Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ta ngrisim hasanizmin në piedestalin më të lartë
Publikuar më 18 qershor, 2016 në orën 02:48 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Intervistë e gazetarit Qazim Doda, pronar i TV amerikan ALBANIAN-Vision ne New York SHBA me Mehmet Prishtinën, realizuar në TV ILIRIA në Viti, transmetuar në mars 2016).

Të nderuar teleshikues përshëndetje.
Sot para jush do të nxjerrim një emision special me një njeri që nuk e kemi të ftuar në studion tonë, por kemi ardhur mysafir në Kosovë, në një studio të shqiptarëve të Vitisë, pra studio Iliria, pra është një televizion shqiptar dhe radio po ashtu i cila ka një rrjet të gjerë këtu të gazetarëve dhe merret me informacionin e ana Moravës dhe Karadakut po edhe me emisione të ndryshme. Pra sot kemi ardhur mysafir në këtë studio me një njeri special për neve, edhe për juve të dashur teleshikues. Është Mehmet Prishtina. Menjëherë me mbiemrin sapo ta dëgjoni ju e dini se për kë e kam fjalën, e kam fjalën për një person, një intelektual i shquar në Kosovë i cili po merret me ndriçimin e historisë, me ndriçimin e të vërtetës së heroit kombëtar Hasan Prishtina.

Qazimi: Mehmet mirë se erdhe në këtë studio

Mirë se ju gjeta.

Qazimi: Ky është një emision me shqiptarët e Amerikës por që po bëhet në Kosovë dhe është ekskluzive për Hasan Prishtinën.

Ky është emisioni i dytë që u dedikohet edhe shqiptarëve në Amerikë, sepse para dy vitesh, diku në mars të vitit 2014, isha mysafir edhe në Zërin e Amerikës me tema të ngjashme, me fokus Hasan Prishtinën, veprimtaria e tij atdhetare, kështu që me kënaqësi jam pjesë e realizimit të këtij emisioni dhe ju falënderoj edhe juve.

Qazimi: Faleminderit po ashtu. Po fillojmë menjëherë me bisedën. Kur flasim për Hasan Prishtinën e dimë se është një shqiptar me prejardhje nga Drenica, por që nuk i takon vetëm Drenicës por i takon edhe kombit sepse ishte edhe kryeministër i shqiptarëve i tërë Shqipërisë. Më thuaj pak për historinë e tij, përpos që është nga fisi Berishë.

Hasan Pishtina, është Truri dhe shpirti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Rreth lindjes së tij ka variante të ndryshme, dikush supozon se ka lindur në Vushtrri, dikush në Polac të Drenicës. Familja jonë d.m.th. farefisi e motrat kanë zhvilluar shumë hulumtime rreth biografisë së Hasan Prishtinës, por rreth gjenealogjisë së tij faktikisht është punuar shumë pak. Deri në rastin e luftës së UÇK-së, kanë jetuar motrat e Hasan Prishtinës, njëra në Kostërc, motra Shehide, siç e quajmë ne, në fisin tonë, në konakun e Aliukajve të Polacit dhe tjetra, motra Hajrije në Marinë, dy fshatra në komunën e Skënderajtsi dhe disa personalitete e gazetarë, siç është Zeqir Gërvalla, i ndjeri Idriz Rreci, një patriot i madh shqiptar që konsiderohet si i zhdukur, autori i një studimi monografik, NysretPllana etj. dhe gjithmonë jemi angazhuar që emrin e tij ta identifikojmë me interesin kombëtar, me virtytin dhe vlerat e kombëtare.

Qazimi: Ai, familja e tij vjen, nga fshati Polac i Drenicës dhe dalin në Vushtrri.

Sigurisht, tek ne, siç thash më herët ka disa variante të cilat e përshkruajnë shpërnguljen e Hasan Prishtinës dhe stërgjyshit apo gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha, i cili shpërngulet nga Polaci në Vushtrri. Aty kanë jetuar në lagjen e Polancëve. Hasan Prishtina mësimet e para i merr nga hafëz Arifi, nga një hoxhë i Prekazit me të cilin nuk ka qenë gjithmonë në ujdi, sepse kanë pasë opinione dhe mendime të kundërta. Shkollimin tjetër e vazhdon në Shkup, në Itadinëe Shkupit e pastaj kalon në liceun francez në Selanik për t'u shkolluar në nivelin universitar, në fakultetin e shkencave politike-juridike në Universitetin Shtetëror të Stambollit.

Qazimi: Pra është i lindur në Vuçitërnë ku ka jetuar edhe familja e tij e ngushtë, ndërkaq familja e gjerë në Polac?

Po ashtu, ashtu. Babai i Hasan Prishtinës ka qenë Ahmet Berisha. Në Polac dominon fisi Berishë, janë disa lagje të cilat mbajnë emrat, mbiemrat e ndryshëm, si për shembull: mbiemri Aliuka, mbiemri Kerolli, mbiemri Koci, janë disa mbiemra të cilët e kanë trungun e përbashkët të fisit Berishë. Ndër ta hynë edhe mbiemri i lagjesVeliu apo Veliçi, tani preferohet Veliu pas lufte. Kështu që të gjithë këta janë në një trung dhe në një fis të përbashkët, nëse flasim për një gjenealogji të përbashkët të fisit Berishë.

Qazimi: Tashti ku lidhet familja. Ju jeni nipi i Mehmet Berishës, MehmetAliukësapo jo?

Po, gjyshi im është quajtur Mehmet Aliuka, ka qenë i biri i Ramadan Aliukës dhe në vinë e gjyshit, d.m.th. gjyshi im edhe Hasan Prishtina kanë qenë kushëri të parë.

Qazimi: D.m.th. është e njëjta familje?

Po, sigurisht. Është bërë një hulumtim gjenealogjik i vijës së gjakut. Kanë shkruar studime të ndryshme në lidhje me këtë, jemi rritë me këto tregime dhe unë personalisht kam migruar për Gjermani në moshën 9 vjeçare, sepse prindi im, në fillim të viteve të 70-ta, ka shkuar si punëtor i përkohshëm i asaj kohe në Gjermani. Më kujtohet se unë, për herë të parë në vitin 1975 shkova në Gjermani dhe që nga ajo kohë vazhdimisht gjatë udhëtimeve për në Kosovë, atëherë bënim dy-tre ditë rrugë, çdo herë prindi na fliste për Hasan Prishtinën, për të bëmat e tij, për vlerën e tij, për kontributin e tij, për veprimtarinë e tij atdhetare. Kështu që sigurisht në njëfarë forme ka qenë edhe indoktrinimi shpirtëror, mental, psikologjik dhe neve na është ngulit edhe në kokë edhe në shpirt edhe në tru Hasanizmi, veprimtaria për shtet, për krijimin e shtetit shqiptar.

Qazimi:Hasan Prishtina, pasi e mbaron shkollën në Selanik, në një lice francez, nëse nuk gaboj, ai shkon në Turqi, por njëkohësisht e fillon edhe biznesin apo jo?

Pas liceut francez ne Selanik, ai përfundon edhe studimet universitare ne Stamboll, në shkencat politike dhe drejtësi. Hasan Prishtina, pas vitet 1908 ku fillon aktivitetin e tij në Parlamentin osman merret edhe me zhvillimin dhe ndërtimin e hekurudhës në Shkup-Selanik, Shkup-Mitrovicë, ne disa dokumente tregojnë se ka qenë edhe furnizues i ushtrisë së Perandorisë Osmane të kryesuara edhe nga klani i Mehme tAli Pashës, i cili sundonte atëherë Egjiptin, me origjinë shqiptare nga Kavalla dhe lidhjet fisnore, lidhjet e gjakut me ata shqiptarë arrijnë deri tek ky kontakt që Hasan Prishtina të furnizojë gjithë ato ushtri edhe me ushqime. Kështu që gjithë kjo punë ka krijuar edhe një kapital një mirëqenie, një kapital të bollshëm që të njihet edhe si njeri shumë i pasur.

Qazimi: Ai e kishte dashur Selanikun shumë, sigurisht mosha më e mirë e tij e rinisë i ka kaluar aty edhe ka pasur më vonë edhe një rezidencë ku edhe përfundon jetën e tij. Por po kthehemi tek edukimi në Stamboll dhe kthehet prej Stambolli në Prishtinë si një biznesmen, por si një njeri aq i dashur për njerëz, një njeri që pikëpamjet e tij janë vlerësuar shumë, ka filluar të bëhet sa më i kapshëm tek njerëzit se koncepti i tij që shqiptarët duhet të jetojnë në shtetin e tyre. Ai futet në politikë atëherë dhe futet si intelektual dhe si biznesmen.

Fillimisht dihet se Hasan Prishtina pas studimeve që i ka mbaru për shkenca politike dhe drejtësi, merr edhe postin e nivelit të një kryekonsulli, por interesi i tij për t’i kontribuar vendit të vet ka qenë më i madh, kështu që ai kthehet në Prishtinë. Merr mbiemrin Prishtina, sepse përfaqëson elektoratin e kësaj zone të Prishtinës, ku është përfshi edhe Vushtrria dhe nga ai moment Hasanimerr mbiemrin Prishtina. Në vitin 1908 zgjidhet deputet i Parlamentit Osman në Stamboll, ku përfaqëson dhe mbron të drejtat e shqiptarëve.
Me Selanikun mishërohet në moshën rinore si nxënës i shkollës së mesme, por më vonë kur ai është aktiv në politikë, kur bëhet shumë i zëshëm në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në kuadër të Perandorisë Osmane lidhet me Stambollin. Selaniku në fakt është një qytet shumë i bukur. Nuk e di se a e keni vizituar apo jo, por unë kam qenë. Ai ka pasur plane. Hasan Prishtina për Shkupin, i cili atëherë ishte kryeqendër për Vilajetin e Kosovës dhe si alternativë Selanikun e shihte si njërin nga kryeqytetet e Shqipërisë, sepse në atë kohë Serbia veç ka filluar që të mëvetësohej.EdgeGreqia gjithashtu. Përpjekjet e tij gjithmonë kanë qenë që të bëhet, të përcaktohen kufijtë shqiptarë që më vonë fiksohen edhe në Memorandumin e tij të 14 pikave. Dhe ka qenë vizionar, ai ka jetuar para kohës dhe i ka parë gjërat si janë duke ardhur 100 vjet më parë. Kështu që kjo lëvizje e tij Selanik, Stamboll, Sofje, Shkup, Prishtinë, Manastir, Tiranë, Shkodër, Vjenë, Paris, Nicë, Romë gjithandej, të gjitha këto lëvizje gjatë komunikimeve të tij diplomatike e konsullore kanë qenë gjithmonë në interes të kombit dhe të vendit të vet.

Qazimi: Hasan Prishtina kur kthehet këtu, më 1908, për t'u bërë një politikan që mbron interesat e shqiptarëve brenda këtu dhe ka përfaqësuar këtë në Stamboll. Atëherë kanë filluar lëvizjet, i kanë marrë erë lëvizjes kryengritëse për çlirimin e trojeve shqiptare në atë kohë. Dhe Hasani ka qenë njëri ndër liderët që ka filluar prej atëherë d.m.th. edhe pse ishte në Stamboll. Ka qenë edhe agresiv thuhet në fillim jo vetëm si politikan por edhe si shqiptar, me atë vullnetin për të sakrifikuar edhe fizikisht nëse dikush i shkel interesat e ndonjë shqiptari në atë kohë. Është një ekses që ndodhë në Parlamentin turk kur dikush i bije shuplakë Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtina i kërkon dyluftim atij personi.

Më duket se nuk do të doja ta quaja Hasan Prishtinën agresiv por ai ka qenë aq atdhedashës, aq patriot sa që kur është prekur interesi i kombit, ai s’ka lëshuar pe as sa qimja e flokut. Është koha kur zërat kundërshtues kundër turqve të rinj që vijnë në pushtet dhe ata e shkelin me dy këmbë të drejtën e shqiptarëve, atëherë Hasan Prishtina njihet për fjalimin dhe thënien e tij të famshme: “Në rast se nuk përfillen kërkesat për të drejtat e popullit shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane, unë do të jem ndoshta i pari që do ta ngriti flamurin e kryengritjes në malet e Kosovës”. Aty kundërshtohet rreptësishtë dhe një deputet turko-arab kështu përshkruhet në mënyrë eksplicite e liston edhe një variant tjetër ku përshkruhet si një deputet i zonës të Tetovës kacafytet me Ismail Qemalin dhe e sulmon fizikisht me një shpullë në fytyrë, që ka qenë dhe është ofendimi më i rëndë që mund t'i behët një burri. Hasan Prishtina për ta pastruar këtë ekses haptazi i kërkon dyluftim këtij deputeti, por Ismail Qemali, plaku i urtë i Vlorës, ndërhynë: “Jo biri im, me nivel të tillë nuk do merresh ti e nuk do merrem as unë sepse ti na duhesh për gjana më të mëdha se kjo”. E kështu që nuk do të thosha se ka qenë agresiv por ka qenë shumë i ndjeshëm kur janë prekë interesat e popullit të vet dhe të drejtat e tyre.

Ai nga viti 1908 deri në fund të vitit 1911, qëndron në shumë në Stamboll ku mundohet që të bëjë një ndryshim tek turqit e rinj (xhonturqit), tek lëvizja e re, pra dhe mendon se mos ata po tregojnë ndonjë gatishmëri që të plotësohen kërkesat e shqiptarëve. Dhe kështu ka vazhduar deri në fillim të vitit 1912 deri sa ai e humb shpresën komplet dhe kalon si njëri ndër udhëheqësit e Veriut të Shqipërisë dhe Kosovës kuptohet. Ma shpjego më në detaje si ka qenë puna e tij se ai prej asaj kohe fillon të qëndroj më shumë në male e pastaj do të vijmë deri tek kulla e AhmetDelisë ku vjen ai në një takim?.

Sigurisht. Diku, më 11 janar 1912 ka qenë më duket prezenca e tyre e fundit në Parlamentin osman, ku mbas këtij kundërshtimi të rreptë ku siç e cekëm edhe më parë ai haptas, bile thuhet se në prezencë edhe të Sulltanit, sepse Sulltani e ka vërejt se me kryengritje, me nivelin e tillë kryengritës Perandoria Osmane definitivisht është duke e humb peshën e vet dhe është në shkatërrim e sipër. Kështu që Hasan Prishtina mbas këtij fjalimi të famshëm dhe mbas kësaj kacafytjeje ndaj sulmit mbi IsmailQemalin,e merr Plakun e Vlorës dhe në shtëpinë e vet në Stamboll akordohen për veprimet e mëtejme. Ata bëjnë plane për organizimin e deputetëve shqiptarë të cilët ishin në Parlamentin osman:Syrja Bej Vlora, Ekrem Bej Libohova, Esat Pasha, IsmailQemali, Hasan Prishtina. Dhe, disa ditë më vonë takohen edhe në shtëpinë e Syrja bej Vlorës për t’u marrë vesh për një takim të Taksimit, i cili quhet edhe si takimi i famshëm i Taksimit. ku janë bë marrëveshjet në hotelin Pera Palas, jashtëzakonisht i famshëm, i vjetër por i rinovuar me 5 yje dhe ne kemi shkuar në atë hotel, kemi bërë filmime, xhirime për një dokumentar, i cili do të dalë në të ardhmen në pah. Aty i ndajnë detyrat. IsmailQemali e merr për obligim që të del jashtë vendit dhe te komunikoj me fuqitë e mëdha me Romën, me Londrën, me Vjenën, me Parisin, me Berlinin dhe t’i bindë ato për një përkrahje tënjë kryengritje për pavarësinë e trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane. Syrja Bej Vlora e Ekrem Bej Libohova zotohen se do ta organizojnë kryengritjen e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë së jugut, Esat Pasha Shqipërinë e veriut, kurse Hasan Prishtina merr për obligim që ta organizojë në gjithë Kosovën, gjë që edhe e realizoi me sukses. Pra, vetëm Hasan Prishtina e mbajti fjalën dhe i mbetet besnik idealit dhe atdheut.

Qazimi: Nga mesi i 1912-ës ai përfiton edhe përkrahjen e jugut dhe të Shqipërisë së mesme dhe ata e përkrahin Hasan Prishtinën dhe e njohin si udhëheqës kryengritës.

Gjithsesi. Hasan Prishtina, pas asaj marrëveshjeje niset për Kosovë. Rrugës ndalon në Sofje, në Selanik, në Shkup për ta shfrytëzuar këtë kthim të tij diplomatik për komunikim me qendrat e tjera. Një ndër ta është edhe takimi i tij i famshëm me konsullin PekHam, i cili ka qenë konsulli i mbretërisë së Britanisë së Madhe, të Anglisë së asaj kohe dhe i kërkon përkrahje bile edhe i tregon dokumente se e gjithë Shqipëria është ngritur në këmbë. I shpjegon shqetësimin e tij, nevojën për përkrahje direkte nga Anglia dhe thotë se neve i kemi përkrahjet nga malësia e Tuzit e deri në Çamëri e gjithë zona e jugut na përkrahë dhe unë mund të flasë në emër të tyre. Ekzistojnë dokumente arkivore që e vërtetojnë këtë që thoni ju, se ka pasur përkrahjen e të gjitha zonave, sepse ata kanë pasur besimin e Hasan Prishtinës se ai gjithmonë për interesin e kombit të vet ka luftuar si luan, bile është njohur edhe me nofkën e famshme Luani i Prishtinës.

Qazimi: Po flasim për Hasan Prishtinën si një politikan, si një intelektual, si një njeri i pasur, si një biznesmen e të gjitha, pa e lënë anash edhe punën e tij patriotike që e ka bërë por s’po flasim aq shumë për jetën e tij private. A ishte i martuar në këtë kohë Hasan Prishtina?

Po. Hasan Prishtina ka qenë i martuar me Igballe Prishtinën.

Qazimi: Në cilat vite ka qenë i martuar, sigurisht në fillim të viteve 1900?

Pas, aty në prag të zgjedhjes së tij deputet. Datën nuk mund ta them sakët, sepse duhet tu referohem dokumenteve arkivore, e faktikisht duhet të bëjë një kritikë ngase në arkivat e shtetit shqiptar nuk ekziston asnjë fond me titullin Hasan Prishtina. Nuk e di se pse është kështu por besoj se ka nevojë që të përmirësohet kjo gjendje në sistemin e arkivave shqiptare.

Qazimi: Kuptohet prandaj po ju vlerësoj shumë se me ardhur nga Amerika, unë kam ardhur në pushim edhe po merrem me një emision special që është i vetmi që po e bëjë këto ditë në Kosovë vetëm për një arsye sepse jam duke e përcjellë që disa vite punën tënde, prandaj jam shumë i kënaqur që të gjeta këtu sonte dhe po e bëjmë këtë intervistë. Igballja ishte nga Kosova apo ishte nga jashtë, me sa e di unë ishte Qerkeze apa jo?

Igballe Prishtina ka qenë një çerkezenjë princeshë çerkeze, një grua e jashtëzakonshme e cila është shquar për intelekt, ka folur edhe ajo diku 8 ose 9 gjuhë. Përshkrimi i saj bëhet më vonë nga dokumentet arkivore, prej mikut të Hasan Prishtinës, një ushtarak austro-hungarez i asaj kohe të familjes Urban. Më së miri Igballe Prishtinën e përshkruan Fridrih Urban e më vonë nipi i tij Erih e të tjerë, sepse gjatë hulumtimeve kemi hasë në dokumente ku thuhet se ajo ka qenë një princeshë, një bukuroshe, një princeshë çerkeze e cila i ka folur 9 gjuhë. Paria e Shkupit, lozha e masonëve në Shkup, e akuzojnë Hasan Prishtinën me të vetmin negativitët të asaj kohe, në sy të besimtarëve, sepse ai ka qenë moderat, ai nuk është marrë në mënyrë eksplicite me fe. Ai i ka respektuar të gjitha fetë, por nuk ia ka përkushtua jetën e vet as një lloj feje. Ai fe të tij e ka pasur veprimtarinë atdhetare në aspektin primar dhe të gjitha gjërat e tjera. Dhe aty akuzohet se ai nuk është burrë i mirë sepse është martuar më një çifute. Mua personalisht më gëzon ai fakt. Këtë nuk po e them kot, sepse në lidhje me këtë deklaratë ekzistojnë dokumente të arkivave te cilat i posedoj unë personalisht, i posedon Instituti i Trashëgimisë Kulturore-Shpirtërore, të cilin e udhëheq një studiues i mrekullueshëm, i cili është duke bë shumë për çështjen kombëtare për hulumtimin e arkivave për zbardhjen e fakteve siç është Dr. SkenderHasani, të cilin e falënderoj nga zemra. SkenderHasani është një njohësh i shkëlqyeshëm ndër tjera edhe i Hasan Prishtinës, i cili më ka befasuar shumë.
Igballe Prishtina ka qenë krahu i tij i djathtë dhe shpirti i Hasan Prishtinës. Pse? Më vonë do ta shohim kur ajo vdes dhe mërzia e Hasan Prishtinës, lodhja e Hasan Prishtinës, dëshpërimi i Hasan Prishtinës nga jeta dhe nga të gjitha që i ka pasur për ta bërë Shqipërinë të tërë. Kulmi i të gjitha këtyre ka qenë kur ai e humb edhe Igballe Prishtinën, sepse ajo vdes në një mënyrë shumë misterioze, duke gatuar aty një gjel, e ka prerë gishtin dhe nga prerja e këtij gishti është bë infektimi i gjakut dhe si duket atëherë nga infektimi i gjakut nuk kanë reagua më kohë dhe ka vdekur.

Qazimi: Pas shpalljes së Pavarësisë?

Po, po, pas shpalljes së Pavarësisë, shumë gjatë mbas shpalljes së Pavarësisë, sepse Igballe Prishtina i gjendet krah edhe në malet e Shqipërisë Hasan Prishtinës disa herë kur ai rrethohet nga forcat zogiste, deri sa Hasan Prishtina e shfrytëzonte rastin që të largohej nga mbrapa dhe të strehohej në male, ajo zinte frëngji të kullave të malësisë dhe i gjuante forcat zogiste me mauzerë dhe nuk dorëzohej. Ajo ka qenë një grua e jashtëzakonshme një trimëreshë të cilën e kanë njohur e gjithë malësia e Kukësit, e Tropojës, e Shqipërisë... një grua e veçantë.

Qazimi:Hasan Prishtina ka pasur kontakte, por para se me shkua tek lëvizja patriotike që ishte në Kosovë e të gjitha trojet shqiptare e sidomos në Shqipërinë e veriut ka qenë pak më e theksuar. Por po vijmë tek Kuvendi i Junikut. Ky shkon nëpër të gjitha vendet ku ka pasur shqiptarë kryengritës dhe i bashkon. Në atë kohë kanë qenë mbi 10000 ushtarë shqiptar që kanë qenë të gatshëm të flijohen luftën kundër Perandorisë Otomane apo kundër ushtrisë gjon turke ta quaj në atë kohë se ashtu e ka pasur.

Po, Turqit e rinj apo xhonturqit, ashtu i kanë quajt në atë periudhë kohore. Sigurisht, Junikun faktikisht Hasan Prishtina e përshkrova pas janarit të 12-ës kur u ndanë detyrat dhe ai kalon nëpër të gjithë kryeqendrat dhe për t'u futë në Kosovë ai vjen në Vushtrri dhe nga Vushtrria del në malet e Drenicës dhe shkon në kullën e AhmetDelisë.

Qazimi: Këtu po dua me dalë. Ai në bazë të asaj që e kam lexuar më herët shkon tek AhmetDelia dhe aty evokojnë kujtime. Në kohën kur Hasan Prishtina ka qenë një deputet në Parlamentin turk AhmetDelia ka qenë i burgosur.

Po sigurisht. AhmetDelia ka qenë i burgosur, por faktikisht kryengritjet e organizuara nga Hasan Prishtina e lirojnë jo vetëm atë nga burgu por edhe të gjithë të burgosurit tjerë dhe Hasan Prishtina kur shkon, sepse ai e ka ditë se ku është paria e ku është besimi në kullat e Drenicës, dhe ajo ka qenë e AhmetDelisë. Dhe Hasan Prishtina në kullën e AhmetDelisë ka qenë si në shtëpi të vet dhe një dokument në kujtimet e veta që ai i ka lënë të shkruar, sepse ai nuk ka lënë shumë gjana të shkruara, e thotë edhe vetë që mos t’i rrezikoj edhe veprimtarët që janë gjallë sepse ai e ka pa vetëm si zgjedhje definitive të shqiptarëve vetëm Shqipërinë e bashkuar. Kështu që ai ka pas dokumente në Stomboll, ka pas dokumente në Kosovë në shumë raste në kujtime të veta s’i ka përmend bashkëveprimtarët e vet me emër, vetëm ata që janë vra ose ata që janë ditë publikisht që janë me të dhe nuk kanë pas arsye përse të fshihen. Dhe aty Hasan Prishtina aa dorëzon një letër AhmetDelisë dhe kërkon prej tij që të shkon në Mitrovicë dhe ta kërkon një Nexhip Dragën dhe t’ia dorëzojë, dhe t’ia bëjë një ofertë që të mos thotë Nexhip Draga që gjithashtu ka qenë deputet i Mitrovicës së asaj kohe se mua më lanë anash. Dhe, në fakt, nga kjo del se Nexhip Draga fillimisht reagon me rezerva pastaj e pyet se ku është Hasan Prishtina. Ahmet Delia i thotë se nuk e di por ti duhet të vishë me mua nëse do me ardhur dhe aty del dikush e na pret e pastaj e gjejmë edhe Hasan Prishtinën. Ka qenë hezitues sepse kanë qenë edhe kohëra të vështira ndoshta edhe... por megjithatë Hasan Prishtina edhe Nexhip Dragës i del hakut dhe pas kësaj oferte ai lëvizë nëpër kullat e Sadik Ramës në Gjyrgjevik, del në Rrafshin e Kosovës e bashkohet me çetat çlirimtare të Azem Bejtë Galicës, të cilin e ka pasur krah të djathtë dhe më besnikun. AzemBejtëGalica e ka përcjellë dhe ka qenë kompetent për sigurinë e Hasan Prishtinës gjatë lëvizjes në malësinë e Gjakovës e në Junik, ku qëndrojnë plot 8 muaj radhazi...

Qazimi: Po ndalemi këtu te Juniku prej datës 21 deri me datën 25 maj d.m.th. 4 ditë e gjysmë me sa thuhet, ka qenë Kuvendi i Junikut dhe Hasan Prishtina aty i bindë njerëzit që të bashkohen, i bindë të gjithë udhëheqësit e luftëtarëve të zonave të ndryshme dhe ndahen territoret. Është shumë interesante sepse kur i këndohet kënga AhmetDelisë njerëzit nuk e kuptojnë kush ka qenë Ahmet Delia dhe pse Ahmet Delia kur nuk ka pasur fishekë me një sëpatë ka luftuar kundër serbëve. Cili ka qenë betimi i tij dhe si ka arritur deri aty që Ahmeti edhe pse ka qenë në hasmëri me dikë ka shkuar dhe i ka vra shkijet në oborrin e tij. Prandaj detyra e Ahmet Delisë ka qenë që komitët serbë t'i likuidojnë, ata që kanë ardhur kanë plaçkitë, kanë vra njerëz nëpër zona të Drenicës e sidomos atë që janë veshur me rroba të shqiptarëve, me kostume të shqiptarëve. A është e vërtetë kjo sigurisht?

Sigurisht. Po dihet se këngët rapsodike në mungesë të veprimtarive të hapura nëpër oda nëpër kulla e kanë mbajtur gjallë edhe frymën kombëtare. Dhe nga vetë kënga e Ahmet Delisë, nëse e dëgjojmë edhe sot me vëmendje, thuhet se kur vijnë serbët te fqinj i tij, te komshiu i tij, atëherë ky kërkon nga djali i vet sakicën se kur s’luftoj për këtë kojshi, nuk luftoj as për fëmijët e mi. Pra, ai nuk e ka pritë që të jetë viktima e radhës... Ndoshta nuk ka qenë njeri i shkolluar, por ka qenë patriot, ka qenë trim dhe e ka ditë fort mirë se deri në ç’masë mund të shkojë armiqësia e serbit ndaj shqiptarëve. Kështu që në Ahmet Delinë ai ka pasur besë, ka pasur besim të madh. Hasan Prishtina ka qenë diplomat karriere, diplomat i shkolluar, ka qenë krye konsull një kohë dhe ai e përdorë të mjëjtën strategji edhe me parinë e Gjakovës e të Pejës si në rastin e Nexhip Dragës të cilit ja dërgon letrën por fillimisht, menjëherë në mënyrë rapide nuk i përgjigjet njashtu vepron edhe me Riza Bej Gjakovën. I dërgon burrat e Junikut dhe luftëtarët që shkojnë e marrin dhe e ftojnë në një takim në Junik dhe Riza Bej Gjakova ka pasë gjithashtu një post autoritar në ushtrinë e Perandorisë Osmane dhe kur ai dëshiron me u kthye, sepse nuk ka qenë, nuk ka ra menjëherë në ujdi që të bëhet pjesë e kryengritjes së Kosovës. Atëherë Hasan Prishtina e përhapë lajmin se nuk është mirë me u kthye, sepse turqit kanë marr një vendim se je i dënuar me vdekje, po u ktheve kanë me të vra, kanë më të likuidua. Pra edhe këtu është mundu me i ruajt me i trimërua qe më ua nxjerrë vlerat me zor në njëfarë forme siç thotë populli. Dhe arrin që të organizojë, sipas datave që i ceke për 4 ditë me radhë edhe Kuvendin e Junikut, ku morën pjesë gjithë burrat e dheut, në mesin e tyre edhe Isa Boletini, Idriz Seferi edhe Bajram Curri. Aty e shpalosë edhe Memorandumin e 14 pikave të tij të famshme.

Qazimi: Po prandaj kjo është rëndësia e madhe e Kuvendit të Junikut që akoma nuk janë sqaruar gjërat se sa e rëndësishme ka qenë një takim i tillë, një kuvend i tillë siç është bërë në Junik, e aty janë 14 pikat e Hasan Prishtinës t'i quajmë një Memorandum që ai e ka nxjerrë por po i lexojmë ato pika dhe pas kësaj do t'i diskutojmë.

Gjithsesi është bazament i çlirimit të Kosovës, Kuvendi i Junikut.

Qazimi: T'i lexojmë.

Vendimet e Kuvendit të Junikut
Tubimi në kuvend të Junikut i zhvilloi punimet më 21 deri më 25 maj 1912, ishte vendimtar për fillimin e kryengritjes së përgjithshme. Vërtet aty u hartua programi prej 14 pikash dhe u caktuan udhëheqësit për rajonet e Kosovës: Bajram Curri për Gjakovë me rrethinë, Hasan Prishtina për anët e Pejës, Sadik Rama për Llapushë, Anadrin e Drinopojë, Xhemail Berisha me Isa Boletinin për Mitrovicë e Fushë të Kosovës dhe Idriz Seferi me HasanHysenin për anët e Gjilanit. Forcat shqiptare arrinin në mbi 10000 luftëtarë. Të gjithë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Memorandumi i tij dërguar fuqive të mëdha përbëhej pej 14 kërkesash që më vonë do të njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinës. Ato ngërthenin këto kërkesa konkrete.
1. Me përdorue në Shqipni nëpunës të praktikuem që dijnë gjuhën e zakonet e vendit.
2. Me e ba shërbimin ushtarak vetëm në Shqypni e Maqedoni për jashta kohës së luftës
3. Me ba e më vu n’zbatim ligje tu u bazue në ligjin e maleve për disa krahina në të cilat asht forcue me fakte se nuk mund të nxirret kurr një fryt prej oganizimit të drejtësisë.
4. Me i dhanë shqiptarve armët e nevojshme moderrne, mnyra e të damit të cilëve do t'i përkite qeverisë.
5. Me themelue e me hapë shkolla reale në të gjithë prefekturat e qendrave të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës e të Janinës që numrojnë një popullsi ma se 300 mijë frymësh me hapë edhe shkolla bujqsie si të Selanikut, mbasi vendi ynë me gjithë kuptimin asht ni vend bujqsie si dhe të shtinë në program të mësimeve gjuh’n e vendit.
6. Me hapë shkolla teologjike moderrne ndër vende ku asht nevoja.
7. Me ken i ligjshëm në Shipni të hapunit e shkollave private.
8. Me u msue gjuha e vendit në shkollat fillestare, qytetze e në gjimnaze.
9. Me i dhanë randsit’posaqme tregtisë, bujqsisë e punve botore si edhe me plotsue e me hap udhët e hekurit.
10. Me vu në vëprim organizimin e krahinave.
11. Me u kujdesue me rujt ma fort se përpara zakonet e tradicionetkombtare.
12. Me e shpallë amnistinë pa vështrue klasë e racë, për të gjithë otomanët që kanë marrë pjesë në kryengritje, për komandantët, për oficerët, nëpunsit e ushtarët që kanë lanë ushtritë e vendet e veta si dhe për të lirue të ikunit prej burgu në kohën e kryengritjes.
13. Me u dhanë daminmbaç çmimit të vërtët të qeverisë turke për të gjitha ato shpi që u prishën ma para e nuk u ke dhanë të zotveç’damtimi si dhe për ata që u prishën e u rrënuen kësaj here.
14. Me i marrë në gjyq t’naltëpjestarët e kabineteve të Haki e të Sahit Pashës.
Kryengritja u zgjerua e mori përpjestime edhe më të mëdha. Kudo luftra, përleshje e për beteje të ashpra e të një pas njëshme Kosova u la në gjak. Edhe këtë ngjarje si gjithë një i pari e pasqyroi këngëtari popullor.
Ushton gryka e Kaçanikut
U mblodhë paria n’odë t’ Junikut
N’ Junik janë mbledh shumë trima
N’kamb u quHasan Prishtina
Merrni vesh t’bijt e Kosovës
Sot ne mrati i Stamollës na ka qu lira e pare
Me ja shit motrën shiptare
Ka harru i bir i qenit
Se jem nipa t' Skender Begut
Se nuk dom dukat as lirë
Veq Kosovën e dont’lirë

Qazimi: Me sa i dëgjuam këto 14 pika shumica nga këto akoma nuk janë realizuar. Ai flet për shkollimin shqip, flet për vetësinë e shqiptarëve, flet për politikën botërore që sot e kemi tejet të dobët, flet për përcaktimin e kufijve bile në atë kohë ai flet për një Shqipëri etnike që ne sot për fat të keq, që ne sot veq 20 minuta me shkua me veturë dalim në tjetër shtet por në trojet tona. Prandaj ai koncentrohet shumë në Shkup, koncentrohet shumë te trojet shqiptare që kanë mbetur të pushtuara nga maqedonët. Si i komenton ti ato 14 pikat e Hasan Prishtinës në atë kohë nga një këndvështrim i sotshëm? Po të kishte ardhë mundësia me i nxjerrë ato kërkesa prap a do t'i kishe nxjerrë ti, se gjysma e tyre nuk janë realizuar?

Fatkeqësisht kërkesat e Hasan Prishtinës që i bëri 100 vjet me parë akoma nuk janë realizuar në tërësi për neve si shtet, si komb, si popull. Që t'i analizojmë për mua, unë po merrem edhe në nivel shkencor në këto pika, sepse e kam amanet nga baba im, që është faktikisht protagonisti kryesor i cili ma nguliti në kokë që të merrem me frymën hasaniste, me figurën e Hasan Prishtinës. Unë jam falënderues, por ai që merret shpirtërisht dhe seriozisht me figurën e Hasan Prishtinës, ai është i gjykuar që të merret tërë jetën deri në vdekje me të dhe nuk do t'i mjaftojë as një jetë.
Kështu që t'i kthehemi 14 pikave të Hasan Prishtinës si doktrinë. Ai del me 14 pika 6 vjet më herët se presidenti amerikan Woodrow Wilson, i cili në njëfarë forme të ngjashme për të krijuar paqe të qëndrueshme në Evropë dhe për përcaktimin kufijve në Konferencën e Paqes në Paris vjen gjithashtu me 14 pikat të cilat gjithashtu nuk dallojnë aq shumë. Elementet kryesore të një shteti të pavarur këto 14 ekzistojnë. Dhe kur dëgjoj nganjëherë analistë e studiues që shfaqin në televizione dhe analizojnë se kërkesat e Hasan Prishtinës nuk kanë qenë të mjaftueshme, ai s’ka kërkuar pavarësi por autonomi. Ajo, po të bësh një krahasim komperativ është sikur na t'i themi tash se ne po i shpallim luftë NATO-së. Ai ka komunikuar në nivel diplomatik me një perandori, i cila ka qenë fuqia numër 1 e kohës.

Qazimi: Ai thotë shumë thjeshtë, ai kërkon një ushtri shqiptare, s'e thotë shqiptarët nga këto troje mos t'i shërbejnë perandorisë në shtete tjera por le të shërbejnë në troje të veta. Vetëm udhëheqësit lë të jenë shqiptarë.

Po, ai kërkon gjuhën, përcaktimin e vijës kufitare, kërkon që magazinat të mbushen me armatim dhe të kontrollohen nga ushtarakë dhe strategë të luftës shqiptarë, që shërbimi ushtarak të kryhet brenda territoreve shqiptare dhe vetëm në rast të jashtëzakonshëm ose në rast lufte që është dashur me e përmend sepse atë e përcakton brenda një perandorie ku kemi qenë edhe ne pjesë e saj, d.m.th. i takon edhe sipas të drejtës. Pra të gjitha elementet e shtetësisë të cilat faktikisht deri sot nuk janë realizuar sepse ai jetoi për një Shqipëri natyrale, unë dëgjojë terma “Shqipëri e madhe”, nuk ka këtu Shqipëri e madhe e vogël është një Shqipëri.

Qazimi: Ai duke analizuar shumë mirë Kongresin e Berlinit që i gjymtoi tokat shqiptare dhe shqiptarët nuk kishin përfaqësues ai 14 pikëshin e tij e kishte edhe për politikën botërore d.m.th. politikën e jashtme kryesisht, që une...

Sigurisht, unë mund të them se unë ë shoh se gjatë hulumtimit të punimit tim të doktoraturës pranë Universitetit të Vjenës në fakultetin e shkencave politike jam duke u fokusuar gjithnjë edhe më shumë në këto 14 pika edhe në veprimtarinë e tij dhe unë po e shoh atë si një pionier i integrimeve evropiane të asaj kohe, si një pionier i bashkëpunimeve rajonale. Përpjekjet e tij d.m.th. fillimisht me Pavllovin, ish përfaqësues, deputet bullgar në Parlamentin Osman, me maqedonas më vonë, me kroatët e me të gjithë aleatët e rajonit që të krijojnë një aleancë dhe ta luftojnë atë politikë agresore dhe atë politikë gjenocidiale që në kohën e fundit, sidomos nga Turqit e Rinj e të zhvilluar ndaj shqiptarëve e tregon se ai ka qenë një vizionar i cili 100 vjet ka jetuar para kohe.

Qazimi: Me që merresh me studime në këtë fushë, më thuaj pak për politikën e austro-hungarezëve mu në atë kohë, se me sa duket mu ai 14 pikëshi në as një pikë nuk del në kundërshtim me politikën e austro-hungarezëve ndaj shqiptarëve. Këtë gjë e kanë menduar edhe austro-hungarezët apo jo?

Po, duhet të them troç se pa austro-hungarezët ne nuk do ta kishim as edhe atë copë Shqipërie që e kemi sot, sepse mbështetja e tyre ka qenë e madhe, ka qenë Bert Holli ai i cili drejtpërdrejt e ka mbështetur në veprimtarinë e tij Hasan Prishtinën. Sigurisht se përpjekjet e tij edhe gjatë konferencës të paqes por edhe më vonë kur Hasan Prishtina njihet si një bashkëpunues, si një ithtar dhe si një veprimtar i pa lodhshëm ku dhe njëkohësisht nga Vjena, nga Roma, nga Berlini, nga Stambolli, nga Selaniku, nga Shkupi i dërgonte letra i dërgonte kërkesa, peticione ku i kundërshtonte ku i dënonte gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare sidomos në Kosovë dhe në pjesë tjera shqiptare që kanë pas ngelur jashtë kufijve shqiptarë e dokumenton elementin, bërthamën e veprimtarisë së tij atdhetare se me se me çfarë përkushtimi ai ka luftuar që të vihet drejtësia në vend. Aty ai e praktikon më së miri parimin e vetëvendosjes, përcaktimin e kufijve, përcaktimin e të drejtave të njeriut, përcaktimin e pakicave që faktikisht fatkeqësisht atëherë pjesa tjetër e Shqipërisë e Kosova dhe pjesa e shqiptarëve në Maqedoni ngelën jashtë trojeve etnike të Shqipërisë dhe u shkeleshin të drejtat e tyre dhe atij si ngeli gjë tjetër përveç se deri në fund të jetës krah për krah me Bajram Currin, krah për krah me Elez Isufin të luftoi për bashkimin e Shqipërisë. Pra, të gjitha këto elemente janë praktikuar nga Hasan Prishtina qysh në atë kohë dhe kjo histori na u përsërit 100 vjet më vonë dhe ne në njëfarë forme jemi në rrugë të mbarë sepse tash është një situatë tjetër por ne duhet të punojmë shumë.

Qazimi: Duke filluar që nga 3 mujorshi i parë i vitit 1912 e deri në gjysmës e nëntorit të vitit 1912, po ati viti pra, Hasan Prishtina ka qenë tejet intensiv sa me diplomacinë e sa me organizimin e forcave kryengritëse shqiptare sidomos në Shqipërinë e veriut dhe në trojet e tjera që sot janë të pushtuara nga sllavo-maqedonasit. Hasan Prishtina arrestohet para se ai të merr përsipër shpalljen e pavarësisë të Shqipërisë. Qëllimi i tij ka qenë që të shpallet në Shkup. Më fol pak për arrestimin e Hasan Prishtinës sepse ai që ishte truri i lëvizjes për shpalljen e pavarësisë ai ishte në burg.

Sigurisht, sigurisht kishte edhe zëra tjerë të cilët do t'i shpjegoj më vonë. Që ta shpjegoj në mënyrë kronologjike në pika të shkurtra ecurinë: futja e tij në Kosovë, organizimi me sukses të jashtëzakonshëm i kryengritjes që e shpërndau në tërë territorin e Kosovës, kulmoi me Kuvendin e Juniku dhe nga Juniku filloi lufta me çetat e Bajram Currit në Qafën e Prushit, duke i thyer gradualisht ushtritë osmane të asaj kohe. Është përdor shumë diplomaci, faktikisht në Pejë kanë pas problem sepse aty ka qenë një Tajar Beu, i cili e ka mbrojt dy herë Pejën dhe dy herë forcat kryengritëse kanë qenë të detyruara që të tërhiqen në luginën e Rugovës, por prap me sulme të njëpasnjëshme ata arrijnë që ta thejnë Pejën. Pas Pejës pjesa e madhe e territoreve u çlirua me negociata, duke u përdor diplomacia, duke komunikua me prirës të asaj kohe se ne nuk jemi kundër perandorisë Osmane si tërësi por jemi kundër qeverisë së Turqve të rinj dhe kështu kur bindeshin shumë forca që të dorëzoheshin dhe aty brenda atyre forcave sigurisht që ka pasë, pjesë e madhe e tyre kanë qenë ushtarë shqiptarë dhe ata mezi që kanë pritur të kalojnë në anën e tyre. Prishtina ka qenë e rrethuar nga forcat kryengritëse dhe në atë kohë në vijën mbrojtëse kanë qenë mbi 60 mijë ushtarë turq dhe Prishtina bie pa krisë një plumb. Si ndodh kjo? Hasan Prishtina përdorë prap diplomacinë dhe i dërgon brenda territorit të kontrolluar prej turqve ty trima, dy burra të jashtëzakonshëm të cilët nuk ceken me emër por përmenden në dokument dhe ata ja futin kryekomandantit të ushtrisë së perandorisë otomane koburen në kokë dhe i thonë se po qe se jep komandë që të bëhet rezistencë në këtë vijë të frontit dhe të fillon vrasja apo gjakderdhja i pari që ka me humb jetën je ti dhe ai nuk jep komandë, futen forcat kryengritëse dhe d.m.th. që ta rikapitullojnë vinë gazetarët e huaj, ka pasë gazetarë të gazetës "Times", gazetarë të gazetës të Petesburbut "NovojeVrijeme" dhe ka pasë gazetarë të gazetës austro-hungareze "DieZeit". Dhe një gazetar i gazetës "NovojeVrijeme" e interviston Hasan Prishtinën dhe e pyet si ka mundësi që një ushtri rebelësh, kryengritësish të arrijnë ta thejnë një ushtri vetëm në Prshtinë prej 60 mijë ushtarësh të përgatitur, të rekrutuar dhe të armatosur deri në dhëmbë të perandorisë osmane të një fuqie një superfuqie të kohës edhe këtu të mos kërcet asnjë plumb dhe gjithë kjo disiplinë ku as nuk ka plaçkitje, as nuk ka vjedhje, as nuk ka mbyllje dyqanesh. Hasan Prishtina thotë: Shikoni këtij populli i mungon besimi me strateg me struktura politike udhëheqëse dhe po ta fali shqiptari besimin ai ta beson edhe jetën dhe demonstron një disiplinë të jashtëzakonshme. Aq shumë eksitohet ky gazetar i Petersburgut nga kjo deklaratë sa që thotë: Një popull me gjithë këto vlera e meriton dhe e pret një të ardhme të ndritshme. Si duket strukturat politike, strukturat udhëheqëse në mënyrë tradicionale në vazhdimësi e paskan marrë në qafë këtë vend e paskan marrë në qafë këtë popull sepse jemi popull i mrekullueshëm me vlera unike, të veçanta po klasifikohemi edhe si populli më i bukur më i ri moshën mesatare 26 vjet, ne jemi populli më i ri jo vetëm në Ballkan por edhe në botë andaj e meritojmë një ardhmëri.

Qazimi: Andaj politikisht po përsëritet?

Fatkeqësisht. Dhe t'i kthehem përgjigjes në pyetjen tuaj.Hasan Prishtina pastaj marshon me kryengritës në Ferizaj, në Kuvendin e Ferizajit, kuprap proklamohen 14 pikat e Hasan Prishtinës. Ka pas mendime të kundërta. Hasan Prishtina hezitonte që të futet shpejt në Shkup, sepse nga këto kërkesat e 14 pikave, ku ishte prezent edhe Haki Pasha i dërguari i Sulltanit, i pranon 12 kërkesat e HasanPrishtines, 2 pika nuk pranohen por në fakt edhe ato pranohen formalisht dhe nuk ia kishte besën sepse ai mendonte po u futën gjithë ata kryengritës me armë në dorë në Shkupë dhe e morën edhe Shkupin, kufiri me Serbinë ngelet vija e hapur dhe aty gjenocidi është i paraprogramuar, strateg lufte, gjeneral ushtarak siç e ka qenë Bajram Curri siç ka qenë Isa Boletini ata mezi s’priteshin që ta çlirojnë Shkupin, bile idenë e kanë pasur që të marshojnë edhe deri në Selanik dhe ta lirojnë Sulltan Hamitin nga burgu.

Qazimi: Në atë kohë veç ishte liruar Shkupi nga Hasan Prishtina.

Jo, unë po them para se me u lirua dhe kur futen forcat kryengritëse mbi 30 mijë edhe e çlirojnë Shkupin, prapë pa rezistencë, prapë duke u përdorur diplomacia me rezistencë të vogël aty këtu, por ata futën e çlirohet. KonsuliPekhan, me një transkript komunikimi diplomatik konsullor, dërguar fletë dokumenti arkivor me numër të caktuar në librin të cilin e kemi botuar medokumente arkivore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, ku thotë se shqiptarët në Shkup ecin me armë në krahë sikur qytetarët londinezë me çadra kur bie shi dhe këtu nuk kërcet asnjë plumb këtu është çlirua Shkupi është marrë pushteti nga perandoria, janë hapë burgjet janë liruar të burgosurit, nuk janë të mbyllura as dyqanet dhe ata kryengritës që kishin ndonjë lek nëpër xhepa ata janë futë edhe nëpër dyqane dhe kanë blerë gjësende, d.m.th. është një fenomen këtu se me çfarë disipline, me çfarë tradite, me çfarë ndere, me çfarë fytyre, me çfarë identiteti apo vlere kombëtare është demonstruar atë kohë gjendje lufte.

Qazimi: Dhe më vonë arrestohet në Shkup.

Ddihet se aty pastaj nuk pranohen pikat, kërkesat e shqiptarëve dhe Hasan Prishtina pas përpjekjeve të njëpasnjëshme s'i ngelet gjë tjetër përveçse të futet në Shkup me Nexhip Dragën dhe 14-15 burra tjerë dhe më 14 tetor, derisa ushtria serbe ishte duke sulmuar kufirin në Kumanovë andej, ai futet në Shkup. Qëllimi i tij ishte të kalohet nga kërkesat për autonomi në kërkesë për pavarësi dhe ideja ka qenë pas takimeve të fshehta në kuadër të Shoqatës Bashkimi që i kanë mbajtur dhe ato takime janë përcjellë nga ambasadat, nga konsullatat dhe janë raportuar qendrat e fuqive të mëdha siç është Londra, Berlini, Roma, Vjena, se shqiptaret kanë mbajtur tubime të fshehta Hasan Prishtina është duke i kryesuar këto ku nuk dihet për çfarë flitet por supozohet që është duke u nxjerrë një vendim me rëndësi dhe siç duket këtu është tradhtuar, sepse dikush nga rrethi nga brenda e ka proklamuar qëllimin e Hasan Prishtinës se ai donte të kalonte nga kërkesa e autonomisë për pavarësi dhe ta shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në qendër të Shkupit, sepse Shkupi ka qenë kryeqendra e vilajetit të Kosovës...

Qazimi: Dhe lufta është bërë më shumë në Vilajetin e Kosovës?

Gjithsesi. Aty arrestohet Hasan Prishtina vetë i 14-ti dhe dërgohet në burgun e Megdanit (Kalimegdanit) në Beograd. Ta shikoni çfarë marrëzirash ka pasur më vonë. Zëra të ndryshëm, ku dhe në bazë të komunikimeve diplomatike dhe shkresave të ndryshme dokumenteve arkivore thuhet se deri sa u shpall më 28 Nëntor 1912 Pavarësia në Vlorë, Hasan Prishtina mori pjesë në një mbledhje në kuvend të Stambollit! Kush e bën këtë, e bëjnë vetëm armiqtë e Shqipërisë, ata që s’kanë qenë ndoshta kurrë të interesuar që të fuqizohet bërthama e shtetit të Shqipërisë ose ata që e kanë shitë çështjen e kombit. Kjo është bindja ime, unë nuk jam historian por për çdo ditë e më shumë po fuqizoj po e krijoj bindjen sepse dikujt edhe sot e asaj dite është ka i pengon nxjerrja e frymës Hasaniste në pah, unë mendoj se kjo është rruga për të dalë nga kjo katrahurë.

Qazimi: Mendoj se ato kanë qenë 2 pikat që kanë shkuar ndesh me lojërat politike në Ballkan në atë kohë, njëra ka qenë nderimin e të burgosurve që kanë qenë kryengritës edhe pa asnjë kusht tolerohet dhe tjetra ka qenë arrestimin d.m.th. sjella para gjyqit e Pashait që e ka udhëhequr atëherë ushtrinë turke Haki Pasha. Edhe po përsëritet e njëjta gjë sot 100 vjet më vonë, kërkon me i futë ndoshta në burg ata ose janë të korruptuar ose kanë bërë ndonjë tradhti ndaj kombit edhe veç kur e sheh të nesërmen para ekraneve televizive dalin krejt ndryshe sepse po përsëritet historia, ne po e nxjerrim një këngë njëherë të Hasan Prishtinës të kënduar nga rapsodët kosovarë, të Kosovës, shqiptarë kuptohet, se ne kosovarë kriteri na mbeti si kile kështu na e lanë dhe pas kësaj po e diskutojmë edhe pak çështjen e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë dhe deri tek Konferenca e Versajës.

Po me kënaqësi.

Qazimi: Po e vazhdojmë intervistën. Mbetëm aty te burgosja e Hasan Prishtinës, pra burgosja e Hasan Prishtinës në atë kohë nuk është bërë thjeshtë për ta burgosur një njeri një shqiptar po për t'i ndihmuar propagandës sepse Hasan Prishtina ishte truri i lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë për t'i kontribuar propagandës që Hasan Prishtina nuk paska qenë për pavarësi, ose është fshehur diku ose nuk e do pavarësinë e Shqipërisë sigurisht kjo ka qenë njëra ndër arsyet e propagandës që e kanë bërë ata. Më thuaj ti, sa muaj ka qëndruar Hasan Prishtina në burg dhe pse në Beograd dhe jo në Shkup?

Atëherë, kur futet me 14 tetor, burgoset Hasan Prishtina në hyrje të Shkupit siç e thamë më herët tendenca e tij ishte që të shpallë pavarësinë e Shqipërisë në Shkup dhe të kalohet nga kërkesat e tij për autonominë në ato për pavarësi.Hasan Prishtina qëndron nga 14 tetori 1912 deri diku në prill, afërsisht nja gjashtë muaj në burgun e Kalimegdanit, në kalanë e Kalimegdanit, i burgosur, për shkak se është dashtë me qenë i distancuar edhe i larguar nga fokusi i gjitha qendrave. Në anën tjetër ideja ka qenë se nga vetë fakti se u shpall Pavarësia në Vlorë, edhe atëherë qendra ka qenë Tirana, edhe atëherë qendra e dytë ka qenë Durrësi, përse paska qenë dashtë me shkua në Vlorë d.m.th. mesi i Shqipërisë gjithmonë ka qenë Tirana por fatkeqësisht Hasan Prishtina u largua nga fokusi i mjeteve të publikimit nga fokusi i fuqive të mëdha nga fokusi i qendrave diplomatike i konsullatave, dhe arriti që më 28 Nëntor të shpallet pavarësia në Vlorë në mungesë të flamurtarit Hasan Prishtina i cili ishte edhe kryeideatori i Pavarësisë së Shqipërisë apo krahu i djathtë i Ismail Qemalit. Mos të themi më shumë...Vetëm me ndërhyrjen e fuqive të mëdha lirohet Hasan Prishtina nga burgu. Menjëherë pasi të lirohet dihet se është bërë pjesë e qeverisë së parë të Ismail Qemalit, merr postin e Ministrit të Bujqësisë, merr më vonë edhe poste të ndryshme deri në vitin 1920 ku e dimë se për 5 ditë është bërë edhe Kryeministër i Shqipërisë, mirëpo pati kundërshtime të mëdha edhe nga brenda edhe nga jashtë. Dhe për ta shpëtuar vendin nga lufta vëllavrasëse ai vetë tërhiqet.

Qazimi: Ka pasur kontakte me gjithë prijësit e kryengritjes i ka koordinuar dhe kur del nga burgu e gjënë Shqipërinë si shtet të pavarur të shpallur pavarësinë në atë kohë, mirëpo shumë territore të pushtuara, kemi pasur pastaj betejat që janë zhvilluar për marrjen e Ulqinit, rimarrjen e Ulqinit, se e kishin marrë më herët dhe fuqitë e mëdha duke i ndihmuar, faktori ndërkombëtar duke i ndihmuar malazezëve ata edhe vazhdonin pra, po ashtu Plava e Gucia shumë troje shqiptare ranë në duar të sllavëve, dhe ky u kthye në Vlorë dhe filloi menjëherë të futet në qeverinë e Pavarësisë ta quaj, në qeverinë e Ismail Qemalit.

Po, gjithsesi. Hasan Prishtina, kur u përmend edhe më herët ElezIsufNdrea dihet se Hasan Prishtina për një kohë ka qenë edhe deputet i Lurës i zonës së Dibrës, i Malësisë së Gjakovës zonës së Junikut, atë krah atë rajon e ka përfaqësuar, mirëpo ai sigurisht e ka gjetur veten në qeverinë e IsmailQemalit, e cila veç ishte e krijuar sepse njeri më të mëritur përbërja e asaj qeverie nuk ka pasur. Kështu që Hasan Prishtina filloi me marrë pjesë në të gjitha qeveritë, derisa ishte edhe vetë protagonist i kryetarit të qeverisë dhe arriti vetë të formojë qeverinë nga data shtatë dhjetor 1921 deri më datën dymbëdhjetë kur edhe pas një presioni jep dorëheqje sepse ishte rrethuar nga forcat zogiste, Tirana dhe vendi po shkonte nga një luftë civile dhe për t'i ikur presionit të brendshëm gjakderdhjes, luftës civile sepse shqiptarët ishin gjakosur mjaft dhe interesi i tij ishte që luftën ta fokusonte kundër armikut që t'i bashkonte trojet, jo të copëtonte edhe atë pak Shqipëri që ishte mbetur pas kufijve të përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913 dihet më vonë që filluan qeveritë tjera si ajo e Zogut si dhe ato pjesë të cilat ishin përcaktuar sipas Konferencës së Londrës t'i copëtonte edhe ai vetë, siç është Vermoshi, siç është Shën Naumi që i fali një pjesë Serbisë më vonë për interesa të asaj qeverie personale.

Qazimi: Para se me arrit tek viti 1921 kur është zgjedhur kryeministër, pikërisht këtu desha të ndalem tek Konferenca e Londrës dhe shkuarja e Isa Boletinit në Londër, cili ishte raporti i Hasan Prishtinës me Isa Boletinin dihet se kanë qenë miq shokë dashamirë, bashkëluftëtarë të njëri tjetrit, por sa ishte influent Hasan Prishtina gjatë Konferencës së Londrës.

Hasan Prishtina gjithmonë i ka bërë përpjekjet e veta që ta luaj një rol vendimtar gjatë zhvillimit të negociatave për përcaktimin e kufirit, të vijës kufitare të interesit të shtetit. Unë them se Hasan Prishtina dhe Isa Boletini kanë qenë bashkëluftëtarë të cilët kanë, tërë jetën deri në vdekje kanë luftuar për ideale dhe qëllime të njëjta për bashkimin e trojeve etnike, një shtet, këtu janë përdorur diplomaci të ndryshme.Hasan Prishtina ka vepruar gjatë Konferencës së Londrës në një fushë tjetër. Derisa Ismail Qemali e merr Isa Boletinin si gjeneral me vete gjatë negociatave në Londër, nuk kisha me thënë se është një apo tjetër arsye për çka Isa Boletini shkon në Londër e jo Hasan Prishtina apo dikush tjetër, unë them se ndoshta delegacionet gjatë asaj kohe janë, sepse kjo po ndodhë edhe sot, se i kanë përcaktuar fuqitë e mëdha se kush do shkojë apo kush do ftohet dhe jo kënd po e dërgojmë ne, kështu që kisha me e lënë hapur këtë opsion të pyetjes sepse kjo do studim të fortë dhe të mirëfilltë.

Qazimi: E bëra pikërisht sepse nuk është potencuar kurrë kjo çështje dhe raportet e tyre edhe pse kanë qenë të mira mua më intereson ndikimi i Hasan Prishtinës në atë kohe që e ka njohur shumë mirë politikën ndërkombëtare në atë kohë njohës i shumë gjuhëve të huaja, dhe mos përfaqësimi i denjë i shqiptarëve edhe sepse është dashtë me e njohtë politikën sikur sot e njëjta është me këto grupet që po shkojnë për bisedime, shkojnë fotografohen dhe kthehen, ne vetëm po i shohim marrëveshjet më vonë kur po na djegë neve.

Sigurisht.

Qazimi: Prandaj edhe atëherë duket se të njëjtat gjëra megjithëse në Londër nuk janë sjellë ato vendime të cilat flitet, sepse nuk mund ta dëshmojë asnjë dokument nuk gjendet askund në arkiva ndonjë vendim të tillë për vendimin e Shqipërisë.

Nuk ekziston asnjë lloj vendimi i shkruar apo i nënshkruar, i konfirmuar, sepse nuk ka dalë deri sot apo ndoshta është i ndaluar për neve dhe nuk kemi arritur që ta nxjerrim atë dokument.

Qazimi: Nuk e kanë as amerikanët, as anglezët.

Ju e dini, ju jeni më kompetent, nëse ju më thoni që s'e kanë as amerikanët as anglezët këtë dokument të konfirmuar të caktimit të kufijve të trembëdhjetës edhe pse është përcaktuar një komision për përcaktimin e kufijve, ka dalë në teren dhe ka vendosë vijën kufitare atëherë nëse nuk ekzistojnë dokumentet sipas meje paska qenë që njëqind vjet një çështje e hapur, ku i ka munguar vullneti, forca, fuqia ideale që të realizohet sepse de fakto dhe de jure ka hapësirë që kjo të mos thirremi në një kontratë apo vendim apo marrëveshje të nënshkruar e cila s'po ekzistuaka si dokument. Ta vlerësojmë me ngjashmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara të cilat faktikisht tani ekzistojnë, që aktualisht opozita i quan si "Zajednica" apo bashkësia e këtyre komunave që në fakt, unë jam prononcuar dhe personalisht që janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, unë jam një nga ata që e ka nënshkruar peticionin ku hynë në ato dyqind mijë nënshkrimet kundër marrëveshjes së tillë.

Qazimi: Po të paktën këto janë shkruar dhe publikuar, në (...s’po dihet...) nuk ka nënshkruar askush dhe nuk gjenden askund.

Janë nënshkruar dhe publikuar, por janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila është organi më i lartë dhe nuk ekzistojnë, kurse ato nuk po ekzistuakan fare, atëherë si qenka muhabeti i përcaktimit të kufijve, qenka një çështje e hapur një mungesë e vullnetit, apo ndoshta edhe një prioritet i bashkësisë ndërkombëtare ose të integrojë këtë popull në familjen e madhe evropiane mos të merremi më me çështjen e legjendave kufitare ku ndoshta kufijtë formalisht dihen dhe ne do të kishim lëvizjen e lirë, nuk do të kishim kufij, nuk do të kishim kontrollimin e mallrave, doganave, njerëzve dhe atëherë secili e din se deri ku e ka territorin e vet, ose të zgjidhen njëherë e përgjithmonë këto gjëra mos të mbeten të hapura sepse atëherë sigurisht ekziston një arsye që të ngelet një konflikt i hapur në rajone dhe vende të caktuara, dhe këto duhet të analizohen dhe studiohen nga ekspertë analistë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare dhe ekspertë të ndryshëm të fushave përkatëse të cilat seriozisht dhe sinqerisht janë të interesuara që ta zgjidhin këtë çështje njëherë e për gjithmonë ose të aludojnë në atë se paskemi nevojë në Ballkan mes shqiptarëve një opsion një konflikt të hapur i cili sa herë do që ka nevojë ta aktivizojë dhe t'i përdorë me i shpërnda fiks.

Qazimi: Periudha 1913 ta quaj tash prej Konferencës së Londrës deri tek Konferenca e Versajës, Hasan Prishtina ka qenë çdo herë aktiv. Cili është ndikimi i Hasan Prishtinës që të kundërshtohet Konferenca e Versajës, dhe a ka pasur mundësi diçka të bëjë në atë kohë, a ka ndonjë dokument ndonjë fakt se ai nuk e ka pëlqyer vendimin e Konferencës së Versajës.

Ne me rastin e njëqind vjetorit në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni kemi nxjerrë një botim dhe një përmbledhje të përkthimit të dokumenteve të ndryshëm arkivorë të cilët e dokumentojnë përpjekjen e Hasan Prishtinës për kundërshtimin e njëpasnjëshëm dhe të vazhdueshëm të gjitha këtyre marrëveshjeve kundër ndarjes, kundër gjenocidit, kundër vrasjes dhe shkatërrimit të popullit shqiptar të cilët kanë mbetur jashtë kufijve londinezë, kemi letrën e Hasan Prishtinës të cilën e shkruan në Lausanne (Lozanë) drejtuar presidentit (WoodrowWilson)Vilson, kemi kërkesa të njëpasnjëshme ku i drejtohet kryetarit të lidhjeve të kombeve ku i denoncon vrasjet, shkatërrimin, mohimin e gjitha të drejtave elementare, duke u nisë nga e drejta e shkollimit ku e kanë pasur të ndaluar shkollimin në gjuhën shqipe, domethënë zhdukjen apo marrjen e pronës, vrasjen e pleqve, fëmijëve, grave gjitha këto janë të dokumentuara në dokumente të tilla të cilat janë përkthyer nga gjuha italiane, frënge, gjermane, turke ku Hasan Prishtina në vazhdimësi në një formë direkte apo indirekte dërguar përfaqësuesve sepse vetë nuk zgjidhet përfaqësues që të shkojë, ka bërë disa herë kërkesë që së bashku me Hysni Currin me Bedri Pejanin, dërgojnë edhe priftërinj të ndryshëm si Don Nikollë Kaçorri e plot të tjerë, besnik e ka pasë edhe Shtjefën Gjeqovin në bashkëpunim me të vazhdimisht kanë thurë komunikata kanë publikuar peticione, kundërshtime nëpër revista të ndryshme shqiptare edhe të huaja po ju ka drejtuar në vazhdimësi lidhjes së kombeve edhe presidentit Wilson dhe fuqive të mëdha, ku kanë shprehë në mënyrë të pa shkëputur vullnetin për bashkimin e trojeve etnike në një shtet. Dhe arsyet sepse kanë qenë gjithmonë në rrezik të shkatërrimit të asgjësimit, të gjenocidit, të ç ’bërjes së popullit shqiptar që kanë mbetur jashtë kufijve.

Qazimi: D.m.th. ka fakte, dokumente që ka punuar sidomos ndërmjet periudhës të Konferencës së Londrës të 1913 dhe konferencës së Versajës në 1919.

Por, edhe më vonë deri në vdekje, deri në vitin 1933, ku dihet se nga i paguari Ibrahim Qelo vritet me një atentat në Selanik.

Qazimi: Po kthehemi pak më vonë tek Ibrahim Qelo.

Gjithsesi.

Qazimi: Dua të ndërlidhi Fan S.Nolin me Hasan Prishtinën, sepse kur Fan S.Noli flet për Hasan Prishtinën flet në bazë të asaj që kam gjetur në arkiva sigurisht flet me shumë emocione ai e kishte dashur shumë Hasan Prishtinën

Ishte ministër i jashtëm në qeverinë e Hasan Prishtinës, Fan Noli.

Qazimi: edhe e kishte vlerësuar gjithmonë Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin. Më fol rreth raporteve të tyre sa ke gjetur dokumente.

Raporti i Hasan Prishtinës me Fan Nolin ka qenë i shkëlqyeshëm dihet sepse Fan Noli ka qenë gjithashtu një atdhedashës, një patriot i kalibrit të lartë të llojit të vet, respekti i tij është shprehur me hap të parë kur Hasan Prishtina e përbën kabinetin e parë të tij qeveritar si ministër të jashtëm ai menjëherë i drejtohet Fan Nolit me një shkresë dhe kërkon që ai të merr postin e ministrit të jashtëm në qeverinë e tij në qeverinë e Hasan Prishtinës dhe Fan Noli e pranon atë post. Respekti ka qenë i ndërsjellë, nga respekti ka qenë shumë i mirë domethënë ata kanë pasur një komunikim të shkëlqyeshëm, një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.

Qazimi: Gjatë kohës para shpalljes së pavarësisë për ta organizuar qoftë diplomacinë qoftë luftëtarët shqiptarë që gjendeshin në Kosovë dhe trojet e tjera të pushtuara në veri të Shqipërisë etnike ai për të financuar e ka pasur shumë të vështirë prandaj edhe e ka shitur pasurinë e ka shkatërruar pasurinë e vet për ta ndihmuar çështjen kombëtare, është krejt e kundërta mos u mundo me e krahasuar me ndonjë politikan sot në Shqipëri, në Kosovë apo ku do që të jetë se këta e shkatërrojnë popullin për ta ndërtuar pasurinë e vetë, derisa ai e ka shkatërruar pasurinë e vetë për ta bërë popullin e vet në drejtësi t'i sjellim drejtësi. Tash është shumë interesant Hasan Prishtina ka qenë rival me Ahmet Zogun.

Po.

Qazimi: Dhe njëri ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Esat Pashë Topatanit që në histori njihet si tradhtar i kombit për shkak të Shën Naumit, për shkak të Vërmoshit ose dikënd tjetër. Më thuaj tash sa ke gjetur dokumente rreth kësaj çështje rreth raporteve të Hasan Prishtinës me Esat Pashë Toptanin por edhe me Ahmet Zogun?

Dihet se ai ka qenë një kundërshtar i madh i tyre, sepse sidomos Esat Pasha njihet për pjesën dërmuese të veprimtarisë së tij si njeri i shitur apo si njeri i cili është shitë te serbët te mbretëria SKS dhe sigurisht Hasan Prishtina nuk e ka pas atë interes. Të gjitha dokumentet arkivore e përshkruajnë Hasan Prishtinën më besnikun, burrin që askush nga armiqtë nuk arrit ta bëjë për vete. Dhe ky krahasimi komperativ me politikëbërjen e sotme është sigurisht e kundërta dhe unë nganjëherë, që kur kam filluar të merrem në mënyrë më intensive për me u nxjerrë në pah, për me u kristalizua figura e Hasan Prishtinës, kanë filluar edhe mua problemet, pengesat, shantazhet nga struktura politike, sepse ky është e kundërta e gjitha atyre që bëjnë këta. Derisa Hasan Prishtina bëri gjithçka për shtetin dhe kombin, këta apo kjo strukturë aktuale, shumica prej tyre mos t'i përgjithësojmë, sepse uroj që ka dhe të tillë që punojnë dhe mendojnë për shtetin janë patriotë dhe atdhetarë dhe uroj që të ketë shumë e më shumë. Por aktualisht është një klimë jashtëzakonisht e zbehur në këtë fushë dhe këtu nevojitet një ndërgjegjësim i kësaj shoqërie, i klasave politike, sepse nëse nuk ke atdhe, nëse nuk ke komb, nëse nuk ke shtet të definuar atëherë edhe kapitali i botës nuk të ndihmon asgjë në këtë shembull, shembull unik i këtij rasti janë çifutët si popull që janë si popull ndoshta superstrukturë e të menduarit edhe inteligjencës së njerëzimit njihet kështu të paktën, dhe ata deri sa nuk arritën me sakrificë ta bëjnë shtetin e vetë ata dihet se çfarë si kanë pësuar luftën e dytë botërore njëherë të paktën sepse s'ka qenë i definuar si komb, si shtet. E Hasan Prishtina e thotë në kujtimet e veta se mua më tradhtuan, ai e quan tradhti sepse e lan në mes të rrugës dhe po mos të vendoste Hasan Prishtina që ta shet, u detyrova thotë t'i shes magazet e mia që i kisha në Shkup, ta shesë gjithë pasurinë e kapitalet që i kisha për ta financuar kryengritjen përndryshe dështonte.
Marrëveshja e Hasan Prishtinës me Ismail Qemalin, Tubimi i Taksimit ka qenë që IsmailQemali t'i dërgon pesëmbëdhjetë mijë mauzerë, pushkë të gjata me municion, ato kanë pasur me u futë nga Malësia e Plavës dhe Gusisë nëpër Bjeshkë të Rugovës e dikun në Pejë atje dhe dhjetë milionë napolona në ari, s'ka ndodhë asnjëra as tjetra...

Qazimi: Ku dhe kur lindi rivaliteti mes Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut?

Unë nuk jam studiues edhe aq i madh i Ahmet Zogut, sepse nuk jam marrë me studimin e figurës së tij. Unë kam bërë një gjë që me rastin e njëqind vjetorit ma kanë marrë shumë për të madhe të gjithë, kam shkuar dhe kam takuar nipin e Ahmet Zogut Princ Lekën, sepse kam menduar se kësaj klase politike duhet t'i dërgohet një mesazh se pavarësisht se sa të këqija na kanë ndodhur në të kaluarën ato edhe mos arritshim me i harruar, ne duhet t'i largojmë dhe duhet t'i bashkojmë forcat, energjitë pozitive që të mendojmë mbarë për vendin tonë dhe kur bëhet fjalë për interesin e madh kombëtar mos të ndahemi në klasa, në rryma në të majtë e në të djathë, por synim kryesor ta kemi interesin kombëtar.

Qazimi: Ajo është në rregull, ne po e kuptojmë po më intereson se ku ka filluar rivaliteti?

Gjithsesi pas vdekjes së Ismail Qemalit, kur Ahmet Zogu pretendon faktikisht që ta marr primatin dhe mjet interesi i tij personal ka qenë pushteti dhe nuk ka qenë kombi edhe pse janë dy dallime dhe unë e shoh si një humbje e madhe se këta dy burra nuk kanë arritur që të shkojnë bashkë, por pavarësisht gjitha të këqijave që kanë ndodhë një dy vite para se të vdes Hasan Prishtina, pikërisht ne vtin 1931, sipa arkivave italiane (Shih botimin ITKSH, Veprinmtaria atdhetare e Hasan Prishtine, Shkup, 2012) është bërë përpjekja e një ndërmjetësimi përmes Syrja bej Vlorës që të bashkohen këta dy burra dhe Hasan Prishtina ka qenë shumë afër që t'i harron të këqijat dhe të bëmat cilat ia vë në barrë Ahmet Zogut, nëse ai është i gatshëm që ta pranojë Komitetin e Kosovës edhe të luftojnë së bashku për interesin e përbashkët kombëtar. Aty ka qenë një tendencë për afrim, ajo ka qenë ajo periudhë kohore kur Ahmet Zogu i prishë marrëdhëniet me Serbinë dhe i fuqizon marrëdhëniet me Italinë.

Qazimi: Pas zgjedhjes së Hasan Prishtinës si kryeministër?

Pas zgjedhjes, shumë pas zgjedhjes dihet se Ahmet Zogu kur e rrethon Tiranën detyrohet që Hasan Prishtina ta dorëzojë qeverinë.

Qazimi: Ka pas mbështetje nga ushtarët e Nikolla Pashiqit?

Po ka pas mbështetje me ushtarët e Nikolla Pashiqit, gjithsesi.

Qazimi: Domethënë paska qenë pas vdekjes së Ismail Qemalit kjo.

Sigurisht.

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 1,235 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi