Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SULLTANATI I PPD-së ME TURBAN TË BDI-së
Publikuar më 25 qershor, 2016 në orën 04:10 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në jetë ndodhin gjëra të çuditëshme dhe të paparashikueshme. Krejt pas njëzet e gjashtë viteve të politikë marrjes dhe politikë bërjes sime duhet të pranojë se mu desht ta konsultojë fjalorin për fjalën “analist” sepse u bë një mode shumë e keqe ndër ne shqiptarët këtu në Maqedoni që persona pa përgatitje profesionale adekuate , pas shkrimit të një ose dy kolumnave të rradhiten aty ku nuk e kanë vendin, në safin e pare të analistëve.

Shkas për këtë u bë një emission debativ i “Click plus” të Anita Latifi me një përbërje të çuditëshme të të ftuarëve: një kryetar që e ka humbur procesin politik gjyqësor përkohësisht deri në vendimin e Apelacionit (RDK), një tjetër “kryetar” që e ka “fituar” procesin politik përkohësisht deri në vendimin e Apelacionit (PPD). Pra të ftuar dy “kryetarë” me veprime krejt identike por përkëdhelje të ndryshme të gjykatës partiake të Tetovës, nga e njejta gjykatëse dhe të njejtën ditë!
Pasiqë procesi gjyqësor ende nuk e ka epilogun përfundimtar edhe emri i djalit të Sulltanit, si “kryetar” i PPD-së nuk është rregjistruar në Rregjistrin e partive politike, por Anita ka pasur dëshirë ose obligim ta paragjykoj edhe vendimin e Apelacionit sepse Partia (ajo që I dirigjon punët pas perdeje) e din çdo vendim para se ta sjellë gjykata, ajo është e plotëfuqishme! Pra, djali i Sulltanit qysh tash e ka shpallur veten “kryetar” pa vendimin e gjykatës së Apelacionit I bindur se edhe kjo gjykatë do ti vërtetojë marrëzitë juridike të gjykatëses Merxhanoska.
Por Anita ka të drejtë sepse televizioni 21 është privat (duhet pranuar se solli një risi programesh) por çfarë të drejte pari zoti Bilall Kasami, kryetar I “ne e mbajmë besën” gjegjësisht “vëllau” I deridjeshëm i Nexhat Bexhetit dhe PPD-së tonë të shpejtojë ta “legalizojë” djalin e Sulltanit për “kryetar” pa përfunduar gjykimi I plotë? Pse djali I Sulltanit I manipuloi njerëzit dhe opinionin televiziv dhe nuk u tha se procesi gjyqësor ende vazhdon në mënyrë që Anita mos dezinformojë se ai I “paska vulat” kur fare nuk është ashtu madje edhe në vetë vendimin e Merxhanoskës?!
Si do të veprojnë nesër këta njerëz poqese Apelacioni sjell vendim tjetër, apo kanë garanca të plota se ashtu nuk do të ndodhë?
Të kthehem te miku im I ngushtë I deritashëm Ismeti (Ramadani) me të cilin kam pasur stil tjetër të veprimit politik por veprime dhe mendime gati identike politike.
Në Cambridge Academic Content Dictionary spjegohet kuptimi anglez I nocionit “analist” si “…dikush detyra e të cilit është të studjojë dhe hulumtojë diçka në detaje…” përderisa kuptimi amerikan I po të njejtit nocion është si “…person I cili studjon dhe hulumton diçka në mënyrë të organizuar…”
Unë nuk dyshojë së Ismeti nuk di të bëjë analiza të mira por dyshojë se ky mik imi e ka analizuar në mënyrë të organizuar në detaje paraqitjen e djalit të Sulltanit në “proceset demokratike” në PPD apo nga aspekti I “dashurisë politike” që jomëshehtazi I ka pasur me Sulltanin sepse në emision ai më tepër ishte në rolin e zëdhënësit të të parit se si analist sepse në detaje ka qenë I informuar për ecjet e proceseve në PPD.
Për hir të korrektësisë miku im Ismeti është dashur ta pranojë se shkasi I trazirave në PPD, ashtu siç I kam thënë edhe ndodhi, ishte të realizohet ambicja e sëmurë e djalit të Sulltanit të bëhet kryetar I PPD-së( me direktive apo pa te!). Pra, një ambicioz I sëmurë politik, pas 14 vitesh sekretar dege I BDI-së dhe asgjë më tepër, për një muaj stazh në PPD organizoi “kongres” në Bit Pazar dhe u bë “kryetar” I një partie ku as ai as familja e tij e as Ismet Ramadani e familja e tij e ngushtë (jo ajo e madhja!) nuk e vunë nënshkrimin te notari për ta rikthyer në jetën politike atë PPD që me sakrifica të mëdha dhe procese gjyqësore e riktheva unë në jetë sëbashku me numrin e madh të bashkëpartiakëve të mij e jo me kryetar të degëve inekzistente dhe të imagjinuara. Ai I cili sot deklaron se dëshiron të bëjë një koalicion opozitar që ta largojë BDI-në nga pushteti pse për 14 vite nuk arriti si sekretar I degës së po të njejtës parti, poashtu në Bit Pazar, të thërret një kongres dhe ta “rrëzojë” Ali Ahmetin nga partia sepse nuk e “lejon demokracinë e brendëshme partiake”?
Ndjej obligim moral simpatizantëve dhe anëtarësisë së PPD-së të ua sqaroj se një ndër shkaqet kryesore pse PPD nuk arriti të bëhet forca e parë opozitare
(edhe pse BDI e kuptoi rrezikun që mund ti vinte dhe mori hapa pengimi )është hamendja e disa funksionarëve të PPD-së dhe dëshirat e mëshehta të tyre ndoshta duke I bërë lajka Ali Ahmetit të shpërblehen me ndonjë post.
E vërteta është se disa që Aliu nuk I njihte sa duhet me poltronizmin e tyre morën pozita të larta në BDI, madje edhe ata që u morrën me kurvëri politike dhe e shitën veten me mija marka të votojnë për Georgievskin. Këto gjëra unë edhe atëherë, por edhe sot, haptazi në organet e partisë dhe në shtyp I kam cilësuar si antishqiptare ashtu I cilësoj edhe sot, me ton më të egër se sa duhet, prandej Ismet Ramadanit nuk I pëlqejë dhe “bëjkam grindje dhe nuk qenkam demokrat”. Por, dallimi është aty se megjithë respektin që kam, unë këtë e thom haptazi e jo me aludime.
Unë, sinqerisht të shprehem, do të kisha qenë më I lumtur që Anita ta kishte thirrur Ismetin në emision në cilësinë e kryetarit të PPD-së, sepse disa here atij edhe shokëve të tij të ngushtë ua kemi ofruar, dhe të na flet për sukseset e kësaj partie e jo si analist të na tregojë me teori se çka duhej bërë. Po ata të cilët PPD politikisht I afirmoi dikur, sot nëpër emisione debative turpërohen ta shqiptojnë emrin e nënës së tyre:PPD! Ismeti ishte ndër të rrallët që e bëri këtë, por kësaj rradhe anoi!
Sot, pas 26 vitesh veprimtarie politike më duket shumë qesharake që kritikë më të ashpër të Ali Ahmetit janë ata të cilët dje e kanë lëvduar dhe dikur janë sjellur në veprimtarinë politike zi e më zi duke I drejtuar shigjetat kundër meje si antidemokrat. Pse ne sot jemi aq kritikë e të zëshëm për mosdaljen nga qeveria të BDI-së kur këtë stil pune ia kemi lënë për trashëgim asaj ne si PPD gjatë veprimit tone politik.
Dhe mos harroni se sintagmat politike “ne dalim nga qeveria po ku të shkojmë; nuk ka lejon Kosova, nuk na lejon Shqipëria, nuk na lejon bashkësia ndërkombëtare të dalim nga qeveria” i ka shqiptuar shumë më herët Sulltani I PPD-së e jo zoti Ahmeti.
Po, kur doli PPD e PDSH nga qeveria e ngeli BDI pa dalur?! Dhe mos harroni se cili ka qenë deri dje këshilltar politik I kryetarit të BDI-së dhe a duhet edhe ait ë ketë përgjegjësi morale. Sa për tash, vetëm kaq.

MUHAMED HALILI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 224 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi