanë njohur Kosovën, dhe prandaj edhe ambasadori amerikan i përmëndi këto ngjarje historike kombëtare sportive të Kosovës dhe ju kërkoi shteteve antare të OKB-së që t’i njohin më mirë qytetarët e Kosovës, pra Kosovën.

Këtë thënie apo deklarim në fjalimin e tij nga ambasadori amerikan nuk duhet ta kalojmë thjesht si thënie, por kjo tregon interesimin dhe përkrahjen e madhe që SHBA vazhdon t’i japë Kosovës dhe tërë shqiptarëve; kjo deklaratë e tij, e përfaqësuesit të SHBA-së, të superfuqisë më të madhe botërore të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të Organizatës më të madhe politike, diplomatike dhe të sigurisë e të garancisë globale të shteteve dhe të kombeve, ka në vetvete thirrjen e fortë drejtuar shteteve antare të OKB-së për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për antarësimin e saj në OKB, pasi janë po ato shtete të cilat votuan mbi 80% e tyre për antarësimin e Kosovës në FIFA, gjë për të cilën, pra antarësimin e Kosovës në FIFA, si rëndësi kombëtare e kam shkruar në shkrimin e mëparshëm të dt. 8 Maj 2016 me titull “KOSOVA, FIFA DHE OKB”, pra vertetohet edhe tjetra se antarësimin e Kosoves në UEFA dhe në FIFA i pata shkruar e cilësuar edhe te Gazeta Kombëtare e Juaja jo vetëm si fitore sportive por edhe politike e diplomatike.


Dhe për këto ngjarje të mëdha për Kosovën kanë shkruar dhe i kanë paraqitur të gjitha mediat botërore, ndërsa megjithë morinë dhe numrin shumë të madh të mediave të shkruara dhe vizive në Shqipëri, me pëjashtime të rralla si gazeta “bulevard” dhe TV “Neë 24”, shumica dërrmuese e të tjerave i kanë dhënë si lajme të thata, të varfëra, thjesht vetëm si njoftime e në faqet e fundit të shtypit të shkruar dhe në fund të emisioneve të lajmeve televizive, pasi më të rëndësishme për to kanë qenë lajmet dhe informacionet ashtu si e kanë të modës, të profesionit të tyre dhe si zakonisht atë të paraqitjes dhe te informimit publik kryesisht në faqet e para të gazetave dhe të ekraneve televizive me lajme e kronika ngatërresash e konfliktesh politike dhe me skandale seksi, krimi, droge e korrupsioni.

Se sa rëndësi kanë sporti dhe sportistët për krenarinë kombëtare po sjell si fakte se, më shumë opinioni botëror e njeh Brazilin, Argjentinën e Portugalinë p.sh jo prej heronjve të tyre kombëtarë, as prej kryeministrave dhe as prej presidentëve por më shumë prej sportistëve të mëdhej botërorë të tyre të futbollit si Pele, Maradona, Mesi e Ronaldo. Ashtu sikurse edhe shteti i Kosovës në këtë periudhe 3 javore më shumë u ndërkombëtarizua botërisht prej sportit të xhudos, nga FFK dhe Fadil Vokrri se sa prej Presidentit apo politikës e politikanëve të saj të cilët akoma nuk kanë ndërtuar shtetin ligjor me standarte moderne, megjithë praninë aty të prezencës dhe të ndihmës së gjithanshme të botës demokrarike.

Dhe po kështu pyes se kush i ka shërbyer më shumë krenarisë dhe dinjitetit kombëtar në Shqipëri: politika, pushteti dhe kryetarët e shtetit apo fitoret e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare që e kualifikuan Shqipërinë për herë të parë në Kampionatin Europian të Francës, përkundër fakteve madje shumë të rënda negative të politikës, pushteteve dhe të partive politike dhe përfaqësuesve të popullit në parlamentin shqiptar të cilët e kanë renditur Shqipërinë në krye të Europës për korrupsionin dhe që e kanë bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, duke mos bërë reformën në drejtësi dhe mospastrimin e mosndëshkimin e politikës dhe të drejtësisë nga krimi, dhe këta janë autorët që e kanë dëmtuar kështu edhe imazhin Shqipërisë duke e penguar integrimin në BE.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 585 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi