Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lënda e fesë në shkollat shqiptare
Publikuar më 26 maj, 2016 në orën 00:59 ( ) Isuf I. Bytyçi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për dhe kundër mësimit fetar në shkollat shqiptare

Emisioni GLOB në TVSH, më 13 prill të vitit 2016, të cilin me vëmendje e përcolla, që në këto ditë edhe në RTK, ishte një emision i tillë.
Kjo temë është që sa vite duke u trajtuar në mjete të informimit,media dhe institucione, xhami, kisha, teçe e kafiteri, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Çdo sistem shoqëror pas ndryshimeve, pëson edhe tranzicion. Te shqiptarët, më duket se tejet është stërzgjatur tranzicioni dhe, kur zgjatë tranzicioni herë herë kalon shoqëria në anarki. Pra, çoreditet populli edhe institucionet.

Si në Kosovë, ashtu edhë në Shqipëri e, të mos flasim për shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës Lindore e të Malësisë së Madhe, kjo temë aq aktuale është bërë dhe me rëndësi, sa që doemos të merren intelektualët e politikanët me këtë çështje. Klerikët, në përgjithësi e, sidomos ata muslimanë në veçanti, ngrehin kokën dhe me çdo kusht e duan mësimin fetar në shkollat shqiptare!

PRO dhe KUNDËR mësimit fetar në shkolla

Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, ka mendime; pro dhe kunder mësimit fetar në shkollat shqiptare.
Ata, që jane PRO, zakonisht jane hoxhallarë edhe disa individë, që shkojnë pas tyre si muça mbas daive! Ndërsa kundër, janë kryesisht forcat nacionaliste.
Me vëmendje, dëgjoj kur thonë se; „shqiptarët janë 80 për qind muslimanë e 20 për qind krishterë, në Shqipëri e Kosovë! Unë mendoj se që në start, analistët janë duke bërë llogari të gabuara. Nuk janë muslimanë, të gjithë ata shqiptatë, që i përkasin familjeve, të themi muslimane, me emrat e trashëguar muslimanë, nga prindërit e tyre analfabetë dhe fenë e trashëguar, të cilën na e la e na imponoi pushtuesi osman, që na vrau e dëboi sistematikisht 500 vjet rregulisht. Nuk janë muslimanë të gjithë ata që asnjë herë nuk shkojnë në shtëpitë e kultit dhe asnjë rit fetar musliman nuk e dijnë e nuk e praktikojnë në jetën e tyre.
Gabimi tjetër është kur llogaritet me; fetarë dhe ateistë! Prap, llogaritje e gabuar.
Edhe unë, nëse e jap një numër të caktuar, poashtu, mund të gaboj. Por, unë mendoj se duhet të bëhen anketa e analiza dhe ta shohim se sa për qind e shqiptarëve janë muslimanë e sa krishterë, sa agnostkë e sa ateistë.
Pastaj ta shohim se si do të ndahen muslimanët në dy shkolla të mëdha: synitë (zahirë) dhe shiitë (batin) , që asnjëra palë nuk e pranojnë tjëtrën në realitet, por vetëm atëherë kur i duan numrat!
T’i pyesësh synitët (zahirët), për shiitët (batinë); se a kanë diçka të përbashkët me islamin, ata thonë; Jo. Asgjë të përbashkët s’kanë dërvishët (batinët) me muslimanë! Po t`i pyesësh dërvishët për zahirët se si qëndron puna me zahirët? Ata thonë se; ata janë kundër vijës së drejtë trashëgimtare të profetit dhe, poashtu nuk i pranojnë.
Automatikisht, vjen një ndarje e madhe në mes të dërvishëve e zahirëvë, aq sa edhe në mes të katolikëve dhe ortodoksëve që tani ne i dimë si dy fe, por që te dya krishtere.
Ose më mirë të themi Synitët me shitët dallojnë aq sa edhe katolikët me protestantët. Protestantët, që nga Martin Luteri, janë fe krishtere dhe reformatore. Kurse shiitët, që nga Imam Aliu, poashtu dallojnë si reformatorë, prej zahirëve. Pra këtu, automatikisht i kemi dy fe që burojnë nga feja muslimane dhe, mësimi fetar duhet të mësohët ndryshe, nëse hyn në shkolla lënda e fesë në shkollat shqiptare! Po të shklojmë më larg: edhe këto dy grupe fetare muslimane janë të ndara edhe në një numër mjaft të madhh grupesh , që dallojnë shumë nga njëra tjetra.
Përqindja e shqiptarëve, që përmendet në mjetet e informimit në debate, megjithatë, nuk qëndron vetëm në; fetarë e ateistë!
Shqiptarët janë të ndarë në tri grupe ideologjish: 1) Fetarë, 2) Agnostikë dhe 3) Ateistë.
1) Fetarë, janë grupi i njerëzve, që besojnë në zot dhe profetër, që perfshihen të
gjithë ata njerëz të të gjitha besimeve tjera dhe jo vetëm muslimanë e krishterë.
2) Agnostikë, janë nje grup tjetër, që askush nuk e permend nëpër debate, përveç se te Ibrahim Kelmendi e hoxhe Driloni, e kam lexuar qe e trajtojnë këtë kategori shoqërore. Pra, agnostikë, janë të gjithë ata njerëz, që besojne në një zot (krijues), por nuk e çajnë kokën se ku e ka shtëpinë zoti, se çka ha e çka pi dhe çka thote që të veprojmë apo të mos veprojmë. Por, mendojnë se një zot është diku dhe, atij nuk i interson fare për ne, se çka bëjme e çka hamë. Kjo kategori njerëzish, nuk iu besojnë profetërve. Dhe, që sipas mendimit tim, shumica e shqiptareve e përfaqësojnë këtë mendim dhe grupi më i madh shoqëror që ekziston, sipas mendimit tim, është.
„ Besoj në zot, por nuk iu besoj njerëzve kur më flasin për te!“ Dan Braun „Kodi i Davinçit“
3) Ateistë, janë grupi i tretë, që edhe këta nuk janë në numër aq të vogël. Këta, përfaqësojnë grupin e njerëzve që nuk e çajnë kokën për zot as profet, por bazohen më materjen. As zotin nuk e besojne e, profeterve që fare, jo!

Koha, modusi dhe qasja

A është i detyrueshëm mësimi fetar në shkollat e vendeve të Shengenit, pyetja vjen?
Në debatin e fundit, përgjigjia ishte konfuze dhe e paqartë, në TVSH, programi GLOB!
Dikush thoshte: Po, tjetri: Jo! Unë them, që PO edhe JO!
Në vendet e Shengenit, nuk është i detyruar nxënësi ta mësojë lëndën e Religjionit, nëse e meson Etikën. Për këtë, as shkolla nuk e vendos as klerikët.
Në cilën moshë, mësojnë fëmijtë religjion në shkollat e shteteve të Europës Perëndimore?
Në shkollat e këtyre vendeve, mësimi fetar mësohet prej klasës së 1-rë deri në të 12-tën. Por, nuk eshte mësim i detyrueshëm. Prindi e zgjedh se a deshiron ta sjell fëmijën në rëligjion apo në etikë.
Nëse nuk është numri i mjaftueshëm I nxënësve, brenda klase, sëpaku 12 nxënës, shkolla nuk është e detyrueshme ta mbajë lëndën e religjionit, por shkojnë në etikë, fëmija.
Për mungesë mësuesi feje, unë e kam pasur një ofertë, për ta mbajtur lëndën e religjionit, fe muslimane, në Munih, në ciklin e ultë. Unë, u arsyetova se nuk jam kompetent, por ata më thanë që secili mësues i gjuhes apo i historise e, i di gjërat elementare fetare dhe pak histori, ka mundësi ta mbajë këtë lëndë, pasi që aq kompetenca mund të ketë ai. Megjithatë, nuk e mora.
Secili klerik, që e ligjëron lëndën fetare, doemos që në mënyrë të njëanshme do ta shpjegojë dhe, natyrisht, që do të krijojë urrejtje kundër feve tjera. Prandaj, momentalisht, sipas mendimit tim, fëmija në shkollat shqiptare, duhet të mësojnë, jo për fenë, por për Etikën dhe fetë. Të mësojnë histori dhe edukatë etike dhe fetare, nga mësues të mirëfilltë dhe jo fe nga klerikët në shkolla.
Momentalisht, të mësohet vëtëm lënda e etikës, por le të mësojnë edhe histori fetare. Brenda programit mësimor në lëndën e etikës, mësohet edhe për fetë kryesore të botës: 1) krishterizmi, 2)Muslimane, 3) Budizmi, 4)Hinduizmi dhe 5)Hebraizmi.
Pergjithësisht, le të mësohet për: besimet, traditat, adetet, zakonet dhe lutjet, por të mos mësojnë për t’u bërë; prift, hoxhë e prift në shkolla!
Prej klasës 10-ë, nxënësit lexojnë lektyra të ndryshme shkollore, edhe për fenë, në shkollat e vendeve të Europës Perëndimore. Pastaj vazhdojnë mësimin për filozofitë: sofistët dhe filozofët. Sofistët besojnë në vetëm një të vërtetë, ndërsa filozofët në shumë të vëerteta të mundshme.

Moralizmi, normat dhe vlerat Etike ose Fetare

- Arsyet për trajtimin dhe vendimmarrjen,
- Rrugët për një jetë më të mirë,
- Ndërtimi shpirtëror i njeriut,
- Vetëdijësimi i individit dhe shoqërisë,
- Liria dhe determinimi njeriut për jetën,
- Psikologjia e njeriut dhe shikimi objektiv e kritik i tij, etj.
Të gjitha këto mësohen në lëndën e fesë, por edhe në Etikë mësohen, madje më mirë.
Po e përfundoj këtë artikull me tri thënie të Dalai Lamës:
„E kam vërtetuar se njeriu mund të jetojë pa fe, por jo edhe pa vlerat e brendshme shpirtërore, pa etikën – pa marrë parasysh se cilit religjion i përket. Dallimi në mes të etikës dhe fesë është si uji dhe çaji. Etika është si uji. Uji është më i thjeshtë, pa sheqer e ngjyrë, por i domosdoshëm, ndërsa Feja është si çaji, me ngjyrë e sheqer e, i nevojshëm. Pa te, mundemi.“
„Natyrisht që Etika është, më e thellë se Religjioni.“
Franz Alt „Der Apell des Dalai Lama an die Welt - Ethik ist wichtiger als Religion“, fq. 9 e 11
„Luftërat më të ashpra dhe më të përgjakshme i kanë bërë fetë! Dhuna është një metodë e së kaluarës. Dashuria duhet t`i udhëheq njerëzit, që ndikim të madh luajnë familjet, shkollat dhe mediat.“
Po aty fq.: 39
Pra, le t`i rregullojmë disa probleme kombëtare, të cilat shumë nevojë kanë nga të gjitha shtresat shoqërore e, pastaj edhe mësimit të fesë i vije radha, kudo në trojet shqiptare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf I. Bytyçi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 1,428 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi