Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NDĖSHKIMI I KRIMEVE TĖ LUFTĖS DHE STABILITETI I BALLKANIT
Publikuar më 12 qershor, 2016 nė orėn 01:54 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Intervistė me Fetnete Ramosajn, bashkėpunėtore profesionale nė Institutin pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės (IHKL) e botuar nė uebfaqen bullgare www.obshtestvo.net

1. Zonja Ramosaj, Ju merreni me hulumtimin e gjenocidit serb kundėr shqiptarėve. Na tregoni, Ju lutem, pėr projektet Tuaja tė reja nė kėtė drejtim dhe sidomos pėr ekspozitėn.

Para se tė pėrgjigjem nė pyetjet Tuaja, mė lejoni t’u falėnderoj qė na e keni dhėnė mundėsinė pėr kėtė intervistė, t’u falėnderoj juve, stafin e portalit obshtetstvo.net dhe lexuesit.
Ėshtė fakt i pamohueshėm se terrori dhe gjenocidi qė e ka ushtruar shteti serb mbi popullin shqiptar jo vetėm gjatė luftės sė fundit nė Kosovė por edhe mė herėt, veēanėrisht qė nga vitet 1876/1878, duke filluar me gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit e tė Toplicės e deri mė sot, ka pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa qė e tregojnė tė dhėnat dhe hulumtimet qė janė bėrė deri mė tani. Periudha e fundit e okupimit serb (23 mars 1989 - 12 qershor 1999) ėshtė njė nga periudhat mė tragjike pėr popullin shqiptar tė Kosovės, i cili u ballafaqua me vrasje, burgosje, helmimin masiv tė mijėra nxėnėsve, dėbimin masiv tė punėtorėve shqiptarė nga puna, spastrimin etnik, kolonizimin, etj. Veēanėrisht nė periudhėn e luftės frontale (1998-1999), dhuna, terrori dhe gjenocidi i Serbisė nė Kosovė, mori pėrpjesėtime tė tilla sa qė e rrezikonte ekzistencėn fizike tė shqiptarėve, tė cilėt e pėrbėnin popullsinė shumicė tė Kosovės, me mbi 90 pėr qind tė popullsisė sė pėrgjithshme tė vendit.
Nė dhjetor tė vitit tė kaluar nė kuadėr tė Institutit pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės, i cili vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė, e kam hapur ekspozitėn “Terrori dhe gjenocidi i Serbisė nė Kosovė 1998-1999”, ku janė tė pėrfshira mbi 200 fotografi e faksimile. Ekspozita fillimisht ėshtė hapur nė Prishtinė (nė dhjetor tė vitit tė kaluar me rastin e shėnimit tė Ditės Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut), nė muajin prill tė kėtij viti ėshtė hapur nė Tiranė. Kėto ditė po ekspozohet edhe nė Korēė, nė Muzeun Kombėtar tė Arsimit, e mė pas do tė vazhdojmė edhe nė qytetet evropiane. Dėshmitė faktografike tė paraqitura nė kėtė ekspozitė, janė vlerėsuar lartė prej vizitorėve tė shumtė shqiptarė dhe atyre tė huaj. Shumica e vizitorėve kanė deklaruar se nuk i kanė pasur tė njohura krimet dhe gjenocidin serb nė kėto pėrmasa qė janė paraqitur kėtu dhe shumė prej tyre kanė pyetur se si ėshtė e mundur qė njeriu t’ia bėjė kėtė njeriut?! Si ėshtė e mundur qė kėto krime tė mbeten tė pandėshkuara dhe tė padėnuara?!

2. Pritet nė gjysmėn e dytė tė vitit Gjykata speciale tė fillojė me aktakuzat e para kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė. A do tė angazhohen institucionet e Kosovės nė mbrojtjen e tyre?

- Siē dihet e ashtuquajtura Gjykatė Speciale pėr krime lufte, e vetmja e kėtij lloji nė vendet e ish-Jugosllavisė, ėshtė themeluar qė t’i gjykojė nė mėnyrė selektive vetėm ish-pjesėtarėt e UĒK-sė. Siē dihet nga ajo qė ėshtė bėrė publike deri mė tani, kjo gjykatė nuk e ka nė mandatin e saj tė merret me trajtimin e pėrgjithshėm tė rasteve tė krimeve qė kanė ndodhur gjatė luftės nė Kosovė. Pra, nuk i trajton krimet e kryera nga forcat okupuese serbe, por i trajton vetėm rastet e krimeve tė pretenduara se janė kryer nga shqiptarėt. Njė mekanizėm i tillė ndėrkombėtar mendoj se ėshtė i paprecedent, i padrejtė, i njėanshėm, racist, e mbi tė gjitha njė veprim jo juridik, por veprim skajshmėrisht politik i ndikuar nga Serbia dhe Rusia dhe si i tillė pėrbėn shkelje tė rėndė tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe njėkohėsisht e cenon rėndė sovranitetin e shtetit tė Kosovės.
Fatkeqėsisht deri te kjo situatė kemi ardhur edhe pėr shkak tė neglizhencės dhe mosdenoncimit nga organet kompetente tė shtetit tė Kosovės pėr krimet e kryera nga forcat serbe gjatė luftės nė Kosovė, por edhe para e pas luftės. Pėr shumicėn dėrmuese tė krimeve qė i kanė kryer forcat serbe gjatė luftės nė Kosovė, duke vrarė e masakruar mbi 12 mijė civilė shqiptarė e duke pėrdhunuar mbi 20 mijė femra shqiptare (madje edhe fėmijė tė moshės 7-vjeēare), pėrjashtuar gjeneralėt serbė tė dėnuar nė Tribunalin e Hagės, gjykimet dhe dėnimet pėr kėto krime janė mospėrfillėse. Ka edhe mjaft raste kur vetė serbėt i kanė vrarė njerėzit, jo vetėm nga radhėt e shqiptarėve por edhe turq, boshnjakė, egjiptianė, madje edhe serbė e malazezė, por pėr tė arritur qėllime tė caktuara i paraqesin si viktima tė shqiptarėve. Mjafton tė pėrmendim kėtu rastin e vrasjes sė gjashtė tė rinjve serbė nė kafenenė “Panda” nė qytetin e Pejės, nė dhjetor tė vitit 1998. Pėr kėtė akt terrorist tė kryer gjatė luftės, Serbia i akuzoi shqiptarėt, dhe e pėrdori si shkas pėr t’i akuzuar shqiptarėt pėr terrorizėm, pėr tė ushtruar terror nė shkallė tė gjerė kundėr popullsisė civile nė Pejė e mė gjerė, pėr tė rifilluar ofensivat ushtarake dhe pėr ta shtuar numrin e forcave ushtarake nė Kosovė. Vetėm pas 15 vjetėsh, kryeministri serb Vuēiq e zyrtarė tė tjerė, e pranuan publikisht se vrasja e tė rinjve serbė nė Pejė nuk ėshtė kryer nga shqiptarėt, por ėshtė kryer nga Njėsia Speciale JSO, me urdhėr tė Shėrbimit Sekret Serb (RDB).
Deri mė tani, shteti i Kosovės e zė vendin e fundit sa i pėrket pėrkujdesjes pėr qytetarėt e vet tė cilėt janė akuzuar pėr krime lufte, ndonėse shumica prej tyre pas qėndrimeve disavjeēare nė burgje janė liruar tė pafajshėm. Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovės pėrkitazi me Gjykatėn Speciale parashohin njė pėrkujdesje pėr tė akuzuarit e mundshėm, por se si do tė rrjedhin gjėrat mbetet tė shihet. Pėrderisa nė njėrėn anė, Kuvendi i Serbisė ka themeluar grupe tė veēanta pėr t’u marrė me hartimin, analizėn dhe mbledhjen apo thėnė mė mirė fabrikimin e akuzave kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė pėr tė gjitha zonat operative, nė anėn tjetėr, ne si Kosovė nuk mund tė themi se e kemi bėrė mjaftueshėm punėn tonė. Kur i kemi parasysh faktet se si ka arritur Serbia tė amnistohet pėr tė gjitha ato krime qė i ka kryer gjatė luftės, por edhe para e pas saj, qė edhe sot e kėsaj dite ėshtė e pa penduar dhe e pandėshkuar pėr gjenocidin e spastrimin etnik kundėr popullit shqiptar nė Kosovė, se si ka arritur tė barazohet xhelati me viktimėn, fatkeqėsisht gjendja reale del tė jetė e mundur nga fabrikimet dhe propaganda fiktive e Serbisė, edhe pse realiteti nė terren ėshtė krejt tjetėr.

3. A ka ndėrmarrė Serbia hapa mė aktivė pėr pėrndjekjen e kriminelėve tė luftės, tė cilėt kanė kryer krime kundėr shqiptarėve?

Serbia nuk ka bėrė shkėputje nga e kaluara. Ajo me fanatizėm vazhdon t’i mbrojė kriminelėt serbė tė luftės, tek e fundit ata i kanė zbatuar urdhrat e shtetit serb, tė parapara nė detaje pėrmes platformave dhe strategjive shtetėrore kundėr shqiptarėve. Hapat qė i ka ndėrmarrė deri mė tani Serbia pėr ndjekjen e kriminelėve tė luftės, tė cilėt kanė kryer krime kundėr shqiptarėve, lirisht mund tė themi se kanė qenė “shumė zhurmė pėr asgjė”, pėrkundrazi u ka ofruar mbrojtje shtetėrore. Tė gjitha arrestimet e kriminelėve serbė dhe gjykimet pėr krime lufte qė i ka bėrė deri mė tani Beogradi zyrtar, i ka bėrė gjithnjė kur i janė dashur privilegje nga Bashkimi Europian, por edhe nė kėto raste dėnimet kanė qenė minimale dhe shumė fyese pėr viktimat e luftės dhe pėr drejtėsinė pėrgjithėsisht. Ka fare pak aktgjykime tė plotfuqishme, janė amnistuar pėrgjegjėsit e rangjeve tė larta dhe janė akuzuar e gjykuar niveli mė i ulėt i pėrgjegjėsisė, aq mė tepėr nė tė gjitha rastet ėshtė tentuar qė krimet, masakrat dhe spastrimi etnik tė pasqyrohen si veprime tė kryera nga grupe tė pakontrolluara nga shteti, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr kėtė mjafton tė kemi parasysh gjykimet e organizuara nė Beograd nė rastin e masakrės kundėr familjes Berisha tė Suharekės, rastin e shtetasve shqiptaro-amerikanė tre vėllezėrve Bytyqi, rastin e gjykimeve pėr masakrat e kryera nė fshatrat e Pejės: Qyshk, Pavlan, Zahaq, Lybeniq, etj.
Nė varrezat masive nė Serbi, qė nga qershori i vitit 2001 janė gjetur shumė varreza masive me kufoma tė shqiptarėve, ku dyshohet se ka edhe disa tė tjera. Deri mė tani nė varrezat masive nė Serbi janė gjetur mbetjet mortore tė mbi njė mijė shqiptarėve, pikėrisht nė bazat e ushtrisė dhe tė policisė serbe, si nė: Batajnicė, Petrovo Sello, Peruēac, Rudnicė etj. Megjithėse pėrgjegjėsit dihen dhe kanė pozita nė larta nė institucionet shtetėrore tė Serbisė, askush nuk ėshtė nxjerrė para drejtėsisė. Pėr shembull, pėrmendim rastin e shefit aktual tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Serbisė, Dikoviq, kur dhjetėra mbetje mortore tė viktimave tė shkaktuara nga forcat ushtarako-policore serbe nėn komandėn e tij nė zonėn e Drenicės gjatė kohės sė luftės, u gjetėn nė varrezėn masive nė Rudnicė tė Rashkės (2014), pikėrisht nė vendqėndrimin e njėsive ushtarake tė Brigadės sė tij, tė cilėn e ka komanduar gjatė luftės. Ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr vrasjen e tyre (por edhe tė shumė tė tjerėve nė masakrat e Rezallės, Qirezit, Izbicės, Abrisė etj.) edhe pėr fshehjen e kufomave, por Serbia jo vetėm qė nuk ka marrė masa ndaj tij, por e mbron me fanatizėm...

4. Fitorja bindėse e Vuēiqit dhe angazhimi i tij pėr anėtarėsi nė BE a ndikon pėr shpėrbėrjen e strukturave ekstremiste tė Serbisė nė Kosovė?

Fitorja e Vuēiqit dhe angazhimi deklarativ i tij pėr orientim proeuropian, duke i parė zhvillimet e deritanishme prej se Vuēiq ka ardhur nė krye tė Qeverisė sė Serbisė, janė tė paqėndrueshme, sepse Vuēiq vetėm sa i ka forcuar dhe unifikuar strukturat ekstremiste tė Serbisė nė Kosovė, duke pėrdorur mjete dhe metoda tė ndryshme, apo thėnė mė mirė duke e pėrdorur fuqinė e shtetit qė e drejton. Pothuajse tė gjitha kokat e krimit tė organizuar qė veprojnė nė veri tė Kosovės e mė gjerė, janė sponsorė dhe njerėz tė afėrm tė Vuēiqit dhe tė partisė sė tij. Besoj se mjafton tė pėrmendim vetėm rastin e tė ashtuquajturės “Mbrojtje Civile”/ “Civilna Zastita”, e cila sipas marrėveshjes sė Brukselit ishte paraparė tė shpėrbėhej. Madje, ajo u shpėrbė formalisht nė shtator tė vitit 2015 dhe qindra pjesėtarė tė saj edhe pse tė implikuar nė krime tė shumta u amnistuan dhe u inkuadruan nė institucionet e Kosovės, mirėpo nė anėn tjetėr del se “Mbrojtja Civile” vazhdon tė veprojė papengueshėm, madje ka rekrutuar pjesėtarė tė rinj edhe pėrmes konkurseve publike!

5. Nė kontekstin e perspektivės evropiane a mund tė ketė zhvillime pozitive te statuti i shqiptarėve nė Luginė dhe garantimi i tė drejtave tė tyre?

Nė kėtė kontekst duhet tė vlejė raporti i reciprocitetit. Shqiptarėt dhe tė tjerėt nė Serbi, si boshnjakėt, hungarezėt, bullgarėt, rumunėt etj., duhet tė kėrkojnė tė drejtat e tyre. Pėr garantimin e tė drejtave njerėzore e kombėtare duhet tė bėjnė mė shumė shtetet amė. Aq sa ka tė drejta pakica serbe nė Kosovė, duhet tė ketė tė drejta edhe pakica shqiptare dhe pakicat tjera nė Serbi. Ėshtė i padrejtė dhe i papranueshėm lejimi i zbatimit tė standardeve tė dyfishta. Dihet se nė Luginėn e Preshevės (nė Kosovėn Lindore) Serbia po vazhdon t’i shkelė nė mėnyrė drastike tė drejtat e shqiptarėve. Pėr ta spastruar etnikisht nga shqiptarėt kėtė rajon, pėrveē faktit se nuk e ka mundėsuar kthimin e mbi 80 mijė shqiptarėve tė zhvendosur nga lufta, Serbia ka kohė qė shqiptarėve po ua pasivizon edhe vendbanimet nė Medvegjė, Bujanoc e Preshevė, me ēka shqiptarėve u mohohet e drejta pėr tė nxjerrė dokumente personale dhe tė drejtat e tjera, si shėrbimet sociale dhe mjekėsore, shkollimi dhe e drejta e votimit, pra po i bėn inekzistentė!

6. A ka rol Serbia nė destabilizimin e Maqedonisė dhe si mund tė zgjidhet kriza politike atje?

Roli i Serbisė, por edhe i aleates sė saj Rusisė, nė destabilizimin e Maqedonisė ėshtė i dukshėm. Me kėtė udhėheqje tė shantazhuar dhe tė manipuluar, pėr tė mos thėnė edhe proserbe, vėshtirė se mund tė gjendet zgjidhje e qėndrueshme nė Maqedoni, aq mė tepėr kur shėrbimet sekrete serbe e ruse kohėve tė fundit kanė paralajmėruar fillimin e njė lufte tė re nė Maqedoni dhe po investojnė e po influencojnė vazhdimisht pėr ta mbajtur njė vatėr aktive tė krizės atje. Kriza politike mund tė zgjidhet kur udhėheqėsit e atjeshėm tė pėrcaktohen qartė pėr rrugėn euro-atlantike, tė mendojnė dhe tė punojnė pėr interesat e popullit dhe tė vendit tė vet pa dallim etnie.

7. Si mendoni, a mjafton zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit pėr integrimin e shqiptarėve nė Maqedoni apo janė tė nevojshme edhe ndryshime tė tjera kushtetuese dhe ligjore, si edhe negociata tė reja mes partive shqiptare dhe maqedonase nė kėrkim tė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme?

- Marrėveshja e Ohrit meqė nuk ėshtė zbatuar nė afatin e paraparė qė tė zbatohej, tash pas shumė viteve nuk e di sa mund tė jetė efektive tė kėrkohet tė zbatohet si e tillė, kur dihet se ligjet dhe veprimet shtetėrore nė Maqedoni janė tejet diskriminuese nė raport me shqiptarėt edhe pse ėshtė popull shumicė nė kėtė shtet. Sa mė parė qė nė Maqedoni shqiptarėt trajtohen nė pozita tė barabarta, trajtohen si popull shtetformues e jo si armiq, zgjidhja ėshtė mė e lehtė dhe e qėndrueshme. Nė tė kundėrtėn, nėse nuk ndalen dhe nuk pėrmirėsohen padrejtėsitė e bėra ndaj shqiptarėve, kur dihet se qindra shqiptarė mbahen nė burgje nėpėrmjet proceseve tė montuara gjyqėsorė si rasti “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” etj. dhe u mohohen tė drejtat kombėtare e njerėzore, duke i konsideruar si popullsi tė kategorisė sė dytė, Maqedonia si e tillė nuk mund tė ketė tė ardhme.

Ju faleminderit!

(Kjo intervistė botohet me lejen e redaksisė sė uebfaqes www.obshtestvo.net, ku ėshtė publikuar mė 4 qershor 2016. Pėr mė shumė shih linkun: http://obshtestvo.net/?p=13106)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 977 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi