Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Olimpiada e nxënësve 2016” në qytetin Melk të Austrisë
Publikuar më 26 maj, 2016 në orën 01:17 ( ) Mustafë Krasniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Melk të Austrisë më 20 deri më 22 maj u mbajt “Olimpiada e nxënësve 2016” me aktivitet sportiv (i shoqëruar edhe me pjesë artistike) ku kishte karakter garues dhe aq më tepër reflektues tek nxënësit e pranishëm në përforcimin e ndjenjës së një bashkim idesh dhe atë shpirtëror përmes shkëmbimit të fjalës së bukur të shqipes, takim me të gjithë moshatarët e atdheut.

Projekti ishte iniciativë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë-shërbimi konsullor, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, me mësuesit e shkollave shqipe me mësim plotësues, si dhe me qytetin pritës, në Melk të Austrisë. Olimpiadë u organizuar për herë të parë dhe është shpresuese se do të mbetet edhe më tutje si tradicionale për nxënësit mërgimtar. Kjo olimpiadë u ndihmuan edhe nga rrjeti i studentëve, të rinjve shqiptar të cilët studiojnë në Austri (AYSAA). Ndërsa organizimin dhe moderimin e kësaj Olimpiades e bëri konsulli Imer Lladrovci, gjë që dhe ishte ideja e tij, dhe Gerhard Schuberth.
Garat sportive “Olimpiada e nxënësve 2016” u hap në fushën e sportit, në qytetin Melk me marshin olimpik të përcjellë nga grupi profesionistë- muzikë, balerinë-kërcim dhe pas tërë kësaj performance vallëzuan edhe grupi i nxënësve nga Shqipëria, në këtë solemnitet të hapjes ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Roland Bimo; Ministri i Diasporës, z. Valon Murati; kryetari i qytetit Melk, z. Thomas Widrich; konsulli i Republikës së Kosovës, z. Imer Lladrovci, si dhe personalitete të tjera në nivelit lokal të Melk-ut. Ku ndër të tjera Ministri, Valon Murati, përpos përshëndetjes theksoi: “Jam i nderuar që së bashku me ju, në Melk të Austrisë, në pranin e shumë shkollave shqipe të diasporës, duke përfshirë edhe nxënës të trevave shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia po mbajmë këtë olimpiadë sportive. Le të jetë kjo një nismë për të promovuar mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në diasporë, si dhe shoqërimin dhe integrim tuajin sa më të mirë në ato vendet ku jetoni”.
Pas tërë kësaj përformance, në fund Ministri i diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Murati, bashkë me kryebashkiakun e Melk-ut, Thomas Widrich, ndezën zjarrit olimpik.

Këto aktivitete sportive ishin ndeshje miqësore, ku të pranishëm ishin nxënësit, mësuesit bashkë me shoqëruesit e tyre nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Austria, Italia dhe nga qyteti pritës, Melk-ut.
Garat sportive u zhvilluan në disa disiplina: Futboll, volejboll, not, Atletikës së lehtë, në vrapim të shkurtër 60 metra dhe në vrapim të gjatë, për femra dhe meshkuj 400 metra, në mosha të ndryshme të nxënësve nga 12-16 vjeç.
Në ditën e parë përfundoj loja e futbollit, ku dhe u ndan çmimet për fituesit. Çmimi i tretë i takojë Shqipërisë, vendin i dytë Kosovës dhe vendin e parë përfaqësueses nga Italia, kurse golashënuesi më i mirë u shpall lojtar nga Drenasi, Eliot Berila.

Në ditën e dytë u zhvilluan volejbolli për të dy gjinitë, të meshkujve dha atë të femrave. Për meshkuj vendin e tretë e zuri përfaqësuesi i ekipi nga Gjermania, vendin e dytë e mori Kosova, të parë Italia. Në kategorinë e femra vendin e tretë e mori Italia të dytin Shqipëria, të parin Kosova. Kurse në disiplinën e notit, vendin e tretë dhe të dytë e mori përfaqësuesja e Shqipërisë, ndërsa të parin përfaqësuesja e Kosovës.
Në disiplinën e atletikës për meshkuj të tri vendet i mori ekipi nga Kosova, kurse tek kategoria e femrave, në vendin e tretë Shqipëria, të dytin Austria dhe të parin Italia. Në vrapimin 400 metrshe në vendin e dytë zuri përfaqësuesja nga Rosenheimi i Gjermanisë, Diana Selmani, ndërsa Zhuljeta Çeku nga Shqipëria u shpall në të gjitha disiplinat e atletikës më e mira.

Në ditën e tretë të Olimpiadës, e cila ishte një shëtitje relaksuese për të gjithë pjesëmarrësit dhe garuesit në “Olimpiada e nxënësve 2016” ku përmes luginës së trashëgimisë kulturore të Wachau-t- lumit Donau kalonte anije për të arritur në qytetin e Dyrnstein-it, për te kështjellat e lashta, që përmes cicëronit u rrëfye historia mijëvjeçare e tyre. Më pas pasi vizituan kështjellën u rikthyen në anije prapë për të vazhdua lumit Donau e për të mbërritur te kisha e lasht historike në Melk.
Gjatë rrugëtimit në anije u bë edhe një shpërndarje e çmimeve për të fituari, ku këto çmime i ndau Gerhard Schuberth,Ministri i Republikës së Kosovës dhe Ambasadori i Shqipërisë. Kjo ndarje e çmimeve u shoqërua edhe me recitale, poezi e valle nga nxënësit e Shqipërisë, ku në mënyrë artistike shfaqën enkas për shokët e tyre mërgimtar pjesë recitimi siç ishte recitali “Në emër të jetës”, të recituar me mjeshtëri profesionale e artistike nga Rexhina Marku dhe Klaodio Demhasaj, Ndërsa recitimin e poezisë “Gjuha shqipe” e At Gjergj Fishtës, që preku shpirtin e nxënësve mërgimtar me emocionet të larta artistike e recitoi nxënësja Klaodio Demhasaj.
Në fund përshëndetja ishte e ngrohtë nga Gerhard Schuberth, por ajo që ju dha zemër nxënësve mërgimtar ishte përshëndetja e ngrohtë shpirtërore, dora dorës, nga Ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, Ministri i Diasporës, Valon Murati dhe Konsulli Imer Lladrovci.

Dy ekipet e shkollës nga Shqipëria dhe Gjermania















Nxënësit nga shkolla e Rosenheimit të Gjermanisë.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 795 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi