Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EDHE DIÇKA Z. BUGAJSKIT
Publikuar më 24 maj, 2016 në orën 09:56 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Duke e lexuar letrën e hapur (publike) të z. Afrim Morina drejtuar Bugajskit, tek albaniapress, thashë më vete sa mirë dhe sa me takt ia kishte bërë atë letër, të cilën nuk dimë se si do ta kuptojë z. Bugajski. E ka të vështirë ta kuptojë, sepse, z. Bugajski, më shumë koketon me reaksionin oborrtar shqiptaro-titist dhe larvat e tij antishqiptare, sesa me intelektualët shqiptarë, të cilët, edhe në rrethanat e pushtimit të egër e barbar shqiptaro-titist, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë çështjen shqiptare, në tërësinë e saj gjeoetnike, brez pas brezi.

Prandaj, është çështje më vete se a di z. Bugajski t’i dallojë kuislingët “shqiptarë” të Titos nga shqiptarët e vërtetë, nga ata që u ndoqën e persekutuan për një shekull e më tepër prej reaksionit të organizuar e të koordinuar të “komunistëve” shqiptaro-titistë? Apo, ende i lejon vetes z. Bugajski, që të “informohet” prej kastës më reaksionare të “shqiptarëve” në pushtetin e djeshëm dhe të sotëm antishqiptar?... Kjo, mbetët çështje për t’u parë e studiuar, në vazhdimësi, në thellësinë dhe shtrirjen e saj, horizontale dhe vertikale, antishqiptare…

Apo, Z. Bugajski, i fton oborrtarët “shqiptarë” të tipit Matoshi-Spahiu-Haxhiu@Co, sepse, vetëm në atë mënyrë mund të mbahet Shqipëria e copëtuar në gjashtë shtete antishqiptare! Atëherë, pse ftohen në debate dhe emisione vetëm oborrtarët shqiptaro-titistë dhe larvat e tyre që shanë e shantazhuan luftën e lavdishme liritare e bashkimtare të UÇK-së? Po, a e di z. Bugajski tekstin e Betimit të UÇK-së? A i di z. Bugajski të gjitha ato që i janë punuar në kurriz Shqipërisë dhe Kombit shqiptar, që nga 1878 e këtej dhe po i punohen në kurrtiz edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së?... Dhe, nëse i di të gjitha këto, ç‘i duhen në debate televizive kuislingët e tipit Matoshi-Spahiu, Haxhiu&Co?!...

Z. Bugajski duhet t’i dijë të gjitha të vërtetat dhe të pavërtetat që i janë ofruar dhe i ofrohen nga qarqet kuislinge e tradhëtare të LDK-së&Co. Dhe, nëse i di, si mund t’i lejojë vetes ta fyejë publikisht popullin shqiptar dhe luftën e tij për bashkim dhe liri kombëtare, pikërisht, me njerëz të “tij” si Matoshi-Spahiu-Haxhiu&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare”? Si do ta ndiente veten z. Bugajski, sikur të ishte në vend të tij një shqiptar në Amerikë dhe të ftonte nëpër TV-të amerikane njerëz që shajnë popullin amerikan dhe luftën e tij për të mirën e Amerikës dhe të njerëzimit?!... A është mirë që z. Bugajski sillet ashtu dhe aq papërgjegjshëm dhe luan me ndjenjat dhe ndjesitë e një populli të tërë shqiptar, që përbën 95% të Kosovës së trepushtuar shqiptare? Nëse z. Bugajski e konsideron OK dhe bie dakord me fyerjen që i bën Matoshi&Co popullit shqiptar dhe luftës së tij për liri dhe bashkim kombëtar, edhe ai duhet ta pyesë veten kush është ai dhe pse vepron ashtu, hapur, antishqiptarçe?!...

Dhe, duhet ta dijë z. Bugajski, se kur thërret debate TV, duhet t’i ftoje të gjithë përfaqësuesit e viseve të pushtuara e të trecopëtuara shqiptare dhe jo matoshët dhe kodoshët oborrtarë shqiptaro-titistë, të cilët ishin dhe mbetën kuislingët e përjetshëm të popullit të vet dhe debati i tyre nuk shkon më, nuk shkon dhe nuk shitet më te shqiptarët, sepse, është i dalë boje, është debat antishqiptar.

Në debate TV, z. Bugajski dhe të gjithë të tjerët e kalibrit të tij (nëse janë miq dhe dashamirës të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë-SHQIPËRI), duhet ta dinë se duhet të ftohen njerëz nga viset shqiptare të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc…), të Maqedonisë, të Çamërisë shqiptare në Greqi, etj., dhe jo të ftoj(n)ë oborrtarë të ndyrë e të pafytyrë shqiptare, si matoshët e mahoshët mohues, poshtërues e përçmues të vetvetes… Por, shtrohet pyetja: Ç‘do z. Bugajski në atë mes kuislingësh e “shqiptarësh” të mëdhenj? Për të bërë “emision”, apo, për të kryer “mision”? Që t’i hedhë hi syve popullit shqiptar, se, kinse, ka përzgjedhur “ajkën” e tij për të trajtuar çështje të mëdha, vendimtare?...

Prandaj, është mirë që z. Bugajski dhe të tjerët si ai t’i rishikojnë pozitat dhe qëllimet e tyre misionare, për të mos dalë e për të mos u dukur kaq pro-“shqiptarë” të mëdhenj, siç po duken e po dalin publikisht me matoshët e njohur “shqiptarë”, në “misionet” e tyre TV dhe Mediale!... Absolutisht, të gjithë, që janë e nuk janë këtu, duhet ta dinë se ka vetëm një Komb shqiptar (populll shqiptar) dhe një Shqipëri, që shqiptarët e duan SHQIPËRI, pa sojin e “jugokosovarëve” të tipit Matoshi&co!... Edhe diçka duhet të dijë z. Bugajski: Zagarët e Titos, të rinj e pleqë, zagarë mbesin në kujtesën e popullit shqiptar, gjuetarë nuk bëhen dot!... Dhe, koketimi me ta e dëmton z. Bugajski dhe të gjithë të tjerët si ai.

Burojë, më 23 maj 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 81 vizitorë
Lexuar: 724 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi