Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zeqir GËRVALLA – Dy TUFË PoeziSH - PO! KAM NJË PARANDJENJË SHPIRTI: PËR FITORE – GJITH(Ë)NJERËZORE…
Publikuar më 21 qershor, 2016 në orën 20:18 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














Dy TUFË PoeziSH / PO! KAM NJË PARANDJENJË SHPIRTI: PËR FITORE – GJITH(Ë)NJERËZORE…

( TUFA E PARË )

( … JO! ASGJË S’KA TË PAARRITSHME; NËSE NE – NJERËZIT: VËRTET, I ÇELIM SYTË
E MENDJE-ZEMRAVE TONA – SHPIRTBARDHË; ME BESIM NË ZOTIN NJË;
E, PUNOJMË MIRË E MBARË,
ME ZELL E DREJTËSI: SI PËR VETE – EDHE PËR TË TJERË;
PRA,VETËM - NË KËTË MËNYRË:
DO TË NA BUZËQESH DIELLI PAQËSOR-NJERËZOR, PËRHERË…)
-------------------------------------------------------

FITORJA JOTE, QOFTË: NË TË MIRËN E TËRË – NJERËZIMIT… !

( Zonjës, Hillary CLINTON, gruas - pARë: që do të jenë - Presidente e AMERIKËS )

… Të gjithë Profetët dhe Librat e SHENJTË: janë të dërguar - nga ZOTI NJË.
ZOT’ynë: MUHAMMEDIN e zgjodhi – Vulë të të gjithë Profetetëve, i Tyre - i pARë;
Prandaj, Feja e Vërtetë ISLAME: me KUR’ANi-n madhështor – për NJERËZI…
ËSHTË: më PAQËSORJA dhe kundër çdo terrorizmi… në gjithë bOtën - MBARË!
----------------------------------------------------

I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij,
e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij,
shpalljeve të Tij, të dërguarëve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim
në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thane: “Iu përgjegjëm
(thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen Tënde
o Zot ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.

Nga KUR’AN-i, SURETU EL BEKARE, f. 78, Ajeti 285
---------------------------------

Dhe, po! O ZOT NJË, ne – njerëzit dimë e mundemi…vetëm: aq sa TI ke dashur, e don;
Duke na i dhënë të gjitha mundësitë: për JETË-jetesë…në të Dy-Rrugët: MIRË e keq…
Njeriun e çmove-nderove më tepër se çdo krijesë tjetër: duke e lënë të lirë - siç dëshiron;
Që Vetë t’Vendos: se cilën rrugë do ta marrë, me Besim në ZOT, a mashtruar - në dreq…

Po, po…! TI, O ZOT NJË, që për TY: s’ka asgjë të paditur dhe t’pamundur dot – shqim;
Vetë na ke treguar: përmes Profetëve dhe librave t’Shenjtë…e, në veçanti - me KUR’AN;
Përmes Profetit Muhammed (a.s.) që thua: “MËSHIRA IME - e mund hidhërimin Tim” .
Ndaj, po parandjejë me shpirt: se, një FITORE gjithënjerëzore- don për t’na e dhënë… */

… Që në ballë t’AMERIKËS, themeluar para 240-vjet’Sh: me besim në Ty, O ZOT NJE;
Nga Prijësa: DijeNdritur-VepërMirë dhe repspektues mes-Vete, me besim në Ty, O ZOT,
Duke u bërë UNIKË: në Një IDEAL…për t’dalur: nga kolonializmi i Mbretërores-Angli;
Andaj,edhe - FITUAN; dhe, u bërën mbi 50 Shtete - në Një-ShtetFortë – Prijës në bOtë…

Dhe, po…O ZOT, edhe sot… po i jepë mundësinë: për këtë Shekull XXI, e - të tjerë…
Që AMERIKA t’jetë: Shembull Demokracie-Paqeje…mes popujSH…n’rrugë DRITE…
Që edhe Ne – Popullit Iliro-SHqiptar: me të Drejtën e VETËVENDOSJES – V L E R Ë
T’i çkolonizojmë Trojet Tona, të Ribëhemi: SHtetPlotë (SHBSH) – SHQIPËRI ETNIKE;

… Se, zgedhja e Hillary CLINTONIT Presidente e Shteteve të Bashkuara të AMERIKES
Është: Simbolikë e trefishtë, jo vetëm - për AMERIKËN Mike, por - edhe të tërë bOtës…
Ajo do t’i hapë: Portat PAQESORE të VETËVENDOSJES për Popujt – drejt D R I T Ë S -
Së pari, me zgjidhjen e plotë: të ÇëSHtjes gjithëSHqiptare…duk filluar: prej Kosovës…

Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 31 Mars, 2016

-------------------

*/ Para dy dekadash, fort i Nderuari (iSH) Presidenti Bill CLINTON (SHBA), përafësisht, kështu deklaron: “ … Unë, Hillary dhe Chelsea e kemi lexuar KUR’AN-in, na ka pëlqyer shumë; jemi mahnitur me përmbajtjen e Tij të mrekullueshme: drejtauar njerëzimit…”

Ndërsa, kolegu i Tij, fort i Nderuari Tony BLAIR, (iSH) Kryeministri britanik ( me një rast, kur një klerik, prift i një Kishe, i quajtur: Terri Gjons, në Floridë të AMERIKËS Mike, gjoja në shenjë hakmarrje: për 9-Vjetorin e trgjedisë së 11 SHTATORIT ( 2001), i mllefosur deklaroi se: “ Haptas do ta djeg KUR’AN-in para gjithë botës në pikë-dite…!!!!”); pra, i Nderuari Tony BLAIR, deklaroi: “KUR’AN-i nuk bën të digjet, po të lexohet.”
Gjithashtu, thuajse, edhe e tërë AMERIKA pati reaguar në ato fjalë mllefi kërcënuese, kur mendja errësohet… Po, atëbotë, reagoi edhe Sekretarja e Shtetit, e Nderuara Hillary CLINTON; po - ashtu, pati reaguar: edhe i Nderuari, Presidenti Barak OBAMA;
… Ja, nga këso reagimesh mendje-(Z)emrash të ndrituara, sikur u hapë: Një DRITARE DRITËMIRËSIE për tërë NJERËZIMIN – me NJERËZI… (Se, vetëm: Mendim-Veprim-MIRËSIA dhe DRITËDREJTËSIA (me besim në ZOTIN NJË): sjellin PAQEVËRTETËN; e - që, pra, KËTO - së BASHKU, në koordinim: ZHDUKIN t-e-rr-o-r-i-z-m-a-t… kundër NJERËZIMIT…kudo - në botë…

KUSH JANË: MË TË MIRËT? E, TË MRËVE…!...

(TUFA E DYTË)

(PËR NJË PRANVERË PAQËSORE: TË DREJTË-LULËZUAR - N’MIRËSI…
QË E DON DHE E DËSHIRON: I GJITHË NJERËZIMI – ME NJERËZI…)

Ja, edhe sot… në shiritin: le-vi-Zës… të AlbaniaPress.-it tonë të Çmuar më ra n’sy ky titull: “Varrimi i Muhammed Aliut, legjendës së boksit”…
… Dhe, po… menjëherë, e klikova… dhe fjaf, - më doli: FAQJA KRYESORE KATEGORITË < DITARI FOTO 10 qershor 2016;
… dhe, përnjëherit, sakaq: m’u shfaq parasysh në foto - masa e madhe e njerëzve të tubuar me arkëtabutin madhështor (sipas besimit islam) me shtatin e pajetë të njeriut-njerëzor të quajtur: Muhammed Ali, legjendës së boksit dhe të besimit të fortë – në ZOTIN NJË; me titullin e atij shkrimi: “Varrimi i Muhammed Aliut, legjendës së boksit” ku me fjalët më të bukura kuptimplote shpreheshin njerëzit për madhështin e Tij, në shenjë nderimi e përkujtimi meritor: për shumë FITORE…
Andaj, me dhembje dhe krenari shpirti fillova të lexojë ata rreshta fjalëkujtimesh meritore për personalitetin e Tij të papërsëritshëm, më parë, as sot… duke më pikuar edhe sytë e mi pika lot(ëëë…) – në lot(ëëë…)…
------------------------------------------------------------

LE TË NA PËRQAFOJË: AJO PRANVERË PAQËSORE…!

I

… Dhe, po…! E lexova…! Dhe… e lexoja… e lexoja… sot…
( E PREMTE, më 10 Qershor Dymijë-e-gjashtëmbëdhjetë!
Dhe, po… O ZOT, vetëm TI e di dhe më ke parë: sytë - me lot(ëëë…);
Për këtë njeri të mirë – legjendë dhe, besimtar në TY, - i VËRTETË!

Dhe, PO, besimtar dhe adhurues i VËRTETË në TY, O ZOT’ynë: që je - NJË;
O TI, - KRIJUESI ynë, i çdo shpirti e sendi… I … gjith(Ë)gjith(Ë)sis(Ë)…
Po, krijesa YTE, njeriu Muhammed Ali, në botë bokseri – 1; ngadhënyes-ri…
Për Shekullin e XX; që me fitoret e merituara – fitoi zemrat e njerëzizsë…

… jo vetëm me lojë të bukur, të drejt-përdrejt… por, edhe përherë – dinjitore…
Kështuqë, kudo që u paraqit: la përshtypje të mira… e, në veçanti: në ring-ndeshje…
Duke mundur kundërshtarët… me ato shumë të Tij - FITORE, prore – meritore;
Po dhe më tepër me Shpirtin e Tij - human, të paepur; me fjalë-vepër e, (mos)-heshtje...

II

Andaj, o Ju njerëz ngjyrash e racash, njerëz me njerëzi - për njerëzim-NJERËZINË;
Andaj, o bOtë e bukur, ti - ATDHEBOTË e përbashkët: për njerëz - n’këtë PLANET;
Për hir të të gjithë Profetëve, dërguar nga ZOTI, që besuan – NJË, - PERËNDINË;
Dhe, të Dy -Muhammedve;Vulës së Profetëve (as); dhe bokserit Ali,-trim me flet’… */

Pra, të gjithë…Ne- njerëzit, kudo që të jemi: të bëhemi UNIKË – për Mirë e MBARË;
Duke menduar-vepruar: me maturi-drejtësi-urtësi… si për vete – edhe për të tjerë…
Që të gjithë popujt n’Atdhe t’vet: të jetojnë-veprojnë e gëzojnë jetë në liri – të l i r ë . . .
Hej, urrejtje-luftëra… e terrorizma…t’i shndërrojmë: në Një Paqësore - PRANVERË!

***
Prandaj, O ZOT I MADHËRISHËM, që I Vetmi JE – NJË ZOT, e tjetër s’ka; veç - TI;
Ne – gjithë njerëzimin (e të dy-gjinive): na frymëzo e ndihmo – për MIRË e MBARË…
Ta gëzojmë,secili n’Atdheun e vet: të (ri)bashkuar e të lirë, me Dije-Punë e DASHURI:
Atë PRANVERË Paqësore; së pari duke filluar: me tokë e popull tim Iliro-SHqiptar…!

Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
E Premte, më 10 Qershor 2016

PËR: MENDIMIN DHE PUNËN E MIRË…

Çfarë të bësh mirë - për vete,
E ke - për vete;
Çfarë të bësh mirë - për të tjerë,
Është nder – edhe më me vlerë;

Por, nëse e harron veten, -
Të harrojnë: edhe shumë të tjerë…!

Prandaj, këto dy veprime:
Janë - si dy duartë: në veprim…
Po e harrove njërën… ( në të jetës - udhëtime… )
Shtatit dhe jetës… i le mungesë; jo, s’është i plotë – as një fitim…!

… Andaj, sikurse: që duhet të punosh me duartë – që të dyja
( kur i ke të shëndosha… ): - pa tjetër…
Duhet të mendosh e veprosh - për MIRË: edhe për Vete – edhe për të tjerë…
Që (D)ORA: të mos hidhërohet në (D)ORËN tjetër… po (D)ORA-(D)ORËS…përherë…
NJERIU të jetë i ndihmuar nga NJERIU… Njeriu me Njeri… për Njëri-Tjetrin…

… Si i Riu - me të Vjetrin… si Vjetri - me të Riun
Si i Vjetri - me të Riun… si Riu - me të Vjetrin…
***
Kjo vlenë: për të gjithë NJERËZIMIN, sikurse na udhëzon: ZOTI NJË - PERËNDIA;
E, Ne-Shqiptarët (Shqipoi e Shqipe): jemi borxhlinj edhe tek NËNË SHQIPË(TA)RIA!

Më 31 Maj, 2016

MË TË MIRËT, E TË MIRËVE… JANË…

Po…! Shpesherë po më ndodhë… që edhe në shkrime:
Po e përsëris vetveten; si në mendime-ide… e fjalë…
Ndoshta, pa nevojë… apo, i thelluar: në mendim-frymëzime…?
E, dihet: sa është zgjuarësi të flasish mirë, aq - edhe të dish: për t’u ndal’…!

… Megjithatë, edhe kështu… s’dua për t’u ndalur… po, të shkruaj… e shkruaj…
(Derisa: të më vijnë ide-frymëzime të mira…e,- të mundëm…e, - të më punoi - dora… )
Hej, kjo “sëmundje”… kjo “lojë”… e zgjatur: ndër vite… me ditë-net(ë)… javë-muaj…
Ja, qe… nga mosha rinore…e sot…edhe: në mërgim…i zbardhur: në kokë - si bora…!!!
***

Po, po…! Kush janë: TË MIRËT? Dhe, MË TË MIRËT – kush janë?
( Vetëm ZOTI NJË, më së miri e di;e unë,sipas logjikës që AI m’ka dhënë,po mendoj…)
Mendoj, se më të MIRËT e të MIRËVE janë: ata-ato, që i duan TË MIRËT, anembanë…
Pa intesres vetjak,veçse - ua do Shpirti: me besim në ZOT,që populli me ta - të përparojë;

(… shpesh-herë: po e thelloj mendjen…e, vedit po i themë: “Sikur të mos kishte të atillë -
që janë: shumicë-masë…e quajtur: POPUJ-NJERËZIM,me NJERËZI - për njerëzimin…
për të MIRËN e Tij; JO, JO, as MË TË MIRËT: s’do të kishin VLERË; asTokë e Qiell…
as diell-hënë-yje-fusha-kodra-male-pyje-kroje-lumenj-dete…s’do ta kishin: kuptimin… )

Më 1 Qershor, 2016
---------
*/ Andaj, me këtë varg: Dhe, të Dy-Muhammedve… së pari fjala është: për Profetin e fundit: Muhammed Mustafan (a.s.), që Zot’ynë thotë – se, me pëlqimin e të gjithë Profetëve të mëparshëm, Muhammedin e zgjodha Vulë – të tyre; dhe, mëshirë jo vetëm për popullin e Tij – po për tërë njerëzimin duke ia dhuruar KUR’AN-in madhështor: lajmërues-përgëzues-qortues këshillë dhe kushtetutë drite për të gjithë njerëzit që e besojnë; kurse, së dyti fjala është: për Muhammed Aliun ( i cili quhej Kasius Klej e, që vullnetarisht – bindjeplotë ( edhe me emër e mbiemër): u konvërtua në besimin islam – mysliman, si dhe refuzoi të shkojë në luftë në Vjetnam… ); andaj, pas të gjitha atyre fitoreve që i arrijti në ring-ndeshje, që u bërë: bokseri numër 1- i pari në botë - për Shekullin XX; prandaj, - edhe pasi e rroku sëmundja (mbase tridhjetë-vjeçare), e, Aliu – përafërsisht, mes tjerash, kështu deklaroi:” Zoti këtë sëmundje ma dërgoi që të më tregojë: se AI është - 1, e unë - jo!”
….Prandaj, kështu… Shpirti i pastër njerëzor i Tij ( Muhammend Aliut, legjendës së boksit ): u bërë edhe më i fortë në besimhumanizëm – shembulltyrë Veprimi, QËNDRESE e MIRËSIE për gjithë NJERËZIMIN - me NJERËZI e PAQËSORË - në b O t ë . . .

Amerikë ( SHBA) – Shqipëri ( SHBSH )
Më 13 Qershor, 2016

Me respekt,
Zeqir Gërvalla, poet

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 617 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi