Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“KULTURA” NË EKSTREM - PANAIRI I 18-të I UDB-SË!
Publikuar më 19 qershor, 2016 në orën 04:36 ( ) Tafil Duraku | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditë më parë u mbajt, në Prishtinë (prej 7-12 qershor 2016), i ashtuquajturi “Panairi i 18-të i Librit Prishtina 2016”, i cili, në fakt, për të 18-ën herë organizohet nga udbashët dhe kosistët e njohur dhe të panjohur “shqiptarë”, të Titos! Ministria dhe institucionet e tjera të “kulturës” e të “shtetit”, duket sikur nuk janë në gjendje të kuptojnë asgjë dhe të dinë për asgjë tjetër vetëm për veten e tyre “patriotike” e “kombëtare” me pasardhësi udbasho-kosiste e shqiptaro-titiste, që ç‘ke me të dhe duket se nuk marrin vesh pa ua luajtur nënën me themel!...

Ajo që më bëri ta shkruaj këtë shkrim qe një shënim i qëlluar në njërën prej reklamave të panairit, në qytet, ku, dikush kishte shkruar në vend të “librit”, i UDB-së!... Dhe, lexohej shumë drejt: “Panairi i 18-të i UDB”!...

Kjo, për shumë arsye, të çon te një arsye shumë e thellë shpirtërore, shqiptare, se, kush, në fakt, po luan me këtë popull dhe me këtë “shtet”, me intelegjencën shqiptare dhe me vlerat e saj, që nuk la gur pa lëvizur për ta bashkuar kombin dhe atdheun shqiptar, i cili është copëtuar dhe po copëtohet vazhdimisht prej larvave “shqiptare” në çdo pushtet të derisotëm “shqiptar”!...

Po, panairet e librit kush i organizon, tash e 18 herë me radhë? A ka ligje e kritere në këtë “shoqëri” e “shtet”, për të cilin nuk skarifikuam as luftuam? Dhe, e themi troç, se ne nuk luftuam që të jenë në pozita shoqërore shqiptaro-titistët antishqiptarë të Titos e të Fadil Hoxhë Titos, as për ta gëzuar sërish udbasho-kositët e sistemit të shkuar antishqiptar të Titos këtë pjesë të copëruar e të trepushtuar të Shqipërisë… Por, fatkeqësia vazhdon me kryeneçësi udbasho-kosistësh “shqiptarë”, me atë kryeneçësi që na përvidhet në forma të ndryshe “patriotike” e “kombëtare”, pakurrizore, dhe e shohim teksa mbin si këpurdhat pas shiut!...

A mjafton të kuptojmë e të dimë mjaftueshëm me faktin se i shohim komandantë e luftëtarë të lirisë e të Shqipërisë në burgjet e “Republikës së Kosovës”, komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së shqiptare! Apo, …! Pse të na habis fakti se me panairet e librit, me 18 të tilla pas lufte, udhëheqin UDB-ashët e tipave federativë e krahinorë “shqiptarë” dhe këlyshët e tyre!… Pse kanë të drejtë ekskluzive të udhëheqin vetëm ata “shqiptarë” në formë e përmbajtje “shqiptare”, madje, me çdo panair dhe me çdo ndërmarrje tjetër shoqërore e kulturore shqiptare?... Po, a pak po e dëmtojnë kulturën, doket dhe zakonet tona tradicionale, duke i shemtuar pamëshirshëm, “patriotikisht” dhe “kombëtarisht”, “kosovarishtçe”!...

Ne, shqiptarët, në trojet tona etnike, sa kemi luftuar politikisht e ushtarakisht kundër Jugosllavisë antishqiptare të Titos, njësoj, bile edhe më me syçeltësi kemi luftuar kundër UDB-asho – KOS-istëve “shqiptarë”, që, fatkeqësisht, sot, po udhëheqin me çdo fushë shoqërore të shqiptarëve?...

Po, kush dhe cili i shfrytëzon paratë e MK tash e 17 vjetë për organizimin e panaireve, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare? Kush tjetër pos UDB-së “shqiptare”, asaj më “patriotikes” e më “kombëtares”! Është për t’u thënë e sqaruar fuqishëm e fort këtu, se paratë e MK për librin dhe për panairet i menaxhojnë po ata argatë të sistemit të shkuar “patriotik” e “shqiptar” të UDB-së jugosllave dhe larvat e tyre!...

Panairet dhe paratë e MK për librin dhe për to i shfrytëzojnë po ata udbashë dhe kosistë “shqiptarë” që dikur i kanë shfrytëzuar në emër të të vetmit botues shoqëror, “Rilindja”, në emër të Jugosllavoisë, Serbisë e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Metohisë(Sic!), ndërkaq, sot, i shfrytëzojnë po të njëjtit persona, me emra dhe me firma të tjera botuese, “patriotike” e “kombëtare”, që “Rilindjes” së madhe shqiptare ia kanë vënë lakun në fyt. E themi këtë, sepse, prej pasluftës së lavdishme të UÇK-së, ka edhe shumë shtëpi botuese që e afirmojnë kulturën dhe vlerat shoqërore e shpirtërore shqiptare dhe njerëzore, por, është me rëndësi të thuhet se ato shtëpi botuese nuk arrijnë as të fitojnë donacione për botimin e librave të tyre, e, lëre më të organizojnë panaire për librin, sepse, kompetencat ende i kanë udbashët dhe kosistët “shqiptarë” të MK&Co. Kjo ndodhë falë fajeve të MK, e cila është mbushur dhe stërmbushur me udbashë dhe kosistë, të cilët nuk lënë askë të kalojë nëpër “komisionet e tyre të krijuara enkas për librin dhe për kulturën”!...

Madje, ata njerëz dhe ajo MK ia kanë vënë lakun në fyt të vetmit botues shoqëror “Rilindjes” së pasluftës së lavdishme të UÇK-së, e cila nuk mund të udhëhiqet me nga grupime kuislinge e tradhëtare të tipit udbasho-kosist “shqiptar”! Themi nuk mund të udhëhiqet më nga grupe të tilla “atdhetare” me përkatësi shqiptaro-titiste, as të shkallëzohet më “letërsi “ e “kulturë” e socrealizmit jugosllav shqiptaro-titist, sepse, ne jemi ata që kemi luftuar politikisht e ideologjikisht kundër shqiptaro-titistëve jugosllavë e krahinoristë dhe kundër ideologjisë së tyre “shqiptare”, komuniste, jugosllave dhe antishqiptare!

A e di ky soj “njeriu” se i është bërë tepër popullit shqiptar dhe intelegjencës së tij gjithçka që ka prejardhje të tillë shqiptaro-titiste, jugokomuniste, madje, edhe udhëheqja e panaireve, mediat e shkruara dhe vizive, këngët dhe gjithçka tjetër e bastarduar në skajshmëri dhe ekstrem, me prejardhje të hapur antishqiptare. Madje, na janë gërditur dhe na ngjallin shumnë neveri edhe televizionet dhe mediat (me emisionet e tyre banale) me atë stereotip që i imponojnë teleshikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit të (pa)vëmendshëm!...

Po, pse nuk merr pjesë “Rilindja” në atë panair të shëmtuar të librit që organizohet prej UDB-së shqiptaro-titiste, që nga viti 2006, kur i janë ndërprerë pagat edhe stafit të saj, me vendime politike të UDB-së që dirigjoi ministrin LDKist-UDBash, Astrit Haraqija&Co …? Pse nuk marrin pjesë në të shtëpi tjera botuese shqiptare, as shitës ambulanttë të librit?...

Për panairet e librit kemi shkruar disa herë pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, por, fatkeqësisht, nuk ka ndryshuar asgjë për të mirë, vazhdon injoranca dhe intrigat e udbasho-kosistëve shqiptaro-titistë, që kanë arritur kulmin e tyre antishqiptar, falë njerëzve të tyre që kanë nëpër ministry dhe institucione “shtetërore”!...

Prandaj, kur do të përfundojë organizimi i “Panairit të 18-të i UDB-së” për librin dhe kulturën shqiptare?... Është çështje me të cilën duhet të merren seriozisht shqiptarët e vërtetë dhe nuk duhet t’u lihet në dorë qarqeve kuislinge e kolaboracioniste me të gjithë pushtuesit dhe (bashkë)copëtuesit e Shqipërisë!...

Burojë, më 15 qershor 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 60 vizitorë
Lexuar: 486 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi