Zeqir GËRVALLA – Tufë poetike (10 miniatura); VULË E JETËS: QË NGA FËMIJËRIA… |
Publikuar më 22 maj, 2016 në orën 03:45 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Tufë poetike (10 miniatura); VULË E JETËS: QË NGA FËMIJËRIA…
Në vend të falënderimit:
me këto miniatura poetike iu PËRSHËNDES nga zemra të gjithë Juve të dashur:
që gjetët kohë të më URONI ditëlindjen në këtë vit;
… këtu, që 17 vite: në këtë mërgim (të padëshiruar): larg Ar(b)dheut tim,
plot dhembjerëndë… plot brenga, halle… mall e pikëllim…
---------------------------------------------
DITËLINDJA E PAFESTUEME
U Linda në nji pranverë pa lule e gjelbërim
Atë ditë pa diell – harrue, pa datë…
Ditëlindjen kurrë s’e festova – s’pata gëzim
Për të kurrë s’mora asnji dhuratë!
VULA E JETËS FËMIJNORE
Jetim ndër jetima nëna m’ka rritë,
Tanë jetën në pritje djegë asht për mue…
Im at edhe pleqninë e ka shitë
Për nji ditë të lumtun tue shpresue…
( 1962 )
MOHIMI
Të gjitha ato vargje që u shkruan deri sot
E që të zezës i thonë e bardhë – i mohoj;
Vetëm në këngën e sinqertë që sytë i përlot
Dhe n’fuqinë e së vërtetës – tani besoj.
NË LINDJEN E VARGUT
Sonte nata po më gëlltit me thonjtë e zinj
E unë po lindem bashkë me vargun e ri.
Sonte kam shumë gjëra për t’i thënë
Para botës… para teje, o Nënë!
I ZGJUAR
Mesnata ka ikur. Qëndroj
E syri gjumë s’ka, o shpirt i rritës!
Sonte tërë natën do ta përbiroj
Nëpër vargun tim të DRITËS.
URTËSIA
Fjalët e urta botën e ndryshojnë
Si vetëtima qiellin e mendjes ndriçojnë
Ato rrallë herë mund t’i kapësh në jetë
- Në atë pritje të djegin rrufetë!
KOHA
Fryjnë erërat – në grusht i shti
Shkrep rrufeja – e strehoj në gji
Nxen dielli – thithi rrezet e tij
Bie shi – blerojnë sytë e mi.
JETA
Jeta gjithqysh na sprovon
E ne dashurohemi në dhuratat e saj…
Çudi! Zogu i verës kur këndon
Dikush mbushet me vaj!
RRUGA E ZGJEDHUR
Ah! Sikur t’bëhesha edhe njëherë fëmijë
Të filloja çdo gjë prej fillimit!
Por sërish, kisha zgjedhur, e di
Këtë rrugë të d r i t ë s - të mundimit…
SHPRESOJ
Shpresoj se një ditë prej ditësh n’udhëtim
Kjo stuhi dashurie sërish na bashkon -
Lotët e gëzimit do t’i thithim n’atë kremtim
Edhe pse pranvera do varre i gjelbëron.
(1963)
----------------
Poezitë: Ditëlindja e pafestueme, Vula e jetës fëmijnore, Mohimi, Në lindjen e vargut, I zgjuar, Urtësia dhe Koha u morën: nga libri: LULËZIMI I RRËNJËS, f. 53, 63, 73,123, 124 e 125
Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000; ndërsa, poezitë: Jeta, Rruga e zgjedhur dhe Shpresë u morën: nga libri: DAULLET E PRANVERIMIT, f. 13, 14 e 129
RENESANSA Shtypshkronja “TIMEGATE” Prishtinë 1994
------------------
P.S. Të gjitha këto miniatura - poezi, janë, që i kam shkruar: gjatë viteve 1962 e 1963 dhe, së pari janë publikuar-botuar në revistën letrare “JETA E RE” ( nën udhëheqjen e poetit tonë të madh, Esat MEKULIT), si edhe - në gazetën RILINDJA (në faqen e kulturës);
… pra, dihet, ishte ajo kohë e rëndë robërie… e varfërie… Megjithatë, njerëzit ishin më solidarë mesvete; kuptohet, ata-ato: të dijes kombëtare-njerëzore ( që nga ZOTI me këto virtyte ishin të paisur në mendje-zemrat e tyre - shpirtbardhë ); andaj, me të drejtë,mund të themi se, si tërësi-shumicë: ishim shumë më të drejtë, më të njerëzishëm dhe më të guximshëm dhe që i gëzoheshim suksesit të njëri-tjetrit… Po edhe e kundërshtoninim-luftonim të keqen në vetvete si edhe në veçanti, me sa kishim dije e mundësi e kundërshtonim-luftonim: robëruesin-robërinë-serbosllavinë… pra, okuptoren armike, të ashtuquajtur: herë Jugosllavi Kraloviqiste…herë titiste- rakoviqiste-milloshoviqiste…
Ndaj, atëbotë, synimyni parësor: ishte (I)LIRI-RIBASHKIMI Kombëtar e Territorial NË RRUGË DRITE… për ta ribërë: ShtetPlotë-normal NËNË SHQIPËRINË ETNIKE! Ja, ky ishte: patriotizmi ynë i flakët në mendje-zemër-shpirtërat tanë për jetë e mot…
E, sot…?! Sot…!!!...Ruana ZOT! Kthjellona e ndihmona: për MIRË e MBARË…
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 34 vizitorë |
Lexuar:
782 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|