Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ribashkimi kombëtar dhe “shytat”
Publikuar më 20 qershor, 2016 në orën 00:54 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Të shtrohet për zgjidhje çështja koloniale, jo “çështja kombëtare shqiptare” në Ballkan, sepse kjo është zgjidhur në shekullin XIX. Ndryshe, nëse, edhe më tej këmbëngulim në kërkesën e gabuar të “zgjidhjes së çështjes kombëtare”, do të vinte në pikëpyetje edhe identiteti kombëtar, edhe identiteti territorial, edhe identiteti shtetëror i shqiptarëve në Ballkan, sepse Kombi e formon shtetin, jo anasjelltazi.

Nuk ka asnjë dilemë se, një nga temat më parësore, më serioze dhe më komplekse për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit shqiptar brenda kufijve etnikë, historikë dhe gjeopolitikë, është “ribashkimi kombëtar”.

Prandaj, të gjithë ata që dëshirojnë dhe pretendojnë të kontribuojnë në këtë temë madhore, pikësëpari, nevojitet të jenë të pajisur me njohuri të hollësishme dhe të plotë jo vetëm të historisë kombëtare shqiptare, por edhe të historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare, të Rendit të Ri Botëror (1989-2016), si dhe të drejtës ndërkombëtare.

Veç kësaj, për të qenë të kuptueshëm dhe të qartë në shtjellimin dhe në argumentimin shkencor, publicistik dhe masmedial të kësaj teme, sa të rëndësishme aq edhe të ndërlikuar, nevojitet përkufizimi i saktë i terminologjisë së saj, jo të përdoren nocione triviale dhe eufimistike në formën më arbitrare dhe diletante, që e vulgarizojnë dhe e relativizojnë çështjen e ribashkimit gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë etnike.

Pra, për t’i hyrë in medias res shqyrtimit të kësaj teme sa të rëndësishme, duhet të jemi të qartë, sepse kjo nuk ka vetëm karakter semantik gjuhësor, historik, politik, juridik, diplomatik, kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Prandaj, si nga studiuesit e ndryshëm, ashtu edhe nga publicistët e gazetarët kërkohet njohuri e hollësishme profesionale në pëcaktimin dhe në përdorimin e saktë të terminologjisë për të ndriçuar përmbajtjen e “ribashkimit kombëtar” dhe të “ribashkimit” të Shqipërisë etnike.

(A) -Jo “bashkim kombëtar”, por “ribashkim kombëtar” !

Nolens volens të gjithë jemi të obliguar moralisht, profesionalisht dhe kombëtarisht, që temën e “ribashkimit kombëtar”, ta shqyrtojmë në dritën e objektivizmit shkencor, duke hedhur poshtë çdo tendencë dhe përpjekje diletante dhe injorante, që kanë për qëllim bastardimin, kontestimin dhe mohimin e saj.

Të përdorim nocionin e saktë përkufizues “Ribashkimi kombëtar”, jo “bashkimi kombëtar”, sepse para dy shekujsh shqiptarët kanë qenë të bashkuar, edhe si komb, edhe si territor. Mirëpo, si shkak dhe pasojë e copëtimit, e kolonizimit dhe e anksimit të tyre nga shtetet kolonialiste dhe hegjemoniste fqinje (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia), edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, ende ndodhën si “plaçkë koloniale” e tyre.

Thjesht, për të dalë nga sundimi i tillë i robërisë koloniale shekullore serbo-sllave ballkanike, shqiptarët dhe territoret e tyre të copëtuara, duhet të RIBASHKOHEN, edhe si komb, edhe si territor, edhe si shtet kombëtar shqiptar, jo të “bashkohen”, sepse ky nocion nënkupton, që shqiptarët, për herë të parë po kërkojnë të bashkojnë “diç të re”, që paraprakisht nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e tyre as si komb, as si territor e as si shtet.

Kjo është arsyeja që në vend të termit të tejkaluar shekullor “bashkim”, të përdoret termi “ribashkim”, që do të thotë se shqiptarët, territori dhe shteti i tyre etnik, dikur ishin të BASHKUAR, e sot, mbi bazën e së drejtës historike dhe të së drejtës ndërkombëtare po duan RIBASHKIM, ashtu sikurse që u RIBASHKUA Gjermania Perëndimore dhe Lindore, pas shembjes së Murit të Berilinit (nëntor 1989).

(B) –Jo “zgjidhja e çështjes kombëtare”, por “zgjidhja e çështjes koloniale” shqiptare në Ballkan!

Gjithashtu, përdorimi i kësaj sintagme është tërësisht i gabuar si në sfondin shkencor, ashtu edhe në atë publicistik dhe informativ, sepse populli shqiptar e ka të zgjidhur “çështjen kombëtare” qysh para dy shekujsh (XIX), kur janë formuar edhe kombet e mëdha të Shteteve të Evropës.

Përdorimi i këtij nocionit të gabuar terminologjik është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, sepse vë në pikëpyetje identitetin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan. Ky është fatalitet, që mund të çojë në “debate” dhe “polemika” të paundme me armiqtë sllavë ballkanikë, të cilët, qe tre shekuj (XIX, XX dhe XXI) e kontestojnë dhe e mohojnë identitetin kombëtar të shqiptarëve, me të vetmin qëllim që, territoret indigjene të Shqipërisë etnike, t’i mbajnë nën tutelën e tyre kolonialiste shekullore (1878-2016).

Duhet nënvizuar se në Ballkan, vetëm myslimanët boshnjakë në Bosnjë nuk e ka të zgjidhur “çështjen kombëtare”. Këta kanë të drejtë të përdorin togfjalëshin “zgjidhja e çështjes kombëtare”, por jo edhe shqiptarët, sepse siç theksuam më sipër këtë çështje e kanë të zgjidhur qysh në shekullin XIX.

Prandaj si shkenca, ashtu edhe publicistika dhe masmediat e ndryshme shqiptare janë të obliguara të përdorin nocionin e saktë “zgjidhja e çështjes koloniale”, sepse kjo është prezente në territoret e Shqipërisë etnike (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Iliridë, Çamëri dhe Malësi të Madhe), jo “zgjidhja e çështjes kombëtare”, sepse të të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë janë pjesë e pandashme e Kombit Shqiptar dhe e Shqipërisë etnike.

Pra, edhe sot, në fillimshekullin XXI, kombi shqiptar dhe Shqipëria ende nuk kanë zgjidhur problemin kolonial me Serbinë, me Malin e Zi, me Greqinë dhe me Maqedoninë.

Ky është problemi i nxehtë dhe akut që po kërkon zgjidhje më se njëshekullore (1912-2016) imediate, të drejtë dhe përfundimtare, jo assesi “zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare” mbase ajo fatbardhësisht është zgjidhur para dy shekujsh. Ndryshe, do të kishim përjetuar fatin e zi të myslimanëve boshnjakë të Bosnjës, të cilët janë të penguar për të formuar shtetin e tyre, pikërisht pse nuk kanë të zgjidhur çështjen kombëtare sikurse popujt e tjerë fqinjë të Ballkanit.

Këtë problem kolonial antiligjor dhe antiqytetërues (që është i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara) si shkenca, ashtu edhe politika, drejtësia dhe diplomacia e Shqipërisë nevojitet ta parashtrojnë dh eta artikulojnë për zgjidhje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, jo kurrfarë kërkese për “zgjidhjen e çështjes kombëtare”, sepse ajo nuk ekziston as në aspektin doktrinar e as në atë praktik ngase shqiptarët qe më se dy shekuj janë “komb” e jo vetëm “etni” pa vetëdije dhe pa tipare kombëtare e shtetërore.

Pa zgjidhjen e këtij problemi shekullor, shtetarët, liderët politikë në pushtet dhe jashtë pushteti, si “kalemxhinjtë” e tyre puthadorës, do ta kenë të vështirë, që ta kuptojnë dhe ta zbërthejnë esencën dhe efektet pozitive të fenomenit të globalizmit botëror.

(C) JO “Shqipëri e madhe”, por “Shqipëri etnike”!

Po ashtu, nuk duhet nxituar, as gabuar në përdorimin e termit “Shqipëri e madhe”, sepse kjo do të thotë pretendimin e shqiptarëve, që të pushtojnë dhe të copëtojnë territore të huaja të shteteve fqinje, dhe prej “copave” të tilla, të formojnë “Shqipërinë e madhe”. Kjo akuzë është e vjetër sa edhe “Serbia e madhe”, e cila është krijuar duke pushtuar, copëtuar, kolonizuar dhe aneksuar me forcë dhe me gjenocid territoret e Shqipërisë etnike, të Kroacisë dhe të Hungarisë, të cilat i mban edhe sot nën sundimin e saj të egër kolonialist.

“Shqipëria e madhe” është tezë e shpikur e “Serbisë së madhe”, që njihet që nga Platforma nacionalshoviniste e quajtur me emrin “Naçertania” e Ilia Garashaninit (1844), e cila është arma më e fuqishme për mbrojtjen e “Serbisë së madhe”, përkatësisht për shpartallimin dhe shpërfytyrimin e “Shqipërisë etnike” në emër të “Shqipërisë së madhe”.

“Shqipëria etnike” është antitezë dhe asimetri e të së ashtuquajturës “Shqipëri e madhe”

Shqipëria etnike është evropianizëm qytetërues, integrues, pluralist, multietnik, demokratik dhe paqësor i Ballkanit, kurse “Shqipëria e madhe” është “ombrella” militariste dhe kolonialiste e Serbisë së Madhe (Velika Srbija), që do të thotë terrorizëm, agresion dhe pushtim i territoreve të huaja në Ballkan.

Kush e kupton drejt këtë asimetri-dallim të këtyre dy koncepteve, kurrë më nuk do ta zinte në gojë, as nuk do ta shkruante e as nuk do të shërbehej me togfjalëshin politiko-propagandistik serbomadh “Shqipëria e Madhe”, sepse kjo është “arma bërthamore” e sofistikuar për zhdukjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, duhet ta kenë të qartë të gjitha ata, që për qëllime të ndryshme qoftë politike a mafioze etj…., qoftë në ndonjë formë tjetër e përdorin termin “Shqipëria madhe”, para Evropës dhe para botës, do të ndiqen, do të akuzohen dhe do të denoncohen njësoj sikurse ata, që mbështesin terrorizmin qoftë në dimensione kombëtare apo ndërkombëtare.

“Shqipëria e madhe” nuk është krijesë e as kërkesë shqiptare, por e shovinizmit dhe e etnocentrizimit serb në mbrojtje të Serbisë së Madhe (Velika Srbija).

Pra, larg duart nga parulla terroriste serbomadhe e ashtuquajtur “Shqipëri e madhe”, e cila në asnjë segment qoftë semantik, historik, gjeopolitik dhe faktik nuk është simetrike me nocionin SHQIPËRIA ETNIKE, sepse e para, “Shqipëria e Madhe” nënkupton pretendimin e pushtimit, të copëtimit , të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të huaja të shteteve fqinje sllave ballkanike. Ndërkaq, e dyta, SHQIPËRIA ETNIKE do të thotë rikthimin dhe ribashkimin e territoreve autoktone shqiptare, të grabitura, të kolonizuara, të copëtuara dhe të pushtuara me terror, me gjenocid dhe me forcë nga shtetet fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria) që nga vitit 1878, kur Ballakani ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.

“Shqipëria e madhe” nuk është Shqipëria Etnike, “O kirenarë e derbederë, stërnipër të Kainit, tebdilë si barinj…”!

Me nder me thanë, kush janë ata injorantë, shpifës, tradhtarë idiotë “teoricienë” dhe “analistë” astrologë filsollavë, që po ushqehen me produktet toksike të ashtuquajturës “Shqipëria e madhe”?!
Sado klysharia dhe zagaria serbosllave le të lehin, le të shpifin, le të dezinformojnë dhe le të manipulojnë me paçavauret e tyre nëpër masmedia antikombëtare dhe antidemokratike, ashtu si po i ndërsejnë dhe si po i paguajnë “arkatarët” e Moskës, të Beogradit, të Athinës, të Shkupit, të Podgoricës…etj., projekti fantazmë-Shqipëria e madhe i bosëve të tyre i amalgamës ruse-serbe-greke-bullgare-malazeze, kurrë nuk do formohet në trojet etnike shqiptare në Ballkan, sepse ajo është nusprodukt shovinist serbo-sllav dhe nazifashist i boshtit Hitler-Musolini.

Historikisht, kombi shqiptar kurrë nuk ka pasur aspirata nacionaliste, irridentiste dhe hegjemonsite, se si ta bënte një “Shqipëri të madhe”, por, që nga epoka e lavdishme e Skërbeut e deri në kohën e sotme të historisë më të re të fillmshekullit XXI, të gjitha luftërat dhe përpjekjet i ka bërë për mbrojtjen e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë iluzionet dhe dëshirat e shketa të armiqve të kombit shqiptgar, “Shqipëria e Madhe” nuk do bëhet, as për “shtatë e as për 700 vjet”, sepse një projekt i tillë është një fantazmë limbo e trilluar nga të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë Etnike.

Sepse ideja për krijimin e një Shqipërie të madhe, kurrënjëherë nuk ka ekzistuar në mendjen e shqiptarit, që nga Skenderbeu e deri më sot në fillimshekullin XXI (viti 2016).

Ajo është shpifje e Serbisë së Madhe dhe e aleatëve të saj tradicionalë sllavë dhe josllavë, që edhe sot, me fanatizëm, me propagandë, me kuazishkencë, me politikë, me forcë, me terror, me gjenocid dhe me shpërngulje-spastrim etnik, me kolonizim, me militarizim dhe me hegjemonizëm po luftojnë, që të mos lënë në këmbë asnjë symbol të shenjtë historik, etnik dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike.

Kjo është përmbajtja e prapavijës “Shqipëria e madhe”, vrasja dhe zhbërja me çdo kusht e të gjitha vlerave të Shqipërisë Etnike dhe të ribashkimit të saj dhe të kombit shqiptar në Ballkan.
Prandaj, mos u shteroni, mos u katandisni dhe mos u digjni në “letrën” e ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, sepse ajo parullë është me përmbjatje nazifashiste (të ndarjes së sferave të dikurshme të Italisë dhe Gjermanisë së Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit në Ballkanin e Evropës Jugore), toksikologjike dhe terroriste e fabrikës gjenocidale të Serbisë së Madhe, që ka për qëllim djegjen dhe zhbërjen e Shqipërisë Etnike nga harta e Ballkanit.

Kush luan në letrën e “Shqipërisë së madhe”, do të digjet në flakën e saj, sepse ajo është trillë dhe arma më e sofistikuar për vrasjen, për burgosjen, për përndjekjen dhe për masakrimin e ideologëve dhe të teoricienëve të vërtetë patriotë shqiptarë, që me të drejtë mbrojnë interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike.

Jo vardisje miope, jo diletantizëm, jo vetëkënaqësi mizantropike, jo fushata dhe teori të konspiracionit!

Sepse pa zgjdhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, frutat e pjekur dhe të shijshëm të globalizmit, do të ngelin vetëm synim dhe dëshirë e parealizuar.
Sado qofshin “kuptimplote” dhe të “mprehta” kërkesat dhe dëshirat egocentrike për të mistifikuar, zhvlerësuar, dhe keqinterpretuar kërkesën e drejtë, të ligjshme dhe historike për “ribashkimin kombëtar” dhe për “shkolonizimin” e kombit shqiptar, ato janë të papranueshme dhe të pajusitifkueshme, sepse nuk pasqyrojnë të VËRTETËN mbi historinë e djeshme dhe të sotme të kombit shqiptar në Ballkan.

Prandaj, të mos “lodhen aq shumë”, duke shpifuar dhe intriguar ” disa “shyta” me myhyrë të injornacës dekadente, se gjoja ata që po kërkojnë ribashkimin kombëtar “ndodhen jashtë rrjedhave të globalizimit”. Përkundrazi, ne jemi me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në, jo me sundimin kolonial sllavo-ballkanik, as me “skemat projektuese” të astrologëve të tij evolucionist dhe ekzistencialist.

Me globalzimin kundër kolonializmit sllav në Ballkan, por jo duke fjetur si këtu e dy dekada të shkuara (1990-2016)!

Vërtet, ne globalzimin dhe integrimin evropian e kemi përqafuar pa asnjë rezervë, por, ende, gjysma e kombit shqiptar e ka statusin e skllavit nën sundimin e egër kolonial sllavo-bizantin (1912-2016). Ky është problemi me cilin, së pari, duhet të mirren vetë shqiptarët, jo globalizmi e as Evropa Perëndimore. Si globalizmi, ashtu edhe BE-ja, mund të ndihmojnë në këtë aspekt, por, së pari, nevojitet që Tirana zyrtare ta “diagnostifikojë” problemin me emër dhe mbiemër konkret nëse është fjala për “zgjidhjen e çështjes kombëtare”, apo për “zgjidhjen e çështjes koloniale shqikptare” në Ballkan.

Tanimë është krejtësisht e qartë dhe e dokumentuar (Kosova e pavarur dhe Shqipëria në NATO) se shqiptarët janë pjesë integruese e globalizmit dhe e europianizmit, por kanë të pazgjidhur problemin kolonial me fqinjtë sllavë ballkanikë (1912-2016). Këtë “shytat”, duhet ta kenë parasysh, jo të “filozofojnë” , duke plotësuar “fjalëkryqin” nëpër masmedia të ndryshme të verdha, se gjoja “ribashkkmi kombëtar”, do të jetësohet gradualisht si “produkt i gatshëm” nga faktorët ndërkombëtarë. Kjo nuk do vijë në shprehje kurrë! Ky është vetëm një “cirk” shantazhues, thënçin politik dhe kombëtar, pa asnjë përmbajtje konkrete dhe, pa adresë të saktë për zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan.

Një ëndërr dhe utopi e këtillë e shkretë nuk do të bëhet realitet, sepse as globalizmi e as evro-integralizmi në axhendën e tyre të përbashkët nuk kanë “luftën” për shkolonizimin dhe për ribashkimin e shqiptarëve në Ballkan e as të popujve të tjerë në vende të tjera të botës, por integrimin global ekonomik, politik, kulturor, tregtar, tekniko-teknologjik-digjital-inofrmatik…etj.

-Askush nuk është kundër evropianizimit demokratik civilizues dhe globalizimit botëror, por ne botërisht, duhet të kërkojmë mbështetje konkrete prej tyre (gjëqë këtë nuk e kemi kërkuar deri tash qoftë zyrtarisht, qoftë privatisht), që të na ndihmojnë në zgjidhjen e problemit kolonial (ashtu siç na ndihmuan në rastin e shkolonizimit të Kosovës), që kemi me Serbinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe me Greqinë.

-Kjo çështje e pazgjidhur, me të drejtë i brengosë shqiptarët në territoret e kolonizuara të Shqipërisë etnike (Serbia, Mali I Zi, Maqedonia dhe Greqia). Mirëpo, fatkeqësia qëndron në faktin se Tirana zyrtare ende e hesht këtë problem para faktorëve evropianë dhe ndërkombëtarë, siç janë Amerika dhe BE-ja (1990-2016).

Mirëpo, kjo është politikë e gabuar si në planin gjithëkombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse derisa shteti shqiptar e ka margjinalizuar, e ka heshtur dhe, nuk kërkon zgjidhjen e këtij problemi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, nuk mund të apostrofohet dhe të fajësohet as BE-ja, as globalizmi botëror.

Po ashtu, kjo çështje nuk zgjidhet, duke iu vardisur politikave antishqiptare të “metropoleve” kolonialiste të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, si dhe duke i thurur “ditirambe” apologjike globalizimit dhe evro-integralizimit se gjoja në kuadrin e strategjemave të axhendës së tyre politike, ekonomike, tregtare, monetare, financiare dhe demokratike, do të zgjidhet edhe problem kolonial i shqiptarëve në Ballkan.

Shqiptarët janë pjesë e globalizmit, por problemi kolonial i tyre ende mbetet i pazgjidhur. Ky është problemi, jo anashkalimi, as kundërshtia e globalizimit nga ana e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, e cila që nga përfundimi i luftës së ftohtë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nëntor 1989), është pjesë e globalizmit dhe e proceseve integruese evropiane.

Pra, nuk është çështja se shqiptarët deri tani nuk e kanë të qartë se çfarë është fenomeni i globalizmit dhe i Rendit të Ri Botëror (1989), por hallin e kanë të vjetër me karakter rajonal disashekullor-ende ndodhën nën “saçin e kuq” të sundimit kolonial të shteteve fqinje (Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia). Ky është problemi, edhe për Shqipërinë, edhe për Ballkanin, edhe për BE-në, edhe për globalizmin botëror.

Ky problem nuk mund të quhet “çështje e pazgjidhur kombëtare shqiptare”, por është çështje koloniale e pazgjidhur, edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët pothuajse qe tri dekada janë pjesë e globalizimit, e BE-së dhe e NATO-s(1980-2016).

Nuk duhet të jemi aq naivë dhe të paditur, duke manipuluar me terma dhe terminologji eufemistike dhe apoligjike, duke vrapuar si “muça pas dahinjve” se gjoja “ribashkimi kombëtar”, do të arrihet si “produkt i finalizuar” nga ana e proceseve të globalizmit botëror. Kjo nuk do të ndodhë derisa Tirana zyrtare së bashku me “filialat” e saj në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë, në Ulqin dhe në Çamëri nuk paraqesin kërkesën e tyre unike për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 645 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi