Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shpërlarja e trurit
Publikuar më 28 maj, 2016 në orën 23:36 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
A mund të flasim për misionet dhe misionarët, duke përcaktuar kohën më të logjikshme të veprimit? Unë mendojë se kjo kohë është me përcaktimin e pronës private, por gjatë zhvillimit evolutiv të shoqërisë njerëzore, ato marrin hove të ndryshme. Ka momente që shënojnë efekte më të shumta, sidomos me përcaktimin e parasë si vlerë, në prag dhe në mbarim të luftërave, etj. Sepse këto kanë efektet dhe teren më të përshtatshëm për artikulim të misionit dhe veprim të misionarëve. Por është shumë karakteristike, se gjatë luftës së ftohtë, ka marr hovë të madhe kundër sistemeve e personaliteteve që vulosë kohën.

Në këtë analizë do të mundohem të shkoqisë misionin e shpëlarjes së trurit, si mision me shumë dimensione, për të përcaktuar fatet e kombeve, intelektualëve dhe individëve. Për të ndërmarr një veprim të tillë, angazhohen intelektual nga fushat e psikologjisë, sociologjisë, neurologjisë, etj., për ta shkoqitur qëllimin e misionit, për akëcilin formacion politiko shoqëror, e intelektual si bartës të një rryme filozofisë politike, që të ndikojë në shtresa të caktuara të shoqërisë. Për të arritur gjer aty përdorën shumë mjete, sidomos ato propagandistike, që më vonë, intelektualët e kalitur e shkoqisin këtë fenomen dhe e trajtojnë si kolonë e pestë, të cilët si zëdhënëse e kanë propagandën e verdhë.
Misioni mbi zhdukjen e kombeve ka pasur një vazhdimësi, e ka edhe sot, për të trajtuar kombe të shkallës së parë, dytë dhe të tretë, ..., e diku edhe për t’i fshirë nga faqja e dheut, siç ka ndodhur me shumë kombe në botë. Edhe atëherë kur nuk kishim të përcaktuar kombet, por ato janë dalluar për nga doket, zakonet hapësirat gjeografike dhe ata që ishin më të fortë luftonin për t’i pushtuar tokat e tyre, për t’ua humbur gjuhën bashkë me doke e zakone. Nëse nuk arrinin t’i zhduknin, të paktën nuk i lenin për të ngritur kokën, por gjithmonë i goditnin intelektualët kur ngritin kokën për të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare.
Shoqëria njerëzore është përballur me këtë fenomen dhe bartësit e tyre, por ndër kombet që mbijetuan më së shumti këtë përballje ishin dhe janë shqiptarët. Mësymja për toka të reja në ishullin Ilirik (Ballkanik), që secili pushtues kishte moto shpëlarjen e trurit, duke ua mohuar shkollimin, doket, zakonet, duke i mësuar që sytë t’i drejtonin nga altari, si shpëtimtar i vetëm, si qenie fizike. Promotorët gjithnjë ishin në veprim dhe i mësonin bashkëkombësit e vet të shikonin mbi altar, të shikonin mbi interesin familjar, të shikonin edhe jashtë mexhës së vet dhe të orientoheshin në dalje nga robëria. Mu për këtë gjatë historisë së përgjakur të kombit tonë, më tepër se çdo komb, kemi dhënë njerëz të pendës, sepse ata ishin halë në sy për pushtuesit.
Që nga miratimi i alfabetit shqip, tash kemi edhe misionin e qartësuar kombëtar dhe orientimin e lëvizjes kombëtare. Shpallja e pavarësisë, sikur i yshti shqiptarët të mos ndaleshin për të jetësuar atë dhe kjo u shndërrua në mision, por vendin e turqve menjëherë e morën e misionarët sllavë dhe grekë, për ta shuar atë dhe të fillon shpërlaja e trurit kolektiv të shqiptarëve. Këtyre iu bashkëngjiten edhe bashkëmendimtarët e tyre dhe kjo morri përmasa më të mëdha, para e pas Luftës së Dytë Botërore. Me këtë metodologji më së shumti u morr titizmi, me shpikjen kardeljane të kombit musliman, që një pjesë bukur e mirë e shqiptarëve do të orientohen në musliman, sidomos ata në Mal të Zi, Maqedoni e në Serbi, për shkak të keqtrajtimit të shqiptarëve. Pra një pjese ngadalë do t’i shpërlahet truri.
Tash, në mënyrë të theksuar do të krijohen dy taborë për mision dhe misionar, e para për të rikthyer kujtesën kombëtare dhe e dyta për ta shpërlarë trurin kombëtar. Platformës së dytë, shpëlarjes së trurit, si mision në emër të formacionit shoqëroro politike, u krijua nga brigadë e tërë misionarësh shqipfolës, me mjete që lëshoheshin nga shumë burime, e këtu do të jenë, përveç sllavëve, pansllavëve dhe grekëve, edhe anglo amerikanët, me punktet e veta. Shqipëria ishte vu në turrën e druve nga mentaliteti mesjetar, në emër të teknologjisë së përparuar, në emër të demokracisë e pluralizmit. Faktori i jashtëm shihte konsolidimin e shqiptarëve, përparimin e tyre dhe fillimin e marrjes së përgjegjësive nga qeveria, kudo që gjendeshim. I ndodhi izolimi, i ndodhi të mbështetej edhe fashizmi grek, për gjendje të jashtëzakonshme ushtarake për kufijtë, përpjekjet angleze për pushtimin e Sazanit dhe ishujve tjerë, për të bërë kolonizimin e Shqipërisë londineze. Po në emër të demokracisë, demonët e kohës, përpiluan edhe projektin njëmijenjë, projekt diversantësh, për ta zhbë Shqipërinë. Gjithë kjo bëhej gjatë luftës së ftohtë, por shqiptarët e kishin bukur të nxehtë situatën, se në taborin e këtyre demonëve ishin renditur edhe misionar, të llojit të Sami Repishtit e Panajot Plakut, me suitat e tyre kudo në botë. Kjo ishte përpjekja më e madhe kundër shqiptarëve nga qendrat e vendosjes, për të na zhbërë si kombe dhe na dhuruar si trofe paqeje në Itali, Greqi dhe Serbi.
Loja e fundit do të luhet gjatë viteve 1972-1975, në Helsinki, për një Evropë të bashkuar, por ishte domosdoshmëria e pranimit të hartave gjeografike, të shteteve pretëndente për t’iu bashkangjitur kësaj nisme, të cilën gjë Shqipëria londineze nuk e pranoi dhe për të treguar se Evropa kishte të drejtë aso kohe, sot shqiptarët e Shqipërisë së robëruar i ka vënë në tavolinën e prokusti. Kjo është Evropa e Bashkuar e ditëve të sotme, të cilën e ndihmon edhe SHBA-ja, që përmes shpëlarjes së trurit, mundohet të na heq nga ndërdija të drejtën e bashkimit kombëtar. Edhe këtu janë misionarët e tipit të Nexhmedin Spahiut, për të përhapur togfjalëshin “Kombi kosovar”, duke u financuar, kryesisht nga serbët, ndërsa në heshtje e tumirë edhe politike institucionale. Kjo politik po mundohet të bashkërenditet me politikën Evrosllave, por harrojnë se ata janë shumë hapa larg nesh dhe nëse nuk i ndërpritet kjo ecje pa kontroll, druaj se do të na përsëritet historia.
Ndërsa shpërlaja e trurit për individët ka qëndruar gjithnjë, por ne shqiptarët, varësisht prej kohëve, kemi pasur personalitete të apostrofuara si plëngprishës dhe përmes argatëve shqipfolës, dikur të shndërruar në misionar, janë munduar të na heqin nga mendja dhe të mos e zëmë kurrë në gojë. Nuk e kam ndermen të ndalëm veç e veç për personalitet të cilat kanë kaluar nëpër filtrat e armiqve tanë, por edhe për personalitetet të cilët edhe sot mundohen ta na i heqin nga mendja, se gjoja na kanë sjell dëme të pa riparueshëm për kombin.
Në kohën e “demokracisë” mundohen të na heqin nga mendja Enver Hoxhën, personalitet që i dha vulë kohës krahas personaliteteve më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore dhe luftës së ftohtë. Këtë filluan përmes misionarëve shqiptar, të gjitha shtetet e perëndimit, edhe ato tejoqeanik, duke angazhuar ekspert të psikologjisë, ekspert të historisë, shkrimtar, neopsikiatra, gjeneral, politikolog, publicist, ta paraqesin Enverin si diktator, njeringrënës, skizofren etj. Këtij tabori do t’i bashkëngjiten edhe Ibrahim Rugova e Sali Berisha me kompanitë e tyre dhe do të shkruhet aq shumë kundër Tij e epokës së Tij, sa 1/1000 të ishte shkruar për lëvizjen kombëtare, ne do të ishim shtet komb që në viti 1992. Këtij avazi po i shkojnë edhe sot, sa temë diskutimi të shumtën e herës është linçimi i Tij, e jo linçimi që na bëhej e po na behët neve si komb nga strukturat maltusiane e orvelljane, të organizuar si kolonë e pestë, me propagandën e verdhë, duke shpenzuar me miliona euro.
Antivlera kurrë nuk ka mundur të rrënjos vlerat, prandaj me trysnin për shpërlaje truri jemi mësuar dhe kemi ngadhënjyer e do të ngadhënjejmë edhe sot. Ne tejkaluam kohën e Orvellit “Viti 1984”, vitet e ngadhënjimit gjatë luftës së ftohtë, kur ka qenë rreziku më i madh për të na shpërla trurin. Ne herët e kishim nuhatur këtë sunam politik dhe e filluam më herët këndelljen tonë në përmasa kombëtare dhe në vitin 1981 u bëmë faktor, jo vetëm regjional, por edhe global, fal Enver Hoxhës, nga këndi i politikës së brendshme kombëtare e ndërkombëtare.
Tash duhet të marshojmë me hap të vendosur shkencërisht e politikisht, se epoka e shpërlarjes së trurit për ne shqiptarët ka përfunduar, edhe pse po mundohen përmes misionarëve shqipfolës të vazhdojnë edhe më tej.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 880 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi