Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ta ngrisim hasanizmin nė piedestalin mė tė lartė
Publikuar më 20 qershor, 2016 nė orėn 00:29 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Intervistė e gazetarit Qazim Doda, pronar i TV amerikan ALBANIAN-Vision ne New York SHBA me Mehmet Prishtinėn, realizuar nė TV ILIRIA nė Viti, transmetuar nė mars 2016).

Tė nderuar teleshikues pėrshėndetje.
Sot para jush do tė nxjerrim njė emision special me njė njeri qė nuk e kemi tė ftuar nė studion tonė, por kemi ardhur mysafir nė Kosovė, nė njė studio tė shqiptarėve tė Vitisė, pra studio Iliria, pra ėshtė njė televizion shqiptar dhe radio po ashtu i cila ka njė rrjet tė gjerė kėtu tė gazetarėve dhe merret me informacionin e ana Moravės dhe Karadakut po edhe me emisione tė ndryshme. Pra sot kemi ardhur mysafir nė kėtė studio me njė njeri special pėr neve, edhe pėr juve tė dashur teleshikues. Ėshtė Mehmet Prishtina. Menjėherė me mbiemrin sapo ta dėgjoni ju e dini se pėr kė e kam fjalėn, e kam fjalėn pėr njė person, njė intelektual i shquar nė Kosovė i cili po merret me ndriēimin e historisė, me ndriēimin e tė vėrtetės sė heroit kombėtar Hasan Prishtina.

Qazimi: Kthehemi tek qėndrimi i Hasan Prishtinės pas largimit nga Shqipėria ai qėndronte mė shumė nė Selanik.

Jo vetėm nė Selanik, Hasan Prishtina, mė duket se fillimisht shtėpinė nė Selanik e ka blerė, sepse inspirimi i tij ka qenė se shihte ose Selanikun ose Shkupin si kryeqendėr shqiptare dhe ai ka pasur vizione tė veta, qėllime tė veta aty pati dhe njė shpifje qė ėshtė anketuar nga shteti grek ka pas pėrpjekje tė njėpasnjėshme, mė vonė vėllai i tij, Omeri dhe nga e bija e Omerit, Elma Prishtina.

Qazimi: Omeri ėshtė Ymeri apo?

Po kėshtu nė dokumentE ėshtė shkruar Omeri, por nė fakt Ymeri. Ymer Prishtina ka qenė vėllai i vetėm i Hasan Prishtinės, i biri i Ahmet Berishės.

Qazimi: Por i ka pasur edhe motrat.

Motrat kanė qenė Shehidja dhe Hajrija.

Qazimi: Njėra nė Marinė tjetra nė Kosterc.

Kjo pjesė e historisė njihet mė sė miri nga dokumentari dhe libri i Nystret Pllanės “Motrat e Hasan Prishtinės“ botuar ne vitin 2000.

Qazimi: Kur ka qenė pėr herė tė fundit nė Kosovė ose nė Prishtinė?

Hasan Prishtina vazhdimisht ka lėvizur pėrherė e kur ka qenė nė Kosovė kėtė nuk mund ta them me kompetencė, mendoj dikunga fundi i vitit tė tridhjetė -tridhjetė e njė.

Qazimi: Mos mė herėt, sepse derisa ka qenė Isa Boletini gjallė qė e merr Hasan Prishtinėn nga familja dhe shkojnė dikund sigurisht nė zonat e luftės dhe motra e vetė e quan ai i ziu pėr Isa Boletinin thotė ma mori Hasanin.

Ajo aty e quan dreq i zi dhe kur autori e pyet disa herė se kush ėshtė ai, ajo thotė Isa Boletini se ai e shihte se Isa Boletinin dhe Bajram Currin, i fajėsonte pėr mungesėn e Hasan Prishtinės, sepse nga momenti qė largohet nga familja duhet kuptohet ajo gjė se Hasan Prishtina ka qenė vazhdimisht nė Kosovė por nuk ka pasur kontakt tė shpeshtė me familjen pėr mos me i rrezikuar ata kjo ka qenė ideja.

Qazimi: Nė rregull.

Kjo ka qenė arsyeja pse Hasan Prishtina nuk ka qenė nė shtėpi.

Qazimi: Ai nuk ka lindur fėmijė.

Fatkeqėsisht ai nuk ka pasur pasardhės biologjik. Hasan Prishtinės dhe Igballe Prishtinės zoti nuk i ka falur fėmijė, por ata shkuan nė fshatin Taraxhė, komuna e Vushtrrisė dhe kanė birėsuar njė djalė nga familja e Drevinjve, paskan qenė dhe vazhdojnė tė jenė njė familje me emėr nė atė zonė. Selim Drevinja, baba i Rexhep Drevinės, ėshtė gjallė dhe jeton nė Kanada. Unė kam nė vazhdimėsi komunikim dhe kontakte me kėtė burrė sa herė tė vjen nė Kosovė mė lajmėrohet dhe takohemi pėr dreka dhe kjo familje ka trashėguar njėzet-tridhjetė hektarė tokė qė i kanė nga hisja e Hasan Prishtinės nė Taraxhėt ė Vushtrrisė. Ka bijėsuar njė vajzė nė Shqipėri me emrin Sadaka, nė fakt ajo vajzė ėshtė bijėsuar nė Stamboll dhe Sadakaja vetė emri Sadaka kur ta pėrkthesh ėshtė e falur d.m.th. ai fėmijė ėshtė rritur me Hasan Prishtinėn dhe Igballe Prishtinėn, ajo ka jetuar dhe sot ka lėnė trashėgimtarė dhe sot i ka fėmijėt tė cilėt sot janė tė rritur janė tė moshuar ėshtė Skender Kastrati me tė vėllain dhe tri motrat e tij qė janė gjallė.

Qazimi: Jetojnė nė Shqipėri?

Jetojnė nė Tiranė. Kemi kontaktuar me rastin e njėqindvjetorit tė pėrurimit tė shtatoreve dhe dekorimit tė Hasan Prishtinės nga presidenti Nishani, vazhdimisht i kemi bėrė kėto aktivitete sė bashku dhe kemi kontakt kohė pas kohe kur shkoj nė Tiranė unė i takoj dhe bisedoj me ta, drekojmė si familje. Nė vitin 1933 pikėrisht me trembėdhjetė gusht tridhjetė e tre Hasan Prishtina vritet nė qendėr tė Selanikut nė rrugėn Cimiski, nė kryqėzimin e rrugės Vogaxhiku.

Qazimi: Por a nuk e ka mbajt kėtė shtėpi nja dy javė ditė Ibrahim Qelėn.

Ibrahim Qela ka qėndruar te Hasan Prishtina afėrsisht dy javė ditė, ėshtė shumė e vėrtetė se Hasan Prishtina ka qenė strateg habiteshin se si ka arrit qė Ibrahim Qelo tė arrijė aq thellė te Hasan Prishtina dhe ka dhe besimin nė fakt Ibrahim Qelo deklaron vetė se mbasi qė e fitova besimin e tij ai kėrkoi prej meje qė ta vrisja Ahmet Zogun dhe kjo ėshtė, kėtu duhet studime kjo punė, sepse kėtu nė fakt kur Ibrahim Qelo e vret Hasan Prishtinėn, mbrapa shpinės me pesė plumba flitet se disa plumba pėr sė vdekuri ia ka shkrepur nė kokė ai me njė transkriptė dėrgesė njė faks nė Maqedoni qė atėherė ėshtė quajtur territor i Jugosllavisė dhe e dėrgon atė telefaks me emrin e njė gruaje kinse e dėrgon njė femėr por ai ka qenė personi kontaktues i cili ka thėnė Hasan Prishtina mbaroi unė jam shėndoshė e mirė, domethėnė ai lajmėron nė vendin sipas marrėveshjes paraprake e kreva detyrėn nė xhepin e tij ėshtė gjetur njė pasaportė diplomatike e mbretėrisė SKS.

Qazimi: Ėshtė arrestuar ai?

Sigurisht pas vrasjes ka pasur tendenca qė tė largohet nga vendi i ngjarjes, por ėshtė arrestuar. Pėrgjigjen mė tė mirė mund ta gjejmė tek autoritetet greke, nėpėr arkivat e dokumenteve tė tyre dhe deklaratave qė ai ka dhėnė kur Ibrahim Qelo arrestohet. Ai nė burg vizitohet edhe nga konsulli i mbretėrisė shqiptare ėshtė vizituar nė burg por nuk dihet se pėr ēfarė bisedash kanė zhvilluar edhe pėr kė. Unė kėto qė po i them, i them pėr herė tė parė, sepse kam shumė dokumente arkivore, unė jam duke i hulumtuar dokumente tė Bashkimit Sovjetik, tė Vjenės, se i kam si pjesė material tė studimeve, studime qė jam duke i zhvilluar dokumente bullgare besoj qė nė njė tė ardhme tė afėrt do realizojė qasjen nė dokumente komplete tė Perandorisė Osmane, tė asaj kohe do kemi shkrime dhe pėrkthime tė osmanishtes sė vjetėr, por qė kjo punė do studime dhe punė jo vetėm me fol pėrafėrsisht dhe mos tė habitemi se nuk e dimė as ne se si do tė duket rezultati, por njė gjė dihet se interesi ka qenė edhe i Ahmet Zogut edhe i Serbisė qė tė vritet Hasan Prishtina.

Qazimi: Kuptohet se rivaliteti me Ahmet Zogun, prandaj unė u mundova qė dy–tri herė tė futem nė kėtė temė ndėrmjet tij dhe Ahmet Zogut. Vritet nė Selanik, por nuk varroset nė Selanik, njė qytet shqiptar nė atė kohė sot mjerisht ėshtė i deshqiptarizuar, nuk varroset nė Tiranė, nuk varroset nė Vlorė, nė qendėr ku ėshtė dashur tė varroset, nuk sillet nė Polac, nuk sillet nė Shkodėr, nuk sillet nė Vuēitėrnė, si i thoshin atėherė, por sillet nė Kukės. A ke mundėsi tė ma shpjegosh se cila ėshtė arsyeja pse e kanė sjellė nė Kukės dhe jo nė kėto vende tjera?

Po mirė, fillimisht ėshtė varrosur nė Selanik dhe figura e Hasan Prishtinės pas Luftės sė Dytė Botėrore, varėsisht nga interesi i politikave tė kohės s'ka pasur ndonjė prioritet absolut, sepse dihet se vendi ka dalė prej luftės unė e shoh ashtu si e shoh unė sot mundohem ta kuptoj dhe tė ia jap publikut jam duke u marrė nė mėnyrė intensive me kėtė ēėshtje. Diku, pas vitit gjashtėdhjetė e dy- gjashtėdhjetė e tre, kur prishen marrėdhėniet me sovjetikėt kur mė herėt janė prishur edhe me Jugosllavinė e Titos, atėherė Enver Hoxha i pėrkushtohet edhe sistemi i atėhershėm i pėrkushtohet kryekėput i rivlerėsimit tė figurave tė rilindėsve dhe me njė vendim tė kėshillit tė ministrave nė vitin 1977 ndermirėt iniciativa, pėrcaktohet njė delegacion ku ai delegacion shkon nė Selanik dhe e gjejnė varrin e Hasan Prishtinės ku ėshtė varrosur, bijnė nė kontakt me vorraxhiun e vjetėr ne Selanik dhe me atė tė riun dhe gjejnė saktė varrin se ku gjendej Hasan Prishtina. I nxjerrin eshtrat dhe i bartin me njė ceremonial zyrtar nė pikėn e kufirit ku janė futur nė Shqipėri iu ėshtė bėrė njė pritje madhėshtore, ekziston dhe njė dokumentar i kohės dhe pėr mua ėshtė enigmė dhe pikėpyetje ka qenė ai njė taktizim politik apo si nė Varrezat e Dėshmorėve nė Kukės ka plot tė rėnė tė Luftės sė Dytė Botėrore qė kanė qenė partizanė, atdhetarė apo ku ta di unė. Unė mendoj se Hasan Prishtina nuk e kishte vendin aty, Hasan Prishtina ėshtė njė figurė poliedrike njė personalitet, i cili do tė duhej tė varrosej nėse jo nė Polac, nėse jo nė Prishtinė, nėse jo nė Vushtrri, nėse jo nė Shkup, sepse Shkupi pėr mua do tė ishte vendi adekuat pėr tė sepse aty ai bėnte pėrpjekje qė ta shpallte pavarėsinė e shtetit shqiptar, atėherė pse jo nė Tiranė, ai ishte kryeministėr, mė falni Kukės, Hasan Prishtina nė Malėsi tė Kukėsit dhe tė Tropojės ka qenė si nė shtėpi tė vet, sepse gjithmonė kur e kishte jetėn nė rrezik, aty gjente strehim.

Qazimi: Gjithmonė Kukėsi dhe Tropoja kanė qenė shtyllat kurrizore pėr ēlirimin e Kosovės.

Nuk dua tė keqkuptohem nga kėto zona, sepse unė me mburrje dhe krenari do ta leja aty, por simbolika e tij, pesha e tij ėshtė nė Tiranė. Dhe unė pikėrisht pėr kėtė arsye mė shtatėmbėdhjetė janar i drejtohem njė grupi intelektualėsh nga Universiteti i Prishtinės dhe Tiranės, i Shkupit i Tetovės, Instituteve albanologjike dhe i drejtohem qeverisė Rama, kryetarit tė kuvendit, kryetarit tė gjykatės kushtetuese, presidentit Nishani qė ta kenė parasysh qė tė nisin njė iniciativė pėr rivarrimin e eshtrave tė Hasan Prishtinės nė Tiranė. Mirėpo, gjatė asaj kohe Hasan Prishtina s’kishte qenė as i dekoruar, njė parakusht pėr me ndėrmarrė njė aktivitet tė tillė nevoja e dekorimit tė kėsaj figure dhe kėtė edhe pse me shumė vonesė e realizuan me kėrkesa tė tilla pranė presidencės dhe presidentit Nishani me 2 maj 2014 e dekoroi figurėn e Hasan Prishtinės me dekoratėn mė tė lartė tė shtetit shqiptar, me Urdhėr flamuri. Kėrkesat e mia zyrtare ia kam pėrcjellė edhe kryeministrit Thaēi e kabinetit qeveritar, presidentes Jahjaga, kryekuvendarit tė Prishtinės Shpend Ahmeti, me kėrkesė qė kėto kėrkesa tona tė sensibilizojnė t'i pėrkrahim, t'i fuqizojmė, si institucione tė merren me to, sepse ėshtė detyrė e shtetit shqiptar, i shtetit tė Kosovės qė tė merren me figura tė tilla si ėshtė Hasan Prishtina e jo individi apo personi. Unė mendoj se disa figura edhe janė rehabilituar nė njė masė, por pėr Hasan Prishtinėn shteti ka bėrė fare pak. Tash po del se qeveria e Enver Hoxhės, njė sistem monist, i cili i ka pas obligime dhe nevoja ka pas qasje komplet tjetėr tė bėjė mė shumė nė kėtė njėqind vjetor brenda kėsaj periudhe kohore se sa Shqipėria apo Kosova.
Krejt nė fund dua tė sqarojė opinionin se pas injorimit te kėrkesave te mia nga ish kryeministri Hashim Thaēi qe ai vete te vinte e ta pranonte Dekoratėn, u detyrova qe te beje Marrėveshje me Komunėn e Prishtinės, ku ishim te pranishėm Ndriēim Kulla, Mehmet Prishtina, Shpend Ahmeti, Liburn Aliu dhe Dardan Sejdiu. Nė kėtė Marrėveshje, me motivacion se Hasan Prishtinėn ne Parlamentin Osman e quanin Luani i Prishtines, ishte paraparė shkėmbimi dhe vendosja e dy shtatoreve, Hasan Prishtina nė Vlorė e Ismail Qemali ne Prishtinė. Pėrderisa vlonjatet, kryesuar nga Bujar Leskaj, nė vitin 2015 e pėrjetėsuan Ismail Qemalin nė qendėr te Prishtinės, komuna e Prishtinė e Shpend Ahmetit nuk e realizoi premtimin.
Megjithatė, Hasan Prishtina, se shpejti, do te pėrjetėsohet nė qytetin e Pavarėsisė, nė Vlorė.

Qazimi: Kanė pasur nacionalizėm mė shumė tė organizuar.

Si duket po.

Qazimi: Po kthehemi tash tė shohim njė video kur keni shkuar tek shtėpia qė ėshtė quajtur rezidenca e Hasan Prishtinės nė Selanik.

Po.

Qazimi: Dua qė tė ma komentosh kėtė video, sepse i kishit mbledhur ca njerėz tė mirė qė kanė domethėnie pėr kombin tonė e mrekullueshme keni shkuar nė Selanik e keni parė shtėpinė e Hasan Prishtinės ndoshta njė ditė do ta merrni nė pronėsi do t’ia jepni shtetit tė Kosovės.

Do ishte mirė qė shteti Shqiptar apo shteti i Kosovės tė bėjė njė kėrkesė tė tillė, pse mos tė jetė ajo njė ambasadė, njė konsullatė apo njė qendėr kulturore e shqiptarėve. Selaniku ka mjaft shqiptarė unė mendoj se Hasan Prishtina nuk ka qenė vetėm i familjes dhe pronat e tij ai gjithēka qė pat i investoi nė shkollė, shtet dhe pronat e tij nėse janė diku nė vend pėr t'u marr ai kishte me ia dhėnė vetė shtetit. Kėshtu qė unė personalisht as njė familjar nuk do tė duhej tė guxojė tė mendonte ta qėllonte rrugėn e Hasan Prishtinės qė tė trashėgojė prona pėr vete. Por ato prona qė janė tė Hasan Prishtinės t'i kthehen shtetit, t'i kthehen popullit dhe tė shfrytėzohen pėr nevoja. Ka qenė njė emocion i papėrshkruar pas tetėdhjetė viteve pėr herė tė parė tė identifikohet shtėpia e Hasan Prishtinės me njė grup intelektualėsh, nėn organizimin e Institutit tė Trashėgimisė Kulturore Shpirtėrore tė Shqiptarėve nė Maqedoni, udhėhequr nga Skėnder Hasani, nėn organizimin e iniciativės sime personale dhe sponsorimit tė kėtij aktiviteti kemi shkuar me rektorin e Universitetit tė Prishtinės, Tetovės dhe shumė dekanėve tė fakultetit filozofik si Bujar Dugolli etj, ka pasur plot personalitete dhe aktivistė tė shquar. Aty dėrguam kurore lulesh pranė vendit ku ėshtė vrarė, ishim nė shtėpinė e tij, folėm nga oborri i tij, i dėrguam mesazhet tetėdhjetė vite pas vrasjes sė tij ishte njė emocion i pa pėrshkrueshėm dhe unė uroj dhe jam duke punuar qė pėrmes Bashkisė sė Selanikut tė paktėn tė vendos sa mė shpejt njė pllakė ku shėnohet se kjo ėshtė shtėpia e Hasan Prishtinės ish kryeministrit tė Shqipėrisė nė kėtė periudhė kohore.

Qazimi: Po kthehemi tash te familja, Hasan Prishtina e ka pasur njė djalė te birėsuar meqė e pėrmende mė herėt, por edhe vajzėn Sadakanė qė e ka pasur, ajo ėshtė nė rregull me sa merret vesh, por ata nuk janė fėmijė biologjik tė tij, por prap se prapkanē qenė tė birėsuar, por familja e tij ėshtė nga Polaci, edhe duhet pak nė pika tė shkurtra se brez pas brezi nė kėtė familje ėshtė bėrė rezistencė kundėr armikut. Mė fol pak pėr gjyshin tėnd,Mehmetin. Ai e ka pasur emrin Aliuka a po? Ėshtė njohur si Mehmet Ali Ukaj. Ai ėshtė vrarė nė vitin 1945, sepse ka qenė edhe bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės dhe i Mehmet Gradicės, mė fol pak pėr tė dhe si... ndėrkohė tė dashur teleshikues mund tė shikoni ca inserte tė rivarrimit tė tij, prandaj po flasim rreth kėsaj ēėshtje

Gjyshi im, MehmetAliuka sė bashku me tė vėllain Miftarin dhe disa bashkėfshatarė tjerė, ndėr ta edhe njė Bilall Hoti dhe 50 burra gjithsej, janė pushkatuar pasi qė ėshtė prerė Shtabi i partizanėve nė Prekaz, nė kullėn e Sheshivar Alisė- Kodrės (Shih Muhamet Mjeku "Lufta e Drenicės” ku e gjeni edhe emrin e gjyshit tim libri i botuar njihet, aty e gjeni edhe emrin e gjyshit me tė vėllain 70 vjet pas vrasjes e tij). Unė nė vitin 2013, edhe kjo ishte dėshirė e flaktė e babės tim, i cili po ashtu ėshtė vrarė nė prill tė '99 me tė vėllain Idrizin. Baba im e ka pas emrin Feriz Mehmet Aliuka, edhe Idriz Mehmet Aliuka tė dy sė bashku me kushėrinjtė Enver Aliukėn dhe Avdyl Aliukėn dhe disa tė tjerė mbas katėr ore rezistencė nė luginėn e Polacit afer "Lugu i lajthisė" janė vrarė nga forcat serbe, por ata kanė arritur tė shpėtojnė mbi 58, mos t'i quajmė qytetarė, refugjatė tė zhvendosur dhe fjalėt e tij pas njė deklarate tė Sadri Muharrem Xanit, bashkėfshatar nga Polaci, i cili thotė: : Ferizi na tha ikni deri sa ta dėgjoni pushkėn dhe mos mendoni se ka me depėrtuar dikush kėtu, kur nuk dėgjoni mė krisma bėjani qarėn vetes”. Pra, ata janė vrarė qė tė shpėtojnė jetėn tė tjerėve dhe kėshtu kanė vazhduar traditėn familjare. Dhe deri sa ne unė kam shkuar nė moshėn 9 vjeēare nė Gjermani dhe gjithmonė gjatė udhėtimeve dhe dėshira e tij e flaktė ishte qė njė ditė tė guxojmė qė tė zhvendosim ato eshtra dhe t'i varrosim me dinjitet, sepse i ka pushkatuar sistemi komunist atėherė.

Qazimi: Mė thuaj diēka drejt tash. Ku e gjete varrin e gjyshit tėnd dhe tė bashkluftėtarėve tė tij?

Halla ime, halla Sherife, ka qenė e martuar nė Prekaz. Polaci ėshtė fshat fqinj i Prekazit, nė lagjen e Lushtakėve, e martuar me Hajrullah (Hajrė) Lushtakun dhe unė si fėmijė kur kam ecė kėmbė halla ime mė ka thėnė se ky ėshtė varri i gjyshit tėnd, ky ėshtė varri i babės tim dhe gjithmonė vajtonte disa minuta aty dhe vazhdonte rrugėn. Kur jam kthyer pas luftės nga Gjermania, 30 vjet kemi qėndruar nė Gjermani. Jam kthyer sepse edhe kjo ishte njė plotėsim i amanetit qė tė kthehem dhe mos ta lė Kosovėn shkret, sepse gjithė familja ime ėshtė nė Gjermani, vetėm unė u ktheva me familje atėherė kur e kam vlerėsuar pjesėn e parė tė rivlerėsimit tė figurės Hasan Prishtina dhe tė gjithė kontributeve qė i kemi dhėnė duke i ngritė me iniciativė dhe sponsorime private tri shtatore nė tri kryeqendrat shqiptare e qė nė fakt duhet tė ishin detyra tė shtetit por s’bėri shteti asnjė gjė dhe s’ėshtė duke bėrė, pėrkundrazi ata janė duke na penguar qė ta zbardhim kėtė figurė.
Si pjesė e dytė e kėtij amaneti ishte qė t'i gjejė eshtrat e babagjyshit tim, Mehmetit, emrin e tė cilit unė e mbaj dhe arrita qė diku nė korrik 2013 tė marrė dy ekskavatorė, gjithė atė luginėn e lagjės Veliqi e lėvrova, sepse gjyshi im me vėllain Miftarin dhe 5 vetė tjerė kanė qenė tė mbajtur peng nė kullėn e HasanVeliqit deri sa i kanė nxjerrė dhe i kanė pushkatuar nėpėr atė luginė. Dhe Veliqtė nuk kanė bė mirė sepse nuk ėshtė pėr mburrje, por ėshtė pėr turp qė mbi kėto varre kishin hedhė pleh dhe mbeturinat e krejt fshatit qė tė humben gjurmėt se planifikonin ēorientimin dhe shantazhimin e gjenealogjisė sė Hasan Prishtinės, sepse ne jemi pasardhės dhe ata pėr interesa tė shtyrė nga strukturat politike nė pushtet, sepse nuk bėnė asnjė gjė pėr kėtė figurė e hajde tash tė shantazhojmė me njė qė arriti ta ngritė kėtė emėr dhe gjenealogjinė ta falsifikojmė. Dhe unė paralajmėroj se do marrė edhe hapa konkret dhe juridik ndaj personave tė caktuar pėr kėto akte makabre, krimminale qė janė duke i zhvilluar ndaj nesh.

Qazimi: A e kanė ditur ata se aty ka qenė varri i gjyshit tėnd...?

Po si s'e kanė ditur, edhe fėmijėt e kanė ditur. Ne kur kemi shkuar pėr ekshumim (zhvarrosje) i kemi ftuar pleqtė dhe ata na i tregonin vendet, “jo ėshtė atje, jo ėshtė kėtu" dhe ne pėr fat tė mirė mund ta pėrcillni nė dokumentarin e xhiruar unė me duart e mia e kam gjetur, e kam kapė kafkėn e gjyshit tim, dhėmbėt e tij dhe krejt skeletin e trupit, Miftarin, vėllain e gjyshit tim Mehemtit si dhe tė Bilall Hotit dhe s’kam qenė vetėm unė kanė qenė lagjja e Hotėve, kanė qenė lagja e Kabashėve, ka qenė imami, hoxha i fshatit aty prezent. Vinin rregullisht dhe na dezorientonin; “Jo ėshtė ma poshtė, jo ėshtė mė lart, jo kėtu, jo s’ėshtė kėtu”. Duhet pushuar me kėto shantazhe tė kėqija, sepse pėr hatėr tė personave tė caktuar qė janė sot me pozicione tė larta nė pushtet, siē ėshtė pėr shembull Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit te Republikes se Kosoves, i cili ka njė teze te Veliqtė, te Sheremet Veliqi e pėr hatėr tė tezės sė Kadri Veselit nuk mund tė ēohet e tė falsifikohet gjenealogjia e trashėgimia e familjes. Kjo po ndodhė, sepse ata nuk ishin nė inaugurimin e shtatores sė Hasan Prishtinės nė oborr tė rektoratit tė Universitetit, sepse ata nuk erdhėn nė Shkup, sepse nė Tiranė kur u inaugurua shtatorja e tretė, sigurisht nga frika se po iu humb kariera politike dhe mbikeqyrja nga te huajt sipas deklarimeve te tyre personale (Shih aferėn e pergjimit Pronto te bisedes Kadri Veseli e Adem Grabovci) . Ata gjetėn tė gjithė kohė qė tė shkojnė nė mėhallėn nė lagjen e Veliqėve, nė strukturat e familjeve qė gjithmonė gjenetikisht kanė qenė bashkėpunues tė UDB-sė, qė gjithmonė na e kanė pirė gjakun dhe tė identifikohen dhe ja u gjet tash gjenealogjia e familjes kjo ėshtė turp. Unė paralajmėroj se do tė marr shumė shpejt sepse jemi duke jetuar nė shekullin 21 dhe sot njė krahasim gjenetik i definon gjėrat. U kam bėrė thirrje publike qė tė mos e ēojnė punėn deri aty po tash e tutje do tė jam i hapur dhe do e ēoj, do tė shkoj deri nė skaj sepse nuk mė frikojnė as shantazhet, as hetimet, as kanosjet, as kėrcėnimet sepse unė amanetin tim ndaj babės tim e kam realizuar bukur mirė pėr Hasan Prishtinėn. Kėshtu qė sot Universiteti i Prishtinės quhet “Hasan Prishtina”, sot nė tri kryeqendrat ėshtė shtatorja e Hasan Prishtinės.

Qazimi: Tash po kthehem kėtu. Si pėrfundim po mė vjen keq kėtė qė po e dėgjoj nė fund, sepse ke punuar shumė vite dhe je duke vazhduar kėtė punė edhe mė vjen keq sepse gjithmonė sherri vjen nga i afėrmi nga i yti...

Ndoshta dua me shkua edhe mė larg, ēka gjithmonė nga modestia, andaj mė vjen keq me thėnė, por e vėrteta duhet me u thėnė dhe duhet me peshuar nė vendin e vet. Mė vjen keq edhe pėr familjen Jashari, mė vjen keq edhe pėr Murat Jasharin, por nuk mjafton qė e ke mik Veliqin, qė e ke mik Ujup Milicin, i cili s’ka qenė burrė i mirė hiē, gjatė sherbimit si milic ne sistemin jugosllav, sepse e njohim ne tė gjithė vetėm se ėshtė mik i Murat Jasharit tashti Hasan Prishtina qenka gjenealogji e Veliqėve?! Po kjo ėshtė turp, me tė vdekur e me figura poliedrike nuk bėhet pazare politike dhe kjo duhet tė gjykohet, dhe kjo duhet tė dėnohet dhe kjo po ndodhė.

Qazimi: E kam pėrcjellė edhe pėrcjelljen e shtatores prandaj erdhėm kėtu nė Viti pėr ta bėrė kėtė intervistė, sepse pėrmes Vitisė i ke rėnė edhe ilegalisht e ke dėrguar shtatoren e Hasan Prishtinės nė Shkup. Dhe sa pėr pėrfundim vetėm duam ta dimė se ku janė shtatoret e Hasan Prishtinės dhe ta pėrfundojmė kėtė bisedė?

Hasan Prishtina sot ka filluar qė tė rivlerėsohet me njė inisiativė personale, private. Jam sponsor i ēmimit Hasan Prishtina, i cili iu nda Adem Demaēit nė komunėn e Vushtrrisė. Vushtrria mė pėrkrahi, mė mbėshteti dhe nė fund filloi me mė shantazhua pėr interesa politike, ėshtė gabim. E kam sponsorizuar monografine e Bedri Tahirit “Hasan Prishtina- Truri i Levizje Kombetare Shqiptare”, pastaj “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtines- Dokumente”, i Konferences shkencore “Hasan Prishtian” dhe botimit te te gjitha Kumtesave nga Shtepia botues SCUPI 2012. Jam sponsor i shtatores Hasan Prishtina nė oborr tė rektoratit tė Univeristetit tė Prishtinės, ku munguan tė gjitha kėto personalitete e qė nė fund shkuan te Veliqėt, e qė ėshtė gabim. Jam sponsor i shtatores Hasan Prishtina nė qendėr tė Shkupit, tė cilėn me vėshtirėsi e futėm nė Kosovė se kishim pengesa dhe ishin bėrė planet qė tė pengohet dhe tė mos lejohet depėrtimi i shtatores nė Maqedoni, nė Shkup dhe ne u detyruam qė nė mėnyrė ilegale, duke rrezikuar edhe jetėn ta fusim nėpėr malet e Tanushės deri nė Shkup. Ajo ka ndodh nė prezencėn time dhe tė njė mikut tim, tė cilit nuk ia harroj tėrė jetėn veprimin e tillė qė e ka bėrė. Dhe jam iniciator, pėrkrahės edhe kam hise edhe nė realizimin e shtatores edhe nė Tiranė. Ėshtė realizuar edhe vizita dhe akademia e parė pėrkujtimore nė Selanik, ėshtė bėrė edhe dekorimi i Hasan Prishtinės nga Presidenca, ku vetė presidenti Nishani deklaroi publikisht se vulėn e mbajmė edhe ne si familje duke mė pėrmend edhe mua si emėr, tė cilin e falėnderoj, sepse ėshtė ndėr tė rrallėt i cili s’na e ka hėngėr hakun.
Dhe ne po vazhdojmė me kėrkesat tona qė hasanizmi, kur tė bėhet vulosja e hasanizmit pėrmes njė punimi tė doktoraturės nė Universitetin e Vjenės dhe nė universitete tė tjera tė implementohet edhe nė shkolla fillore e tė mesme e pse jo edhe pse lėndė universitare qė tė edukohet ky popull si tė kontribuohet pėr shtet, si bėhet shteti e jo si ē’bėhet, si vidhet, si shkatėrrohet. Jam shumė i emocionuar por ju falėnderoj shumė pėr kėtė intervistė, ju falėnderoj pėr ardhjen tuaj nga Shtetet e Bashkuara pėr tė realizuar kėtė intervistė dhe i pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt e Amerikės sepse ata ia dhanė shpirtin shtetit tė Kosovės, ata e bėnė shtetin e Kosovės sė bashku me tė gjithė diasporėn dhe shpresa mbetet prapė tek shqiptarėt e Amerikės dhe gjithandej qė tė futemi njėherė e mirė nė binarė tė fuqizimit tė kombit tonė sepse ky popull e meriton ta ketė njė tė ardhme tė ndritur njashtu siē e kishte nė plan, nė mendje, nė shpirt, nė zemėr nga lindja deri nė vdekje Hasan Prishtina. Pra ta ngrisimhasanizmin nė piedestalin mė tė lartė.

Qazimi: Faleminderit shumė Mehmet, me tė vėrtet jam mirėnjohės pėr punėn qė po e bėn edhe po na bėnė neve me u ndie krenarė. Tė urojmė shumė suksese.

Falemnderit.

Ishte pra biseda me Mehmet Prishtinėn, anėtar i familjes sė Hasan Prishtinės dhe thonė se nė ēdo dy gjenerata pėrsėritet njė karakter i njeriut nė atė familje dhe po ndodhė pra kjo qė njė njeri qė po e harxhon pasurinė e tij pėr ti ndihmuar ēėshtjes kombėtare dhe nė kėtė rast pėr ta ngritur figurėn mė tė ēmueshme tė kombit shqiptar, Hasan Prishtinėn. Nuk po e bėn vetėm pėr tė, po e bėn pėr kombin po e bėnė edhe njė gjė shumė tė mirė qė tė gjitha familjet qė kanė pasur heronj kombėtar siē janė prej Isa Boletinit, Bajram Currit e me radhė po i mbledh sė bashku shqiptarėt qė tė ndihen krenarė dhe kėta do tė ndikojnė nė bashkimin e shqiptarėve. Pra, ndihuni krenarė pėr tė parėt tanė, bėni edhe ju siē bėnė ata nėse nuk mundeni mė shumė.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,156 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi