Populli, -JO, përqafimit vullnetar të rikolonizimit serb të Kosovës! |
Publikuar më 23 qershor, 2016 në orën 00:13 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Të miratohet Ligji kundër rikolonizimit të Kosovës nga ana e Serbisë kolonialiste, ndryshe Beogradi me ndihmën e Rusisë dhe të aleatëve tradicionalë evropianë (1878-2016), do të vazhdojë me hartimin dhe me zbatimin e planeve dhe të projekteve kolonizuese të Kosovës, ashtu sikurse gjatë viteve 1912- 1941.
Vetëm pasi Beogradi dhe Prishtina, të vendosin marrëdhënie diplomatike ndërshtetërore, domethënë vetëm pasi Serba ta njihte Republikën e Kosovës, atëherë, do të mund të debatohej për kthimin e refugjatëve (jo të kriminelëve) serbë në Kosovë. Ndryshe, Kosova do të përballet me valën e re të rikolonizimit “paqësor” serb sikurse që është Projekti më i ri, i quajtur “Lugina e Diellit” sipas të cilit, Serbia do t’i instalojë në Kosovë “1500” kolonë serbë. Për këtë qëllim rikolonizues, Serbia, tanimë, ka filluar punimet në Mitrovicën Veriore të Republikës së Kosovës. Mirëpo, qeveria dhe kuvendi i Kosovës, nuk e kanë kundërshtuar, as pezulluar këtë Projekt famëkeq të rikolonizimit të Kosovës, edhe pse ky direkt dhe indirekt mohon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës (15.VI.2008).
Për të parandaluar rikolonizimin e Kosovës, pikësëpari, do të duhej të reagonin Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, që sipas Kushtetutës, janë të detyrueshme të nxirrin Ligjin kundër kthimit të refugjatëve serbë në Kosovë, derisa Serbia të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ndryshe, do të ballafaqohen me shpërthimin e konfliktit të ri ndëretnik në Kosovë.
Një rrezik të tillë me pasoja katastrofike, e pat paralajmëruar edhe “kthimi spontan” i 26 familjeve serbe në fshatin Zallç të komunës së Burimit në prillin e vitit 2010 (në bazë të arritjes së pajtimit dhe të mbështetjes së Qeverisë së Serbisë dhe Qdeverisë së Kosovës) , si dhe tani, Projekti më i ri i Beogradit “Lugina e Diellit”, sipas të cilit, Serbia do t’I kthejë “1500” kolonë serbë në pjesën veriore të Kosovës.
Miratimi i vullnetshëm i kolonizimit serb të Kosovës në kohë paqeje, është i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare!
Nuk ka asnjë dyshim se është tragjike dhe e dhembshme kur armiku të kolonizon me forcë dhe gjenocid (ashtu sikurse veproi Serbia gjatë viteve 1878-1941), por gjithashtu, është edhe më tragjike dhe më absurde, kur armiku shekullor serb të kolonizon me pajtimin dhe me nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, akordon mjete financiare për kthimin dhe ndërtimin e shtëpive dhe vendbanimeve të kolonëve serbë në Kosovën shqiptare.
Një kolaborim i tillë antiligjor dhe antikushtetues i qeverive të Hashim Thaçit dhe të isa Mustafës (kryeministra), është i dënueshëm si mbi bazën e Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës (15 qershor 2015), ashtu, edhe me të gjitha erga omnes detyrimet ndaj së drejtës ndërkombëtare, si dhe me Kartën dhe me të gjitha rezolutat, deklaratat dhe protokollet e Kombeve të Bashkuara, që ndalojnë dhe dënojnë kolonizimin, sepse është krim ndërkombëtar i dënueshëm. Në kuptimin e së drejtës së brendshme është dhunim i sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.
Pajtimi dhe mbështetja e vullnetshme politike, morale dhe financiare e rikolonizimit serb të Kosovës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është e papranueshme dhe e dënueshme. Për këtë akt të shkeljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet të japin llogari kryeministrat e qeverive të Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), pavarësisht se kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe qeveria e Isa Mustafës, do të duhej ta dinte se, pa pëlqimin e Popullit shumicë (90%), askush nuk e ka atë drejtë ligjore, as kushtetuese, që të jipte pëlqimin për rikolonizimin serb të Kosovës!
Së pari, duhet të bëhet Referendum, të deklarohet populli shqiptar mbi 90 për qind, është PËR ose KUNDËR rikolonizimit serb të Kosovës. Ndryshe, as qeveria, as kuvendi e as presidenti i Republikës së Kosovës nuk kanë kurrfarë të drejte morale e as ligjore, që t’i përqafojnë dhe, për më tepër t’i financojnë me buxhetin e Kosovës projektet dhe planet strategjike kolonizuese të qeverisë së Republikës së Serbisë!
Kësi shembulli drastik të pranimit të rikolonizimit të vullnetshëm nga ana qeverive të Kosovës (Thaçi – Mustafa), nuk ka askund në botë!
Duhet t’i rikujtojmë këta liderë të dështuar politikë (që kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës), se asnjë qeveri në botë nuk do të pranonte vullnetarisht kolonizimin ose rikolonizimin, ashtu sikurse qeveritë e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës!
Së pari, Beogradi ta njohë Republikën e Kosovës!
Derisa të mos vijë në shprehje njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe e Kosovës, ligjërisht dhe praktikisht, kthimi i refugjatëve kolonë serbë në Kosovë nuk mund të cilësohet ndryshe, vetëm se një formë dhe metodologji e re ( por me logjikë dhe me praktikë të vjetër lebensraum e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Nikolla Pashiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Adriqit, të Vuk Karaxhiqit, të Dobrica Qosiqit dhe të Slobodan Milosheviqit....etj.) e rikolonizimit paqësor të Kosovës.
Nëse, kjo formë e re rikolonizuese, e pranuar në formë të vullnetshme nga ana qeverisë dhe e parlamentit të Kosovës, i imponohet popullit të dëmtuar shqiptar të Kosovës (qoftë nga ana e qeverisë, qoftë nga ana bashkësisë ndërkombëtare), pa dyshim, do të çojë në një konfrontim të ri të shqiptarëve dhe të serbëve me pasoja të paparashikuara për Ballkanin.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 45 vizitorë |
Lexuar:
439 herë
|
|
|
|
|
|
|