Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“RILINDJE” E KALBUR
Publikuar më 22 qershor, 2016 në orën 02:13 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edhe kjo “Rilindja” e premtuar nga PS e paska pasur fjalën vetëm për ndërrimin e marrjen e pushtetit dhe realisht për vazhdimin dhe riciklimin e radhës po prej të së njëjtës politikë dhe të politikanëve shqiptarë dhe të trashëgimtarëve të tyre po të atyre të këqijave që dëmtojnë individin, familjen, shtetin e shoqërinë e që janë krimi, tradhëtia, korrupsioni, vjedhja, padrejtësia, papunësia, varfëria, eksodi etj.

Aq më keq akoma vjen si akuzë fakti që edhe kjo politika e pushteti i sotëm e injoron, shmang dhe nuk përfill as ndihmën, as përkrahjen dhe as interesimin dhe përkushtimin e Botës Demokratike me në krye SHBA që ata japin për demokratizimin, ndërtimin e shtetit civil e juridik modern në funksion të mirëqënies, prosperitetit dhe të integrimit të Shqiptarëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës në BE. Pra hipokrizia politike dhe e pushtetit në emër dhe pas maskës së “rilindjeve” ata kanë vepruar dhe veprojnë e bëjnë të kundërtat që janë: bllokimi, pengimi dhe sabotimi i vendosjes dhe konsolidimit të sistemit patriotiko-demokratik shqiptar, mosndërtimi i shtetit ligjor dhe mosintegrimi në BE

Shqipëria pothuajse asnjëherë nuk ka pasur linjë politike të mirëfilltë të djathtë, dhe duhet jo të rilindë por duhet të Lindë “E Djathta” politike shqiptare, pasi të gjitha partitë politike të sotme në Shqipëri janë derivate degjenerative të së majtës ekstreme nga ish-PPSH-ja ku futen edhe të tri partitë e sotme kryesore shqiptare, dhe se ka edhe ca të ashtuqujtura parti të djathta vetëm sa për garnityrë me emërtesa si të djathta dhe që pretendojnë si të tilla.

“E Djathta” politike ka të bëjë me traditën e mirë dhe të vyer kombëtare: me besën, burrërinë, ndershmërinë, përgjegjësinë; ka të bëjë me fenë, familjen, pronën, personalitetin, me konsevatorizmin dhe sidomos me nacionalizmin ku Shqipëria në 100 vite shtet është deficitare apo politika e keqe shkaktoi deficite shumë e madhe për këto, pasi për rrënimin e tyre kanë sponsorizuar me të gjitha format e mjetet edhe antishqiptarizmi barbar sllavo-greko-ortodoks, duke arritur deri atje sa ata kanë përkrahur dhe me ndihmën e tyre janë instaluar vazhdimisht në politikë dhe në pushtet në Shqipëri ata të cilët kanë punuar kundër interesave nacional-shqiptare dhe vetëm për ato personale të tyre.

Djepi i kombëtarizmit shqiptar është Kosova, patriotët kombëtarë që ka nxjerrë ajo: qysh nga Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë, populli heroik i Kosovës dhe sidomos të gjithë ata të cilët kanë punuar e luftuar si individe dhe të organizuar në lëvizje kombëtare, për interesin e madh kombëtar dhe për Bashkimin e Kombit gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit dhe pushtuesit sllavo-serb pothuajse të gjithë janë vrarë, ata të tjerët që i kanë shpëtuar kësaj janë burgosur, torturuar dhe janë përndjekur e dëbuar nga atdheu prej regjimit të krajlëve dhe të komunizmit si nga trojet e tyre shqiptare jashtë Shqipërisë ashtu dhe nga Shteti amë, Shqipëria.

Kështu pra, edhe politika e Shtetit shqiptar nuk ka mbetur prapa në linjën e saj antikosovariste edhe sot akoma, siç më tha një ditë një mik i imi me origjinë nga Skrapari se në administratën shtetërore të Shqipërisë nuk mund të gjesh pothuajse asnjë shqiptar me origjinë nga Kosova dhe po kështu as në administratën e qeverisjes vendore nuk ka as kryetar dhe as antarë këshilli bashkiak, sidomos nga subjekti politik i Partisë Socialiste që premtoi “rilindjen”, kur në Shqipëri ka mbi 300 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova.

Kjo ndodh, pasi simbas logjikës majtiste shqiptare, politikës së shtetit shqiptar në përgjithësi dhe të mentalitetit të opinionit jo të pakët në Shqipëri, që sipas tyre shqiptarët e Kosovës janë nacionalistë dhe kërkojnë Bashkimin e Kombit, prandaj në mënyrë tinëzare dhe djallëzore politika gjithmonë në Shqipëri e interesuar vetëm për interesin e vet egoist për pushtet dhe për të mos pasur “telashe” nuk i ka interesuar kurrë seriozisht problemi kombëtar i shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta në Shqipërinë e jasht kufijve të Shtetit shqiptar. Dhe kjo është arsyeja kryesore që politika e Shtetit Shqiptar nuk ka lejuar dhe vazhdon të pengojë me mjaft finesë pjesmarrjen politike duke bërë një lloj “purifikimi” të stërholluar në mënyre që elementit patriotik dhe intelektual shqiptar me origjine nga Kosova shqiptare të mos ketë mundësi të arrijë në rangjet e larta të politikës, qeverisjes dhe të diplomacisë, të akademisë po edhe në pushtetin vendor në Shqipëri, kurse gjithnjë ka qenë dhe është e mbushur politika dhe administrata shtetërore shqiptare qëndrore dhe vendore plot me elementë minoritarë greko-sllavo-vllehë.

Kosovën, gjithnjë politika e Shqipërisë e ka përdorur, e ka përmendur dhe është interesuar për të vetëm kur ja ka dashur interesi i ngushtë personal i saj për pushtet, për ideologji dhe sa për demagogji mashtrimi. Kështu pra vazhdohet edhe sot akoma edhe me këto takimet si reklama patriotike bashkëqeveritare te dy shteteve. Dhe them që këtë të mos e bëjë politika e shtetit të Kosovës me shqiptarët që jetojnë në trojet e veta shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni dhe të Luginës së Preshevës dhe me shqiptarët e diasporës.

Gjithë bota shqiptare ka nevojë për një rilindje apo ringritje të madhe, por nuk bëjnë dhe nuk e sjellin rilindjen, as demokracinë, as mirëqënien dhe as integrimin ata të cilët përdorin mashtrimin, hipokrizinë, tradhëtinë dhe demagogjinë vetëm për përfitim dhe për interesin e ngushtë politik personal, partiak, klanor, farefisnor e krahinor.

Edhe ata nacionalistë e të djathtë që janë në Shqipëri nuk mund të organizohen akoma në një parti të vërtetë të djathtë moderne europiane pasi shoqëria shqiptare nuk e ushqen një gjë të tillë, përderisa akoma nuk ka dalë nga koma traumatike e ishkomunizmit të ideoligjizmës internacionaliste e proletare.

“Rilindja” komuniste për një rend të ri botëror internacionalist dështoi jo vetëm në Shqipëri por edhe në rang global. Pas saj j’u premtua shqiptarëve “Rilindja ” demokratike që edhe kjo dështoi, dështim të cilin populli e ndëshkoi ashpër me votë në Qershor të vitit 2013, mirëpo votuesi shqiptar që priste ndryshimin për më mirë shumë shpejt u zhgënjye edhe nga ky premtim-mashtrimi i madh i radhës së “Rilindjes” socialiste, Rilindje e cila na doli edhe kjo e kalbur që në embrion.

Asnjë prej premtimeve të Rilindjes së kryeministrit Rama nuk u bë realiet përveç asaj të kundër atyre që ajo premtoi me aq zhurmë, bujë dhe me mashtrim e me hipokrizi, vetëm e vetëm sa për të marrë pushtetin, pasojat e të cilave po i vuan, dhe çmimi i të cilave po i kushton dhe do t’i kushtojnë shumë shtrenjt vetëm shqiptarëve.

Kryeproblemi sot është përkeqësimi i gjëndjes ekonomike të shqiptarëve, rritja e varfërisë dhe e papunësisë prej të cilave shqiptaret marrin rrugët e kurbetit edhe tani në vitin 2016. Rilindja dhe PS premtuan rilindjen e shpresës por shpresa po humbet shumë e më shumë për çdo ditë. Shqipëria trashëgoi nga “Rilindja” Demokratike e Berishës borxhe të mëdha por vetëm në vitin 2015 borxhin kjo “Rilindja” e rriti me 14%.

As sot, Shqipëria nuk është e gatshme për të filluar negociatat e Antarësimit për në BE. Qeverisja ka dështuar në luftën kundër korrupsionit, kultivimit dhe të trafikimit të drogës e të qënieve njerëzore, jo vetëm dështuar por situata lidhur me to vetëm është përkeqësuar më tej falë inkriminimit të politikës dhe të pushtetit dhe të strehimit e mbrojtjes politike që u siguron politika politikanëve të inkriminuar dhe të atyre të lidhur me padronët e parasë së pisët, drogës, kontrabandës, evazionit fiskal e të krimit.

Shqipëria ka dështuar në funksionimin e shtetit ligjor, në ndërtimin e shtetit të së së drejtës ku të sundojë ligji, qoftë dhe për faktin e vetëm që i dedikohet tërësisht qeverisë dhe politikës, dhe që është: mosreformimi i sistemit të drejtësisë që vjen si sabotim dhe si mosvullnet nga politika për kryerjen e saj. Dhe po ajo trashëgimi edhe me vendimmarrjet qeveritare në shkelje të Ligjit Themeltar të Shtetit, Kushtetutës së Republikës edhe kjo qeverisje me rreth 12 të tilla ashtu si dhe ajo paraardhësja në tete vitet e ishpushtetit të saj.

Politika e cila synon ta pronësojë Drejtësinë gjë që bën të mundur pastaj edhe kapjen e shtetit, politikë që ta ketë nën hyqmin e vet gjithçka, ajo politikë vetëm demokratike kurrë nuk mund të jetë. Dhe e gjithë politika dhe pushteti gjate këtyre viteve tranzicion ka ndërtuar një sistem drejtësie që ka funksionuar politikisht dhe rrejdhimisht një Drejtësi e tillë është edhe e korruptuar dhe rrënuese për demokracinë dhe për shoqërinë.

Pra, Shqipëria dhe shqiptarët po vuajnë po prej atyre që i trashëgojnë vazhdimisht në mënyrë të vazhdueshme, të pandreqshme dhe të pariparueshme dhe që janë: korrupsioni, vjedhja, krimi, papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria e politikës dhe e drejtësisë së tillë, dhe pse jo termi “Rilindje” me sa duket qënka i vërtetë pasi po rilindin e po rriten gjithmonë të njëjtat fenomene negative me të vetmin ndryshim, me atë të vetëm të ndërrimit të padronëve të “Rilindjeve”.

Skënder S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 267 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi