Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BASHKIMI I I KOMBIT
Publikuar më 17 qershor, 2016 në orën 19:57 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Konsolidimi dhe triumfi i kombit është liria e bashkimi kombëtar dhe demokracia e legjitimiteti popullor. Kombi duhet të udhëhiqet nga elita patriotike, qytetare,rinore e intelektuale dhe ka nevojë për lëvizje të tilla, inisiativa e reforma të pandërprera dhe për vizionin e shekullit të ri. KOMBIT I NEVOJITET KONSOLIDIMI I VET nacionaldemokratik që dtth afirmim, krenari, personalitet e identitet, demokracitet e mirëqënie; të pranojë e respektojë të tjerët po dhe të pranohet e respektohet prej të tjerëve.

Globalizimi presupozon të kryer proçesin nacional që ka filluar 300 vjet më parë me krijimin e shtetkombeve, mirëpo kombet që nuk e kanë realizuar akoma integrimin demokratik shoqëror dhe bashkimin kombëtar siç është kombi ynë duhet të bejmë kujdes se globalizimi është vepër e kombeve të perparura e të zhvilluara dhe së pari është në favor të interesave të tyre.
Ne për të arritur bashkimin kombëtar duhet të shfrytëzojmë avantazhet e globalizimit e të drejtën nderkombëtare të popujve për vetvendosje si dhe parimin universal të lirive e të të drejtave të njeriut ku NATO në emër të tyre ndërhyri për çlirimin e Kosovës. Për Bashkimin Kombëtar duhet të punojmë ne, ta kërkojmë se nuk vjen vetvetishëm ashtu siç nuk erdhi vetёvetishëm as Pavarёsia e Kosovës. Të gjithë duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë e përjetshme të përkatësisë nacionale që janë personaliteti dhe identiteti ynë, siguria e mirëqënia jonë në një shtet të përbashkët. Për realizimin e këtij qëllimi nuk nevojitet vetëm retorika shterpë dhe speculative me termin komb që bën politika e sotme dhë që nuk ka as përkushtimin, as dëshirën e as vizionin për bashkimin kombëtar por ndoshta të kundërtën po. Që të punojmë sot për realizimin e bashkimit kombëtar nuk kërkohet sulm e as lufte por realizimi i legjitimitetit demokratik, ai i realizimit të tre gjëndjeve të sovranitetit në të dy shtetet: sovranitetin e individit, të popullit e të shtetit dhe të legjitimitetit të pushtetit.
Bashkimit kombëtar si i pashmangshëm kërkon nga kombi ynë aktivizim e pjesmarrje politike, poziconim këmbëngulës,vizionar e stratëgjik për bashkimin e kombit, zhvillim ekonomik e mirëqënie, realizim vlerash e standartesh demokratike, ndërtimin e shtetit ligjor që kërkon ndërtimi i një shoqërie të drejtë e moderne në realitetin global të sotëm. Që të bëjmë këto duhet që politika të marrë përgjegjsitë duke qenë transparente, e ndershme, e hapur në një shoqëri të hapur ku politikbërja dhe politikat të angazhoje shoqërinë për reforma të pandërprera, kërkohet luftë e pandërprerë kundër korrupsionit, kërkohet funksionalitet dhe rezultate konkrete.
Triumfi i kombit është i lidhur me ndjesinë, krenarinë e shpirtin kombëtar,po nuk është e mjaftueshme vetëm kjo, po ka të bëjë dhe me idealet e vlerat si ato të lirisë, punës, pronës, drejtësisë, sigurisë sociale etj, madje shumë kombe moderne formimit të tyre i dedikohen këtyre vlerave; ndërsa në aspektin ndërkombëtar kombi realizon sigurinë, barazinë, sovranitetin e reciprocitetin dhe duke mos u pajtuar me asnjë lloj pasiviteti, inferioriteti apo servilizmi të cilat politika e sotme e pushtetit në të dy shtetet nuk i ka, dhe për të aspirata kombëtare nuk është as retorikë madje.
Politika shqiptare e pushtetit është një karakatinë politike e trashëguar dhe e rindërtuar mbi themele hatërllëku, xhambazllëku, miqësirash e interesash të pandershme përfitimesh e servilizmash prej së cilës gëlojnë mashtrimi, tradhëtia e korrupsioni; politikë që buron nga legjitimiteti autokratik, i krijuar e fabrikuar duke imponuar e manipuluar opinionin dhe vullnetin e të tjerëve në funksion të egoizmës dhe kultit të individid duke përjashtuar legjitimitetin demokratik të pushtetit ligjor. Autokracitë kudoshqiptare politike, shoqërore e pushtetore, vendore e shtetërore janë shkaktarët kryesorë të përçarjeve dhe mosrealizimeve kombëtare, demokratike e integruese, pasi ato shohin ngushtë vetëm për interesa personale pushteti e pasurore që edhe personalitete ndërkombëtare shpeshhere dhe publikisht e kanë deklaruar këtë paturpësi të politikanëve tanë sidomos në Shqipëri prej së cilës infektohet pastaj dhe ajo në Kosovë e ajo shqiptare në Maqedoni.
Është e papranueshme dhe antikombëtare që në epokën e sotme të demokracisë globale këto që cituam dhe fryma akoma kanunore, bajraktareske, krahinore dhe egoizmi i egër për pushtet i kohëve paramoderne të pengojë e të dëmtojë personalitetin e individit, legjitimitetin popullor, shtetin ligjor e për pasojë dhe Kombbashkimin. E pavarёsisht këtyre bashkimi është i pashmangshëm sepse:
a) vetë zhvillimi edukativ,ekonomik e politik, kulturor politiko-demokratik ushqen, inspiron e i kërkon bashkëkombasve tanë besnikërinë dhe krenarinë e lidhur me rëndësinë e përkatësisë kombëtare dhe ndaj shtetkombit të bashkuar. Kjo e bën qytetarin shqiptar qe të mos ndjehet subjekt i krerëve politik e të pushtetit, të krahinizmave, ideologjizmave e dogmave, por të ndjehet si qytetar i kombit të vet i denjë e i barabartë dhe me personalitet;

b) ndërgjegjёsimi patriotik, qytetar, politik e ligjor të qëndrimit individual, të vlerave kombëtare e universale e të mirëqënies së përgjithshme kanë zbutur dasitë e përçarjet politike, fanatizmat e besnikëritë krahinore e partizane dhe egoizmat të cilat i ushqen politika e interesit personal dhe e pushtetit, veçanërisht në Shqipëri të cilën e kanë konstatuar madje dhe institucione e personalitete ndërkombëtare, dhe e kanë deklaruar shumë herë këtë si shkaktare të mosintegrimit së bashku me korrupsionin ekonomik, politik e elektoral. Politika shqiptare në Shtetin Shqiptar historikisht ka krijuar vazhdimisht varfëri, konflikt, papërgjegjshmëri e paqëndrueshmëri e jo me te interesohet apo tё punojё pёr bashkimin e kombit dhe kështu po shkon edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë,

c) pavarësisht politikës, Bashkimi i Kombit është i pashmangshëm dhe lëvizet drejt triumfit të tij, sepse interesi kombëtar i gjithqytetareve shqiptarë është më i madh dhe më i lartë se çdo lloj interesi politik e pushteti personal, të të pasurve, monopoleve, grupeve e partive,

d) epoka moderne e globalizimit ka krijuar kushtet, favorizimet e mundësite e lirive etnike, kulturore, politike dhe demokratike nën suazën e të drejtës së popujve për vetvendosje dhe të lirive dhe të drejtave universale të njeriut që motivuan botën moderne të ndërhyjë edhe ushtarakisht për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Kuvajtin nga Iraku, çlirimin popujve afgan, iraken e libian nga regjimet diktatoriale që dhunonin liritë e të drejtat njerëzore. Proçeset globale sot botës i kanë dhënë fizionominë e një shoqërie globale me organizatat shumëkombëshe joqeveritare, me organizma ndërkombëtarë ekonomikë e financiarë, OKB ka marrë tashmë atributet e një palamenti botëror; po kështu dhe BE është pothuajse një konfederatë e shteteve europiane në të cilën dy shtetet tona janë akoma të paintegruara. Në këto rrethana nacionalshovinizmave u është dhënë fund pavarsisht se akoma përpëliten fqinjët tane për mosnjohjen e bllokimin e Pavarsisë së Kosovës;

e) shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe krijimi i dy shteteve shqiptare të lira e të pavarura kombëtarisht, do të thotë se jemi realisht më afër se kurrë në histori pranë bashkimit, duan apo nuk duan armiqtë tanë, duan apo nuk duan ata të cilët pengojnë nga injoranca, interesi i ulët për pushtet e pasuri dhe egoizmi negativ. Koha është me ne, po duhet ne të jemi në kohë që të arrijmë triumfin e bashkimit se mjaft jemi vonuar. Shtetet, identitetin e tyre kolektiv kombëtar e mbështesin dhe e nxisin për ta bërë kombin e vet rezistent e denjësisht konkurent pavarësisht dukjeve kozmopolite e marrëveshjeve e deklaratave për njohjen e pranimin e koncepteve të drejtësisë, lirisë, demokracisë, lirive e të drejtave të njeriut dhe atë ndërkombëtare. Edhe shtetet më demokratike të botës në momente të caktuara edhe haptazi me veprime e ndihma financiare e ushtarake kanë treguar fanatizmin e tyre në favor të interesit kombëtar.

Në Ballkan problemin e pazgjidhur kombëtar e kemi ne shqiptarët, dhe për këtë arsye jemi dhe do të jemi në antagonizëm me kombet e tjerë fqinjë me ne: serbët, grekët, maqedonasit e malazestë, por jo për fajin tonë,por për fajit e padrejtësive historirike që na janë bërë neve mbi të drejtën tonë historike për të pasur shtetin tonë etnikoterritorial të bashkuar; kudo ne shqiptarët kufizohemi nga shqiptarë e për çudi akoma serbët kërkojnë territore në Kosovë kur mbajnë Preshevën dhe grekët kërkojnë Jugun ne Shqipëri kur mbajnë çamërinë. Sot kemi dy shtete shqiptare një realitet i pashmangshëm që i paraprin bashkimit por që akoma në të dy shtetet tona nuk kemi kapërcyer provën e krijimit të aparaturës shtetërore mirëfunksionale dhe moderne në të dy shtetet tona as me forcat tona jo se jo po madje as me ndihmën që na japin vazhdimisht shtetet mike demokratike, e kjo më shumë vjen si çudi për Shqipërinë që po shkon në 100- vjetotorin e pavarësisë së saj. Çfarë t’i themi kësaj? Nuk mjafton vetëm me fjalën “duhet” si justifikim, po kërkohet veprim që ne të bëhemi komb kërkues per vete dhe denjësisht konkurrues me të tjerët si sfidant i denjë në aspektin kombëtar, politik, ekonomik, te sigurisë dhe demokratik, që janë vlerat më të mëdha në plan të brëndshëm e të jashtëm. Të konsolidohemi si dy shtete sociale ku pluralizmi politik e demokratikoorganizativ dhe së pari partitë të krijojnë vullnetin e lirë politik e demokratik dhe po ashtu ta njohin e respektojnë atë dhe jo ta manipulojnë, mashtrojnë dhe rrëmbejnë duke sjellë korrupsion, përçarje e tradhti kundërpublike (sepse tradhëti është dhe kur premton e se mban premtimin, mashtron dhe bën pabesinë, korrupsionin e përçarjen).
Ne gjithmonë na ka munguar një strategji edukative, shkencore e akademike në hartimin e një vizioni e perspektive te kjartë kombëtare dhe rrjedha jonë historike më së shumti ka qenë spontane e më shumë kanë vendosur të tjerët se sa vetë ne, se po të ishte e kundërta gjendja jonë do të ishte ndryshe. Sot koha punon për ne dhe më shumë se kurrë duhet të punojmë që të bindim botën moderne se dhe ne jemi komb modern, denjësisht konkurues e i qytetëruar me kulturë e prosperitet, demokratik e integrues, i barabartë me kombet e prosperuar të Europës që e meritojmë bashkimin kombëtar të ndarë e të vonuar padrejtësisht prej tyre. Vlera më e madhe për një popull është realizimi kombëtar e demokratik, mirëpo në realitetin shqiptar për politikën dhe politikanët e saj kjo vlerë etikëdetyruese dhe sublime është e dorës së dytë dhe e sfiduar nga interesat personale për pushtet çfarё përbën papërgjegjshmëri e mëkat dhe më keq se kaq është tradhëti. Fatkeqësisht jo vetëm politika por dhe më gjërë në aktivitetin shumëdimensional privat, publik, kulturoro-edukativ, intelektualo- akademik, informativo- mediatik, etj. mungon një gjykim racional, analitik e i paanshëm; mungon debati konstruktiv, komunikativ e kritik, çbllokues, argumentues e i lirë në funksion të interesit kombëtar, emancipues e prosperues për të çmontuar e larguar strukturat, funksionalitetet e mentalitetet e vjetra, egoiste, të papranueshme e të dëmshme për ndërgjegjen shoqërore.
Populli ynë vetndërgjegjsimin kombëtar e ka më të lartë dhe më të hershëm se shumë kombe të tjerë dhe si bashkësi kemi hyre ne rrugën e demokratizimit e të integrimit europian por, ne para se europian jemi shqiptarë dhe se politika si në Shqipëri dhe në Kosovë duhet ta fiksojë mëndjen dhe të punojë për stratëgjinë e bashkimit gradualisht me anë të forcimit të lidhjeve patriotiko-kushtetuese, dmokratike, ekonomike e kulturore të bashkëkombasve tanë kudo që të jenë. Kombi gjithnjë konsolidohet e bëhet pa pasur arsye të kthehemi të së kaluarës e reminishencës, sepse përvoja e trashëgimia e së kaluarës së afërt e të largët nuk po na shërben por më shumë kemi pasur përçarje e mosmarrveshje vetëpenguese që na kanë bërë dëm.
Po çfarë duhet bërë që gjithnjë e në vazhdimësi të bëhemi?
Po, duke rezistuar, qëndruar e sfiduar problematikat sado komplekse e të vështira qofshin ato; duke qëndruar kundër nënshtrimit, mashtrimit, turpeve, të gabimeve e të papranueshmes; duke i rezistuar të tashmes e të vërtetave të korruptuara të demokracisë dhe duke konkuruar denjësisht në globalizmin e integrimin gllabërues.
Popujt e kombet e bëra dhe të përparuara janë bërë me përpjekje e vuajtje si kombe të pavarura, të bashkuar dhe si nacionalshtete moderne. Edhe lindja është vuajtje, vuan nëna që e lind fëmijën dhe qan edhe fëmija që lind; dhe çdo rilindje e ringritje shoqërore apo evoluim është vuajtje po dhe mplakje njëkohësisht, pasi mplaket brezi që vuajti për të lënë trashëgiminë,e brezi i ri nuk është shumë mirënjohës dhe nuk ka shumë dhimshuri e ndjesi për paraardhësit, për dhimbjet e vuajtjet e së shkuarës,sepse nuk e kuptojnë për momentin se dhe vetë brezi i ri do mplaket dhe se duhet të lejë e të punojë për të tjerët .Kjo është një çudi e pashmangshme e vazhdimësisë së jetës. Pra bërja, ndërtimi, krijimi, lëvizja, demokracia, teknologjia janë bërje të pandërprera.
Kombi behet e zhvillohet nga populli me mëndje të matur e racionale dhe me veprime e punë të dobishme. Arritjet, bërjet, emancipimi, reformimi, edukimi, ekonomizimi, kulturalizimi, moralizimi nuk kanë cak, në çdo moment ato janë e shërbejnë si fillime dhe për ne në këtë rrugëtim të pa fund është mirë të mos jemi në fund të fillimeve,por e them përsëri të jemi konkurentë te denjë.

Skënder S. Kapiti

Nga libri “TRIUFI I KOMBIT”, Autor S.S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 306 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi