Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E vërteta “Kosova është Shqipëri”, legale edhe në Paris, sepse Franca e ka njohur Kosovën!
Publikuar më 23 qershor, 2016 në orën 00:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Se sa “Kosova është Serbi” në mënyrë IRONIKE e ka pohuar edhe fudbollisti i shquar me famë evropiane, Zlatan Ibrahimoviq : “. "Kosovo je srpsko kao što je i moja majka nevina” (http://www.info-ks.net/vijesti/regija/49265/ibrahimovic-kosovo-je-srbija-koliko-je-moja-majka-nevina).

Ndërkaq, shkencërisht, qe disa shekuj u kemi treguar kolonizatorëve armiq serbë, se Kosova është Shqipëri, nuk është Serbi, sepse serbët për herë të parë kanë shkelur në Ballkan në shekullin VII para erës së re, ku kanë ndeshur shqiptarët autoktonë që nga epoka e largët e pellazgjisë dhe e Illyrisë.

Këtë të vërtetë historike, në kohën e sotme (XXI, viti 2016) e provon edhe ky argument shkencor i shkencëtarit (historianit) anglez Noel Malcolm :” History, for the Serbs, started in the early 7th century, when they settled in the Balkans. Their power base was outside Kosovo, which they fully conquered in the early 13th, so the claim that Kosovo was the "cradle" of the Serbs is untrue.Kosovo was conquered by Serbian forces in 1912.” (https://www.theguardian.com/world/2008/feb/26/kosovo.serbia).

Pra, shprehur si me fjalorin sportiv, politik, diplomatik, ashtu edhe me atë historik shkencor, e vërteta e qëndrueshme dhe aksiomatike është kjo-KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI, JO Serbi!

Këtë të vërtetë e dinë edhe kolonistët serbomëdhenj së bashku me kuazishkencën, me shtetin dhe me Kishën e tyre politike (KOS-i, e cila me shekuj e ka falsifikuar dhe mohuar identitetin kombëtar shqiptar, si dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan), mirëpo, nuk duan të heqin dorë nga kolonia e tyre qindravjeçare-Kosova, ashtu siç është rasti edhe me tri kolonitë e tjera-Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën shqiptare, të cilat edhe sot i mbajnë nën sundimin e egër kolonial shekullor (1878-2016)!?

Ky është shkaku kryesor, që veç politikës së shtetit, të kishës dhe të historiografisë falsifikatore serbe, tanimë, është indoktrinuar, politizuar dhe involvuar edhe sporti dhe tifozët e Serbisë, të cilët si brenda, ashtu edhe në vendE të ndryshme të Evropës, brohorasin dhe shpalojnë flamujt e Serbisë së madhe, se kinëse “Kosova është Serbi”!?

Kështu, tifozët huliganë shovinistë serbë vepruan, edhe me rastin e zhvillimit të ndeshjeve të reprezentacionit futbollistik të Shqipërisë kundër Zvicrës dhe Francës, të cilët në qendër të Parisit, para Kullës së Ajfelit shpaluan flamurin e Serbisë me mbishkrimin nazifashist dhe racist antishqiptar “Kosova është Serbi”!

Përveç këtij provokimi të Kombëtares Futbollistike Kuqezi, grupet e huliganëve serbë nga Serbia sulmuan edhe tifozët kroatë, të cilëve ua rrëmbyen flamujt e Kroacisë. Të gjitha këto trazira dhe vandalzima ata i bënë, në shenjë hakmarrjeje politike, që Serbia nuk ia arriti të kualifikohej për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016.

Për të gjitha këto vandalizma dhe parulla politike, raciste dhe flamuj nacionalsitë antishqiptar : “Kosova is Srbija” (që nuk kanë asnjë lidhje me sportin) kundër shqiptarëve dhe kroatëve, të bëra nga huliganët vandalë shovinistë serbë në Francë, gjatë Kampioniti Evropian të Fudbollit 2016, UEFA nevojitet që të marrë masat më rigoroze për ndëshkimin e Federatës së Futbollit të Serbisë, ashtu sikurse në rastin e ndërprerjes së ndeshjes futbollistike Serbia-Shqipëria, më 24 tetor 2014 në Beograd, kur për shkak të sulmit fizik të futbollistëve shqiptarë në terren nga organet e sigurimit dhe të tifozëve huliganë serbë, të cilët me sjelljet dhe veprimet e tyre vandaliste antinjerëzore, antisportive dhe antishqiptare bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes, e vlefshme për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016. Si rrjedhojë e gjithë këaj maskarade nacionalshoviniste politike antisportive, UEFA me plot të drejtë dhe ligjërisht e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë dhe me heqjen e 3 pikëve në favorin e fitores së Shqipërisë.

Pse para Kullës së Ajfelit në Paris, parulla nacionalshoviniste dhe raciste serbomadhe “KOSOVO IS SERBIA”?!

Çfarë ka lidhje kjo parullë politike me sportin? – Asgjë, veç përzierjes së sportit me politikën-politizimin e sportit, ashtu sikurse veproi dikur politika nazifashiste në vitet e 30-ta të shekullit 2o-të për të propaganduar racizmin dhe nacizmin e Hitlerit në Evropë dhe në botë.

Këta recidiva historikë dhe politikë negativë, që janë në funksion të shkatërrimit të ndjenjës së humanizmit, të sportit, të kulturës, të përbashkësisë, të paqes dhe të koekzostencës së popujve në mbarë botën, duhet dënuar jo vetëm UEFA dhe FIFA, por e gjithë bashkësia ndërkombëtare, sepse janë antiqytetërim, antievropianizëm dhe antiglobalizëm.

Prandaj, pavarësisht nga politika kolonialiste dhe neokolonialiste e Serbisë, se gjoja “KOSOVA ËSHTË SERBI”, liderët politikë dhe sportive të Srbisë nuk kanë të drejtë morale e as ligfjore, ta akuzojnë UEFA-n, gjoja për zbatimin e “standardeve të dyfishta” ndaj Serbisë, sepse tifozët shqiptarë në Francë, nuk i ka dënuar për shkak të mbishkrimit “KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI” në flamujt dhe në fanellat e tyre kombëtare dhe sportive.

Në këtë rast konkret, UEFA ka vepruar drejt dhe me arsye, sepse përdorimi i mbishkrimit “KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI” është plotësisht i ligjshëm, sepse Kosova është e Shqipërisë. Këtë e dëshmon edhe formacioni i Kombëtares Kuqezi për të cilën luajnë disa futbollistë të Kosovës, e cila de fakto dhe de jure është krahinë e Shqipërisë. Kjo nuk është e kontestueshme, por e kontestueshme, e turpshme, antiligjore, ntihistorike, antijuridike dhe anticivilizuese është shpalosja e flamurit serb me mbishkrimin “Kosovo is Serbia”.- Eh, kjo parullë është e dënueshme edhe për UEFA-n, edhe për FIFA-n, edhe për BE-n, edhe për NATOL-n, edhe për Amerikën, edhe për Francën… etj., sepse të gjitha këto e kanë njohur ndërkombëtarisht Republikën e Kosovës si shtet më vete dhe sovran, që do të thotë se “Kosovo is not Serbia”.

Prandaj, kur tifozët shqiptarë përdorin simbolet e tyre me mbishkrimin “KOSOVA IS ALBANIA”, ky nuk mund të quhet e as të cilësohet si provokim as në sport, as në politikë e as në jetën e përditshme, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë territor legal I Serbisë, por vetëm një plaçkë koloniale, e pushtuar me forcë, me agresion dhe me gjenocid (1912-1999).

Prandaj, as sporti e as politika zrytare serbe e Beogradit nuk kanë asnjë të drejtë ta akuzojnë UEFA-n se gjoja, po zbaton “standarde të dyfishta”: “Kosovo is Albania” is OK, “Kosovo is Serbia” is not”! (http://inserbia.info/today/2016/06/double-standards-for-uefa-kosovo-is-albania-is-ok-kosovo-is-serbia-is-not/).

Sa më sipër, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë standardi të dysfishtë të UEFA-s, por me parullën e dënueshme, ilegale politike Kosovo is Serbia”. Kjo parullë është e dënueshme dhe e dëmshme për gjithë sportin evropian dhe ndërkombëtar, sepse APELON Evropën dhe gjithë botën, që ta mbështesin dhe justifikojnë politikën kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 743 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi