Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fabrika e prodhimit të “platformave” individuale, e dëmshme për unitetin gjithëkombëtar shqiptar
Publikuar më 17 qershor, 2016 në orën 20:02 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Që të bëhet ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar, është e domosdoshme vetëm NJË PLATFORMË E MIRËFILLTË, E QËNDRUESHME DHE E PRANUESHME mbi bazën gjithëkombëtare, shkencore, politike, ligjore, demokratike dhe paqësore. Autor i kësaj Platforme mund të jenë Akademia dhe Shteti, jo turlifarë “shilikurani” pa mend, pa kompetencë dhe me ambicie epigoniste përimituese, me qëllim që t’ua tërheqë vëmendjen të tjerëve se gjoja ai “ka aftësi profesioniste” madje, edhe për të shkruar “plaformë” për ribashkimin gjithëkombëtar shqiptar! O tempora, o mores!

Akademia, shteti dhe partia gëzojnë të drejtën e hartimit të platformave, jo individi!

-Hartimin e një platforme të tillë tillë gjithëkombëtare e kanë për detyrë ta bëjnë shteti dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ashtu siç e ka bërë më 1998 :“ Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare”. Mirëpo, kjo Platofrmë, duhet të rishkruhet dhe të plotësohet me fakte dhe me argumente të reja, sepse pas pavrësimit të Kosovës, gjërat kanë ndryshuar në terren, si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar (tanimë, pavarësimii Kosovës është hapi i parë drejt ribashkimit kombëtar), bijnë poshtë kërkesat dhe tezat e kësaj Akademie, që vënë në dukje “njohjen e Republikës së Kosovës si element konstituiv të Republikës Federale të Jugosllavisë; njohjen e së drejtës së shqiptarëve të Maqedonisë si popull shtetformues; që shqiptarët në Mal të Zi të kenë krahinën e tyre autonome, si dhe shqiptarët në Greqi, të gëzojnë të drejtën të mësojnë në shkollat shtetërore dhe në gjuhën e tyre amtare.” (ASHSH, Pltaforma, Tiranë, 1998, f.51).

Në rastin konkret, kur lëshime të tilla ka bërë një Akademi, çfarë mund të thuhet dhe, çfarë mund të pritet nga paçavuret e ashtuquajtura “platforma” , të shkruara nga individë injornatë-analfabetë, të cilët për “kapuç të madh” dhe për përfitime tregtare, e gënjenë, e mashtrojnë dhe e dezinformojnë publikun se gjoja me paçavure të tilla, “do e bëjnë” ribashkimin kombëtar!?

Kjo formë dezavuese dhe e disfavorshme e çasjes çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan, është forma më brutale, më provokuese dhe me denigruese mbase me individë të tillë të papërgjegjshëm dhe injorantë nuk mund të bëhet asgjë e mirë, përshpejtuese dhe e vlefshme për të arritur objektivin strategjik të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar.

Të ashtuquajturat “platforma për ribashkimin kombëtar”, të prodhuara dhe të etiketuara me ambalazh marketingu individual politiko-propagandistik dezinformues, “çojnë ujë në buti të mullirit” të të gjithë armiqve (të brendshëm dhe të jashtëm) të Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, duke krijuar vetëm mjegulla të dendura dhe opinione paradoksale dhe konfuze në llogarinë e “arkivimit” dhe të moszgjidhjes së mëtejme të problemit të pazgjidhur gjithëkombëtar shqiptar në Ballkan.

Me përrallëzën e La Fontaine-it “kau dhe bretkoca” nuk bëhet ribashkimi kombëtar shqiptar

Prandaj, individët dhe klanet injorante të sëmura narcisoide dhe epigoniste nuk janë kurrfarë kuadri profesionist, kombëtar e as shkencor, që të “prodhojnë”, përkatësisht të shkruajnë thënçin “platforma” për ribashkimin e kombit dhe të Shqipërisë Etnike, por atë detyrë e kanë akademikët-shkencëtarët e mirëfilltë siç janë Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare … etj. Mirëpo, edhe në këtë rast konkret, autor dhe titullar i ligjshëm është Akademia e Shkencave e Shqipërisë, jo individët, pavarësisht nga titujt e tyre akademikë, nga kontributi i tyre shkencor dhe nga veprat e tyre dëshmuese shkencore dhe jetësore për kombin dhe për atdheun shqiptar.

Platforma për ribashkimin kombëtar shqiptar, nuk mund të ketë autor me emër të përveçëm, sepse pas saj, duhet të qëndrojë Akademia, partia ose shteti!

-Viteve të fundit, sidomos pas themelimit të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH) në verën e vitit 2002 në Tiranë nga Gafurr Adili (kryetar) dhe nga Idajet Beqiri (sekretar i Përgjithshëm), disa individë injorantë, arrogantë, matrapazë, të pacipë, tuxharë, të pa karakter, epigonistë, pa kurrfarë përgjegjësie morale dhe njerëzore; pa kurrfarë përgatitje shkollore dhe aftësie profesioniste politike, të paedukuar dhe të paarsimuar në frymën kombëtare dhe atdhetare shqiptare, kanë ndërtuar “firmat” dhe “fabrikat” e tyre sikurse “mullinjtë e erës” së Don Kishotit për prodhimin serik dhe për shitjen me shumicë të “platformave” të ashtuquajtura “për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike”.


-Sikur të ishte aq e thjeshtë dhe, aq e lehtë, që secili individ të shkaraviste “platforma”, kombi dhe shteti shqiptar, qëmoti do të kishin qenë të ribashkuar(1912-2016).
Mirëpo, si individ, askush nuk e ka atë të drejtë, që të dalë publikisht si “autor” i ndonjë platforme për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, pavarësisht nga ambicia e sëmurë, qëllimi, verbëria, prepotenca, promovimi, përfitimi material dhe dëshira psikopatike për ta dezinformujar popullin, si dhe faktorët e bashkësisë ndërkombëtare.

Sa më sipër, autor i ndonjë platforme me karakter kombëtar dhe shtetëror, moralisht dhe ligjërisht, mund të jetë shteti, akademia e shkencave, si dhe subjektet e ndryshme politike: lëvizjet, partitë, frontet etj., jo INDIVIDI, në asnjë mënyrë!

Mirëpo, këtë nuk e kanë të qartë “majmunët” e egër të Zanzibarit, ata vazhdojnë me fabrikimin dhe me zhvatjen përimituese të ashtuajturave “platforma kombëtare”, të “huazuara” nga platformat politike të partive, të lëvizjeve, të fronteve dhe të subjekteve të tjera politike, të cilat, tanimë, qe tri dekada i kanë bërë publike dhe veprojnë për jetësimin e tyre në praktikë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 395 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi