Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjuriq si “babai” i tij Gjorgje Kërstiq, “expert” për rikolonizimin e Kosovës shqiptare!
Publikuar më 22 qershor, 2016 në orën 02:22 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Nuk ka asnjë dyshim se imponimi i Projektit të Qeverisë së Serbisë, i ashtuqujatur “Lugina e diellit” për kthimin e 1500 kolonëve serbë në tokat e shqiptarëve në Mitrovicën veriore, është simetrik dhe i barasvlershëm me ligjet e qeverisë së Serbisë për kolonizimin e territoreve të Shqipërisë Lindore (1912-1941), duke përfshirë edhe Kosovën si pjesë integrale të saj.

Mirëpo, për të penguar këtë Projekt kolonizues të rivampirizuar të Beogradit, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk duhet pranuar, por me vendimin e tyre urgjentisht, duhet ta hedhin poshtë si të papranueshëm, sepse është në kundërshtim me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Kosovën. Gjithashtu, është në kundërshtim, edhe me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi të Republikës së Pavarur të Kosovës.

Përveç kuvendit dhe qeverisë së Kosovës, Proejktin “Lugina e diellit”, demonstrativisht, duhet hedhur poshtë, edhe i gjithë populli shqiptar në Kosovë përmes kërkesave dhe protestave të tyre ligjore, demokratike dhe paqësore, sepse mohon të drejtën e tij legjitime dhe historike shumëshekullore mbi Kosovën. Prandaj, i gjithë populli, duhet të ngrihet në këmbë për të denoncuar Projektin kolonizues serbomadh “Lugina e diellit” ngase ai favorizon ricopëtimin dhe rikolonizimin e territorit të Kosovës. Këtë nuk duhet pranuar me asnjë çmim, sepse Kosova nuk është territor i Serbisë, por i Shqipërisë etnike.
Me projekte të tilla të “luginës së ujqërve” të vjetër serbo-malazezë ka filluar edhe kolonizimi i territoreve të Shqipërisë etnike (1878-1941).

Gjuriq, persona nongrata, të largohet nga Kosova!

Për shkak të misionit rikolonizues serbomadh të Marko GJuriqit, Qeveria e Republikës së Kosovës me procedurë të shkurtër ligjore, duhet të kërkojë urgjentisht largimin e tij nga Kosova ngase ai qe 3 vjet rresht(2013-2016) ka shkelur të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke ndërsyer dhe nxitur minoritarët serbë, që të sabotonin dhe të mos njihnin Kosovën e pavarur si shtet të tyre, por Serbinë.

Një gjë të tillë e bën edhe tash me deklaratat e tij propagandistike antishqiptare në favorin e rikolonizimit serb të Kosovës, duke dezinformuar opinion publik se gjoja “ KOSOVA DO TË JETË SHUMADI”!?

Kjo deklaratë skandaloze antishqiptgare e bën më se të qartë, pse qeveria e Serbisë atë e ka dërguar si “ambasador” në Kosovë, jo për kurrfarë ndërmjetësimi dhe normalizimi të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, por me të vetmin mision- destabilizimin dhe rrënimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, në funksion të RIKOLONIZIMIT të saj.

Ja, se çfarë ka deklaruar misionari serb Gjuriq për kthimin e serbëve në Kosovë, si dhe për sigurinë dhe ardhmërinë e tyre: “Pse kundërshtohet nga Prishtina ndërtimi Luginës së Diellit në Mitrovicë. Në këtë lagje deri në vitin 2018 duhet të kthehen 1.500 serbë. Lagjja është një projekt gjithëpërfshirës, i pari i tillë në 16 vjetët e fundit nga Qeveria e Serbisë dhe e ka përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare. Lagjja gjendet relativisht thellë në veri të Kosovës, ndoshta dhe për këtë arsye është në shënjestër të sulmeve shoviniste nga politikanë të Prishtinë e cila nuk e do kthimin, sepse këtë rajone kanë jashtë kontrollit, në komunën e Zveçanit, të rrethuar në të gjitha anët me vendbanime serbe. Pres që brenda dy vjetëve ta përfundojmë këtë projekt. Serbia ka shumë dëshirë që lagje për serbët të ndërtojë edhe në jug të Kosovës.” (http://koha.net/?id=27&l=119477).

Ky fare Marko Gjuriq për të pasur sukses në misionin e tij rikolonizues në Kosovë, ashtu sikurse Gjorgje Kërstiq më 1927 në kolonizimin e territoreve të Shqipërisë Lindore (Manastir…, Kosovë…, Novi Pazar…etj.), të titulluar “Kolonizimi i Serbisë Jugore”, me paturpësi dhe me amoralitetin më të skajshëm kritikon qeverinë dhe liderët politikë të Republikës së Kosovë, se gjëja këta na “qenë kanë shovinistë” ngase e kundërshtojnë rikthimin e serbëve në Kosovë!?

Si qeveritarët, ashtu edhe liderët politikë, sit ë gjithë shqiptarët e tjerë, që me plot të drejtë e kundërshtojnë rikthimin e kolonëve serbë në Kosovë, nuk janë shovinistë, as nacionalistë, as armiq të serbëve, por janë patriotë dhe demokratë, që mbrojnë të drejtat dhe interesat vitale të popullit shqiptar dhe të shtetit të pavarur të Kosovës, që të mos bie pre e projekteve të “luginave” serbizuese të ujqërëve të tërbuar çetniko-fashistë kolonialistë dhe gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët edhe pas ngordhjes së Slobodan Milosheviqit (“kasapit të Ballkanit”) po luftojnë që Kosovën shqiptare të Shqipërisë etnike, ta “bëjnë Shumadi”, në mos sot, të paktën “në 50 vitet e ardhshme”!?

Thuhet se në politikë “çdo gjë është mundshme”, mirëpo, në rastin konkret Kosova “mund të bëhet Shumadi, vetëm nëse “ringjallen” car Llazari dhe Slobodan Milosheviqi! Ndryshe, jo dot, pavarësisht nga propaganda e ndyrë shoviniste, nazifashiste dhe kolonialiste e Serbisë së Makro Gjuriqit, e Tomislav Nikoliqit dhe e Aleksandar Vuçiqit, të cilët po shohin ëndrra trishtuese “në pike të diellit”, se koloninë e tyre të dikurshme (1912-1999), sërish, do ta “bëjnë ShumadI” (!)

Serbisht, kësaj i thonë “daj bozhe shta budalla misli”. Mirëpo, Zoti nuk ka punëra me budallenj, me maskarenj dhe me sadist sikurse serbomëdhnejtë, që shqiptarëve me gjenocid ua kanë pushtuar dhe grabitë tokat dhe shtëpitë e tyre stërgjyshore (1878-2016).

Ndaj, kjo kataklizmë nuk ka për të ripërsëritur më kurrë në territoret e Shqipërisë etnike ngase “mikrobi endemik, që e ka shkaktuar këtë sëmundje shekullore mbi shqiptarët dhe mbi atdheun e tyre, tanimë, është asgjësuar përfundimisht, sepse kombi shqiptar dhe Shqipëria etnike, nuk janë të vetmuar skurse deri më 1990, por janë të mbrojtur mirë nga Amerika, nga NATO-ja dhe nga aleatët e tyre evroperëndimorë.
Prandaj, larg duart nga zjarri rikolonizues i Kosovës, sepse do të digjeni, ashtu sikurse kryekrimineli Slobodan Milosheviq më 1999, kur përfundimisht e humbi Kosovën-koloninë 100-vjeçare të Serbisë së Madhe.

“Lugina e diellit”- kthimi i kolonëve serbë, do të thotë Serbia nuk e njeh Kosovën, por ende e konsideron “territor te saj”!?

Ky projekt serbomadh i qeverisë së Serbisë me në krye presidentin Tomislav Nikoliq dhe me kryeministrin Alekasdandar Vuçiq, i hartuar sipas elaborateve të Vasa Qubrilloviqit, Ivo Andriqit, Dobrica Qosiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit …etj. për kolonizimin, shpërnguljen dhe për shfarosjen e shqiptarëve nga Kosova, parashikon “kthimin e 1500 serbëve” në pjesën veriore të Kosovës!

-Motivi, qëllimi dhe prapavija e këtij Projekti është RIKOLONIZIMI i Kosovës shqiptare sikur këtu e 138 vjet më parë (1878) në pjesët e saj lindore (Nish, Leskovik, Toplicë, Vrajë, Kurshumli, Bllacë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë…etj.).

Misioni dhe roli i Gjurit në Kosovë është sikurse ai i Gjorgje Kërstiqit në vitet e 20-ta të shekullit XX!

Edhe pse në kohë dhe në rrethana të ndryshme historiko-politike, si dhe me emërtime të ndryshme të funksionit dhe veprimit të tyre në kuadrin e qeverive të Serbisë (dikur dhe sot) Gjorgje Kërstiq (1927) dhe Marko Gjuriq (2013) ngarkohen me të njëjtën detyrë shtetërore- kolonizimin dhe rikolonizimin e territoreve autoktone shqiptare të Shqipërisë etnike.

Prandaj, si Qeveria, Kuvendi i Kosovës, të gjitha subjektet politike dhe joqeveritare, ashtu edhe populli shqiptar në Kosovë njëzërit, duhet të ngrihen dhe të reagojnë, duke demonstruar botërisht në mënyrë të ligjshme, demokratike dhe paqësore kundër miratimit dhe zbatimit në terren të Projektit “Lugina e diellit” për kthimin e “1500 serbëve” në Mitrovicën veriore, sepse, si theksuam më sipër, është në funksion të rikolonizimit dhe të copëtimit të territorit të shtetit të Kosovës.

Isa Mustafa, të ndjekë shembullin e Prapashticës!

Së fundi, ia vlen të përmendim një shembull heroik të historisë së kryengritjeve shqiptare në Kosovë, kur në vitin 1920 në “Kryengritjen e LLapit-Gollakut”, bashkëfashatarët kryengritës atdhetarë të Prapashticës së Isa Mustafës, u ngritën dhe luftuan kundër kolonizimit dhe serbizimit të Gollakut dhe të Llapit. Edhe pse në shenjë hakmarrjeje kundër kryengritësve shqiptarë, soldateska vrastare e Serbisë me në krye kolonelin Radovan Radoviq “me 2 topa e 4 mitraleza i dogjën dhe i rrënuan shtëpitë rrafsh me tokë, dhe në vend të fshatarëve të vrarë, të plagosur dhe të dëbuar shqiptarë, vendosi 22 familje kolonësh serbë nga Jabllanica”, kryengritësit shqiptarë të Llapit e të Gollakut, që nga viti 1920 e deri më 1923 nuk ndalën përpjekjet dhe luftën e tyre kryengritëse kundër pushtimit dhe kolonizimit të Serbisë. Si rrjedhojë, pushteti militarist kolonizues serb qe i detyruar t’i zhvendoste 22 familjet e kolonëve serbë nga Prapashtica shqiptare.

Këtë shembull heroik, duhet ta ndjekë, edhe kryeministri aktual i qeverisë së Kosovës, duke mos lejuar dhe, duke mos pranuar asnjë projekt serb për kthimin e kolonëve serbë në Kosovës ngase ky është fatalitet për Kosovën.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 383 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi