Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Veriu i Mitrovicës i shikuar nga prizmi i të qenit banor atje
Publikuar më 24 maj, 2016 në orën 09:53 ( ) Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ky shkrim i shkurtër u lexua nga autori i tij, në Tribunën që u mbajtë në Prishtinë më 17 maj 2016, në hotelin Grand në Prishtinë, me temën “Ura mbi lumin Ibër”. Tribunën e udhëhoqi Koordinatori i Qendrës së LVV-së në Mitrovicë z. Faruk Mujka. Në panel ishte edhe kryetari i Kuvendit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Është e ҫuditshme pse mu në mbrëmje të datës së mbajtjes së kësaj tribune (mu më 17 maj 2016) TV-Mitrovica nga inqizimi direkt që i kishte bërë Tribunes kishte hequr fare lexim-diskutimin tim?! Kush dhe pse e ka (kanë) bërë këtë censure kundërligjore dhe kundërkushtetuese ndaj lirisë dhe të së drejtës së shprehjes dhe të publikimit?)

Po më vie mirë që në këtë Tribunë është kryetari Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, cili është banor andej Urës së Ibrit dhe i cili, po ashtu ka meritë të madhe të paharruar ngase ishte më meritori për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boeltinit në vendlindjen e heroit, pra në Boletin. Kjo për ҫështjen e Veriut të Kosovës ka pasur dhe ka rendësi të veҫantë (historike e aktuale) sepse tregon se Veriu i Kosovës, bile moralisht, ende nuk është pajtuar me ndarje territoriale. (Po të bëhej e kundërta, atëherë, do t’i binte se Veriu i Kosovës i është dorëzuar planeve afatgjata aneksioniste të Serbisë neomillosheviqiane.) Ne që jetojmë në Veri të Kosovës nuk bëhet nami që edhe ta kritikojmë me qëllim të mirë kryetarin e Mitrovicës.., kur mendojmë se nuk e ka mirë.
Të gjithë e dijnë se më së vështiri është të jesh banorë shqiptar në Veri të Kosovës.
Aty banori nuk e ndien veten se ka Republikën e tij…Nuk ka kujdesje, siguri e mbrojtje të shtetit të të cilit ia paguajmë tatimim….. Banorët shqiptarë në veri- Republika e Kosovës i kanë lënë ose në mëshirën e fatit ose nën mëshirën e një shteti tjetër (Serbisë) që ata nuk mund ta pranojnë kurrsesi.
Po nisem nga dy shembuj konkret të jetës së përditshme atje: në lagjen e doktorëve, andej Ibrit, shiu para rreth dy muajëve e ka rrënuar, gati gjysmën e një lloj ure që shpie te Kroi i Vitakut. Banorët kanë kërkuar nga Komuna e Mitrovocë këndej Ibrit që të rregullohet ura. Funksionarët komunal kanë ardhur te ura e rrënuar dhe kanë delaruar: Vetëm nëse e rregullojmë si gjest humanitar (po bie si mëshirë) se kompetencë nuk e kemi, pasi kjo urë është në territorin e Komunës Veriore!
Ne banorët e (“Kroit të Vitakut”) dijmë se kjo urë është në territorin komunal të Mitrovicës së Jugut. (Të jemi të qartë ndarja në dy komuna të Mitrovicës është e imponuar dhe tërësisht e padrejtë) E dijmë, gjithashtu, se po të kishte qenë edhe në territorin kominal-të Mitrovicës-Veri, përsëri Mitrovica këndej Urës së Ibrit, nuk lirohet nga obligimi kushtetues për t’ ju shërbyer qytetarëve të Republikës së vet, pa marrë parasyshe se a janë në jug apo në Veri të Lumit ibër.
Rasti edhe më ilustrues është kur sivjet e kaplon flaka një shtëpi në Suhodoll. Banorët e thrasin shërbimin e zjarrëfikësve në Jug. “Nuk kemi kompetenca atje”, thonë, dhe nuk vijnë. Banorët detyrohen t’i thërasin strukturat serbe në Veri dhe ata vijnë dhe e shuajnë zjarrin.
Rendi kushtetues potencial, ashtu siҫ është i shkruar zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet përkatëse e obligon komunën e Mitrovicë në Jug e veri t’ ju shërbej të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallime nacionale, fetare etj.
A ka kundë tjetër vend në botë që funksionarët lokalë apo ata qëndror të një shteti mohojnë ty shërbejnë tatimpaguësve të tyre, duke dhënë arsyetime të ndryshme?
Këshilltarët e funksionarët tjerë paguhen me para të popullit për ta njohur Kushtetutën dhe ligjet tjera të shtetit. Në rastin tonë paguhen për ta njohur a gjetur bazën juridike se Komuna e Mitrovicës këndej Ibrit ka obligim Kushtetues t’u shërbejë banorëve shqiptarë dhe të gjithë të tjerëve edhe andej Urës së Ibrit. Sa për kureshtja, dhe pa u ndalur shumë në këtë ҫështje, po theksoj nenin 143 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili nen përmes legjislacionit në lidhmëri obligon të gjitha autoritetet komunale në jug dhe në veri që ta krijojnë një ‘’Bord të përbashkët që përbëhet nga 11 anëtarë; me 5 përfaqësues të zgjedhur nga secila komunë, dhe 1 përfaqësues ndërkombëtar…
Prandaj është jokushtetuese dhe jomorale të mohohet obligimi për shërbime publike i Komunës së Mitrovicës për banorët e Veriut të Kosovës.
Nëse nuk pranohet ky obligim kushtetues i shtetit të Republikës së Kosovës dhe i organeve të saj lokale e qëndrore atëherë kush e ka obligim të mirret me problemet e shumëta të banorëve shqiptarë (dhe të tjerë) të veriut të Kosovës si janë: papunësia, pasiguria, varfëria, transporti, kanalizimi e shërbimet tjera publike jetësore?

Mitrovicë, 17.05.2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 709 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi